Universi eshte duke vdekur.

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Universal, 20 Aug 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Studimi i energjise se gjeneruar ne afersi ne universin tone tregon se energjia e prodhuar sot eshte rreth gjysma e asaj qe ishte 2 miliard vjet me pare. Nje grup nderkombetar shkenctaresh perdoren disa nga teleskopet me te fuqishem ne bote per te studiuar energjine e universit dhe dolen ne konkluzionin se ai eshte duke vdekur.

    "Ne perdorem sa me shume teleskope (si tokesore ashtu dhe ata hapsinore) per te matur konsumin e energjise ne mbi 200.000 galaktika perreth nje gjatesie vale sa me te madhe te mundshme, shprehet lideri i grupit Galaxy And Mass Assembly (GAMMA), Simon Driver i Universitetit te Australise Perendimore. Astronomet per te ilustruar zbulimin e tyre krijuan nje video qe shpjegon vdekjen e ngadalte te universit.

    Kur Big Bang krijoi energjine ne univers rreth 13.8 miliard vite me pare, nje pjese e asaj energjie u kap rob ne forme mase. Kur yjet ndricojne, ato e shnderrojne kete mase serisht ne energji, sic shpjegohet nga ekuacioni i famshem i Albert Einstein E=mc2 (energjia = mas x shpejtesi drite ne katror). Link ketu tregon ne 10 hapa te shpejte sesi eshte zhvilluar universi nga Big Band deri tani: http://www.space.com/13320-big-bang-...explainer.html

    "Ndonese shumica e energjise qe ndodhet ne univers u krijua mbas Big Bang, nje sasi energjie extra krijohet nga yjet ndersa keto te fundit bashkojne elemente si hidrogjeni dhe heliumi" - shprehet Driver. Kjo energji as nuk thithet nga pluhuri kozmik ndersa udheton ne galaksine qe e permban as nuk shperdorohet deri sa perplaset me dicka si psh nje yll tjeter, nje planet ose rastesisht me ndonje pasqyre teleskopi."

    Astronomet kane qe ne fund te viteve 90-te qe e dine kete fact. Duke perdorur teleskope te fuqishem tokesore si dhe ato hapsinor qe Nasa-s, Galex dhe Wise si dhe Herchel qe i perket Agjensise Hapsinore Europiane, grupi studimor zbuloi se prodhimi i energjise ne 21 gjatesite e ndryshme valore ka zbritur ndjeshe, duke e bere kete studim nje nga me te saktet qe eshte kryer ndonjehere. Qe nga ky moment, sipas Driver, universi eshte ne tatepjete dhe duke u plakur deri sa te vdese. Sipas Driver tashme universi i ngjan nja plaku qe eshte ulur ne kolltuk, mbuluar me nje batanie dhe qe here pas here pergjumet deri sa te mbylle syte pergjithmone.

    Do duhet ende disa miliarda vjet qe kjo te ndodhe por mund te thuhet me gojen plote, universi yne ka hyre ne plakjen e tij.

    Kjo eshte nje video qe tregon ate cfare flitet.

    http://www.space.com/30194-rip-unive...wly-video.html
     
  2. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    eshte e vertet qe u gjet nje planet i ngjashem me token?
     
  3. Aki

    Aki Paint It Black

    Earth 2 i thone po, por jane ende vetem me pamje teleskopike, se sa vertete ka kushte te volitshme si nga toka temperatura e atmosfera mbetet per t'u pare
     
    gurax likes this.
  4. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    po mendoja per gjeneratat qe po pasojne pa ne ktu tek kjo toka rrudhur dhe plakur do i kryejme proceset finale :)
     
  5. Aki

    Aki Paint It Black

    Ne do shkojme ne Mars se do bejne teraformimin, do e arrijme :)
     
  6. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    do behemi stelar??? Auuu sa bukur :p
     
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Planetar.
    Stelar do duhet te presim edhe pak. :p

    Nderkohe, vdekja e Universit eshte disi larg per t'a vrare mendjen qe tashti. Do te kemi disa halle te tjera qe ne fakt ne shkalle kozmike jane "ja tashti pas nje minute menjehere".

    Ne kufijte e 100000 vjeteve nga sot, asnje nga yjesite dhe formacionet e sotme ne qiell nuk do te jene me, si rezultat i levizjes se Tokes neper Galaktike. Si dhe ne te njejten kohe nje nga yjet e Arushes se Madhe do t'i kete ardhur koha per fazen e tij supernova. Qe ne kete moment duhet te fillojme te mendoje "Ishte kenaqesi qe u njohem, biomasa shumeqelizore e planetit Toke. Do me marre malli per ty. Kismet, ndoshta takohemi perseri pas nja 80 milion vjetesh te tjere."

    Rreth 300000 vjet nga sot, Voyager 2 do jete duke kaluar shume shume afer yllit Sirius - rreth 5 vitedrite afer tij - me i ndritshmi nga te gjithe ne hemisferen Veriore.

    Rreth 1 milion e 400 mije vjet nga sot, nje yll do kaloje aq afer Diellit - rreth 1 vitdrite larg - sa efektet e ndersjelle gravitacionale do mund te prishin gjumin 4 milard vjecar te Rese se Oortit. Kometa te panumerta do te bien mbi tere sistemin diellor sikur te ishte duke rene bresher. Not pleasant. At all.

    600 milion vjet nga sot, nuk do jete me e mundur nje nga format e njohura te fotosintezes (C3). 99% e organizmave zhduket si rrjedhim.

    800 milion vjet nga sot, nuk do te jete e mundur edhe forma e fundit e fotosintezes (C4). Nuk ka me fare organizma shumeqelizore si rrjedhim.

    1 miliard vjet nga sot. Oqeanet avullojne. Nuk ka me uje ne gjendje te lenget ne planet.

    3 miliard vjet me vone. Toka eshte pothuajse si Venusi sot. Pellgjet nuk jane me uje por me plumb dhe me kallaj te shkrire.

    4 miliard vjet nga sot. Rruga e Qumshtit nderfuzohet me Andromedan. Formohet nje galaktike rezultante me materialin e perbere te te dyjave.

    100 trilion vjet nga sot. Nuk formohen me yje ne Univers. Fare. Ekspansioni i Universit ka marre permasa te tilla sa edhe kokrrizat e pluhurit te zakonshem jane larg njera tjetres ne distanca qe maten me vite drite.


    Enjoy. :p

    [​IMG]
     
    Aki likes this.
  8. Aki

    Aki Paint It Black

    Po pra keto jane shume brenguese nga qe jetezgjatja jone do arrije deri ne 100000 vjet, e mos harrojme se vetem se jemi sa, 5% me te zgjuar se dinosauret? :p, pra prandaj raca njerezore do ekzistoje me miliona vite, yeah right.

    P.S. harrove ate 5miliarde vjet me vone qe Dielli do gllaberoje Token ^_^
     
    gurax likes this.
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Edhe Marsin. Deri atje do te mberrije madhesia kur te jete ne kulmin e fazes se tij 'gjigand i kuq', s'na ben pune as ai si vend per t'ja mbathur.
    Europa e Jupiterit eshte dicka premtuese. Si dhe ndonje zone tjeter neper Sistemin Diellor, qe deri atehere mund te kete perfituar nga superndricmi dhe nxehtesia ekstra e cliruar nga nje Diell i cmendur dhe pompoz ne ato kohe. :p
     
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    A e di qe dielli eshte i Zi? Ngjyra e diellit eshte e zeze. Ndaj edhe rrezet ultraviolet. Ne qofte se fryn nje tollombace te zeze, nga fryrja e saj ti do te shohesh se ajo kthehet gradualisht ne ngjyre kopjativ qe eshte ngjyra me e thelle e violetes ose vjollces.

    Ne nje vend ku nuk ka erresire, eshte erresira ajo qe eshte drite. Nuk do ndonje filozofi te madhe per 'a kuptuar.

    Dhe a je gati edhe per nje surprize tjeter?

    Dielli eshte hija e Tokes. Drita qe rrethon TOKEN nga poshte saj ose siper saj, varet literalish nga kendveshtrimi, krijon edhe hijen. Kjo drite nuk mund te depertoje TOKEN dhe ajo reflektohet si sfere atje larte ne qiell. Vecse ngjyra e zeze e kesaj hije nuk mund te duket per arsye te gjithe drites mbeshjellese. Dielli do te perpije token vetem kur toka te bjere ne hijen e saj. Hahahahaha


    Enjoy.


    El
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ah e famshmja E=MC2

    Per t'a mbajtur mend une thoja se E eshte e barabarte me nje mace ne katror. Here here e imagjinoja si nje mace te hipur mbi nje tjeter per te mos harruar katrorin. Sigurisht nqs mc eshte nje mace atehere katrori i saj eshte nje mace. Nqs mc do te ishin dy mace atehere katrori i saj do te ishin kater mace dhe keshtu me rradhe.

    Problemi qe lind ne koken time eshte shenja e barazimit. Barazim do te thote ekuivalence apo njesim. Sipas postulatit te mesiperm i bie qe energjia te mos jete gje tjeter vecse nje mase e caktuar e cila udheton me shpejtesi drite. Sipas te cilit energjia eshte mase. Ne qofte se energjia ka krijuar masen apo materjen atehere sipas kesaj kjo mase eshte ne udhetim me shpejtesi drite. Sot, kushtet nuk ekzistojne per konvertimin e energjise ne mase per arsye te kohes se madhe qe do t'i duhej drites per te prodhuar pluhurin i cili u ngjiz me energjine per te krijuar materjen TOKE.

    Atehere cfare eshte energjia ne qofte se ajo nuk eshte mase. Me mase ne nenkuptojme peshe. Sa me e madhe pesha aq edhe me teper energji do te n'a duhej per t'a zhvendosur ate. Por problemi qendron ne faktin se dicka qe eshte e rende nuk ka nevoje te cvendoset. Ajo bie poshte. E kunderta mund te thuhet per nje pende zogu. Ne qofte se une dua te cvendos nje pende zogu e cila ka nje mase dhe peshe te vogel atehere mua do te me duhej me teper energji se sa per te hedhur nje top metali mbi koken e dikujt. Qe penda e zogut te cvendoset me shpejte se sa natyrshmeria e saj une duhet te fryje faqkat me fryme dhe t'i fryj dhe t'i fryj dhe t'i fryj papushim. Ndaj dhe energjia qe me merr eshte me e madhe se sa energjia qe me duhet te le nje kokerr molle te bjere mbi koken e Newton-it.

    Cfare eshte energjia? Energjia eshte nje force ose nje kapacitet qe me duhet mua per te kryer nje veprim.

    Ne qofte se energjia mbas prapanices time eshte e larte atehere une do te vrapoj me shpejt.

    Ne qofte se energjia mbas prapanices time eshte e vogel une do vrapoj me ngadale.

    Ne rastin e pare une kam nje luan prapa bythe i cili me fut friken dhe me ben te vrapoj me shpejtesi drite.

    Ne rastin e dyte une kam nje breshke prapa bythes time e cila me ben te argetohem ndersa vrapoj ne forme zigzagu dhe ne forme rrethore.


    El
     

Shpërndajeni këtë faqe