Vdekja

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Scorpion, 24 Feb 2006.

  1. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Vdekja

    Shiko qe ta mbyllim se e zgjatem shume debatin /pf/images/graemlins/wink.gif
    Pra dolem tek fjala ime qe "besim" dmth bindje apriori dhe si rrjedhim Besimi ne Zot eshte ceshtje personale dhe jo absoute.Gjithashtu e pranove qe nqs Kuranit i ndryshohet nje presje atehere ai eshte nje liber i zakonshem,pra nuk eshte me Fjala e Zotit.
    Kurse persa i perket profeteve perseri ngelem tek ajo qe nga 100 000 profete permenden vetem 28 te cilet jane te GJITHE hebrenj sepse edhe ata para Jakupit ishin paraardhes te hebrenjve (sic jane iliret me shqiptaret) dhe biles edhe Muhamedi si arab qe eshte perseri eshte i se njejtes linje etnike (arabet dhe hebrenjte rrjedhin nga bijte e Ibrahimit (Abrahamit) nqs s`gaboj. Kurse nga etnite e tjera s`ka emra. Per mua ky eshte nje gje qe nge dyshime. Nejse, e leme tani se zor se biem dakort perderisa besojme dy gjera te ndryshme. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  2. bizi

    bizi Forumium praecox

    Re: Vdekja

    /pf/images/graemlins/wink.gif Jam ploteshisht dakort me ty, po shkon ca si gjate.
    Jam dakort qe besimi eshte ceshtje personale, per ata qe besojne, dicka mes personit dhe Zotit.
    Me arsyetimin mbi hebrenjte jam me pak dakort pasi i bie qe arabet te jene hebrenj, po me mire pse mos quajme hebrenjte arabe?
    Ia kalofsh mire /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
     
  3. gothica

    gothica Primus registratum

    Re: Vdekja

    shume e cuditshme po shkruaj ne nje teme per te perballuar friken me te madhe qe kam ... vdekja e personave qe dua .... a e keni menduar se njeriu nuk e jeton vdekjen e tim e cuditshme jetojme e meditojm vetem ne bazene asaj qe kemi pare tek te tjeret ate qe kemi jetuar dmth vdekjen e te tjereve.... crendesi ka ku shkojm ...njeriu ka nevoje te kete pika mbeshtetje dhe te pertejmen e krijuam per te mos u deshperuar aq shume per humbjen tone apo te atyre qe duam.... ne jemi humane qe nuk duam te harrohemi te gjithe duam te leme shenja te paharrueshme per tju shmangur vdekjes!cudi apo jo ?
     
  4. alb_girl82

    alb_girl82 Primus registratum

    Re: Vdekja

    Tani nuk me vjen te shprehem per kete fjale po do te shkruaj nje poezi qe kam mar spunto nga nje person qe i ka ndodhur dicka e tille... shume i dashur per mua!

    Kerkoja neper nate
    dashurine e humbur larg,
    dashurine pertej ne det
    a do te kthehet? se di as vete!
    Pyeta naten per ty
    dhe hena me yjet ishin aty
    bashkepunetore te asaj nate te gjate
    por pa arsye, pa shkak.
    Pyeta naten per ty
    por s'me pergjigjej,
    e pyeta perseri
    dhe nata krahet mi ktheu
    dhe i ftohti filloj te ndjehej.


    Nuk flet,
    endesh neper dhome
    si nje hije,
    dhe oret kalojne.
    Nuk flet
    por mallkon veten
    shan fatin qe te mbyti
    nen lot heshtjen.


    Ndjek jeten pastaj
    por ajo do qe te te reshqase.
    Pret vdekjen me pas
    qe me vete te te marre.
    Perqafon me perzemersi
    njeriut qe i dhe besim
    dhe qan e qan pa pushim
    sepse e ktheu ne mashtrim!


    Mbyll syt dhe fle


    se di, gjithmone do rrish atje?
    Dridhesha ne shpirt
    dhe fiskoja pllakat,
    aty ndodhesha rastesisht,
    si gjithe jeta ime te pakten.


    Bertite,


    dhe toka mu hap poshte kembeve,
    po nxirrje shpirtin
    dhe une si e cmendur
    numuroja qoshet e kendeve.
    Isha ne boten e te marreve,
    po ci bere kesaj jete
    qe ste la te maresh fryme
    ne kete ajer te piste (te pakten)
    ne kete nate te zymte?
    Syte kane vetem dhimbje,
    shpirti ndjen lodhje,
    zemra do hakmarrje,


    dhe ti fshihesh mbas nje buzeqeshje fallco!
     
  5. arturo

    arturo Primus registratum

    JETA-VDEKJA –RILINDJA(RECARNACIONI)

    Cfare ndodh kur nje njeri vdes?

    A ka ndonje gje mbas vdekjes ?

    A ka jete te meparshme para ekzistences tone ne kete trup?

    Keto jane pyetje qe ne menyre te pashmangshme ja bejme vetes kur fillojme te perpiqemi te kuptojme dicka per vendin tone ne univers
    Filosofia spirituale joga i pergjigjet ketyre pyetjeve sistematikisht
    me qellim qe te kuptojme pergjigjen e ketyre pyetjeve eshte e nevojshme te kuptojme mire ligjin e veprimit dhe te kunder-veprimit
    ne boten materjale ekziston nje ligj i mirenjohur qe thote ; per cdo veprim ka nje kunder veprim te barabarte dhe me drejtim te kundert
    edhe ne sferen mendore psiqike zbatohet nje ligj i tille ,sa here qe kryhet nje veprim i mire ose i keq ,ka nje deformim te ektoplazmes pjese e mendjes (CITTA)cdo here qe ne pra kryejme nje veprim mendja jone deformohet dhe kur ne marim kunder-veprimin ajo kthehet ne gjendjen fillestare ne ndjejme kenaqesi ose dhimbje ne varesi te veprimit tone fillestar ,shpesh procesi i veprimit dhe kunder-veprimit vepron ne menyre te tille ,ka nje veprim dhe menjehere pas kesaj personi provon kunder-veprimin ,ne qoftese nuk ka ndryshim ne kohe ,vend dhe person ,kunder-veprimi do jete i barabarte me veprimin fillestar
    deformimi i mendjes qe mbetet i fjetur per nje fare kohe ne filozofine joga quhet SAMSKARA,keto aksion-reaksione perfaqesojne kunder-veprimet e mundshme ,prandaj ato qe quhen aksidente ,krime,vetvrasje ,etj,jane thjesht reagime te veprimeve (jeteve)te meparshme ,shpesh duken si pa shkak ,por kjo ndodh sepse eshte harruar veprimi fillestar

    kunder-veprimi do te jete me i forte se veprimi fillestar ne qoftese ka kaluar kohe ne mes te dyve(aksion-reaksionit)dhe nese ka ndryshim ne vend dhe person ,njesoj si me parate ne banke qe shtohen me kalimin e kohes
    ligji i aksion-reaksionit njihet ndryshe edhe si ligji universal i KARMA-s ndersa reagimet e mundshme quhen SAMSKARA ose deformime te mendjes

    duke u kthyer te pyetja fillestare per jeten ,vdekjen,dhe ringjalljen (recarnacionin) tani jemi ne nje pozocion te volitshem per te kuptuar se cfare ndodh ne castin e vdekjes ,ne baze te ligjit te veprimit dhe te kunder-veprimit ne duhet te perjetojme pasojat e cdo veprimi ,dhe cdo dite ne provojme kenaqesite dhe dhimbjet deri ne castin kur mbresat e ndryshme te mendjes “te piqen,ose te ezaurohen”shpalosen ,
    ne qoftese nje njeri vdes ne ate cast kur tere momentet kunder-vepruese(samskarat)jane shterur dhe veprime-e-kunder-veprime te reja nuk jane krijuar ,atehere mendja do jete ne gjendje te purifikuar dhe do te zhytej ne VETEDIJEN-SUPREME-KOZMIKE ,kjo gjendje e shkrirjes se perjetshme eshte e njohur ne joga si MOKSHA ose ne budizem njihet si NIRVANA
    megjithate ne realitet eshte e veshtire ti zhdukesh te gjitha aksion-reaksionet(samskarat) dhe te mos krijosh te tjera,sepse sa here qe ne bejme nje veprim me mendimin “une po bej kete veprim” nje mbrese mbetet ne mendje ,keshtu ne shume raste kur nje person vdes ,ai ose ajo kane akoma shume kunder-veprime te mundshme qe duhen perjetuar ose konsumuar ,
    cfare do ndodhte ne nje rast te tille ?
    kunder-veprimet duhet te perjetohen ,por nuk kemi nje trup fizik ,keshtu qe nevojitet nje trup tjeter dhe mendja duhet te rilinde perseri
    ne menyre qe te kuptojme procesin e rilindjes (recarnacionit) fillimisht duhet te kuptojme se cfare eshte jeta ,sipas filozofise joga jeta eshte nje paralelizem midis mendjes dhe trupit
    njesoj si ne fiziken moderne joget kane thene se i tere universi eshte ne vibrim dhe se keto vibracione kane gjatesi te ndryshme vale ,ka nje gjatesi te caktuar vale per trupin ,dhe nje gjatesi te caktuar vale per mendjen ,kur keto gjatesi valesh perputhen dhe jane paralele atehere kemi jeten ,megjithate ne qoftese dicka i ndodh trupit ,si p.sh. nje aksident ose nje semundje ,etj, gjatesia e vales se trupit mund te ndryshoje dhe ky paralelizem (trup-mendje)humbet ne nje rast te tille kemi ate qe quhet ARSYEJA FIZIKE E VDEKJES

    por ndodh qe trupi mund te jete duke funksionuar mire ,por ne qoftese kemi nje shok te rende te mendjes ,vala mendore mund te ndryshoje dhe perseri paralelizmi(mendje-trup) humbet dhe nje gje e tille eshte e njohur si SHKAKU PSIQIK I VDEKJES per shembull kur nje person vdes nga nje frike shume e madhe

    nje shembull tjeter eshte ai i kafsheve qe jetojne prane njerzve ,nje qen, qe jeton me nje familje njerzish eshte vazhdimisht prane me mendjet me te zhvilluara te njerzve ,nje qen qe jeton ,udheton,ha, me nje familje njerzore ,fillon ti nenshtrohet nje zgjerimi te mendjes ,mendja e tij behet gradualisht gjithnje e me shume e ngjashme me ate njerzore ,ne qoftese ky zgjerim vazhdon atehere qeni mund te ngordhe per shkak te humbjes se paralelizmit mes valeve te mendjes dhe trupit ,ne kete rast gjatesia e valeve mendore ndryshoi per shkak te kontaktit me qenjet njerzore dhe si pasoje kerkohet nje trup me i perkryer me te cilin mund te gjeje nje paralelizem ,ky ka mundesi te jete nje trup njerzor

    ka edhe nje mundesi tjeter e cila njihet si shkaku shpirteror i vdekjes ,ne praktikuesit shume te perparuar shpirterore mendja do te perthithet ne vetedijen supreme kozmike e cila ka nje vibrim me nje gjatesi vale te pafundme ,ne qoftese mendja arrin kete paralelizem te zgjatur me ENTITETIN SUPREM KOZMIK ,atehere personi do te humbasi paralelizmin me trupin fizik ,ne kete rast personi «braktis»trupin» dhe arrin gjendjen e moksha ose nirvana-n budiste ,kjo nuk eshte vdekje ne kuptimin e asgjesimit ,por eshte nje shkrirje ne nje stad mrekullie dhe mahnitjeje te amshuar qe nuk shprehet dot

    duhet te shqyrtojme edhe nje element tjeter perpara se te kuptojme teresisht procesin e jetes ,vdekjes ,dhe rilindjes(recarnacionit) ne cdo gjallese nuk eshte vetem nje trup fizik dhe nje mendje ,por eshte gjithashtu edhe nje shpirt (ATMAN) ose njesia e vetedijes deshmuese
    vetedija deshmuese eshte deshmitari i fundit i mendjes dhe eshte burimi i “ndjenjes se unit” qe misherohet ne thenjen «e di qe ekzistoj» mendja ka tre pjese funksionale te saj

    -une bej==> AHAM
    -une ekzistoj=>MAHAT
    -une kam bere=>CITTA

    UNI qe provon ekzistencen e ketyre tre pjeseve funksionale te mendjes eshte i njohur si ATMAN (SHPIRTI) dhe eshte njesia e pa-shkaterrueshme e vetedijes eshte edhe celesi per te zgjidhur misteret e jetes ,vdekjes ,dhe rilindjes(recarnacionit)

    Kur nje person vdes ,energjia jetesore e trupit (PRANA) HYN NE GJENDJE çekuilibri dhe largohet nga trupi ,me humbjen e energjive jetesore trupi i njeriut pushon se funksionuari,personi qe me pare jetonte humbet te gjitha ndjenjat e kenaqesise,dhimbjes,dhe te vetedijes ,megjithese mendja bie ne nje gjume shume te thelle ne kohen e mbas-vdekjes ajo nuk ka vdekur si trupi ,aksion-reaksionet(SAMSKARAT) ose momentet kunder-vepruese te mendjes jane te regjistruara ne mendjen shkakesore ,dhe ATMAN-SHPIRTI mbetet si deshmitar i mendjes inaktive

    Ne varesi te llojit te SAMSKARA ose aksion-reaksioneve(veprim-kunder-veprim),mendja inaktive(jo-aktive) ka nje gjatesi te caktuar vale dhe kudo qe ka nje trup te pershtatshem fizik ne univers qe te kete gjatesi vale paralele me kete mendje ,mendja do te rilinde ,rimisherohet(recarnacioni) ne kete trup ,dhe qenja ,gjallesa,do te kete atehere mundesine per te provuar kunderveprimet e mundshme te mbledhur ne jetet e tjera te meparshme
    Sa zgjat kjo perjudhe e perkoshme pritjeje?(per tu rilindur)
    Ajo mund te jete shume e shkurter, por edhe mund te zgjase mijera vjet ,gjeja me e rendesishme eshte se duhet te jete nje trup i pershtatshem diku ne kozmos qe te perputhet me vibrimin e mendjes dhe shpirtit inaktiv te pa-trupezuar

    Nje tjeter pyetje e zakonshme ne lidhje me rilindjen (recarnacionin) eshte se nese dikush rikujton jetet e kaluara , deri ne moshen 4-5 vjec nje person ka memorje ekstra-cerebrale ose jashte trunore qe perfshin dhe kujtimet e jeteve te meparshme ,megjithate neqoftese keto kujtime do te vazhdonin edhe pas kesaj moshe atehere do te ndodhte nje dyzim i personalitetit dhe personi do te vdiste, prandaj natyra e mbron njeriun duke mos e lejuar zhvillimin e personaliteteve te shumefishta ne te njejtin trup
    Megjithse mund te jete terheqese te remosh,dhe kerkosh ,ne jetet e kaluara nuk ka asnje te mire psikologjike ose shpirterore ne nje veprim te tille ,eshte keshillueshme per aspirantet shpirterore te harrojne veprimet jeteve te tyre te kaluara,sidomos veprimet e keqija ,dhe te fillojne nje jete te re duke u perqendruar ne te tanishmen dhe duke pare perpara per nje te ardhme te lavdishme .
    Ne raste te vecanta nje udheheqes shpirteror mund ti tregoje nje aspiranti,dishepulli,etj,te kaluaren e tij/asaj per ti dhene nje mesim.

    filosofia joga e pershkruan gjendjen e vdekjes si “nje gjume te gjate te mendjes shkakesore” dhe thekson se nuk ka ndjenja kenaqesie ose dhimbje ne kete gjendje per shkak te mungeses se organeve te trupit dhe te nervave ,dhe joga shpjegon gjithashtu se keto mendje “pa trup” nuk kane organe motore dhe keshtu qe nuk mund ti bejne dem njerzve

    persa i perket parajses dhe ferrit ,parajsa eshte kur ne kete jete ne perjetojme pasojat e veprimeve te mira qe ne trashegojme nga e kaluara(jetet) ndersa ferri eshte kur pesojme rezulltatet e veprimeve te keqija nga jetet tona te kaluara

    konceptet supersticioze per vuajtje te perjetshme te propoganduara nga religjionet nuk kane vend filozofine spirituale te joges
    qellimi perfundimtar i ketij cikli kozmik jete-vdekje-rilindje(recarnacion) eshte casti kur vetedija individuale e personit lartesohet pertej jetes dhe rilindjes dhe bashkohet me VETEDIJEN SUPREME KOZMIKE qe eshte DASHURI E AMSHUAR E PA-KUSHTEZUAR
     
  6. kURTh

    kURTh Primus registratum

    Re: JETA-VDEKJA –RILINDJA(RECARNACIONI)

    arturo, pergezimet e mia per shkrimin e mesiperm!

    Aq me teper qe jo vetem qe eshte i veshtire perkthimi ne shqip i temave te tilla, por gjithashtu edhe pershtatja e te konceptuarit dhe te shprehurit te NJOHJES (filozofise nese mund ta quajme) se East (lindor) ne menyren e te kuptuarit llogjik te West (perndimor).

    Shtese dy fjale ...
    Filozofia dhe Religjionet (Religjion - jo besimi fetar qe njohim ne sot, pasi religjioni ne vetevete eshte shume me i vjeter) ne thelb te tyre kane NJOHJEN e se vertetes, gjithckaje, gjithesise, vetvetes, krijuesit-krijimin dhe te krijuarin.

    Persa i perket NJOHJES, ndryshimi baze ndermjet lindjes dhe perendimit eshte se:
    Ne perendim NJOHJA eshte produkt i te menduarit.

    Ne lindje NJOHJA eshte produkt i eksperiences personale (ku perfshihet te menduarit dhe jo te menduarit).

    Gjithe te mirat te gjitheve.
     
  7. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: JETA-VDEKJA –RILINDJA(RECARNACIONI)

    Shkrimet e me siperme ishin teper interesante, megjithese Budizmin eshte pak e veshtire ta ndash ne filozofi ose besim fetar.

    Ndryshimi i Budizmit me besimet e tjera fetare eshte se Budizmi i ka bazat ne ligjet e natyres dhe Jeta eshte Zot, njekohesisht njeriu gjitheashtu si mbartes i saj.

    Dyjesia, materia - jomateria, jeta - vdekja, e mira - e keqja, dituria - injoranca etj etj perbejne disa nga elementet kryesore te cilat bashkejetojn me njera tjetren nderkohe qe jane ne konflikt per shkak te perberjes, permbajtjes se tyre. Keto jane disa nga konfliktet kryesore qe preokupojn njeriun.

    Nderkohe qe eshte teper pasjonante te mendosh deri ne skajet e qenies njerezore, dhe kjo fale metodave te meditimit te perdorura ne Joga ose gjate praktikave Budiste, prap mbeten shume pyetje pa pergjigje.

    Ligji i Karmes, i ngjashem me denimin/shperblimin hyjnor, kerkon nderhyrjen e Besimit per tu pranuar.

    Sipas ligjit Karmik te Budizmit vuajtjet ne kete jete jane pasoje e aksjoneve negative te jeteve te meparshme.

    Nderkohe Budizmi thekson qe aksjonet negative te kesaj jete bejn qe rilindja te ndodhi ne nje cikel te papershtatshem, psh ne ciklin e derrave. /pf/images/graemlins/laugh.gif Dmth, qe ne jeten tjeter mund te jesh derr ne qofte se e ke keqshperdoruar jeten njerezore. /pf/images/graemlins/laugh.gif Jam i sigurt qe shume nga ne jane drejt kesaj rruge. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Tani po te pranosh qe njeriu mbarte ne vetvete jetet e meparshme i bie qe te kete qene dikur njeri, pastaj derr, pastaj zog, pastaj gomar, me pase qen etj etj. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Nejse, ligji i aksjon-reaksjonit nuk mund te shpjegoje ne menyre objektive te papriturat e Jetes. Mbetet vetem shkrirja ne te, pranimi i Jetes ne te gjitha format saj, pergjigjia me e mire e pyetjes.
     
  8. kURTh

    kURTh Primus registratum

    Re: JETA-VDEKJA –RILINDJA(RECARNACIONI)

    Kur e pyeten Sokratin: Kush jeni ju?
    Ai u pergjigj,
    "Nuk e di. Por e di qe nuk e di"

    Kurse ne dime gjithcka. Vetem se nuk e dime qe dime gjithcka ... se po ta dinim atehere nuk do merreshim
    me "derrat" e jetes tone te kaluar!
     
  9. The_Meditator

    The_Meditator Primus registratum

    Re: Vdekja

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Shiko qe ta mbyllim se e zgjatem shume debatin /pf/images/graemlins/wink.gif
    Pra dolem tek fjala ime qe "besim" dmth bindje apriori dhe si rrjedhim Besimi ne Zot eshte ceshtje personale dhe jo absoute.Gjithashtu e pranove qe nqs Kuranit i ndryshohet nje presje atehere ai eshte nje liber i zakonshem,pra nuk eshte me Fjala e Zotit.
    Kurse persa i perket profeteve perseri ngelem tek ajo qe nga 100 000 profete permenden vetem 28 te cilet jane te GJITHE hebrenj sepse edhe ata para Jakupit ishin paraardhes te hebrenjve (sic jane iliret me shqiptaret) dhe biles edhe Muhamedi si arab qe eshte perseri eshte i se njejtes linje etnike (arabet dhe hebrenjte rrjedhin nga bijte e Ibrahimit (Abrahamit) nqs s`gaboj. Kurse nga etnite e tjera s`ka emra. Per mua ky eshte nje gje qe nge dyshime. Nejse, e leme tani se zor se biem dakort perderisa besojme dy gjera te ndryshme. /pf/images/graemlins/wink.gif

    [/ QUOTE ]

    28 profetet e permendur ne kuran shumica jan cifut ,por jo te gjithe jan cifut.mbi 10 afersisht sjan cifute

    adi,hudi,junusi,noah,luti,ismaili,dhulkarnejni e nja dy te tjere qe spo me vijne ne mendje. jo te gjithe jan cifute.

    ata permenden me shume ngaqe ai si popull e mbajti fene e ALLAHUT me shume se popujt e tjere,plus ishte dhe populli me kokefort ne besim ne te njejten kohe .prandaj shume erdhen tek ai popull.kjo mund te quhet si sprove ,ose si bereqet per ate popull.
     
  10. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Vdekja

    une mendoj se tema e vdekjes duket e trishtuar pasi ne tokesoret kaq kemi mundesi te kuptojme dhe te marrim informacion rreth vdekjes. ndoshta pak filozofi nuk do na bente keq . . .
    ku e dime ne se vdekja ne vetvete mund te jete nje lindje per ne...
    me ka bere pershtypje nje informacion qe kam lexuar rreth konceptit te budisteve rreth vdekjes. ata mendojne se shpirti rikthehet vazhdimisht ne toke kuptohet ne epoka te ndryshme. pra ne vdesim dhe ne te njejtin moment lindim. ne fakt nese kjo do te ishte e vertete mua me duket pak e lodhshme...
    kush rri dhe e fillon gjithcka nga fillimi kopshti shkolla notat e mira puna familja stresi lodhja plakja ...
    gjithesesi mua me ngushellon nje fakt qe i besoj. ne jemi nje energji e caktuar dhe ashtu si te gjithe e dime ligjin e energjise ajo nuk humbet por transformohet, ndryshon rrjedhe por nuk zhduket vazhdon te ekzistoje...
    dhe ne pas vdekjes thjesht ndryshojme forme. por problemi qe me shqeteson mua eshte nese ne do ta kemi kujtesen ende ne kete formen e re qe do te marrim...
     
  11. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Vdekja

    Ok ne fakt jo cifute po prape komshinj /pf/images/graemlins/wink.gif E kam fjalen qe nne Kuran (dhe Bibel) flitet er ngajrje dhe ZONA ku kane jetuar cifutet (ose arebet) . Nuk ju ben pershtypje kjo?
     
  12. The_Meditator

    The_Meditator Primus registratum

    Re: Vdekja

    I GJITHE MUABETI QENDRON KETU.

    A ESHT VDEKJA PER JU O NJEREZ 'E VERTETE'(absolute)?
     
  13. lu_lu

    lu_lu Primus registratum

    Re: Vdekja

    "Te gjithe duan te shkojne ne Parajse por asnjeri te vdese"
    Vdekja..... e kunderta e lindjes.
    Ndodh vetem nje here ne jete dhe une nuk do doja ta humbja shans te tille edhe sikur te kisha mundesi ta shmangja.
     
  14. AKABA

    AKABA Primus registratum

    Re: Vdekja

    hmm.. maj mend nje shprehje: Pse duhet te kem frik nga vdekja? Kur jam un nuk eshte vdekja, kur eshte vdekja nuk jam un..!!

    Marrur ne terma filozofik diqka e till mund te jet, pra thjesht nje myllje perdesh per nje akt por drama vazhdon.. dhe vijme prap per aktin e rralles der sa arritja ne graden njeri, ketu flas per at grad shpirtrore qe besoj secili ne besimin e vet e arrin pa dal titrat e fundit te drames se egzistemces shpirtrore ne toke..

    Pra besoj qe vdekja eshte thjesht nje pauz per reflektimin dhe ridimensionimin e shpirtit der ne kthimin e rrales, bima zduket por fara mbet..
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Vdekja

    ...po keshtu edhe prindi me femijen. Por prezenca e femijes s'do te thote qe jeton prindi.
    Vdekja eshte praktikisht frika me e madhe qe mund te kete qenia njerezore. I shmangen te tere, e largojne te tere, i ruhen te tere. Pse kaq frike? Pse kaq tmerr kur jeta vazhdon edhe me pas? Pse shume shume thelle brenda nesh te tere e degjojme zerin qe thote se vdejka eshte absolute dhe kemi nevoje qe te na thone te tjeret ne kor se jeta vazhdon edhe pas saj?
     
  16. AKABA

    AKABA Primus registratum

    Re: Vdekja

    ... varet kush eshte ne ket kor dhe sa pesh ka fjala e tyre.
    Frik nga vdekja kan ato njerz qe kan diqka me humb, kan diqka me lan, kan diqka qe i man fort.. perndryshe ka njerz qe vdekjen e shofin thjesht si lirim..

    Hmm nuk ishte ideja per prindin me fmin, por prep ishte gjetje e bukur edhe se mendoj ne supkoshienc eshte e vertet e kunderta, per sa kohe jeton fmija jeton edhe prindi...
     
  17. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Vdekja

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Gurax</div><div class="ubbcode-body">...po keshtu edhe prindi me femijen. Por prezenca e femijes s'do te thote qe jeton prindi.
    Vdekja eshte praktikisht frika me e madhe qe mund te kete qenia njerezore. I shmangen te tere, e largojne te tere, i ruhen te tere. Pse kaq frike? Pse kaq tmerr kur jeta vazhdon edhe me pas? Pse shume shume thelle brenda nesh te tere e degjojme zerin qe thote se vdejka eshte absolute dhe kemi nevoje qe te na thone te tjeret ne kor se jeta vazhdon edhe pas saj? </div></div>
    Duke qene se ne jemi materie, vdekja eshte nje koncept i papranueshme per ne. Mospranimi vjen nga mosperceptimi i fundit te ekzistences sone ne kete forme dhe eshte normale.
     
  18. AKABA

    AKABA Primus registratum

    Re: Vdekja

    po qe se e konsiderojme Njeriun materie kjo e mesipermja a pergjigjja ma e sakte, koncepti jem a pak ma i gjan per njeriun..
     
  19. Cleopatra

    Cleopatra Forumium praecox

    Re: Vdekja

    S'kam frike vdekje,por se kam as qef. [​IMG]
    E di qe do vij nje dite.Si kam lindur dhe do vdes.
    Hmm te kesh per ke te jetosh akaba?
    Po vetem ateher e ke frike eshte fakt.Kur ke se ca humb.
    Vdekjen e shikoj proces si proceset tjera...lindja ,zhvillimi e me rralle.
     
  20. AKABA

    AKABA Primus registratum

    Re: Vdekja

    te jetosh per dike.. hah Mindhunter_girl lum kush e ka at rrisk qe te dorzoj veten te dikush me besim, bindje e ndjej te plote, e ti thoj jeto per mua siq un jetoj per ty, je jeta jeme e un e jotja.. ather jeta bahet teper e cmushme e vdekje, hah vdekje ska ma.. arrin pavdeksin [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe