Urtësia botërore

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Seyfert, 8 Jun 2014.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    1. Te një grua fisnike, tradhëtia e burrit shprehet me lot, ndërsa ten jë grua e ligë, me
    sharje dhe bërtitje!

    2. Ai që është i pasur jep nga teprica, ai qe nuk është i tillë, jep nga zemra!

    3. Problemtë duken të përmasave të mëdha, kur njerëzit janë të vegjël!

    4. Sa do të jepja për një gjilpërë që bën të shfryhet injoranca!

    5. Pamundësia ? Fjalë që gjëndet vetëm në fjalorin e torollakëve!

    6. Njeriu lind i lirë, dhe kudo gjëndet në vargonj!

    7. Për shumicën prej nesh, e kaluara është një keqardhje, e ardhmja një eksperiment!

    8. Kur i ke të gjitha, nuk sheh asgjë!

    9. Kush nuk e njeh të vërtetën është budalla. Kush e njeh atë, por me qëllim e quan
    gënjeshtër, është kriminel!

    10. Në të vërtetë nuk ka popuj të shtypur, por ka popuj që duan të rrinë nën shtypje!

    11. E padrejta bëhet shumë më e rrezikshme, kur mbrohet nga njerëz të zgjuar!

    12. Në një botë imorale, të kesh moral, është gjithashtu imorale!

    13. Një fëmijë i uritur është më i ngopur se një fëmijë jetim!

    14. Përtaci e fut dorën në pjatë, por nuk mund ta fusë atë në gojë!

    15. Pleqëria është mosha e përbashkët e çdo njeriu, pavarësisht moshës. Ajo është porta e
    përbashkët e çdo gjenerate dhe destinacioni kolektiv i çdo shoqërie!

    16. Të mëdhenjtë duken të tillë kur je i ulur në gjunjë, ndaj çohu, dhe do shohësh se nuk
    janë aspak të tillë!

    17. A e dini se cila është tragjedia më e madhe e jetës sonë? Është se plakemi shumë
    shpejt, dhe bëhemi të urtë shumë vonë!

    18. Njerëzit thonë se unë tregoj barcaleta të forta. Në fakt, unë nuk tregoj barcaleta,
    thjesht shoh qeverinë, dhe pastaj raportoj çfarë pashë!

    19. Me para blen çdo gjë, por mos harroni, blen vetëm ato që mund të shiten.!

    20. Dashuri e vërtetë nuk është ajo që të mbush me frymë, por ajo që nuk të lë të marrësh frymë!
     
    exit, Amour and Balahk like this.
  2. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Urtësia botërore II

    1. Nëna është qiriu që djeg vehten për të ndriçuar të tjerët!

    2. Shumë gjëra thuhen për paranë, por në të vërtetë paraja nuk e ndryshon njerinë. Ajo
    thjesht i heq atij maskat!

    3. Shpeshherë, mjafton një çast për të harruar një jetë, por ndonjëherë nuk mjafton një
    jetë për të harruar një çast të vetëm!

    4. Një këshillë do të kisha për të gjithë baballarët: mësoji djalit tënd mënyrën se si të
    heshtë. Mënyrën se si të flasë do ta mësojë vetë!.

    5. E vetmja rrugë për tu mbrojtur nga një i çmendur, është grushti i mbledhur!

    6. Dielli që perëndon të prek në shpirt, vetëm për të të lajmëruar se të vodhi dhe një ditë!

    7. Është një mëkat i vërtetë që leksionet më të rëndësishme të jetës, zakonisht i mësojmë
    atëherë kur nuk na hyjnë më në punë!

    8. Martohu! Po të ra grua e mirë, do jesh i lumtur, po të ra e keqe, do bëhesh filozof!

    9. Krimi më i madh i intelektualit është egërsia!

    10. Blini tokë! Askush nuk e prodhon më!

    11. Mikpritja qëndron më lart se sa gjellët më të shijshme!

    12. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë Durimi dhe Koha!

    13. Kur gjithë bota e ka gabim, gjithë bota ka të drejtë!

    14. Kush e vë fenerin mbas shpine, e lëshon hijen para vetes!

    15. Nën pranga, skllevërit humbasin dhe dëshirën për të ikur prej tyre!

    16. Duaje fqinjin, por mos e rrëzo gardhin!.

    17. Nderin nuk mund ta fitosh, atë vetëm mund ta humbasësh!

    18. Njeriu deri 40 vjeç punon për të sëmurë veten, pastaj kujtohet ta ruajë atë!

    19. Ai që mjekon krahët e skifterit, ka përgjegjësi për kthetrat e tij!

    20. Errësira nuk është asgjë tjetër, veçse drita që ende nuk i ka hapur sytë e vet!
     
    exit, Amour and Balahk like this.
  3. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Urtësia botërore III

    1. Njeriu beson se do të ndodhë ajo që ai pret të ndodhë, kur pandeh se mendimi
    i tij për realitetin është vetëm realitet!

    2. Thuaj të vërtetën, dhe nuk do kesh nevojë të mbash mend asgjë!

    3. Dashuria vjen pa trokitur dhe ikën pa thënë lamtumirë!

    4. Gjëja më e mirë që një burrë mund të bëjë për fëmijët e tij është të dojë nënën
    e tyre!

    5. Është mirë të falësh, por më mirë është të harrosh!

    6. Imagjinata është më e rëndësishme se dituria!

    7. Mos u përpiq që të jesh një njeri i suksesshëm, por një njeri me virtyte!

    8. Kur lindim qajmë, sepse vijmë në një skenë të madhe budallenjsh!

    9. Koha i përzien gjërat, çdo gjë plaket me fuqinë e kohës, dhe harrohet me
    kalimin e saj!

    10. Çmimi i madhështisë është përgjegjësia!

    11. Ka tmerrësisht mjaft gënjeshtra që qarkullojnë në botë, dhe më e keqja është
    se gjysma e tyre janë të vërteta!

    12. Kur mbaron debati, shpifja bëhet arma e të mundurve!

    13. Ji qytetar me këdo, i shoqërueshëm me pjesën më të madhe, familiar me një
    pakicë, shok vetëm me një, dhe armik me asnjë!

    14. Nuk mund të shtërngosh duart me një njeri që e ka bërë dorën grusht!

    15. I dua ëndrrat e së ardhmes më shumë se historinë e së shkuarës!

    16. Një tufë delesh, e prirë nga një luan, i bën ballë një tufe luanësh që e prin një
    dele!

    17. Ai që pyet është budalla për 5 minuta, ai që nuk pyet mbetet budalla për
    gjithë jetën!

    18. Për të ditur gjëndjen e rrugës për ku je nisur, pyet ata që po kthehen prej
    andej!

    19. Rruga për te shtëpia e një miku të vërtetë, është gjithmonë afër!

    20. Vizioni pa veprim është një ëndërr me sy hapur. Veprimi pa vision është një ankth.
     
    Hektor12, exit and Amour like this.

Shpërndajeni këtë faqe