Vdekja

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Scorpion, 24 Feb 2006.

  1. oxymorons

    oxymorons Primus registratum

    Re: Vdekja

    Satan,

    Ne lidhje me Volterin nuk besoj se ka nevoje te zgjatemi me, pasi as une as ti nuk e dime c'i ndodhi. Une citova ate qe tha ajo qe ishte atje ne shtratin e vdekjes se tij, dhe qe si infermiere kishte pare shume veta te vdisnin. Pse tha ajo qe nuk dua me te gjendem prane shtratit te vdekjes se NJE ATEISTI eshte puna e saj, une thjesht citova ate.

    Ne lidhje me gjyshen, une nuk bera ndonje koment ne lidhje me sherbimin e saj ndaj Zotit, ate e bere ti. Por une di kete qe katolicizmi nuk con njeri ne parajse, eshte Krishti Ai qe te shpeton.

    Kurse ne lidhje me pjesen tjeter ku ti thua:

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Persa i perket pjeses se dyte nuk po e zgjas se eshte e kote, por po te le ne friken tende qe dita dites zmadhohet si dhe ne opiumin qe ti merr per tu ndjere 100% i sigurte ne jeten e pertejme, ringjalljen, parajsen, paqen apo dokrra te tjera ngushelluese si keto qe permenda me lart...


    [/ QUOTE ]

    duhet te dish se nuk jam une atij te cilit i rritet frika, por je ti, sepse ti s'di asgje se cdo te ndodhe me ty, dhe pavaresisht se hiqesh sikur s'ke frike apo i konsideron keto dokrra, thelle thelle je i pasigurt per cdo gje qe beson apo nuk beson, dhe sic te thashe ke zgjedhur te ulerasesh mbi zerin e ndergjegjes "S'KA FERR, S'KA FERR, ATA JANE TE CMENUDR".

    Keshilla e fundit: lexo edhe njehere postimet e tua, dhe do shohesh se jane ato qe jane te karakterizuara nga arroganca, prerja e formes se prere te cdo ftese per bisede per pika te caktuara, dogmatizem, bigotizem, dhe enverizem. S'ta them per fyerje kete, eshte thjesht ajo qe une konstatoj.
     
  2. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    <font color="brown">Njeriu pothuajse gjithmone terhiqet e frikesohet nga e panjohura.Besimtaret mendojne se e dine çfare i pret:ne varesi te sjelljes se tyre,parajsa ose ferri.Ateistet e skeptiket nuk jane te bindur per nje jete te pertejme.Personalisht jam skeptike(edhe pse anoj shume nga ateizmi) mbi ekzistencen e nje Zoti,por jam e bindur per diçka:vdekja eshte fundi!Trupi i njeriut shnderrohet ne dhe,ai nuk ekziston me.
    A jam e frikesuar une?Jo,kam vetem nje kuriozitet absurd...
    </font>
     
  3. oxymorons

    oxymorons Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Njeriu pothuajse gjithmone terhiqet e frikesohet nga e panjohura.


    [/ QUOTE ]

    Kjo eshte e vertete, por kjo nuk percakton nese e panjohura eshte e rrezikshme apo jo. Une mund te kem frike te futem me kthese qorre me shpejtesi pasi mund te kete nje makine qe me vjen perballe, por kjo s'do te thote qe do te kete domosdoshmerisht makine.

    Nga ana tjeter, une mund te futem pa frike ne kthese dhe aty mund te kete makine. Dmth, fakti i frikes apo mosfrikes nuk percakton realitetin e asaj qe ndodh pas vdekjes.

    Une si besimtar them se nuk kam frike nga vdekja, shume ateiste pohojne te njejten gje! Te pasurit ose jo frike nga vdekja nuk percakton se cfare ndodh pas saj!

    Ceshtja eshte: Nga e dime ne se cfare ndodh/s'ndodh pas vdekjes?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Besimtaret mendojne se e dine çfare i pret:ne varesi te sjelljes se tyre,parajsa ose ferri.


    [/ QUOTE ]

    Nuk eshte ashtu. Une e di se cfare me pret pas vdekjes jo per shkak te sjelljes sime, por per shkak sepse kam pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin tim, dhe se Ai vdiq ne kryq per te paguar per mekatet e mia. Kjo s'ka lidhje fare me sjelljen time, pasi asnje njeri nuk jeton dot ate lloj sjellje qe kerkon Perendia (100% pa mekat).

    Prandaj nuk jane sjellet ato qe percaktojne ku e kalojne njerezit perjetesine, por cfare vendimi kane marre me Krishtin. Ose njerezit e pranojne ate si shpetimtarin e tyre, ose do paguajne vete per mekatet e tyre. Keto jane te vetmet zgjidhje.

    Fete, Papa, Muhamedi, Jozef Smithi, etj, s'kane asnje ndikim mbi perjetesine e asnjerit, pervec se i mbajne njerezit te genjyer dhe larg shpetimtarit te botes, Jezus Krishtit.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Ateistet e skeptiket nuk jane te bindur per nje jete te pertejme.Personalisht jam skeptike(edhe pse anoj shume nga ateizmi) mbi ekzistencen e nje Zoti,por jam e bindur per diçka:vdekja eshte fundi!Trupi i njeriut shnderrohet ne dhe,ai nuk ekziston me.


    [/ QUOTE ]

    Trupi shnderrohet ne dhe, por ne s'po flasim per trupin, po flasim per shpirtin. Mos me thuaj qe s'ke shpirt!!! Njeriu nuk eshte nje cope mishi, njeriu ka shpirt i cili ekziston perjetesisht diku! Se ku, varet nga zgjedhja qe ne bejme duke pranuar ose refuzuar Krishtin dhe pagesen qe Ai beri per mekatet tona.
     
  4. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ceshtja eshte: Nga e dime ne se cfare ndodh/s'ndodh pas vdekjes?

    [/ QUOTE ]
    <font color="#666666">Nuk e dime! As besimtaret as ateistet as skeptiket.Ne vetem besojme se dime,por faktikisht nuk kemi asnje prove konkrete. </font>
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Une e di se cfare me pret pas vdekjes jo per shkak te sjelljes sime, por per shkak sepse kam pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin tim, dhe se Ai vdiq ne kryq per te paguar per mekatet e mia. Kjo s'ka lidhje fare me sjelljen time, pasi asnje njeri nuk jeton dot ate lloj sjellje qe kerkon Perendia (100% pa mekat).

    Prandaj nuk jane sjellet ato qe percaktojne ku e kalojne njerezit perjetesine, por cfare vendimi kane marre me Krishtin. Ose njerezit e pranojne ate si shpetimtarin e tyre, ose do paguajne vete per mekatet e tyre. Keto jane te vetmet zgjidhje.

    [/ QUOTE ]
    <font color="#666666">Sipas kesaj llogjike,i bie qe edhe nje vrases i cili bertet "o Cristo!!" kur e kap policia,te perfundoje ne parajse vetem sepse beson te Krishti.Pak kontradiktore me çfare shkruhet ne Bibel. </font>
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Trupi shnderrohet ne dhe, por ne s'po flasim per trupin, po flasim per shpirtin. Mos me thuaj qe s'ke shpirt!!! Njeriu nuk eshte nje cope mishi, njeriu ka shpirt i cili ekziston perjetesisht diku! Se ku, varet nga zgjedhja qe ne bejme duke pranuar ose refuzuar Krishtin dhe pagesen qe Ai beri per mekatet tona.

    [/ QUOTE ]
    <font color="#666666">Te mos them qe s'kam shpirt?Pikerisht "Shpirti" eshe pika qe me ben te jem skeptike,pra jo plotesisht ateiste.Megjithate,ekzistencen e shpirtit e gjejme edhe tek Induizmi e Budizmi qe,siç dihet, nuk propagandojne nje Zot. </font>
     
  5. ^Ira^

    ^Ira^ Forumium praecox

    Re: Vdekja

    Trupi shnderrohet ne dhe, por ne s'po flasim per trupin, po flasim per shpirtin. Mos me thuaj qe s'ke shpirt!!! Njeriu nuk eshte nje cope mishi, njeriu ka shpirt i cili ekziston perjetesisht diku! Se ku, varet nga zgjedhja qe ne bejme duke pranuar ose refuzuar Krishtin dhe pagesen qe Ai beri per mekatet tona.

    Ok, pjesa e pare ne lidhje me ekzistencen e shpirtit nga ana ime si Ira eshte e pranueshme, pra dhe une mendoj se duhet te kemi shpirt DUHET sepse nese jo s'ka kuptim as ekzistenca jone, pastaj i bie te jemi thjesht pluhur POR tek pjesa e dyte ne lidhje me pranimin apo jo te Krishtit wait a minute hun, jo per gje po sapo me cove ne ferr
     
  6. oxymorons

    oxymorons Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Nuk e dime! As besimtaret as ateistet as skeptiket.Ne vetem besojme se dime,por faktikisht nuk kemi asnje prove konkrete.


    [/ QUOTE ]

    Dakord jam me kete, por ajo qe po thoja eshte se nje ateist nuk ka asnje burim se nga mund ta dije kete gje, ndersa une si besimtar e mesoj kete gje nga Bibla. Nese Bibla eshte e vertete apo jo, kjo eshte ceshtje diskutimi, por dua te them qe ne krahasim me nje ateist, nje besimtar ka nje burim informacioni.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Sipas kesaj llogjike,i bie qe edhe nje vrases i cili bertet "o Cristo!!" kur e kap policia,te perfundoje ne parajse vetem sepse beson te Krishti.Pak kontradiktore me çfare shkruhet ne Bibel.

    [/ QUOTE ]

    Nuk shpetohet njeri nga mekatet se therret ndonje gje, por nese BESON dhe PENDOHET! Fakti eshte qe te gjithe jemi mekatare, disa me shume e disa me pak, dhe te gjithe kemi nevoje per nje shpetimtar, qe eshte Jezus Krishti. Nuk po them se sjellja s'ka rendesi, por nuk na shpeton dot sjellja, pasi po te shpetoheshim nga sjellja, Krishti s'kishte pse te vdiste ne kryq per ne. Standarti i sjelljes qe Zoti kerkon eshte 100% pa mekat, dhe meqenese asnjeri s'e arrin dot, atehere Krishti u be shpetimtari i botes.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Te mos them qe s'kam shpirt?Pikerisht "Shpirti" eshe pika qe me ben te jem skeptike,pra jo plotesisht ateiste.Megjithate,ekzistencen e shpirtit e gjejme edhe tek Induizmi e Budizmi qe,siç dihet, nuk propagandojne nje Zot.

    [/ QUOTE ]

    Ekzistenca e shpirtit nuk eshte ceshtje fesh (hinduizmi, budizmi, krishterimi, muslimanizmi) por realiteti.

    Shpirti eshte thelbi i njeriut, ajo qe njeriu eshte ne te vertete, dmth ndergjegja, deshirat, pasionet, krijimtaria, vullneti, zemra (jo thjesht si organ).

    Ky ekziston ne cdo njeri pavaresisht nga fete (duke perfshire ateizmin).

    Sipas Bibles, ne, pra shpirti yne eshte i perjetshem, dhe kur trupi vdes, shpirti shkon ne ferr ose parajse, ne baze te zgjedhjes qe ne kemi bere se kush do paguaje per mekatet tona, ne apo Krishti!
     
  7. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Dakord jam me kete, por ajo qe po thoja eshte se nje ateist nuk ka asnje burim se nga mund ta dije kete gje, ndersa une si besimtar e mesoj kete gje nga Bibla. Nese Bibla eshte e vertete apo jo, kjo eshte ceshtje diskutimi, por dua te them qe ne krahasim me nje ateist, nje besimtar ka nje burim informacioni.

    [/ QUOTE ]
    <font color="#666666">Bibla,qe ne kete rast eshte burimi i informacionit,eshte ne perdorim te te gjitheve.Pra si besimtari ashtu edhe jobesimtari mund te mesojne.Ndryshimi qendron ne faktin se besimtaret besojne ne vertetesine e informacionit dhe burimit te tij,ateistet jo,kurse skeptiket e vene ne dyshim.
    Shkurt,qendron ajo qe thashe une.Eshte vetem çeshtje besimi.Prova konkrete nuk ka askush.
    </font>
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ekzistenca e shpirtit nuk eshte ceshtje fesh (hinduizmi, budizmi, krishterimi, muslimanizmi) por realiteti.

    Shpirti eshte thelbi i njeriut, ajo qe njeriu eshte ne te vertete, dmth ndergjegja, deshirat, pasionet, krijimtaria, vullneti, zemra (jo thjesht si organ).

    Ky ekziston ne cdo njeri pavaresisht nga fete (duke perfshire ateizmin).

    Sipas Bibles, ne, pra shpirti yne eshte i perjetshem, dhe kur trupi vdes, shpirti shkon ne ferr ose parajse, ne baze te zgjedhjes qe ne kemi bere se kush do paguaje per mekatet tona, ne apo Krishti!

    [/ QUOTE ]
    <font color="#666666">Dyshimet mbi ekzistencen e shpritit,siç thashe,jane e vetmja pike qe me ndan nga Ateizmi.Bibla per mua nuk eshte shume e besueshme;mesa duket duhet te kerkoj akoma per burimin e informacionit qe do te me heqe dyshimet. /pf/images/graemlins/shrug.gif </font>
     
  8. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Nuk eshte ashtu. Une e di se cfare me pret pas vdekjes jo per shkak te sjelljes sime, por per shkak sepse kam pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin tim, dhe se Ai vdiq ne kryq per te paguar per mekatet e mia. Kjo s'ka lidhje fare me sjelljen time, pasi asnje njeri nuk jeton dot ate lloj sjellje qe kerkon Perendia (100% pa mekat).

    Prandaj nuk jane sjellet ato qe percaktojne ku e kalojne njerezit perjetesine, por cfare vendimi kane marre me Krishtin. Ose njerezit e pranojne ate si shpetimtarin e tyre, ose do paguajne vete per mekatet e tyre. Keto jane te vetmet zgjidhje.

    Fete, Papa, Muhamedi, Jozef Smithi, etj, s'kane asnje ndikim mbi perjetesine e asnjerit, pervec se i mbajne njerezit te genjyer dhe larg shpetimtarit te botes, Jezus Krishtit.


    [/ QUOTE ]

    Ketu po flasims per vdekjen duke e marre ne kuptiomin filozofik. Ne qofte se ti beson se Kryqezimi i Krishtit ishte akti i mjaftueshem per te falur gjynahet e tua dhe te cfare do lloj krimineli qe e beson kryqezimin e tij, ky eshte besimi yt, por nje gje e tille nuk perben prove apo argument. Aq me teper nuk ka te beje me filozofine.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nuk shpetohet njeri nga mekatet se therret ndonje gje, por nese BESON dhe PENDOHET! Fakti eshte qe te gjithe jemi mekatare, disa me shume e disa me pak, dhe te gjithe kemi nevoje per nje shpetimtar, qe eshte Jezus Krishti. Nuk po them se sjellja s'ka rendesi, por nuk na shpeton dot sjellja, pasi po te shpetoheshim nga sjellja, Krishti s'kishte pse te vdiste ne kryq per ne. Standarti i sjelljes qe Zoti kerkon eshte 100% pa mekat, dhe meqenese asnjeri s'e arrin dot, atehere Krishti u be shpetimtari i botes.

    [/ QUOTE ]

    Sipas kesaj ideje, meqe krishti vdiq per mekatet e mija, mua me falen te gjitha mekatet, dhe i bie qe une te jem i leshuar ne mekate.
    Gjithsesi, une nuk e kuptoj se perse Zoti ve standarde te pazbatueshme per njeriun, ne menyre qe te detyrohet pastaj te vuaje vete, te provoje vdekjen ne kryq, per t'ua falur njerezve ato mekate qe mund tia falte direkt, pa pasur nevojen e nje tragjedie te tille.

    Qellimi qe dua te shpreh eshte se nuk mund te neglizhosh fete e tjera. Nuk mund te thuash qe: "Fete, Papa, Muhamedi, Jozef Smithi, etj, s'kane asnje ndikim mbi perjetesine e asnjerit, pervec se i mbajne njerezit te genjyer dhe larg shpetimtarit te botes, Jezus Krishtit". Sepse edhe kjo qe po predikon ti eshte nje fe, dhe qe mund te thuash po kaq se i mban njerezit te genjyer dhe larg shpetimit.
    Secila nga keto fe ka menyren e vet se si e mendon shpetimin, duke u nisur nga nje sere arsyesh, argumentesh, logjike apo edhe duke u nisur nga perceptimi qe kane mbi boten. Mund te flasesh duke sjelle argumente por jo duke mohuar tjetrin, sepse nuk beson ate qe bveson ti.
     
  9. oxymorons

    oxymorons Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Ketu po flasims per vdekjen duke e marre ne kuptiomin filozofik. Ne qofte se ti beson se Kryqezimi i Krishtit ishte akti i mjaftueshem per te falur gjynahet e tua dhe te cfare do lloj krimineli qe e beson kryqezimin e tij, ky eshte besimi yt, por nje gje e tille nuk perben prove apo argument. Aq me teper nuk ka te beje me filozofine.


    [/ QUOTE ]

    Sic e permendem filozofia eshte e pamundshme qe t'i jape pergjigje pyetjes "Cfare ndodh pas vdekjes", prandaj nuk po flasim per vdekjen vetem ne kuptimin filozofik, pasi ne prekemi konkretisht nga ajo, jo ne menyre filozofike, prandaj edhe po flasim per ato burime qe japin pergjigje reale mbi kete gje te ciles s'i shpeton dot askush.

    Nqs ti beson se Kryqezimi i Krishtit nuk mjafton per te falur gjynahet e tua, good luck kur te perballesh me Zotin dhe t'i shpjegosh pse veprat e tua qenkan me te drejta dhe meritueshme sesa flijimi i persosur i Birit te Tij.

    Megjithate keto mund t'i diskutojme tek Teologjia per te mos dale jashte natyres se filozofise.
     
  10. oxymorons

    oxymorons Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Bibla,qe ne kete rast eshte burimi i informacionit,eshte ne perdorim te te gjitheve.Pra si besimtari ashtu edhe jobesimtari mund te mesojne.Ndryshimi qendron ne faktin se besimtaret besojne ne vertetesine e informacionit dhe burimit te tij,ateistet jo,kurse skeptiket e vene ne dyshim.
    Shkurt,qendron ajo qe thashe une.Eshte vetem çeshtje besimi.Prova konkrete nuk ka askush.


    [/ QUOTE ]

    Me vjen keq qe duhet te mos bie dakord me ty.

    Sipas asaj qe Bibla thote per vetveten, te vetmit njerez qe mund ta kuptojne ate jane ata qe e besojne. Nese nje njeri mendon se di me teper sesa Zoti dhe asaj qe Ai ka thene, dhe eshte ne gjendje ta korrigjoje Zotin, atehere Bibla mbetet per te nje liber kot, me perralla, genjeshtra, apo veri vete cdo epitet tjeter.

    Bibla eshte nje liber i gjalle, i hapur per ata qe duan me gjithe zemer te besojne Zotin dhe ta ndjekin ate, dhe i mbyllur per cdo kritik, fetar, jobesimtar, keqbesimtar, etj.

    Kjo eshte ajo qe thote per vetveten. Nese ti s'e beson kete, OK, eshte e drejta jote, por duhet ta dish se te kuptuarit te Bibles nuk varet nga intelekti, arsimi, apo diploma, por nga dashuria per Zotin dhe te verteten. Kur nje njeri i ndjek keto te fundit, Zoti t'i shfaq vete ato te verteta qe gjenden aty qe te tjeret nuk mund t'i kapin dot, megjithese mund t'i lexojne 100 here. I tille liber eshte Bibla.
     
  11. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    <font color="#666666">Bibla,pavaresisht vleres qe mund t'i japesh ti si besimtar,nuk eshte tjeter veçse nje liber qe mbart informacione po aq te paverifikueshme konkretisht sa edhe ajo qe ndodh pas vdekjes.Ti rrotullohesh nga rrotullohesh dhe del perseri tek besimi... Prova ke? Jo!



    PS:nuk kam asgje me ty apo faktin qe ti beson te Zoti.thjesht po perpiqem te diskutoj me llogjike perderisa jemi tek filozofia.mos mi merr per keq fjalet. /pf/images/graemlins/smile.gif
    </font>
     
  12. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Vdekja

    Skollen per police /pf/images/graemlins/laugh.gif je duke e bo apo per ekonomi ti?
     
  13. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    Rri urte se ta rrasa ne shkop gome /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  14. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Sic e permendem filozofia eshte e pamundshme qe t'i jape pergjigje pyetjes "Cfare ndodh pas vdekjes", prandaj nuk po flasim per vdekjen vetem ne kuptimin filozofik, pasi ne prekemi konkretisht nga ajo, jo ne menyre filozofike, prandaj edhe po flasim per ato burime qe japin pergjigje reale mbi kete gje te ciles s'i shpeton dot askush.

    Nqs ti beson se Kryqezimi i Krishtit nuk mjafton per te falur gjynahet e tua, good luck kur te perballesh me Zotin dhe t'i shpjegosh pse veprat e tua qenkan me te drejta dhe meritueshme sesa flijimi i persosur i Birit te Tij.

    Megjithate keto mund t'i diskutojme tek Teologjia per te mos dale jashte natyres se filozofise.

    [/ QUOTE ]

    Pikerisht pra, ketu dalim nga natyra e filozofise.
    Per me teper, nqs ti thua qe pas vdekjes ndodh kjo, sepse e thote bibla, apo per me teper, kur te vdesim do ta vertetojme, ketu debati mbaron. Nuk ka me se c'te thuhet. Duhet te presim vdekjen dhe te shohim kush ka te drejte.
    E shumta, ketu mund te hapim nje debat krejt tjeter, duke shtruar pyetjen se perse je ti i sigurt se bibla eshte e vertete. Por ketu nuk eshte vendi per kete debat.

    Problemi eshte se, filozofia merr per argumente dy lloje ne pergjithesi: ato racionale, dhe empirike. Bibla eshte argument, pasi eshte kaluar nje faze. Nqs, kemi rende dakor se eshte e vertete plotesish, por perderisa nuk kemi rene dakort ne kete pike, nuk mund ta perdorim per reference te se vertetes.
     
  15. oxymorons

    oxymorons Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    <font color="#666666">Bibla,pavaresisht vleres qe mund t'i japesh ti si besimtar,nuk eshte tjeter veçse nje liber qe mbart informacione po aq te paverifikueshme konkretisht sa edhe ajo qe ndodh pas vdekjes.Ti rrotullohesh nga rrotullohesh dhe del perseri tek besimi... Prova ke? Jo!

    PS:nuk kam asgje me ty apo faktin qe ti beson te Zoti.thjesht po perpiqem te diskutoj me llogjike perderisa jemi tek filozofia.mos mi merr per keq fjalet. /pf/images/graemlins/smile.gif
    </font>

    [/ QUOTE ]

    Kuptohet qe cdo gje eshte ceshtje besimi, Bibla, Kurani, Aristoteli, Nice, Frojdi, UFO-t, Evolucioni, etj, etj.

    Te gjitha kane te bejne me besimin...

    Une argumentoj se Bibla eshte libri me i vecante qe meriton besimin racional per shkak te provave te shumta te mbinatyrshme qe jep qe nuk shpjegohen dot ndryshe vecse me zbulesen e Zotit.

    A kam prova? Une kontestoj qe kam me shume prova se sa ke ti per besimin tend.

    Nuk t'i marr fjalet aspak per keq. Muhabet po bejme.

    /pf/images/graemlins/wave.gif
     
  16. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Vdekja

    Nuk po ve ne dyshim nese po mi merr apo jo per keq.
    Po keshtu, ketu nuk po diskutojme fare se kush ka me shume argumente ne besimin e vet. Nuk e ve absolutisht ne dyshim qe edhe ti ke argumente sa te duash, por nuk mund te thuash dot as se ke me shume se une. Te pakten nuk mund ta thuash kete per sa kohe as ti s'i ke degjuar ndonjehere argumentet e mija, ashtu sic une nuk i kam degjuar argumentet e tua.

    Por ka nje dallim midis "te besuarit tek arsitoteli, Nicja etj... me te besuarit tek Bibla, Kurani etj...
    Kjo pasi Tek Aristoteli ne nuk besojme pa e arsyetuar nese e ka te drejte apo jo. Kjo pasi burimet e informacionit te aristotelit jane po kaq njerezore sa edhe tonat. Ndersa per Biblen dhe Kuranin, na jepen informacione te cilat nuk mund ti dije nje qenie njerezore, si ato te tipit se c'e pret njeriun ne jeten tjeter. Keto kane vend vetem per besim, pasi nuk mund te jene te vertetueshme. Ne besojme tek keto gjera vetem sepse jemi bindur qe Bibla apo Kurani, jane libra te vertete, dhe rrjedhin prej Krijuesit.

    Ka nje ndryshim shume te madh.
     
  17. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    <font color="#666666">Gysi,ai mu drejtua mua kur tha qe nuk i merr fjalet per keq.Nuk kishte gje me ty. </font>
     
  18. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Vdekja

    /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
     
  19. Iron_heat

    Iron_heat Primus registratum

    Re: Vdekja

    Nje nder faktoret kyc qe kane ndikuar per aktivizimin e mendjes se njeriut dhe per botekuptimin e tij, eshte vdekja..
    Tek njerezimi eksiston dicka e quajtur "frike" me ane te se ciles njerezit vazhdimisht jetojne dhe ky fenomen i percjell kudo..
    frika, shfaqet nga shume sende e gjera por kur te shoheshne te githa pikepamje nderlidhet me vdekjen...
    pse vdesim, ku shkojme ku vdesim..?
    keshtu jane parashkruar pyetjet para mijera e mijra vite me pare, dhe ende sot kemi pytje te njejta...cfare eshte vdekja?
    s'mund te jepen definime te sakta...pa u vertetuar vete e kur vertetohemi smund te jemi ketu per ta spjeguar.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  20. abs

    abs nuk e di...

    Re: Vdekja

    Vdekja eshte nje Alternativ...
     

Shpërndajeni këtë faqe