Universi: Perceptimet qe definojne realitetin

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Eléonoré, 27 Sep 2016.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kenaqesi te ridegjohemi Gurax.
    Po te ishim te gjithe dakort me njeri tjetrin, fjala do te shuhej dhe do te mbulonte heshtja. Bukuria e diskutimit qendron ne kendveshtrimet personale qe sjellim ne argument. Te vertetat universale kane ardhur nga njerez si ty e si une. Mos ia moho vetes kete. Sa pale sy ka, aq edhe kendveshtrime ka, une ofroj thjesht timin. Bruto.
    Nqs une jam ne gjendje te shikoj perspektiven e te gjitheve me kualifikon te hedh hijen e dyshimit mbi dicka te skualifikuar apo denigruar apriori si rezultat i nje paragjykimi te padrejte. Mund te jap rrethana lehtesuese dhe te percaktoj nje rend te drejte duke perdorur kritere te paperdorura ndonjehere.
    Ne nje kenge kenduar trimave i madhi Gaqo Cako thote:
    Per trimat qe rane
    Perjete ne gji populli i mban.
    Ata qe u sakrifikuan per popull dhe jo ne emer te tij, futen ne perjetesi, te tjeret do ti mbuloje harresa qe nuk eshte gje krahasuar me turpin.
     
    Johana likes this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Te vertetat universale nuk ka shume rendesi se sa sy i shohin apo nga cili kendveshtrim shihen. Kendveshtrimet mund te zgjidhen, ndersa nje e vertete universale nuk ka shume interes per kendveshtrimet. Nje karakteristike kryesore e nje te vertete universale eshte se eshte me e ftohte se akulli ndaj emocioneve. E njejta e vertete universale con ne emocione te ndryshme per njerez te ndryshem. Emocionet jane te fundit qe merren ne konsiderate per zbulimin e te vertetave universale. Jane te paret qe fillojne te shformojne realitetin (e perceptuar).

    Ne krahun tjeter, nuk mendoj se kenget per trimat qe rane do ishin nje nga implikimet qe do te pasonin nga nje fat jo dhe aq per t'u patur zili qe ne pune te isha me bashkeshorten. Nje rast flagrant se si e njejta e vertete universale (bashkeshorti/ja ne pune) con ne emocione te ndryshme tek njerez te ndryshem (gezim apo siklet). :p
     
    Eléonoré likes this.
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Per ty Gurax:
    Kur Babai e pyeti djalin perse profesori i kishte vene note te keqe kur pergjigjja e tij ishte e sakte ai u pergjigj: Sepse profesori kerkonte arsyen dhe logjiken e perdorur per te arritur ne nje konkluzion te tille.

    Jam dakort me percaktimin akullnajor qe ti i ben nje vertetesie. Une do t'a quaja ndryshe te pakompromentueshme ose te pagenjueshme. Dicka qe eshte subjektive dhe qe le vend per interpretime duhet provuar, testuar, konfirmuar e rikonfirmuar nga persona te ndryshem dhe ne menyre te pavarur nga njeri-tjetri duke mbuluar periudha te ndryshme kohe per te marre statusin e pershkruar aq bukur nga ty. Kjo vertetesi ne se nuk ka aplikim nuk eshte gje tjeter vecse dicka per te cilen nuk kihet nevoje dhe koha do ta harroje. Por kur kjo vertetesi perdoret brenda nje konteksti te caktuar psh te venies ne vend te nje drejtesie apo te percaktimit te vleres se karakterit te njeriut une mendoj se ndjesia eshte primare. Vetem nje qe e njeh lotin e vertete e kupton kush e ka lot krokodili. Ose barkboshi e njeh barkboshin dhe lufton per te. Kjo e ndalon le te them nje gjykates t'i vene perde mbi sy.
     
    Johana likes this.
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    I lumte profesorit. Nese studenti do te ishte i afte te nxirrte perfundimin e ushtrimit, atehere nuk do te kishte asnje problem t'i tregonte profesorit se si e beri kete gje. Studenti mund te kete harruar se detyra e profesorit eshte te kontrolloje asimilimin e dijes dhe te vleresoje per kete, e jo te mbledhe pergjigje te thata kur keto fare mire mund te jene te kopjuara dhe me hile.

    E verteta qe perdoret brenda nje konteksti? Nese hyn ne pune, po do te perdoret. Nese jo, nuk do te perdoret dhe koha do e harroje, epo le ta harroje. Por s'me duket se ka ndodhur ndonjehere qe ndonje e vertete universale te jene harruar. Ne kete moment s'me vjen ndermend asnje e tille.

    Vlera e karakterit te njeriut eshte perseri nje koncept disi abstrakt dhe relativ dhe qe percaktohet nga cfare eshte rene dakord nga shoqeria te pranohet si "e mire" dhe me pas sa njeriu ne fjale eshte i gatshem te mos devijoje prej kesaj te mire. George Orwell psh, e ilustron kete gje me te famshmen: "Kater kembe mire, dy kembe keq."
     
    Eléonoré likes this.
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Gurax,
    Me jep nja ca shembuj te vertetash universale. Nese mundesh dhe keni ende deshire qe ta vazhdojme kete teme.

    Te fala,
    Eléonoré
     
    Johana likes this.
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Pershendetje Eléonoré,
    Disa te verteta universale jane: *) Toka rrotullohet rreth Diellit; *) koha ne Toke rrjedh me shpejt se ne hapesire; *) Vezet dhe spermatozoidet kane secila pjese te paplota te zinxhirit gjenetik - pjese nga kopja e individit qe i prodhoi - zinxhiri helikoidal me keto plotesohet pergjysem gjate fekondimit dhe ne fund vetem gjysma kompletuese eshte individuale e embrionit te sapoformuar *) syri i oktapodeve eshte i ndryshem me ate te njerezve - qe ne zanafillen e formimit te tyre para qindra miliona vjetesh - dhe njerezit i kane syte ne te njejtin grup dhe origjine si te gjithe organizmat e tjere jo me sy te perbere. ...
    Keto ishin disa nga ato qe me vijne ndermend.
     
    Eléonoré likes this.
  7. Aki

    Aki Paint It Black

    @Balahk re si arrin te jesh aktiv ne te dy forumet e prap ti veresh gjitha bobobo, une se pash ku Uni paska bere reklame, hajde une nga Uni e mora vesh ekzistencen e fv-se po i bente antireklame jo reklame :p

    Ne nderkohe do sodis kete bashkeveprimin 'dialogues' :p mes gurax e Eleonore
    [​IMG]

    p.s. @gurax kush ta ka dhene ate dezinformate qe Toka rrotullohet rreth Diellit e jo rreth meje?
     
    gurax likes this.
  8. Balahk

    Balahk Locus omnem

    @Dullie qe ve re gjerat nuk do te thote qe jam aktiv..mjafton edhe njehere ne jave te futesh,i kap te gjitha.psh,universal kishte bere reklame tek statuset e eleonore.une e vura sepse klikova profilin e saj si e re qe eshte.ti nuk e ke bere,keshtu qe nuk kishte sesi ta vije re :p
     
  9. Aki

    Aki Paint It Black

    dmth je aktiv :p
     
  10. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Mua me duket se i kapke gjerat personalisht.
    Une e gelltis ate qe e them.....perkohesisht.
    Mirushkrofshim.
     
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Une e mendoj universin si qenie fizike dhe si i tille ai ka ligjet e veta te qeverisjes…fizikisht. Te vertetat qe ti permende me siper jane te verteta absolute vetem per ate sistem qe ti shikon, sistemit tone diellor keshtu do te ishte nje pretendim i madh te thuaje UNIVERSALE.
     
    Johana and Airbourne like this.
  12. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Miredita Gurax,

    Ndonjehere me duhet te deshifroj ate qe shkruan sepse me dukesh shume ABSTRAKT, kurse une nga ana tjeter preferoj te jem KONKRETE se pari per te mos lene vend per keqinterpretim dhe se dyti dhe me e rendesishmja te percoj mesazhin qarte, thjesht dhe ne menyre te kuptueshme. Ose mbase ashtu me duket mua !
     
    Johana likes this.
  13. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ne Univers une kam qene....e mendoj si hapesire...jo une!
     
  14. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Balahk,
    Faleminderit per informacionin. Po, e gjeta ate qe po kerkoja. U gezova qe eshte mire. Nuk do te me vinte kurre ne mendje te shisja ndjenje per reklam talenti. Ne fillim me vajti mendja se mos statusi im Solitaire ju kishte lene pershtypjen se isha e hapur per relata me private brenda forumit. Prandaj edhe e hoqa.

    Dite te kendshme!
     
    Johana likes this.
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Hmmm... jam kurioz atehere per dy gjera.
    E para ndonje lloj ilustrimi se cila eshte nje e vertete absolute dhe cila eshte nje e vertete universale. Si dhe ku mund t'i dallojme njeren nga tjetra.
    E dyta, ne cfare menyre ndonjera prej ketyre ka ndonje ndikim ne linjen thelbesore te pyetjes "Ne pune me bashkeshorten/in?" dhe per te cilen ka kerkuar opinione @niky ne shkrimin e pare hapes te ketyre diskutimeve.
     
    Airbourne likes this.
  16. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Po ato ...interesantet.
     
  17. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Mua nderkohe me duket e kunderta, Eléonoré. Shkrimet qe ti shkruan me duken abstrakte dhe te sfumuara, duke sjelle ne cdo cast ndjenjat njerezore, moralin, emocionet, kendveshtrimet e nje individi - te tera keto pjese te cdokujt i cili ka vertetesi absolute brenda vetvetes sigurisht, por qe duhet te binde potencialisht cdokend tjeter per absolutizmin e mendimeve te veta, si dhe anasjelltas - perfeksionin utopik, nje lloj fryme "une mendoj prandaj ekzistoj", etj. Kurse une ato qe shpreh i kam, ose te pakten perpiqem t'i kem, te ftohta dhe te paanshme, pavaresisht ku vendosem ne argumentimin e asaj qe diskutohet, analizues apo i analizuar. Perfundimi i analizes, pavaresisht se ku ndodhemi ne, duhet te jete i njejte, dhe i ftohte emocionalisht.
     
  18. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ato qe ti permende me siper si te verteta universale personalisht I emeroj si te verteta ABSOLUTE te padiskutueshme. Dielli qe duket nuk do kallauz sipas nje shprehje nga anet tona. Ne te kundert te saj , RELATIVITETI le vend per diskutim.
     
    Johana likes this.
  19. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Ai te beri nje ftese dhe mos kundershto.
    Sa lodhesh me keto...
     
    gurax likes this.
  20. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Per te vertetat absolute universale dhe ligjet fizike qe e qeverisin ate une varem nga shkencetare si puna jote. Eksperte aty nuk jam.
     
    Johana likes this.

Shpërndajeni këtë faqe