Varfëria në Amerikë

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga Artin, 26 May 2019.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Opinioni i pergjithshem per Shtetet e Bashkuara eshte si nje vend i pasur, i begate dhe me mireqenie te larte, por në të vertete aty ka mjaft probleme sociale, varferi, papunesi dhe te pastrehe. Keta te fundit banojne ne çadra, neper rruget e qyteteve, si ne vendet me te pazhvilluara te botes...

    Burime te ndryshme flasin per 40 milione te varfer, por ka te tjera qe thone më teper.

    Keto pamje jane marre ne qytetin e Los Anxhelosit. Jane pamje tronditese per nje vend si Amerika, e cila ka nje tjeter reputacion ne bote...



     
    Last edited: 26 May 2019
  2. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Fillon tek minuta 2:30, por ia vlen te degjohet qe nga fillimi.

     
  3. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Në qytetin San Diego, të hënat janë ditë pastrimi.
    Në mëngjes rrugët pastrohen, por në pasdite çadrat vendosen përsëri...

     
  4. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Keta jane te varfer ne qytetin Anaheim. Ne kete video tregohen kilometra te tera me çadra dhe plastmase, si ne vendet e botes se trete.

    Tek minuta 2:10, por edhe tek 4:02, ka disa pamje prekese. Banoret kane vendosur flamuj te medhenj tek hyrjet e çadrave, gje qe tregon se ata jane patriote dhe e duan vendin e tyre, edhe pse kane perfunduar aty...

     
    Last edited: 7 Jun 2019
  5. Artin

    Artin Valoris scriptorum

  6. Artin

    Artin Valoris scriptorum



    Ne Evrope, apo vende te tjera te zhvilluara te botes, si Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re etj. nuk ka pamje te tilla ne mes te qyteteve...
     
    Last edited: 17 Jun 2019
  7. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Amerika eshte nje vend deficitar. C'do te thote kjo? Do te thote qe shpenzon me teper se ka mundesi, e per te bere shpenzimet qe do, detyrohet te marre para borxh. Me nje shembull te thjeshte... eshte njesoj sikur nje familje t'i kete te ardhurat vjetore 100 mije dollare, po per te bere jeten qe do, t'i duhen 150 mije dollare, keshtu qe 50 mije t'i marre borxh.

    Borxhi i Amerikes tani ka shkuar 22 trilione dollare dhe ky borxh sa vjen e rritet. I pjestuar per 320 milione banoret e saj, i bie rreth 60 mije dollare per banor.

    Per t'u kuptuar sa e madhe eshte kjo shifer, le te marrim borxhin grek, 400 miliarde dollare, i cili e falimentoi Greqine. Sic dihet, Greqia u fundos ekonomisht, papunesia mbuloi vendin, pagat rane me 50% dhe puna shkoi deri aty sa u diskutua edhe shitja e disa ishujve te saj, per te lare borxhin. Emigrantet ekonomike greke, tani kane mbushur vendet e Evropes.

    Borxhi amerikan eshte 50 here me i madh se i Greqise, por duke qene se Amerika eshte 30 here me e madhe se Greqia me popullsi, i bie qe borxhi amerikan eshte me i madh se ai grek per fryme banoresh.

    Me keto nuk dua te them se Amerika eshte nje vend i varfer. Perkundrazi, eshte nje nga vendet me te lakmuara ne bote per emigrantet, per ata qe jane te detyruar dhe kane vendosur te braktisin vendet e tyre. Shume njerez nga e gjithe bota aplikojne dhe shkojne ne Amerike me llotari.

    Ajo qe dua te them, eshte se gjerat ne Amerike nuk jane aq te ndritshme sa reklamohen. Pamjet me lart flasin vete, e ne nje vend normal, social e te qyteteruar, nuk duhet te kete pamje te tilla.
     

Shpërndajeni këtë faqe