UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

Diskutime tek 'Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote' filluar nga kuriozi000000000000000000, 12 Jun 2006.

  1. UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Universiteti i New York ne Tirane mbahet si universiteti me i mire privat ne Shqiperi madje disa mendojne se eshte me i mire dhe se ai publik. Kush ka informacione mbi kete universitet mund te informoje te tjeret dhe gjithashtu mund te shprehni medimin tuaj per kete universitet. Mos valle ndokush di sa eshte pagesa vjetore dhe cfare degesh ka aty? Ose si eshte stafi dhe mesimdhenia etj si keto.

    Thanks.
  2. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Universitetet private ne Shqiperi qe kete vit jane shtuar si kerpudhat pas shiut, po ndjekin te njejten strategji te gabuar si shkollat private te mesme dhe 8 vjecare (nje pjese e tyre jane hapur nga pronar shkollash, p.sh Universiteti Kristal).
    Strategjia eshte: FITIM sa me i shpejte dhe i larte.
    Qe nje universitet te krijoje emer, duhet te kete staf, ambiente, teknologji dhe praktika mesimore te avancuara dheeee.....te pranoje studente te mire, jo kedo qe ka mundesi te paguaje. Dhe perfundon qe ne keto universitete shkojne ata qe kane para dhe nuk arrijne te fitojne ne universitetin publik.

    E keto as nje universitet privat apo shkolle private (perjashto nje shkolle private ne Fier, me emer tashme ne Shqiperi)nuk i ben.
    Por eshte e vertet qe UNYT eshte me i vjetri dhe me i miri nga universitetet private ne Shqiperi. Per me shume shih www.unyt.edu.al

    Keshtu qe nese je student i mire une te keshilloj universitetin publik, dhe nese ke para te keshilloj te studiosh jashte Shqiperise.
  3. Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    shume faleminderit. e hapa kete teme per te ndihmuar studentet e mire qe kerkojne nje shkolle te mire. cfare mendoni per Shkencat Kompjuterike ne UNYT?
  4. Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Ej a ke njeri qe studion tek UNYT? DO me pelqente te dija cfare mendojne ata qe kane nxjerre te ardhura nga vetja e tyre. ndihen ndopak te penduar apo shume te kenaqur?
  5. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    cfare pret te te thone pasi kane bere investimin?
  6. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Jam une aty. Sistemi shume i mire i mesimit. Ka program te papare. Mund te zgjedhesh lendet etj, Sistem amerikan me pak fjale.
    Por e vetmja gje qe na shqeteson ne studenteve eshte se, ky eshte 1 filial i filialit te universitetit te new yorkut. Edhe akoma nuk ka dale brezi i pare qe te vihet re njifen apo jo diplomat. se kur u rregjistruam ne fillim na thane qe ne diplome shkruhet qe e ke mbaruar ne universitetin e new york por nuk e permend vendin ku e ke bere, se thot e ke bere ne shqiperi apo ne greqi apo ne new york. Kudo eshte njesoj, keshtu na thane. Pritet te mbaroje brezi i pare edhe te shofim eshte e vertet apo jo.
    Sa per pagen, paga eshte keshtu.
    Ke gjithsej 36 lende per te marre. 1 lend zgjat 1 simester. Pra per 1 simester po te duash merr 5 lende po te duash merr 2 apo 3. edhe varet per sa je ne gjendje ti si nxenes te mbaroje keto lende. Mund ti mbarrosh per 3 vjet mund ti mbarrosh edhe per 5. Edhe muajt e veres po te duash merr mesime quhet si simester me vete. 1 lende kushton 550 Euro.
    Jam pak pisham qe kam hyre aty sepse nuk di saktesine e diplomes. Edhe vet kam marr pak lende fare kete vit. QE edhe po nuk njifet diploma te pakten prefeksionova anglishten.
    Harrova te thosha qe lendet jan anglisht. edhe jane te thjeshta. Gjerat qe kemi bere ne gjimnaz behen edhe aty por vetem se jan anglisht.
    Bye
  7. Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    "Harrova te thosha qe lendet jan anglisht. edhe jane te thjeshta. Gjerat qe kemi bere ne gjimnaz behen edhe aty por vetem se jan anglisht."

    Me fal po cdo te thuash me kete? Per cfare lendesh e ke fjalen?
  8. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    lendet e pergjithshme. sepse gjysma e lendeve jan te pergjithshme. pastaj gjysma tjeter behen mbasi ke bere keto te pergjithshmet edhe jan per degen qe deshiron.

    Ai qe e ben shkollen per 4 vjet 2 vitet e para i ka te pergjithshme edhe 2 vitet e fundit zgjedh lenden qe do.
    Psh. une kam hyre per shkenca politike, por aman gjer ne vit te 3 e ndryshoj lenden sa here te dua. mund te mbaroj per psikologji, informatik apo cfare te kem qejf /pf/images/graemlins/smile.gif
  9. Tarasi

    Tarasi Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Per mendimin tim edhe universiteti i NY ne Tirane nuk dallon shume nga universitetet e tjera private. Kane punuar mire me marketingun dhe i ka dal emri sikur aty behet nami por nuk eshte ashtu. Shume gjera me sa kam degjuar jane per sy e faqe. Vete parafolsi po thote qe mund te hysh per shkenca politike e te dalesh psikolog. Nuk ka universitet serioz ne bote qe ecen me nje logjike te tille. Cdo gje perkthehet hyj ne universitet edhe bleji lendet qe do marresh si me ble domate ne pazar. Kjo eshte shkolla qe vetem shkolle nuk eshte. Per mendimin tim kush nuk ka deshire te harxhoje pare dhe kohe kot te mos i afrohet ketyre kerpurdhave te reja se jane te rrezikshme. Kush ka pare me mire te shkoje jashte shteti
  10. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    lendet e 2 viteve te para jan te pergjithshme si per psikologjine si per shkencat informatike si per ekonomine etj.
  11. Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Sa per ndryshimin e lendeve gjate pas dy viteve keshtu e kane te gjithe universitet e medha jashte shtetit.
  12. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    E di vellai. Por hajde mbushja mendjen vajzes. I duket Absurde /pf/images/graemlins/laugh.gif
  13. Tarasi

    Tarasi Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Nuk eshte se eshte absurde por nuk eshte e implementuar sic duhet dhe ne menyren si e gjen te NYU ne Tirane nuk e keni askund. Ne rast se e dini se si eshte e organizuar dhe si funksionon aty jepini na tregoni dhe jepni vleresimet se sa ngjan me universitet qe keni mbaruar dhe ku eshet niveli i NYU. Po deshet te merreni e lage se lage eshte muhabet tjeter.Hajde tung
  14. Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Nuk e di si eshte i organizuar realisht prandaj dhe po pyes por nderrimi i deges me dege te peraferta ehte dicka qe aplikohet nga shume universitete me emer. se si funksionon UNYT dua dhe une te di. se te hedhesh nje shume te tille parash per arsimim ne Shqiperi duhet ti peshosh gjerat me kujdes. nejse faleminderit per opinionet dhe vazhdoni keshtu.
  15. Tarasi

    Tarasi Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Nje mik i imi me tha qe i kishte premtuar shkolla qe tashi ne vit te fundit do sillnin pedagoge amerikane dhe gjithe lendet profesionale do i benin mire fare per 1 vit.Po per 3 vjet ca kishin bere thoni ju?! Cdo gje qe mund te quhet lende por qe ska te beje fare me degen ose dicka perciptaz.Nejse jane duke pritur vitin e fundit se do bejne namin per 1 vit me pedagoge amerikane. Aty eshte sa me te marr leket dhe ju flisni jo sistemi i nderrimit te lendes si kudo ne bote.
    Tju them edhe dicka para se ta mbylli. Nxenesit te irrituar se nuk po mesonin asgja per te cilen kishin fillu shkollen (dhe kishin ba zgjedhjn pas vitit te 2) kishin shku te rektori (Gramoz Pashko) te protestonin...
    Reagimi i rektorit: Pse e vrisni mendjen?! Shko beni ndonje "party" se i rregullojme ne keto gjera.Do ju sjellim vitin tjeetr profesore fantastike nga Amerika
  16. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Ehhh prandaj them edhe une qe kur te mari diplomen brezi i pare jepen vleresimet
  17. bsh

    bsh Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    kini shume kujdes me akreditimin e ketyre shkollave!! e kam lexuar me kujdes cfare kane te publikuar ne internet edhe me duket se shqiperine do ta keni ne diplome. Ne cdo rast, une nuk e kuptoj perse keta profesoret nga amerika qe paska premtuar pashkoja do shpetokan me demek shkollen? Pse si kujtoni ju qe nuk gjejne dot rembythje me kredenciale koti nga amerika qe te japin mesim ne ate universitet...Studenteve te universitetit te nju yorkut ne tirane: Tundini dhembet atij pashkos se po luan me te ardhmen tuaj...profesoret amerikane edhe sikur te jene super profesionista nuk e shpetojne dot nje sistem te keqndetuar...
    Per mua kushdo qe ka ndermend te marre nje rruge te tille duhet te bej kujdes se cfare po merr...ju garantoj une qe programi i tyre nuk i afrohet fare atij te origjinalit te NYU qe eshte nje shkolle shume prestigjoze( po ke aq leke te paguash apliko ne universitete ne amerike)....duhet nje sistem kontrolli se sben nga ministria e arsimit se pastaj do behen univesitetet si kjoskat ne 90 qe do ta shkaterronte komplet sistemin e gjymtuar universitar ne shqiperi...
  18. Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    ej New York-ista ckemi si ndjeheni pasi kane dale diplomat e para? Jepni ndonje ide dhe pershtypje jo kaq te rezervuar.
  19. Marin1985

    Marin1985 Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Ne radhe te pare dua te prezantohem, un jam student tek UNYT dhe gjithashtu jam i angazhuar me nje vend pune part-time qe me ka ofruar shkolla simestrin e pare te vitit tim te dyte. Dega ime eshte computer science dhe diploma qe do te mar eshte Bs in Computer Science (Bachelor of science in Computer Science SUNY/ESC).Tashme jam ne vit te trete
    Ne lidhje me informacionin qe jepet ketu, me duhet te them me keqardhje se me shum se 50% eshte i pasakte dhe nje pjese i deformuar.

    Un kam shume informacion ne lidhje me universitetin, dhe sidomos me shume se dikush qe mund te kete ndonje te njohur aty apo mund te jete vet student ne vit te pare apo te dyte.
    Se pari, universiteti eshte pjese e nje rrjeti universitetesh amerikane (ne prague, athine, thesaloniki, shkup, tirane dhe se shpejti ne beograd) qe jane te akredituar direkt nga SUNY/ESC (State University of New York/Empire State College dhe jo University of New York sikunder e ngaterrojne disa veta).
    Per ato qe kapen mbas fjaleve, SUNY/ESC ska te drejte te akreditoje universitete por SUNY/ESC eshte i akredituar ne U.S dhe ai shton filialet e tij me programin e tij kudo ne bote. Kshu qe UNYT si filial i tyre zbaton programin e akredituar ne U.S. te State University of New York/Empire State College (Per ato qe se dine, gjithe filialet e nje universiteti ne amerike quhen College).UNYT eshte akredituar gjithashtu dhe nga Shteti Shqiptar. Komisioni i bordit SUNY/ESC International Academic Programs vjen 4 here brenda nje viti ne UNYT, gjate 3 simestrave me detyren per te ofruar lende per vitin e trete dhe te katert, lende keto qe jane me pagese te njejte si ne amerike me 1000$_lenda per simester dhe cilesohen lende me profesionale me te cilat studenti per me teper fokusohet. Minimumi i detyrueshem i tyre eshte 8 lenge apo 32 kredite lende me nivel te avancuar pasi jane 4 kredite. Keto lende mund te meren nga nje student qe ka me pak se tre nota kaluese gjate 3 viteve.Lendet e tjera ne UNYT jane me nje pagese e vleresuar sipas standardeve te shqiperise 550euro (pse euro!- ne fillim ka qene $ por kjo depozite duke qene pjese e fondit investues dhe si pasoje se euro u forcua shume ndaj dollarit ne burse u be kthimi i valutes per cmimin e nje lende. Keto lende jane 70% te administruara nga vete universiteti pasi lendet 1000$ qe permenda me lart jane 100% te administruara nga SUNY/ESC.
    Pedagoget qe te jem realist mbi 50% jane te huaj, dhe me kredenciale te forta, pasi pa master nuk ka. Shqiptaret po ashtu jane pothuajse te gjithe me master e Phd ne universitete amerikane bejne perjashtime 2 apo 3 pasi kane mbaruar bachelor me medalje ari ne universitete si Columbia, Yale,etj. Per ato qe skane informacion nga sa stimulues per te pervetesuar nje lenge eshte sistemi amerikan te dine qe cdo lende qe eshte simestrale
    1).patjeter qe jane dy provime te rendesishme brenda saj me 25%-50% te lendes secili.
    2).punohet shume per research paper (pune kerkimore) pothuajse 70% e te gjitha lendeve nje te tille e kane ne program 20%-30% te lendes.(ka plot studente qe mundohen te kopjojne ne internet,shumicat e rasteve jane kapur tme besoni dhe studenti mer 0% ne research duke gjetur shoket dhe bere peticion nga mbrapa me paftyresine me madhe.)
    3). gjithashtu dhe pjesemarrja ne klase eshte 10% qe vlerosohet nga mungesat dhe aktivizimi, lende shkencore kane edhe homeworks 20$ te lendes.
    Ky eshte nje sistem qe stimulon nje nxenes te behet sa me sistematik dhe te pergjegjshem per vetveten.
    Pedagoget gjithashtu kane office hours te detyrueshme ku presin studente qe kane paqartesi te ndryshme.
    Per ato qe duan te mesojne, dhe te marin nje edukim amerikan eshte vendi i duhur, e verteta e hidhur eshte ka shume studente qe vine ngaqe skan ku i cojne leket dhe duan te marin diplomen, por sistemi amerikan e ka parashikuar dhe kete, studentet qe ngelin duhet te marin lenden nga fillimi me mungesa,provime e te tera sikur mos ta kishin bere perpara, dhe kjo rrit mundesine qe kalosh me heren e dyte apo te trete.shume studente kane ngelur sidomos ne lende ekonomie apo computer science, jashtezakonisht shume.sigurisht varet nga lenda. Pastaj po te flasim se njerit i ka ndodhur kshu, apo tjetrit kshu, ka pasur raste qe smund te duken te denja por jane bere problem nga pjesa tjeter qe e gjykon gabim. Kam folur me studente me te medhenj se mua dhe perpara kane pasur me shume probleme,ngaqe dhe numer i vogel studentesh 250 dhe fillimi i universitetit jane gjera te pritshme, e pergjithshmja eshte shume e mire dhe punen e bursave tjua shpjegoj
    vjet dhe sivjet universiteti ofron bursa qe ne hyrje dhe test,6 te tilla sivjet dhe 4 ofroi vjet, nder te cilat 80% jane te plota per kater vjet me kusht qe mbahet GPA (mesatarja) mbi 3.33.(konvertohet 9 e siper). kurse per ato qe jane pa keto bursa ka nje mundesi tjeter, 5 studentet me mesatare me te larte pavaresisht nga viti,cdo simester marin burse 20-40% discount te pageses per lende ne simestrin vijues.
    Ne nje konkurs te zhvilluar nga banka boterore mbi bashkimin evropian ndermjet universiteteve ne shqiperi heren e pare, u moren nga vendi 2 deri tek i 5 nga UNYT pasi ne kemi lende kastile per ekonomine e bashkimit evropian gje qe shteterori si ka.Vitin e dyte skam informacion te sakte por di qe dy nga UNYT ishin ne 5 te pare.
    Projekt mbi zhvillimin e ballkanik me pjesemarrjen nga gjithe universitetet ballkanike Gilda Cibuku nga UNYT mori vendin e pare per projektin e demostruar e plot te tjera qe sme del koha ti them. Nese do te investosh dhe ke mundesi mendoj sinqerisht qe eshte nje zgjedhje mjaft e mire, nese ke plot lek, dhe je mesuar te tallesh bythen mund te vish por do ta braktisesh si shume te tjere apo do shtrohesh e shkolla do te shkoje mbi 6 apo 7vjet nga perseritja e lendeve ku nuk kalon.
    Ndjehuni te lire per cdo pyetje qe te keni mund tju pergjigjem me aq informacion sa kam.
    Linku i internetit eshte i vene ne faqen e universitetit ne prague dhe domosdoshmerisht gjendej dhe ne faqen e SUNY/ESC te amerikes ja ku e keni:
    http://www.esc.edu/ESConline/ESC_Locatio...ms?opendocument
    http://www.unyt.edu.al/
    e vetmja pike e dobet mund te jete 2 godinat qe jane ndare administrative dhe akademike, por projekti i godines se re e cila perfshin nje godine moderne me nje siperfaqe kampusi te madhe eshte perfunduar dhe besoj se ka filluar dhe zbatimi, di qe eshte nga liqeni.
  20. Marin1985

    Marin1985 Fillestar

    Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE

    Me duhet te te saktesoj se brenda vitit 2005 2006 ska pasur probleme te kesajt natyre, ka pasur peticione per pakenaqesi ndaj nje pedagogi apo nje tjeter por ajo qe thua ti ne 30/06/2006 mund te kete ndodhur ne 2002 2003, pasi skam informacion dhe sdo ishte cudi pasi mund te kete probleme te tilla ne fillimet e nje universiteti

Share This Page