Vendimi qeveria rrit akcizen per 55 produkte ne treg

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Qeveria ka dyfishuar akcizën për mallrat e konsumit në vend dhe e ka hequr atë për prodhimet kozmetike. Përveç kësaj ekzekutivi ka shtuar listën e mallrave të cilat do të jenë me akcizë. Kështu përveç kafesë lëngjeve të futave pijeve alkoolike produkteve të duhanit produkteve të lëngshme etj akcizë do të ketë edhe për fishekzjarrët pilat dhe bateritë akumulatorët elektrikë gomat ambalazhet e plastikës qelqit dhe llambat inkandeshente. Akciza është ulur vetëm për kafenë e pjekur me qëllim nxitjen e industrisë së përpunimit të saj në vend. Rritet akciza Me anë të një vendimi të posaçëm i cili është dekretuar nga Presidenti Topi me dekret nr.6838 më datë 5.1.2010 qeveria rrit ndjeshëm çmimin e akcizës për mallrat e tatueshme. Kështu për kafenë e pjekur e dekafeinizuar ose jo më parë akciza ishte 80 lekë/kg tashmë me ligjin i cili është botuar në fletoren zyrtare dhe që hyn në fuqi pas 15 ditësh bëhet 140 lekë/kg. Po ashtu rritje të akcizës ka edhe për pijet alkoolike për produktet e duhanit etj. Zgjerohet lista Ajo që vihet re në vendimin e qeverisë është zgjerimi i listës së mallrave me akcizë. Kështu me ndryshimet në ligj mallra me akcizë do të jenë edhe llambat inkandeshente pilat dhe bateritë primare akumulatorët etj të cilët kanë një akcizë shumë të lartë. Ndërkohë me ligjin e ri trajtohen si mallra me akcizë edhe disa mallra të tjera që kanë ndikim mjedisor si ambalazhet e plastikës qelqit gomat etj. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në zgjerimin e listës së produkteve të akcizueshme që përfshin edhe disa mallra me ndikim mjedisor; uljen e akcizës për disa produkte si kafeja me qëllim nxitjen e industrisë së përpunimit të kafesë në vend; heqjen nga lista të produkteve të akcizueshme të mallrave të parfumerisë dhe kozmetikës jo vetëm me qëllim shmangien e kontrabandës por edhe si praktikë që është në përputhje me atë të shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe