Universi: Perceptimet qe definojne realitetin

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Eléonoré, 27 Sep 2016.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nuk e di per ju, po une duke qene e vetme ne fund te botes e ndjeva te NEVOJSHME shoqerimin me ju ketu.
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Jo per tu bere te ndiheni fajtore por fatkeqesisht ky eshte nje shembull flagrani i asaj qe perceptohet te jete dhe asaj qe eshte ne realitet.
    Po perpiqesha te fusja dhe fotografite e dy kuvertave me flamurin shqiptar qe i kam thurrur me duart e mija, po nuk po mundem dot.
    Kam shume kujtime nga Shqiperia por me e shtrenjta mbetet disa copeza guri dhe copeza xhami te rrahura nga valet e detit Adriatik, ne Seman, plazhi me i afert i qyetetit tim.

    Naten djema, vajza, pleq e plaka:p
     
    Johana and gurax like this.
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    DITURIA per nje dege te caktuar dhe njohja e saj ne thellesi eshte ndryshe nga AJO (fjala e harruar) qe une e perceptoj si dijeni te panevojshme dhe ndonjehere edhe vrasese.
     
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

     
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Airbourne mendon lirshem. A ndihesh i clodhur te degjosh banalitete te tilla gati ne cdo hapesire te ketij forumi?

    A eshte ky pasqyrimi i realitetit shqiptar?

    Me dukeni keni qelluar me gure njeriun e pafajshem.
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Pershendetje Eléonoré,

    Me cfare vura re, fotot qe ke dashur te sjellesh jane ne mailbox te email. Kjo nuk eshte e mundur te behet pasi email eshte dicka personale dhe forumi nuk mund te referoje dicka qe eshte pjese e nje hapesire personale te paindeksueshme, sic eshte nje email. Nje menyre per te sjelle foto eshte qe keto te jene te aksesueshme ne publik ne ndonje website, apo te behen 'upload' ne momentin e shkrimit te mesazhit nepermjet butonit 'Upload a File'.

    Nderkohe perceptimet per realitetin, ja, perseri ka shembuj qe nuk eshte fare e thene se e tregojne kete realitet per ate qe eshte. Psh Universal percepton qe forumi ka ndonje mision per carje flluckash personale, por qe une nuk e besoj se ka nje mision te tille. :p Une e mendoj se forumi nuk ka asnje mision te mirefillte, pervecse ndoshta te jete nje ambient ku antaret diskutojne dhe ndiejne kenaqesi duke e bere kete gje. Sepse cfare mund te ndodhe eshte qe gjate ketyre diskutimeve te cahen fllucka personale, por ama edhe te perforcohen me tej keto fllucka personale.

    Dhe pervec Universal qe ka fllucen e tij personale, sugjeron qe edhe ti vete ke fllucken tende personale, Airbourne gjithashtu ka fllucken e tij personale. Po keshtu edhe Dullie. Edhe broken_smile. Edhe joetisti_. Dhe me siguri edhe une :p Te tere qe kemi shkruar ketu me siguri e kane; mund te biem dakord pra qe te tere e kane nga nje fllucke personale.

    Kuriozi brenda meje tani, :D pyet se a e shtremberon njesoj fllucka personale e gjithsecilit njesoj realitetin per ate qe eshte brenda flluckes, dhe nese keto shtremberime jane te atyre permasave sa te bejne qe gjate levizjes se secilit ne realitet - qe eshte i njejte per te gjithe pavaresisht flluckes qe e rrethon - ta bejne t'i duhet nje pallat sa nje mur, apo nje qime sa nje tra, apo ta ktheje tere boten kokeposhte? Imazhi i botes ne retinen e syrit psh, eshte pikerisht i tille, i permbysur.
     
    Universal and Eléonoré like this.
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Pershendetje Gurax,

    Ne pergjithesi jam dakort me postimin tuaj te mesiperm dhe gezohem qe edhe Universal bashkohet me mendimin tim. Doja vetem nje konfirmim nga ana juaj se paragrafi juaj i fundit kuptohet prej meje ashtu si e perceptoni ju.

    E VERTETA eshte nje, objektive dhe e padiskutueshme. Por menyra e pêrceptimit te saj eshte SUBJEKTIVE vetem ne rast se kjo e VERTETE eshte le te themi e fshehur, per nje arsye ose nje tjeter. Meqenese une ju dukem abstrakte dhe ju me dukeni abstrakt, do te sjelle ketu nje shembull te thjeshte per ta shpjeguar argumentin tim ne menyre te tille qe ai te kuptohet nga te gjithe ata qe e lexojne.

    Opsionet jane dy:

    1. E dukshme;

    2. E padukshme.

    Une personalisht e imagjinoj ekzistencen e saj si nje kuti te madhe (te mbeshtjelle) ne te cilen eshte nje dhurate. Kjo dhurate eshte ne mes te nje sheshi dhe rreth saj jane nje numer i caktuar njerezish te cilet duhet te imagjinojne se cfare ka aty brenda. Dhurata ka veti ti hapet vetem personit i cili e gjen se c’eshte. Voila, nje blete magjike del dhe I perket personit fitimtar. Personi ne fjale, ne rast se nuk I pelqen ia fal nje tjetri; por ama nese PO ai nuk eshte ne gjendje ta ndaje ate dhuarate magjike me te tjeret, se ndarja e saj fizike shkakton edhe vdekjen e saj. Ky person, nese eshte altruist dhe kur e di gje kjo blete ben mjalte te pashtershem, atehere ai mund te vendose ta fale kete mjalte te tjereve qe kane nevoje per pak embelsi ne jete ose po te doje t’i veje nje vlere te caktuar ketij mjalti. Ky mendim me lindi ne koke ne momentin kur po perpiqja te deshifroja ABSTRAKTIZMIN tend.( Prandaj dhe kisha nevoje per me teper kohe se zakonisht te jepja nje Big Like.) Ne mendje me erdhi filmi «The Saint» ku protagonistet kryesore luhen nga aktoret Elisabeth Shue dhe Val Kilmer. Ema eshte nje shkencetare e cila eshte ne kerkim te gjetjes se nje energjie te paster qe arrihet nepermjet Cold Fusion.Nga natyra ajo eshte utopiste dhe kombinimi me I bukur paradoksal qe ekziston midis naivitetit dhe sofistikimit. Vijne si vine punet dhe Val Kilmer qe dashurohet me te bie perfundimisht dakort, sipas deshires se saj, qe ky zbulim ti falet njerezimit. Ne rastin tone ne se personi qe ka bleten e DO ate por gjithashtu e ndjen detyre si qytetar i mire t’u fale te hidheruarve te jetes pak nga kjo embelsi, atehere ai jo vetem qe eshte ALTRUIST dhe me INTEGRITET por merr te drejten per t’a mbajtur per vete ate BLETE.

    Ky shembull eshte dhene per te ilustruar qartesisht opsionin numer dy qe eshte me I preferuari per mua. Ne rastin se kjo pako e mbeshtjelle do te ishte transparente, cfare kuptimi do te kishte nese njerezit e mbeshtjelle rreth saj te shikonin kete BLETE dhe mos te canin koken te imagjinonin se cfare ka brenda ??? Kjo dhurate u jepet atyreve qe e MERITOJNE dhe qe ta meritosh ate duhet te demonstrosh INTEGRITET dhe qe te vime ne konkluzionin tim ky integritet mund te arrihet te kuptohet vetem pas sprovimit te tyre. Prandaj dhe une qe ne fillim te ketij diskutimi THEKSOVA e para dhe me e rendesishmja procedure per te vazhduar perpara VLERESIMI i NDERGJEGJES dhe karakterit te njeriut eshte PRIMARE. KAQ.

    Ju lutem vini re ketu se NDERGJEGJA ime eshte me OBJEKTIVE se OBJEKTIVITETI juaj MATERJAL. Kombinimi me i bukur i gjithckaje . PERFECTION, Bashkimi i te gjithe paradokseve. BLACK and WHITE ne harmonine me te bukur qe ekziston. Mendo AGIMIN dhe MUZGUN, atje ku dita dhe nata jetojne se bashku te pandara, atje ku cdo gje jeton ne PERPUTHSHMERI te plote. Shume mendime kam por kjo duhet te jete e mjaftueshme.


    PS. Duke marre parasysh qe flluckat jane njerezit rreth dhurates; Dhuarata eshte E VERTETA ABSOLUTE, dhe qe keto fllucka kane nevoje te shpohen atehere duke i ndihmuar ne menyren me te mundshme qe ky proces te behet me sa me pak deme plus dhe me e rendesishmja te kihet sa me teper NJEREZ ne kete RRETH atehere do te vime ne konkluzionin tim tek nje tjeter fill diskutimi se vjen nje moment i caktuar qe nese kjo nuk ndodh ne kohen e dukur frutat ose do te bihen ne toke aguridhe e te papjekura ose do te piqen aq shume sa te plaken, kalben e te degjenerojne fizikisht. Ose me thjeshte shpjeguar nese mund te ofrojme ndihme qe keto fllucka mos te behen hi nga djegia ose mos te ftohen deri sa te behen akull une sygjeroj cooling down atje ku ka zjarr dhe HEAT atje ku akulli te ngrin zemren e te pengoje te rrahurat e saj.


    Per sa i perket paragrafit te pare, megjithese jo e nevojshme, te falenderoj per informacionin ne lidhje me fotot. Ato jane gjiganteske dhe nuk mund te futen duke perdorur funksioni UPLOAD. Kam vendosur ta marr kete si shenje integriteti nga ana juaj per RESPEKTIMIN E hapesires vetjake por njekohesisht si kompliment per reagimin ndaj saj.

    Gezohem qe u mirekuptuam dhe si gjithmone gezohem te ridegjohemi.


    Le te sherbeje konfirmimi juaj si fjala e FUNDIT.


    PS. Dritero Agolli ka thene : Dy veta u zune per nje fjale;fjala jeton dhe njerezit jo. Gezohem qe ne rastin tone kjo nuk ndodhi sepse une vura re qe fjala AJO ishte fjala e harruar dhe qe ndryshon gjithe kuptimin e fjalise. Im ate (ndjese paste) thoshte gjithmone jo nje fjale por edhe nje presje e harruar apo e vene mund te shkaktoje humbje apo shpetim jete.
     
    Johana, Balahk and Universal like this.
  11. Universal

    Universal AnonymouS

    Po edhe ideja e idese si origjine e universit eshte shkencore, pasi bazohet ne zbulimet shkencore te atomit, quantum mechanics, special relativity etj, te shekullit te kaluar. Pra evolucion i inteligjences e vetedijes. Ideja Platonike kam pershtypjen se ishte dicka idealo-normative e nuk kishte shume te beje me shkencen.

    Problemet qe ngrihen prej diskutimit mbi materien e idene kam pershtypjen se jane dukuri e intelektit, qe me c'kam lexuar paraqitet si nje sistem operativ i ndertuar apostafat per te konceptuar materien dhe vendin e njeriut ne natyre. Pra intelekti nuk eshte ndertuar te konceptoj idene, shpirtin, ose frymen, por per t'i sherbyer njeriut te konceptoj materien. Pra ndoshta intelekti e pengon konceptimin e idese si origjinator te universit, duke qene se nuk eshte i ndertuar per ate pune ne radhe te pare.
     
    Eléonoré and Johana like this.
  12. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Asgje nuk del nga Asgjeja! Universi Material qe ne shikojme i pati fillimet diku. Idene ti nuk e ke pare kurre dhe nuk ka ndonje gje te krahasueshme me te. Por a ndoshta masa ka ardhur nga nje fare perplasje e dy gjerave (ide) te cilat mund te kene ndjere nevojen per kontakt pas njefare ndergjegjesimi te caktuar. Asnje gje e vetme nuk mund te lind nese ajo nuk has (takon) nje te dyte te ngjashme por te kundert me te. Une nuk kam interes te madh dhe nuk deshiroj te diskutoj ne detaje per dicka qe mijera vjecare nuk kane qene te mjaftueshem per ti gjetur nje zgjidhje. Ne pergjithesi une nxjerr konkluzione ne rradhe te pare nga deshira qe kam per VETE njohje dhe arsyetimi qe bej PSE apo jo une bej nje zgjedhje te caktuar. Dhe kjo gje eshte ajo qe une quaj NDERGJEGJE ( ndergjegjesim, llogjike, arsyetim). Mbase ndryshe nga fjala IDE fjala ime Ndergjegje ka te beje me Karakterin e njeriut. Cdo njeri ka ide por jo cdo njeri ka ndergjegje.

    Vendi i njeriut ne natyre ? Ideale per mendimin tim eshte ti afrohet asaj (Natyres)sa me shume duke u larguar prej saj. Si puna e nje qarku te pambyllur. Po e mbylle qarkun atehere ti kthehesh perseri ne pikenisje e keshtu pambarim. Duke iu larguar e afruar ne te njejten kohe (une parafytyroj nje patkua kali) ti e dashuron natyren por kjo rruge qe ke bere te ka NDERGJEGJESUAR. Ti tashme i di arsyet e te gjithave. Eshte si puna e bebit qe lind. Ai eshte instinktiv dhe me kalimin e kohes kthehet ne nje qenie me ide dhe ndergjegje, llogjikon dhe arsyeton. Me menyren e vet. Me cfare shoh une ju keni njohuri te medha por kjo nuk eshte menyra ime per arsye se kam deshire te perdor receten time per te bere nje BUKE dhe jo ta bleje ate te gatshme ne pazar. Ne mund te kemi ide te gjithe por jo te gjithe ne kemi ndergjegje te larte ose deshire per llogjike. Mendimi im modest.
     
    Johana likes this.
  13. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Intelekti nuk eshte i ndertuar per te konceptuar universin??? Ndoshta me «common sense» eshte me e lehte? Apo ndoshta ne si misherim ideje kemi ardhur ketu (pse): 1. per individualizim (me cfare karakteristika) ose identifikim (kush) (a ka gje me te rendesishme se identifikimi???) si dhe 2. per pervoje, eksperience, per njohjen e ndjenjave etj etj. Se ju nese si shkencetar apo filozofe kerkoni te gjeni ate qe ju e DINI (nese je me big-bengun ....qe ti je rikthyer ne origjine) atehere kush ishte qellimi i ardhjes tuaj ne TOKE?
     
    Johana likes this.
  14. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Imagjino te vesh nga ke ardhur (nqs nuk e quan veten tende thjesht trup-perim) dhe te thuash: WTF:bang: (me fal per shprehjen) une i dija keto paraprakisht, ne vend te kisha gjetur nje te dashur te bukur dhe te beja kokrren e qejfit me te :p kalova kohen duke studiur dicka qe e dija paraprakisht????
     
    Johana and Dreamer like this.
  15. Universal

    Universal AnonymouS

    Po perhapesh aq shume ne nje teme sa ndonjehere e humb thelbin e temes. :)
     
    Johana likes this.
  16. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Kur lexoj ca tipa ketej,e kam te veshtire te besoje qe nuk jane copy past :D
     
  17. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kur isha studente ne Tirane, studentet e deges se letersise tregonin gjithmone viziten e paharrueshme te nje shkrimtari tone ne nje auditor studentesh te cilet ishin duke analizuar nje nga veprat e tij. Midis te tjerash u diskutua edhe simbolika e nje portreti te vene mbi murin e dhomes se pritjes se protagonistit. Duke marre per baze qe shkrimtaret ne veprat e tyre pasqyrojne edhe boten e tyre te brendshme krahas fiksionit domethenia e ketij portreti qe fliste pa fjale u shtjellua me zjarr nga nje numer i madh studentesh. I ulur ne nje nga bangat e fundit, me nje veshtrim qe shprehte here kureshtje, here habi, Zoti Kadare shkembente veshtrime me pedagogun dhe kur padurueshmeria e ketij te fundit i vuri fund diskutimit pasionues, fjala iu drejtua shkrimtarit. Ai tha duke qeshur : «Epo kesaj i thone te behet qimja tra. Ate portret te pershkruar ne detaje te hollesishme e vura ne veper per arsye se e kam ne shtepine time dhe me pelqen shume...aq shume sa fjalet mungojne per ta pershkruar ndjenjen qe me ngjall. E dua pa kusht dhe fjalet do t'i zbehnin bukurine sepse sa here e shikoj dridhem si nje lis i lashte i rrahur nga furtuna. Ky eshte realiteti, dhe kete te vertete (real-vertete) absolute e mbaj vetem une. E cuditshme natyra e njeriut- tha ai-u futa ne kete auditor studentesh pa ditur absolutisht gjene me te vogel per ju dhe po largohem duke njohur shume prej jush. Ju pasqyruat vetveten tek ky portret sikur ai te ishte pasqyra e shpirtit tuaj. Me memorjen e fuqishme qe e karakterizonte ai iu drejtua studenteve me rradhe duke iu pershkruar tendencat dhe predispozitat...Ti tregove shpirtin e sakrifices, ti te dashurise pa kusht, ti te manipulimit, ti te sadizmit, ti te mirenjohjes, ti te shpreses, ti te zhgenjimit, ti te prehjes, ti te habitjes,ti te fajit, ti te epshit, ti te besnikerise, ti te shenjtesise se dickaje, ti te xhelozise, ndersa ti iu drejtua ai nje studenteje tregove te verteten ashtu sic ishte dhe konceptuar prej meje. Une erdha ketu pa njohur njeri prej jush, dhe po largohem me njohurite tuaja personale qe me treguat ju vete. Flluckat (PERCEPTIMET ) e secilit prej debatuesve plasen vis a vis REALITETIT por helas (fjale ne frengjisht---fatkeqesisht) disa studente kishin ulur kokat...ndoshta nga turpi. Me nje shprese te fundit nje nga studentet tha : Nga ta dime ne se t'i nuk po genjen? Shkrimtari qeshi dhe tha: Epo kur u be bishti te thote se eshte koka...me kete fjale pedagogu nxorri nje flete nga xhepi ku shkrimtari kishte shkruar TE VERTETEN. FRUTI im i pare je ti tha ai duke ju drejtuar studentes. FUND

    Kete ia dedikoj Dullie-t per aq prehje qe me ngjall kur e shoh ne forum, si dhe Universal i cili po ashtu si une e mban Atdheun TE SHENJTE.
     
    Johana likes this.
  18. Aki

    Aki Paint It Black

    Nga qe ti se ben vete asnjehere? :p
     
  19. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Ncuq,une copy paste bej vetem kur hap tema.tjerat jo :p

    Mos rri ketej se,ke humb fare :p
     
  20. Aki

    Aki Paint It Black

    E kam thene tek Shtepia jone mo, une shkoj vetem ay ku me perkedhelin e me llastojne :p
     

Shpërndajeni këtë faqe