Vdekja

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Scorpion, 24 Feb 2006.

  1. Scorpion

    Scorpion Guest

    Vdekja

    Vdekja i jep kuptim jetes. Vdekja ne saje te nje procesi natyral, qe thote; ' çdo gjë qe lind vdes', e nese kjo vdekje te konsideroj fundi absolut i ekistences se tij, do ishte edhe me i pakuptimte edhe vet jeta jone. Do ishte i bukur dhe i thjeshte sikur te ilustronim rastin e vdekjes se njeriut me atë te botes bimore. Ato lindin ne pranvere, e zhvillohen ne vere, e plaken ne vjeshte e vdesin me ne fund ne dimer - kshtu mund te veshtrohej edhe jeta e njeriut - i cili kalon nga nje shkalle ne tjetren, por pa harruar se edhe ajo bime qe lindi dhe vdiq - nuk ishte fundi - nuk u zhduk, por iu pershtaten kushtet e rrethanat dhe u paraqit prap ne ekzistence. Ky ishte nje ilustrim i thjeshte sepse jeta e njeriut dhe qellimi i saj nuk eshte thjesht frymemarrje e frymedhenie, por gerthet diku me larg ... ne flasim, logjikojme - flasim per vdekjen tone!! ..
     
  2. GRiZhLa

    GRiZhLa Primus registratum

    Re: Vdekja

    Po m'kujton nje teme n'oren e filozofise qe pata.

    Pyetja qe u shtru ne klase ishte:
    -Nqs 'tani' vdisni, a do te doni te rivini ne jete dhe t'beni po te njejten jete qe keni ne kto momente?

    Vetem 2 vete thane 'po'

    Sa e cuditshme...

    Shumica e personave thone 'Nuk e dua jeten pa vdekjen'
    (nqs 'ti' futesh tek kjo shumicae ke pyt veten nojher pse?)

    Kam pas degjuar nje shprehje ku thoshte:
    'Vdekja gjithmone kap ne fillim ato qe vrapojne' /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  3. zog

    zog Primus registratum

    Re: Vdekja

    nga vjen fjala VDES ?

    VE DHE , pra mbuloj me dhe (toke) dike. etrusket i quanin varret TUMULUS = TE MULUM ose te mbuluarit.
    pse njeriu mbulon te vdekurit ? mendoj se ky ritual ka radhur per ti mbrojtur viktimat, trupat e tyre pa jete, nga korbat ose kafshet grabitqare qe ushqehen me kerma.
     
  4. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Vdekja

    Duke fol per vdekjen dhe krimbat kemi harru ritet e tjera nje nder te cilat eshte edhe djegja. Nuk me duket keq mua, me kete rast do i shpetoj edhe une dheut.
    Ah na rre menja te gjitheve se nje dite kush me pare, e kush me vone, kush me majtas apo kush me djathtas atje do shkojme te gjithe.Qe diten qe vijme ne kete bote dihet rruga per ku jemi nisur,prandaj duhet me u jetu kete jete e shkurter,mire apo keq duhet jetuar /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  5. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Vdekja

    Perse te kesh frike nga vdekja nese ti se ke provuar kurre dhe nese do ta provosh nuk do ta kuptosh sepse je i vdekur e drejte apo jo? /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  6. zog

    zog Primus registratum

    Re: Vdekja

    friken nuk ta jep vdekje e as ideja e saj, por fakti qe jeta eshte UNIKE dhe mbas s'hgel veç pluhur e harrese.

    si dhe ngaqe jeten e kemi te vetmin MISION HISTORIK, e te ikesh prej saj pa e kryer, anonim, nuk mundemi. sikur "dikush" te na jepte mundesine te zgjidhnim midis nje jete te gjate e te lumtur e nje jete te shkurter por te lavdishme, do te ishte puna me e thjeshte.
     
  7. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Vdekja

    Ok ke te drejte zog por ne pergjithesi pervec se ne prag te vdekjes njerezit e kane frike pavaresisht se shpesh nuk e shprehin.
    Mendoj se kjo ndikohet nga informacioni i tepert qe njeriu merr nga media shoqeria etj.Vdekje te tmerrshme vrasje terror ndersa po ta shikosh ne aspektin filozofik ajo eshte nje gje e pashmangshme per njeriun pra pak a shume nje proces normal i trupit te njeriut sikur te hash ose te marresh fryme,e vetmja diference eshte se ndodh vetem nje here...trupi i njeriut ka plot gjera qe i ndodhin vetem nje here. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  8. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Vdekja

    Te gjithe lindim nje here dhe vdesim nje here.Kjo eshte jeta. Per mua nuk e rendesishme lavdia ne jete,ç'rendesi ka kur do vdesesh nje dite,si gjithe te tjeret. Po do thoni ju: Por vepra e juaj do jetoje per brezat qe vine,e kujt i duhet vepra qe mund te kem bere nje here pasi te kem vdekur /pf/images/graemlins/shrug.gif
    Pastaj njerez te lavdishem ka pas shume pak ne kohera ne lidhje me popullsine e planetit. Keshtu qe mundesia eshte me e madhe per mua te vdes si 99:100 e popullsise se sa si pjesa e lavdishme apo e njohur
    S'ka rendesi mu kujtu nje varg kenge qe thote:jemi 6 miliarde qe kerkojme dashurine /pf/images/graemlins/smile.gifEh e di qe s'ka lidhje me temen po ja qe mu kujtua /pf/images/graemlins/grin.gif
     
  9. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Vdekja

    Ti mire bere qe e the, pastaj duhet te dalesh dhe pak jashte teme, se kjo teme eshte ca e trishtuar /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  10. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Vdekja

    Mos u trishto hiç se vete e deshe, tani maje /pf/images/graemlins/grin.gif
     
  11. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Vdekja

    Jo, jo pa merak /pf/images/graemlins/smile.gif

    Nuk kam pse te kem frike nga vdekja, mendoj se njeriu ka frike me shume nga e panjohura, nga ajo qe eshte pas vdekjes .Vdekjen e nje njeriu e perjetojne ata qe jetojne jo ai qe iken, prandaj ai qe mendon se nga nje semundje eshte afer vdekjes, sa eshte gjalle te jetoj me fort jeten qe i mbetet!
     
  12. zog

    zog Primus registratum

    Re: Vdekja

    ps; vetem vdekja e ben njeriun t'ja kaloje zotit.
     
  13. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Vdekja

    Me sa di une zoti dmth krishti eshte ringjallur dhe njerezit jane te vdekshem dhe te pa ringjallshem.I bie qe zoti t'ja kaloje njerezve me duket
     
  14. zog

    zog Primus registratum

    Re: Vdekja

    ti s'kupton gje prej gjeje e spo gjej me force me te shpjegu.

    zoti eshte i pavdekshem.

    njeriu eshte i vdekshem.

    pra ke nje mundesi me shume se ai, a kupton ?

    imagjino psh zoti s'mund te jete HERRO, te jape jeten heroikisht per nje çeshtje ose ide.

    ndersa njeriu PO !

    bile zoti megjithese i pavdekshem vdes me shpejt nga njeriu i vdekshem. grekerit e vjeter nuk ishin gje te krishtere, pra zoti i tyre vdiq ka kohe, ndersa HOMERI, AKILI, ALEKSANDRI =>>>>>>> KURRE !

    e sa te kete jete mbi dhe.
     
  15. zog

    zog Primus registratum

    Re: Vdekja

    tani si kunderargument me tergo nje pike ti, ku zoti ja kalon njeriut ?
     
  16. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    Re: Vdekja

    O Zooooooooooooooog po me lodh ti mu
    Zoti eshte heroi me i madh sepse eshte RINGJALLUR,diçka qe te gjithe e enderrojne,por qe asnje nuk e di a eshte e vertete apo jo,sepse perveç tij asnje nuk ka dal nga varri vet me duket. Aman se kete histori prej 2000 vjetesh e dine njerezit dhe gjithmone na fasinon.
    Sa per lavdine e heronjte mua nuk me duhet fare,e kam nda menjen sepse çdo njeri kur i vjen dita eshte i barabarte perballe arkivolit te vet. E kupton ti sa e rendesishme eshte kjo,si ai qe ka pas lavdi ashtu edhe ai hajduti i vogel i xhepave jane njesooooooj.Pa asnje ndryshim. Njesoj si diten e pare kur ka ardhe ne kete bote. Kjo eshte vdekja per mua.
    Dhe jeta qe do na çoje drejt saj (vdekjes) çdonjeri nga ne e nderton si ti vije kush me fat e kush me mundime por kjo s'ka asnje lidhje me vdekjen,qe ne çdo rast eshte e pashmangshme Ohh u lodha Mos me kundershto sonte e leme per here tjeter se vertete qe doja diçka tip limonate pa filozofi. Jam dembele une nuk du ti lodh neuronet shume /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  17. bubullima

    bubullima Primus registratum

    Re: Vdekja

    O Zog i zi vdekja vjen per ate qe di ta pres
     
  18. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    Vdekja dhe ne nuk takohemi kurre, pra ajo nuk duhet te na kushtezoje ekzistencen...
     
  19. zog

    zog Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    O Zog i zi vdekja vjen per ate qe di ta pres

    [/ QUOTE ]

    po masnej ! ça lidhje ka kjo me mu ?
     
  20. zog

    zog Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Zoti eshte heroi me i madh sepse eshte RINGJALLUR,

    [/ QUOTE ]

    HERO do te thote te kryesh diçka te PAMUNDUR. dmth te japesh jeten, qe aq shume e deshiron, bathen e shet pa problem per te.
    ndersa per nje qenie TE PERJETSHME siç eshte zoti, ose siç te pakten mendojme te jete, vdekja si dhe ringjallja nuk jane problem.
     

Shpërndajeni këtë faqe