VLERAT E FEMRËS SHQIPTARE

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Universal, 22 Apr 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Cilat jane te mirat edhe te keqijat e vajzave shqiptare edhe ca vendi zene ne listen tuaj ne krahasim me kto te huajat, kuptohet!? :)
     
  2. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Vajzat Shqiptare jane fenomenale deri diku normal, po ju tregoj nje histori te vertet, ne vitin 1995 nje djale iken dhe emigron ne Itali, mbas 5 vitesh mbasi u sistemua me dokumenta, dhe me pune, mendoj qe te fejohej, ashtu beri te afermit e njohen me nje vajze, qe vertet ishte e pashme, e ndershme, dhe nga gjendja ekonomike jo shume te mire, dhe e vuajtur etj, erdhi djali nga Italia e prezantune me gocen e pelqeu, dhe vajza po ashtu, u fejuan mbas 6 muajsh u martua e mori ne Itali, Atje u shtua me dy femi, ketu fillon kthesa Shqiptarja filloj ti pelqente veten dilte per kafe, dhe na njoht me Italian, filloj tradhetia djali ishte ne pune shume ore, por sa do ta mbash te fshehte tradhetine nje dite do te meret vesh, djali i kapi mat se dicka kishte
    nuhatur, erdhi para kohe nga puna dhe e kapi ne shtepi. Shqiptarja deklaroj qe e dua, djali e ndau, Gruja i mori femite dhe nje pjese te pasurise, ne fund ja shkatarroj jeten djalit.
    Nuk e tregova kete histori per te thene se vajzat Shqiptare jane mosmirnjohese, por e tregova kete histori per te thene qe ne Shqiptaret na hyne pak vetja ne qefe kur arrijme dicka.
    Tani per ta mbyll si vajzat Shqiptare nuk ka ne bote,per te vetmen arsyje qe jane familjare .
    Tani dy fjale per femrat Shqiptare nga paraqitje, per te mos me dal dhe shume nga tema, jemi nje rrace e bukur, por shof qe shume femra pak jo nga gjendja jo e mire ekonomike, pak te lodhur
    nga jeta, dhe gusto shume nuk kane, te ngarkuar shume ne fytyre nje patinim skandaloz:p:D te gjitha keto dhe me rendesishmja nuk arrijne te bejne nje mashkull te dashurohet seriozisht, nuk kane guxim te dashurojne.
     
    Last edited: 22 Apr 2015
    AlbiPg likes this.
  3. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Vajzave shqipetare jua lyp s'ta japin, nuk ua lyp te thone je gey. Mereni me hall!
     
    joetisti_ and SNAP like this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    sa te mira qe jane !!
    e nderrojne mireqenien me dashurine e nje djali. Kane force te te bejne te qash...
     
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me mire shtate here ne hendek sesa nje here ne dyshek - me thote nje kusherire nga fshati, gati ne moshe me mua, nje vere kur une kaloja pushimet ne fshat. E njohur si arre-ngrenesja (cdo lloj arre) me madhe e fisit kisha bere zakon te kaloja disa dite me fshataret e mi dhe kjo me teper per te bredhur pas manaferrave dhe arrave. Gati rashe nga pema dhe arra, te cilen sapo e kisha pastruar nga levozhga e jeshilte, gati me ngeci ne fyt. Per cfare e ke fjalen i thashe. Kam qene 17-18 vjecare. Uuuu -tha ajo- per te bere cuku-cuku me fshataret. Hendeqet jane mire po mullaret me bar edhe me mire akoma. Me dolen kokordhoket e syrit nga habia. Shoqet e mia te shkolles se mesme gati te gjitha kishin pasur te dashur. Por ato nuk ishin nga ato tipat kiss-and-tell. Por per fshatarken u habita sepse i ati i kerkonte nje dhenderr ne qytet dhe mbi gjitha te tjerat, ndershmerine e saj vinte mbi tavoline si monedhe shkembimi per qyteterim. Nejse, kjo per te treguar se gjerat nuk jane gjithmone ashtu si duken.

    Dy nga shoqet e mia ne Universitet, teper te civilizuara, moderne, te hapura ne muhabet gezonin nje reputacion jo te mire dhe fershkelleheshin nga djemte, por kjo ndodhte me teper nga zilia. Ato, me kritere te larta perzgjedhjeje katandisen te refuzuarit te ktheheshin me keq se ato femrat telendare qe nuk lene fis e fare pa share. Si puna e dhelpres qe nuk e arriti dot rrushin dhe tha qe nuk ishte i mire. Ngaqe im ate ishte fjalepak dhe autoritar, i angazhuar vetem ne muhabeta te kripura dhe serioze, cdo burri qe merret me thashetheme te ulta, ne syte e mi, i mungon jo vetem nje R por te dyja. BU!

    Ajo qe me ka lene mbrese gjate kohes se sistemit te vjeter (te xhaxhi Enverit) ishte uniformiteti ne shkolle. Te gjitha te veshur me perparese te zeza dhe jaka te bardha, mungesa e perzgjedhjes se lendeve te studimit dhe marrja komplet e se gjithes ne formen As Is ishte pikerisht ajo qe na bente qe jashte orarit te shkolles te tregonim nje individualitet te shumellojshem. Ndac ne sjellje, ndac ne veshje. Ngjyrat me te ndryshme te fustaneve prej basme, stilet me te ndryshme te qepjes se tyre si dhe sjelljet nga me unike (ndryshe per ndryshe) nga njera tek tjetra ishin vecse shprehje e asaj qe une e quaj teoria e kompensimit. Asnjehere nuk vura re nje qe te ishte sikur edhe kopja me e vogel e tjetres. Nga lulet me te shumellojshme.

    Ne nje ambjent kur perzgjedhjet jane te medha, opsionet e pafund, ku ne vend te penes dhe stilografit (ku gabimet mbeten gabime dhe qe na detyronte te mendonim 7 here e te prisnim 1 here) perdoret lapsi dhe gabimet shuhen magjikerisht me gome, ka krijuar nje brez i cili kompenson dhe ne te kunderten e shembullit te mesiperm tendenca qe kam vene re eshte uniformitet ne sjellje dhe veshje dhe pershtypja qe me krijohet eshte kopjimi.

    Sigurisht, femrat shqiptare nuk jane me ato qe une i njihja para 19 vjetesh. Por gjithsesi doja te shprehja se ajo qe te pakten na bente te ishim ndryshe nga te huajat ishte shumellojshmeria e menyres se bisedimit, veshjes, sjelljes si dhe e permbajtjes se vetes apo mungeses se saj ne varesi te personit me te cilin kishim te benim.

    Naten e Mire,

    dhe si gjithmone mendimi im modest,

    Eléonoré
     
  6. abs

    abs nuk e di...

    "...ajo qe te pakten na bente te ishim ndryshe nga te huajat ishte shumellojshmeria e menyres se bisedimit, veshjes, sjelljes si dhe e permbajtjes se vetes apo mungeses se saj ne varesi te personit me te cilin kishim te benim."

    Kur po pime nje Kafe bashke Eléonoré ?
     
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Do te doja te thoja : Kur te doje e bukura zemer buzegazja Abs! Por une jam larg, ne Kanada. Me kismet te Zotit le t'a urojme per vitin qe vjen!

    Xhemel e bukul!:p:wub:
     
    abs likes this.

Shpërndajeni këtë faqe