VOLTAIRE

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ihsan, 8 Sep 2005.

  1. ihsan

    ihsan Primus registratum

    VOLTAIRE

    Ne romanet filozofike te Voltaire duket sikur eshte kristalizuar shpirti i nje shekulli te tere,duke i hequr masken idhujve te erresires.
    Une mendoj se Shqiperia ka nevoje mbi te gjitha per nje revolucin kulturor dhe Iluminizmi mund te jete baza.
    Cfare mendoni forumista?????
     
  2. ihsan

    ihsan Primus registratum

    Re: VOLTAIRE

    Me qene se asnjeri nuk ma vari,po ja var vetes time.
    Problemi i pare qe dua te ngre eshte TOLERANCA.Cfare eshte toleranca???
    Toleranca eshte mjegulla e njerezimit.Jemi te gjithe te brymosur nga dobesite dhe gabimet; t'ja falim reciprokisht budallalleqet tona,ky eshte ligji i pare i natyres.
    Toleranca eshte e nevojshme si ne politike ashtu edhe ne fe,vetem krenaria eshte e pa tolerueshme.Ajo te prish shpirtin,duke dashur ti mbushesh mendjen tjetrit ta mendoje nje problem si ty;eshte burimi sekret i te gjitha ndarjeve.
     
  3. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: VOLTAIRE

    Revolucioni, qofte edhe kulturor dhe toleranca, nuk kane shume gjera te perbashketa Ihsan. Qe te ndermarresh nje revolucion, edhe ne rastin e revolucionit kulturor duhet te permbysesh gjithcka qe ka te beje me te vjetren, te ndryshosh teresisht kahjen e kultures, dhe kjo nuk mund te permbaje shume tolerance ne vetvete. Ne fakt une personalisht nuk besoj shume tek revolucionet. Kthimet e menjehershme te historise kane provuar se sjellin kosto te jashtezakonshme per shoqerine. Nje gje e tille ishte edhe vete revolucioni francez, qe mund te thuash se ishte ne nje mase te madhe pjelle e Volterit, per te cilin po flasim. Lexo per kete “Viti nentedhjete e tre” te Hygoit.
    Sa here qe njerezit kane tentuar ne rruge te menjehershme te ndryshimeve, kane rene ne utopira, totalitarizma, si dhe ne agresivitet. Une besoj se rruga qe ndjk njerezimi per permiresimin e vetvetes eshte e tille qe kerkon kohe, ne menyre qe miresia te piqet, dhe ate qe tenton dite me te mira per njerezit duhet ta karakterizoje mbi te gjitha, durimi, maturia dhe qetesia. Pikerisht toleranca eshte veti e atij qe mbart ne vetvete keto karakterisitka. Ndryshimet e menjehershme duhet te na trembin. Ato i kapin gjithmone shoqerite ne befasi, dhe behen teresisht te pakontrollueshme.
     
  4. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: VOLTAIRE

    Kam edhe nje objeksion lidhur me Iluminizmin. Idete e Volterit, Rusoit, si dhe i nje mori te tjere filozofesh qe kane shpresuar tek racionaliteti, per permiresimin e jetes se njeriut, sot duket te jene shume me larg se ne kohet kur keto ide jane prodhuar. Sot me afrimin e epokes globalizte bota duket me larg se kurre idealeve Iluministe. Kjo pasi, me shtimin e ndervaresise ne bote, jane shtuar edhe mundesite qe elemente te vegjel, grupe te caktuar, organizma te ndryshem te rrisin ndikimin e tyre per te perfituar vete duke i shkaktuar shoqerive nje fature teper te shtrenjte. Krimi i organizuar, trafiqet, terrorizmi, por edhe konfliktualiteti gjithmone e me teper ne rritje jane deshmi e kesaj. Dhe te mendosh se rritja e fuqise se armeve dhe mjeteve te sotme, te zoterueshme lehte nga keqberesit, te ben te shqetesohesh jopak per te ardhmen e planetit tone plake mbi te cilin jetojme.
    Per kete mund te lexosh me teper autore te tille si, Sanley Hofman, Jozeph Stiglitz, Anthony Giddens, Edwart Said (shkrime te tyre lidhur me kete fenomen mund te lexoni tek revista “Perpjekja” nr. 17), por edhe majft autore te tjere si Zbigniev Brzhezhinski, Rene Guenon, Said Nasr, Frithjof Schuon etj.
    Pikerisht nje fenomen i tille e ka bere Brzhezhinskin te beje nje liber te titulluar “Jashte kontrollit”, ku autori ngre shqetesimn se nje situate e tille e humbjes se racionalitetit ne nivel global do te coje ne nje situate konfliktule te dale nga kontrolli.
     
  5. ihsan

    ihsan Primus registratum

    Re: VOLTAIRE

    Nuk e kuptoj pse fjala "revolucion" duhet te kumboje kaq rende.Revolucioni mund te jete i cdo lloj natyre,deri tek gjerat personale te individit.
    Kur them revolucion kulturor nuk dua te them qe ti vejme plugun Shqiperise nga veriu ne jug,por per gjera te thjeshta si toleranca, qe eshte aq e veshtire ta gjesh.Pa krijuar nje baze te shendoshe nuk mund te shkosh direkt tek Stiglitz apo said.
    Ps: Nqs do te ishte nje piramid me emrat e te gjithe shkrimtareve V.Hygoin do ta vija ne maje.
     
  6. ihsan

    ihsan Primus registratum

    Re: VOLTAIRE

    Fakti qe Volteri "arsyeton", ka si qellim qe te" arsyetojne te gjithe",mbi tolerancen,edukaten,fanatizmin,pushtetet absolute.
    Kontradiktat e tij me Rosusseaun duket kur thote, "gjeja ne te cilen eshte folur shume pak ne vepren e Rousseaut per edukaten,eshte edukata vete".
    Volteri qendron ne letersi ashtu sic qendron Wolfgang Amadeus Mozart ne muzike.
     

Shpërndajeni këtë faqe