Viruset qe shkaktojne kancer

Diskutime tek 'Mjekesi dhe Biokimi' filluar nga Aki, 21 Aug 2015.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    Po shikoja nje fotografi ne facebook
    FB_IMG_1438055288365.jpg

    Mu kujtua nje teori qe kam lexuar njehere se ka mundesi qe cdo kancer eshte i shkaktuar nga ndonje virus, por eshte nje teori ende pa baza. Vertete eshte HPV e shume viruse te tjere qe mund te shkaktojne karcinome, por valle eshte e vertete qe cdo kancer ka etiologjine nga ndonje virus? Mbase ky defekt gjenetik qe percillet nga ADN virale te inkorporuar ne ADN-ne njerezore? Ndonje mendim ne lidhje me kete?
     
    Alephh, Al-Punk and gurax like this.
  2. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Human papillon virus... ne shqiperi ende nuk behet kjo analize per te evidentuar nese e ke nje virus te tille!
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nuk di te them per lidhjen e virusve me karcinomat ne organizem. Logjika me shtyn te mendoj qe me siguri kane te bejne ne nje fare menyre, pasi viruset gjate aktivitetit te tyre ne organizem, ne menyre decizive prekin informacionin gjenetik. Eshte me pas tjeter diskutim se cfare dhe ku ne menyre specifike prekin kete informacion gjenetik (psh, ne indet e lekures? Ne qelizat nervore? Ne sistemin limfocit? Etj) Keshtu qe nuk cuditem aspak qe edhe karcinomat te jene te nderthurura me aktivitetin viral.

    Duhet te kihet parasysh se viruset perhere e me shume jane duke u zbuluar te jene nje lloj menyre e organizmave shumeqelizore per shkembimin horizontal midis njeri tjetrit te materialit gjenetik. Ne zinxhirin gjenetik te ADN-se se cdo organizmi, jane prezent shume sekuenca gjenetike te virozave qe prekin keta organizma. Gjithashtu jane te shumte edhe lloj lloj sekuencash per viroza qe nuk e prekin organizmin mbi gjenomin e te cilit 'udhetojne', por qe thjesht 'transportohen' nga ky gjenom nderkohe qe efektin direkt e kane tek nje tjeter organizem, komplet pa lidhje me gjenomin fillestar. Si te thuash e perdorin gjenomin si nje 'autobuz per te levizur' - ne kohe - nga nje 'stacion' ne nje tjeter. Dhe pikerisht menyra se si ky informacion gjenetik 'hipen' dhe 'zbret' nga gjenomi - i cdo organizmi, gjenomi njerezor ne kete kendveshtrim eshte thjesht njeri nga miliardat e shumte qe ekzistojne ne planet - behet me ane te viruseve.

    Viruset jane nje nga format me te bukura dhe origjinale te replikimit dhe shperndarjes se informacionit gjenetik ne biosfere.
     
    Alephh and Aki like this.
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Une? Jo. Teresia jone. Ne jemi Borg, rezistenca eshte e kote

    [​IMG]

    Perhere e me shume studime shkencore jane duke konsoliduar idene se ajo qe ne perhere kemi trajtuar si 'trupi yne' ne formen e nje individi, eshte me mire te trajtohen si "shume rrjete dhe popullata biomolekulare", te perbera nga pjesa e dukshme dhe e qarte baze, si dhe nga miliona e miliarda mikrobe te cilat kane nje rendesi shume te madhe ne ecurine dhe zhvillimin e pjeses baze, ne semundjet qe preken nga pjesa baze, si sillet pjesa baze dhe deri edhe ne interaksionet sociale te pjeses baze me pjese te tjera baze.

    [cit.] Ne kete rast flitet per pjeset perberese te bazes dhe te gjenomit perkates, plus dhe mijera e mijera specie bakteresh qe jetojne tere kohen brenda bazes, ku perfshihen edhe gjenomet e tyre, teresia e te cilave njihet me emertimin mikrobiom. (Baza, ose hosti, eshte dicka e ngjashme me majen e nje ajzbergu, dhe bakteret jane pjesa nen uje e ajzbergut: nente ne cdo dhjete qeliza, edhe per bimet edhe per kafshet, jane baktere. Por qelizat bakteriale jane aq te vogla ne krakasim me qelizat e hostit, saqe ne pjesen derrmuese as qe vihen re fare.)
    Mikrobiologet kane nxjerre nje term te ri per keto entitete te rinj te perbere - holobiont. Ndersa per gjenomin perkates termin 'hologjenom'. Keto terma sherbejne per te definuar teresine e ketij organizmi te perbere prej te cilit ndertohet ajo qe deri me sot e kemi emertuar individ", eshte shprehur nje nga studiuesit.


    Artikulli per lajmin e plote eshte ketu: http://www.sciencedaily.com/releases/2015/08/150819120658.htm

    Ka dicka qe eshte shume e rendesishme ne kete zbulim. Studime te shumta ne vazhdimesi per vite me rradhe ( http://www.nature.com/ajgsup/journal/v1/n1/full/ajgsup20125a.html ) kane faktuar rolin e rendesishem qe luan mikroflora e brendshme e organizmit tek obesiteti dhe shume aspekte te tjera qe kane te bejne me shendetin e njeriut.

    Pra, te nderuar holobionte, si ndiheni duke ditur se nuk jeni asgje me shume pervecse koloni levizese bakteriale? Shqetesoheni apo nuk doni t'ja dini fare nga kjo gje? :)
     
    katsune, Onna and Alephh like this.
  5. Onna

    Onna Forumium maestatis

    Te gjithe ne kemi qeliza kanceroze ne trup ...varet kush eshte me fat thuaj...dikujt i perhapet e dikujt jo...
     
    gurax likes this.
  6. katsune

    katsune cherry blossom

    per te trajtuar lidhjen midis viruseve dhe kancereve, se pari duhet trajtuar mire koncepti i etiologjise se nje tumori dhe bazat molekulare te procesit tumoral. per sa ka arritur te zbuloje deri tani shkenca disa gjera ne lidhje me kancerogjenezen (procesi i lindjes dhe zhvillimit te nje tumori) disa pika jane te qarta: pikenisja e kancerit eshte gjithmone ne materialin gjenetik te demtuar nepermjet nje mutacioni; mutacionet mund te shkaktohen nga agjente te jashtem si p.sh. nga substanca kimike, radiacione ose materiale biologjike (virus, baktere), ose mund te jene te trasheguara nga prinderit nepermjet linjes gjerminale, por nuk duhet te harrojme qe ka edhe mutacione krejt spontane qe lindin pa asnje shkak te jashtem, ambiental, por thjesht krijohen gjate procesit te ndarjes qelizore (cdo mekanizem mund te zhvilloje nje difekt gjate punimit).
    nje tjeter pike e rendesishme eshte karakteristika e monoklonalitetit te kancerit, pra kanceri lind nga nje qelize e vetme e modifikuar ne menyre te parekuperueshme, e cila e percon kete modifikim (mutacion) ne te gjitha qelizat e tjera qe lindin prej saj ne procesin e mitozes (ndarjes/proliferimit qelizor). per te proliferuar sakte nje qelize ka nevoje per disa proteina te cilat cojne qelizen nga nje ane ne drejtimin e prodhimit dhe nga ana tjeter ne drejtimin e kundert ne baze te cilesise dhe te nevojes qe kerkohet nga organizmi ndaj asaj qelize. keto proteina jane proteina rregulluese te rritjes qelizore, behet fjale per mijera proteina qe nderveprojne me njera tjetren ne menyre imtesisht te koordinuar gjate ketij procesi. nese nevojiten me shume qeliza nderhyjne proteina qe cojne ne drejtimin e rritjes, keto quhen proteina onkogjene. ndersa nese nevojiten me pak qeliza ose qelizat e formuara jane difektoze nderhyjne proteinat qe punojne ne drejtim te kundert, pra ne drejtimin e reduktimit te rritjes dhe ne drejtimin e vdekjes qelizore te programuar (apoptozi), dhe keto quhen proteina antionkogjene ose onkorepresive. por duhet te marrim parasysh edhe faktin se qelizat jetojne brenda nje ambienti jashteqelizor dhe ne kontakt me qeliza te llojeve te tjera, pra duhet te komunikojne edhe me faktore te tjere jashte llojit te tyre, dhe ky komunikim gjithashtu eshte i mundesuar nga proteina te tjera. gjate procesit te rritjes qelizat mund te paraqesin difekte ne ndarjes e informacionit gjenetik dhe kane nevoje per faktore qe mundesojne riparimin e demit gjenetik, edhe ne kete rast proteina te tjera kujdesen per kete aspekt.
    proteinat luajne role kyce brenda cdo funksioni qelizor dhe proteinat jane te gjitha prodhime te gjeneve. dogma e biologjise eshte nje gjen - nje proteine. edhe pse tani nuk qendron me ngaqe nga nje gjen mund te prodhohen proteina te ndryshme nepermjet nje procesi qe quhet splicing alternativ, por kjo eshte nje teme tjeter qe nuk ka shume rendesi, dhe pergjithesisht koncepti i lidhjes se gjeneve me proteinat eshte i vlefshem.
    pika tjeter e rendesishme eshte fakti qe kancerogjeneza eshte nje proces multifazik dhe progresiv, si ne nivelin gjenetik po ashtu edhe ne nivelin fenotipik (shprehja gjenetike), dhe kjo do te thote qe per te formuar nje qelize kanceroze nuk mjafton nje mutacion, por nevojiten shume mutacione qe ndikojne ne te tera fazat e siperpermendura. pervec kesaj kanceri eshte gjithnje ne transformim gjate rritjes dhe zhvillimit te tij ne organizem.

    ne lidhje me viruset, deri tani jane verifikuar rolet mutagjene te sigurta per disa viruse. keto jane viruset HTLV-1, virusi qe mund te shkaktoje nje lloj leucemie, HPV, virusi qe mund te shkaktoje kancerin ne qafen e mitres dhe ne zonen ano-gjenitale, EBV, virusi i mononukleozes qe mund te shkaktoje linfoma dhe karcinoma te faringut, HBC dhe HCV, virusa qe mund te shkaktojne kancerin e melcise. keto virusa ne momentin qe hyjne ne kontakt me organizmin kane aftesine te integrojne materialin e tyre gjenetik brenda materialit gjenetik te qelizes ku ndodhen duke krijuar ne kete menyre nje lloj lekundshmerie te rrezikshme te gjeneve, dhe ne pika dhe menyra te ndryshme te tyre mund te veprojne ne favor te procesit kancerogjenetik, per arsye se edhe keto viruse permbajne onkogjene qe prodhojne onkoproteina, ose antionkogjene qe prodhojne antionkoproteina. ne te shumten e rasteve ama organizmi arrin t'i mposhte fale sistemit imunitar, ose qendrojne ne menyre latente brenda qelizes por pa mundesi per t'u integruar me materialin gjenetik.
    ne menyre te ngjashme veprojne edhe agjentet kimike dhe fizike. per kete arsye nuk mund te thuhet se jane vetem viruset shkaktare te kancereve.
     
    Last edited: 5 Oct 2016
    gurax likes this.
  7. katsune

    katsune cherry blossom

    je e sigurte, Mirabel? ne shqiperi nuk behet HPV ADN test?

    pyes per kuriozitet, nuk e di si funksionon atje. nese ekziston apo jo nje program screening per kancerin e mitres.
     

Shpërndajeni këtë faqe