Videogame dhe demi i tyre.

Diskutime tek 'Lojra te ndryshme' filluar nga Diavolessa, 12 Jan 2003.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Videogame dhe demi i tyre.

    Doja te pyesja ju qe luani ne videogame:
    Ju ka rene kurre rasti te hyni ne personazhin e lojtarit ne loje?
    Ose te rrini ore - ore duke luajtur dhe nuk e keni kuptuar se ju ka bere dem, apo ju ka ngrene shume kohe?
    Eshte dem apo vetem kenaqesi?
     
  2. TEO

    TEO Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Nuk eshte dem jo po na lej tani te luajme se kam arritur tek bosi final... ej bela filloi me moral kjo :)
     
  3. GuJack20

    GuJack20 Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Me sa di une nuk ka asnje dëm, vetem nese per ju koha eshte me te vertete florì.... :)
    p.s. Ku e lexova ne fillim temen mu dukte se po flisnit per demin (burrin e lopes) dhe spo merja vesh asgje.... :) :)
     
  4. eM

    eM Paper Moon

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Dje pashe nje emision dhe thoshte se ne USA mosha mesatare e njerezve qe luajne Video Games eshte 28! :eek: :eek:
     
  5. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Kurse une kam pare ne lajme. Qe femijet rrijne shume pran Playstacion dhe ju ka sjelle dhimbje koke + terapi se nuk shkeputen dot nga Video Game.

    Eshte e vertete, por per ju qe jeni pak me te medhenj mbase me pak.
     
  6. Freak

    Freak Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Ehste e verteta se lojrat jane dicka fantastike per te kaluar kohen por te shkaterrojne syte nga stresi ne kompjuter. Une luaj gjithe kohen por ka raste qe e ndjej se nuk jam mire. Provo te luash quake3 dhe pas disa oresh te vjen mendja verdalle.

    Edhe femijet nga lojrat nganjehere i ngaterrojne me realitetin prandaj pak kujdes ne cfare lojra luajne. Plus qe mund te harxhosh gjithe kohen para ekranit si une dhe jeta te iken perpara teje pa arritur asgje. :)
     
  7. DriniS

    DriniS Ecejak

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Videogames
    se pari te harxhojne kohen,
    se dyti te prishin syte,
    se treti te futen ne koke saqe edhe pas lojes, kur shtrihesh ne krevat per te fjetur, te ze gjumi duke vazhduar lojen,
    se katerti s'merret vesh se cfare efektesh subkoshiente te jep :)

    Kur vajta me makine per ne Athine nga Tirana, rruges ne Greqi i kapa 180 km/h dhe ai moment ishte sikur po luaja Need for Speed pasi gjerat po me vinin me nje shpejtesi te madhe drejt e ne sy dhe e ula gazin se me nje shpejtesi te tille nuk behen shakara...
     
  8. TEO

    TEO Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Edhe une ashtu po e beja Drino po pastaj mu kujtua qe kur luaj NFS e perplas makinen ne kthesa te medha dhe thashe rri kush rri e rregullon makinen pastaj.
     
  9. DriniS

    DriniS Ecejak

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    eeeee... po tek need for speed shoferi nuk shko ne spital asiher :)
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Shume dakort me parafolesit. Edhe une kam luajtur "Soul Reaver : Legacy of Cain" dhe mendojsha sa mire do te ishte te ecje rruges dhe t'ju ngulshe kalimtareve dhembet ne qafe. :p


    -------------------
    "Zot me ruaj nga miqte, se nga armiqte ruhem vete!" - (s'e mbaj mend kush e ka thene)
     
  11. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    provojeni luajeni njehere resident evil cilindo 1,2 ose 3 dhe do ta shihni a futeni ne personazhin apo jo.njeher me tregoi nje shok qe kishte qene duke luajtur me resident evil 2 dhe eshte ajo skena kur vjen ai perbindshi ne korridor me koke te care i ngjitur ne tavan.tha se kur e pa i vellai i vogel ia dha lemerise dhe doli nga dhoma.
     
  12. geek

    geek Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Mua pervecse te gedhij netet me lojera te reja, nuk me ka dhene ndonje efekt tjeter te demshem te luajturit mbi computer. Humbje kohe mbase, por ajo kohe per mua ka qene argetim dhe ne fund te fundit, edhe argetimi paguhet (me ore).

    Per Nemesis: kur kam provuar Alien vs. Predator per here te pare, keshillohej ne menune e lojes, qe te luhej ne erresire, me volum te larte dhe me dolby surraund per te ndjere efektin e vertete te lojes. Surround nuk e kisha, e luaja vetem ne stereo, dhe prape te behej gjaku uje...
     
  13. Admirali

    Admirali Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Ehhhh, kjo teme me kujton fillimet e mia si i apasionuar mbas lojrave atehere per Dune 2000 rrija edhe 16 ore ne dite para PC duke luajtur, deri ne 3 te mengjesit, mgjs ne 5 duhej te cohesha se do kapja trenin e pare per ne Tirane cdo dite( shkolla, ske ci ben). Ishte nje tragjedi, pasi humbisja kohen e cmuar, dhe syte me lotonin dhe beheshin si domate. Pra, per mendimin tim ato videogame kane deme( e kam provuar personalisht demin kur u shtrova ne urgjence pasi humba ndjenjat kur po luaja nje loje, dhe gjuha mu fut brenda, nje eksperience e frikshme). :(
     
  14. TEO

    TEO Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Ti paske marr kot mer jahu. Une s'e vras shume mendjen jo. Kur behet shume e veshtire loja dhe fillon te me haje kohe ja fus me cheats e mbaroj dhe bie rehat.
     
  15. DriniS

    DriniS Ecejak

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    vallai, cheats per vete i kam perdor vetem atehere kur ngecja :)
     
  16. engjelli

    engjelli Forumium praecox

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    mund te ma japesh "Soul Reaver : Legacy of Cain"?
    se une vdes per lojra me makina
     
  17. engjelli

    engjelli Forumium praecox

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    hey drin... mandi me ka thene qe ti ke plot lojra mund te me japesh ndonje..??
    me lufte si quake ose me makina si need for speed
    ciao
     
  18. the-skull

    the-skull Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Ore lozni sa te doni mos e vritni mendjen. :smash: :smash: :smash:
     
  19. TEO

    TEO Primus registratum

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Soul Reaver esht loje me vampira mer bab....ca je tu fol ti?
     
  20. DriniS

    DriniS Ecejak

    Re: Videogame dhe demi i tyre.

    Kur te vish ne Tirane, me bej nje zile qe te takohemi, me jep nje ose dy CD dhe ti hedh une ca lojera aty.
     

Shpërndajeni këtë faqe