Vajza që ka vizituar 50 shtete, pa futur dorën në xhep !

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Universal, 15 May 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    [​IMG]

    Kush nuk do dëshironte që puna e tij të ishte të udhëtonte në vende të ndryshme të botës dhe detyra kryesore të jetë të bëjë sa më shumë foto dhe më pas t'i postoj në rrjete sociale dhe blogun personal.

    Brooke Saward është 23 vjeç nga Australia dhe momentin kur bleu një biletë për Londër, ditën e diplomimit, nuk ka kthyer më kokën pas. Nga janari i 2014-s, ajo ka udhëtuar e vetme në 50 shtete të ndryshme, që shtrihen në gjashtë kontinente, duke bërë realitet ëndrrën e saj.

    Kush nuk do dëshironte që të përjetonte ato eksperienca të australianes, që për më tepër rrallë ndodhë të fusë dorën në xhep për të paguar. Udhëtimet e saj bëjnë shumë bujë, për faktin që ka 320.000 fansa në Instagram, Facebook dhe Snapchat, ndërkohë që blogu i saj vizitohet nga 950.000 veta në muaj.

    Fakti që udhëtimet e saj bëjnë kaq shumë jehonë, bëjnë edhe të mos pagujë për udhëtimet. Agjensi turistike apo hotele të ndryshme, i ofrojnë një lloj pagese ose mbulim për shpenzimet, në rast se ajo ju bën marketing në blogun e saj.
    “E para punë që bëra, është se studiova blogjet dhe shikova se çfarë ofronin të tjerët dhe çfarë duan njerëzit. Pasi lexova edhe disa këshilla për të pasur një blog të suksesshëm, fillova të shkruaj për udhëtimet e mia. Blogu po ndiqej, njerëzit e pëlqenin, pastaj filluan edhe ofertat. Me paratë që fitoj nga blogu, gjithmonë bëj një tjetër udhëtim, nuk i shpenzoj për diçka tjetër”-, ka deklaruar Brooke.

    23-vjeçarja ka treguar se nuk preferon pub-et dhe se preferon që natën ta kalojë në hotel duke ngrënë diçka, pasi kështu jep edhe shembullin e mirë. “Nuk kam shumë shpenzime, unë nuk preferoj lokalet e natës. Në darkë dua të jem në hotel, dhe pasi të kem ngrënë diçka, filloj postoj fotot dhe shkruaj në blogun tim. Pastaj, me gjithë ata ndjekës, duhet që të jap një shembull të mirë”-, u shpreh Saward, që thotë se kritikat nuk mungojnë nga lexuesit, pavarësisht se mundohet të tregohet e kujdesshme.

    Duke qenë e vetme në çdo udhëtim, ajo ka harruar kur ka qenë në një takim ose kur ka puthur një djalë për herë të fundit. “Unë po jetoj ëndrrën. Njerëzit mund të paragjykojnë, por unë kam një vit që s’kam dalë me një djalë ose kam puthur një të tillë. Por, edhe ditën kur do kem një lidhje nuk do e bëj publike, pasi mundohem që jetën private ta mbaj larg blogut tim”-, tha Saward.
     
    Aki and joetisti_ like this.
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ja cfare bejne vajzat!
    Ne fakt kete enderr e kane te gjithe. Mua me pelqen te shetit boten per 80 dite.
    S'e kam kuptuar si funksionojne keto marifetet me ndjekes dhe ku konsiston zbavitja apo cfare tjeter mund te dhuroje !
     

Shpërndajeni këtë faqe