Unë kam një ëndërr.(Martin luther King Jr.)

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga disku, 18 Jan 2004.

  1. disku

    disku UNI

    Unë kam një ëndërr.(Martin luther King Jr.)

    Ne 15janar te vitit 1929 lindi ne Atlanta georgia Martin Luter Kingu i riu. Ky personazh ndoqi hapat e te jatit edhe luftoi per te drejtat sociale dhe civile te shekullit te 20. Ne vitet 50-te ai terhoqi vemendjen persa i perket diferencave raciale. Nga viti 55 deri ne 56 ai udhehoqi ne Alabama bojkotin e ndarjen rraciale neper rrjetin e transportit.
    Ai mbajti fjalimin e tij te famshem kur u organizua marshimi ne Washington i te drejtave civile ku u shpreh:
    "Enderroj qe nje dite ne kodrat e kuqe te Georgias bijte e ish sklleverve edhe bijte e ishpronareve te tyre do te ulen se bashku ne tryezen e vllazerimit. Enderroj qe nje dite shteti i Mississipit shtet i mbytur nga rryma e padrejtesise, i mbytur nga zjarri i shtypjes do te shnderrohet ne nje Oaz te lirise dhe drejtesise. Enderroj qe nje dite femijet e mij te vegjel do te jeteojne ne nje vend ku nuk do te gjykohen nga ngjyra e lekures por nga karakteri. Une kam nje enderr sot"
    Ne vitin 1964 kingu merr cmimin nobel per paqen si rrjedhoje e aktivitetit te tij. Me pas ai ishte nje nga kundershtuesit e flakte te luftes ne vietnam.
    Ne daten 4 prill 1968 ne washington gjate nje fushate te gjere antiraciale luter i ri goditet nga nje snajper edhe gjen vdekjen. Arrestohet i dyshuari Earl Ray i cili vdes ne 1998. Por opinioni publik eshte i mendimit se martin Luter kingu ra pre i nje komploti me te gjere.

    Me rastin e memorimit te dites se "martin Luther King" Dt 19 janar 2004 . Pra neser. :cool:
  2. disku

    disku UNI

    Re: Unë kam një ëndërr.(Martin luther King Jr.)

    [​IMG]
  3. Alanis

    Alanis Fillestar

    Re: Unë kam një ëndërr.(Martin luther King Jr.)

    Une kam shume endrra po nuk di a do realizohet ndonjera.
  4. blendiys

    blendiys Fillestar

    Re: Unë kam një ëndërr.(Martin luther King Jr.)

    Ne se mund te lejohet edhe endrra ime rreth John F.Kennedy!
    Shprehni mendimet tuaja rreth Luther dhe Jack-it.
    Nese jam teper moderatoret e dine detyren!
    Un :thumbsup:
  5. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: Unë kam një ëndërr.(Martin luther King Jr.)

    Un gjithmon kur kerkoj frymezim them: I Have A Dream People, por pastaj kur shof qe skam gje ne terezi vazhdoj: A song To sing...

    Eshte nje nga heronjte e mi :wub:

Share This Page