''Votoni per djalin me te mire te forumit''

Diskutime tek 'Antarët e forumit' filluar nga Megg, 26 Feb 2011.

  1. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Ti vjen ëmbël dhe qetësisht me fjalet dhe mendimin tënd , mirekuptuese! : )) :engjell:
    Edhe unë e vlerësoj naqukun @Hope.
     
    Hope and katsune like this.
  2. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    Ashtu eshte Cheryl!
    Mamaja jote gjithmon thoshte te verteten!
    Po une e kam per kete timen. Kjo e imja me thot gjithmon sa here shkoj ne shtepi" Erdhe i mencmi i nenes". Ajo me genjen sy me sy moj. Pse nuk them per babain une. Ai gjithmon thot te verteten. Sa here kthehem vone ne shtepi une ai me thot "Nga bredh tani naten ti bukurosh". Kur nxehet babai im thot gjithmon te verteten.
     
    katsune likes this.
  3. katsune

    katsune cherry blossom

    mamaja shikon me larg se babai, dihet kjo. ajo qe eshte e padukshme per te tjeret, perfshire edhe per veten, eshte e qarte per mamane. e ke pyetur ndonjehere veten ti, mos ndoshta je dhe i mencur dhe nuk e di?
    sepse qe thote te verteten edhe mamaja jote, kjo eshte e padiskutueshme qe eshte keshtu.
     
  4. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    E vertet eshte kjo per mamat e te tjereve, por per kete nenoken time behet e vertet vetem kur ve syzetjo! Pa syze Cheryl... E-he!

    Vete nje here ne shtepi dhe cte shoh... Ishte kthyer shtepia me bytheperpjet. Ngaqe skishte vene syzet kishte marre macokun e komshise dhe e kishte futur ne shtepi se e dinte per macen tone. Mire shenjat e gjinise qe nuk i shikonte pa syze, po ajo ka filluar te mos dalloj as ngjyrat pa syze. Tjeter ngjyre macja tjeter ngjyre macoku. Pastaj ai shejtan macok ndiqte macen time neper dhome dhe e kishte bere dhomen te vije duart ne koke. Se macen e kam te mire une Cheryl. Nuk i jep muabet kollaj macokeve te botes. Vetem po qe ndonje i shpejt dhe e kap, se bredh me vrap ajo. Mirpo ngaqe ishte dhome e mbyllur atje e kishte kapur rufiani i macokut dhe se leshonte me. Dhe kur vajta une ta merrja e ta nxirrja jashte mazalla se shqitej nga divani ku benin muabet. Si llastik u be ne doren time kur e mora.
     
    katsune likes this.
  5. katsune

    katsune cherry blossom

    Ahahaha 'se bredh me vrap ajo' qe e bukur :D

    Ehh Kureshtari, s'ke c'ben...s'ka me nga ata macoket me namuz si dikur. Ata ishin macoke te vertete, macoke me musteqe, qe u peshonte fjala.
    Keta te sotmin e kane mendjen vetem me bredh. :p
     
  6. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    Kam njohur nje une Cheryl nga keta qe thua ti me mustaqe... Pirat e kishte emrin. I vinte verdall kesaj Pisolines time. Per macen e kam fjalen. E vogel kjo imja ne ate kohe. E vogel dhe e pafajshme.

    Nje here mjau bente ai poshte ne rruge, bridh kjo pisolina ime menjehere ne dritare. Nga ja dallonte zerin xhanem. Dhe ai shejtan kaprdisej me mustaqet varur pertej rruges hipur lart mbi nje kazan plehrash dhe rrinte serioz rufiani. Njerin sy nuk e kishte, dhe njerin vesh te kafshuar e te cjerr ia shikoja gjithmon ta kishte, po pse vinte mend kjo Pisolina ime. E shikonte sikur te ishte perendia. Ma semuri macen shejtani. Filloi mos te hante. As hante e as pinte per nje jave. Ca i pelqente atij xhanem. Me siguri ato te shuara mustaqe. Ehhh sa nete pa gjume ka kaluar kjo shejtania ime per hire te atyre mustaqeve.

    Moj mos ti leviznin nje cik mustaqet atij, se gerr ia bente zemra kesaj Pisolines sime. Ma semuri ma beri me zemer macen mua ai. Apo shkulej qe atje. Atje rrinte ter diten rufiani. E kishte ndare mendjen ai, o do shkoqiste mubetin me Pisolinen time nje here e pergjithmon, o do perfundonte tek fusha e plehrave bashke me plehrat e kazanit. Se ishte si llokume atehere kjo shejtane Pisolin. Dhe nuk ma ha mendja te kishte provuar llokume te tilla ne jeten e tij pirate.

    Nejse Cheryl histori te vjetra keto.
     
    gurax and katsune like this.
  7. RoadsNeverTravelled

    RoadsNeverTravelled Primus registratum

    What a very long topic .......
     
  8. Hope

    Hope dans ton coeur

    Hahahahaha sa mirë me kupton :) paskam ngatru teme medet,
    qa na ka ba rakia lol sorry hun pa dashje kujtova se ishte për femra :(
     
    Solaris and Dreamer like this.
  9. katsune

    katsune cherry blossom

    uuuu po, e di per ke e ke fjalen. ky macoku pirat eshte po ai qe doli aktor filmi para ca kohesh. ai macoku me qime te kuqe qe vinin me ngjyre pak me te zbehte dhe te hapur te qafa dhe te barku, i vishnin nje pale cizme deri tek gjuri dhe nje kapele alla Clint Eastwood me nje pende palloi ne njeren ane, e me shpaten ne dore bridhte sa andej ketej duke kercenuar kundershtaret si te kishte dale nga libri 3 musketjeret te Dumase. qetesi, se po kalon macoku me cizme - peshperiste me admirim kush e shikonte ne rruge. shiko pak kete foton, se mos ndoshta eshte Pisolina jote kjo hirushja elegante.

    [​IMG]


    tema flet per djalin me te mire...une sot votoj si me te mirin ate djalin qe ka veshur cizme. :p
     
    gurax likes this.
  10. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Voten time ja jap maçokut pra pa pike dyshimi, se me te gjitha keto cilesi qe thoni eshte me i miri i Forumit.
     
    katsune likes this.
  11. Kureshtari

    Kureshtari Forumium praecox

    Edhe nje here po ju kujtoj, se keni dal jashte teme.
    Tema eshte per me te mirin, jo per me te bukurin.

    Cheryl ky macoku fotos ka teper sharm, nuk e mohoj, por i ka teper te vogla mustaqet. Nuk besoj se do ti priste oreksin Pisolines me ato mustaqe. Pisolina ime e do macokun me tre pellembe mustaqe, qe te pranoj ti hedhe syte. Sa macok si ky kane kerkuar doren e saj dhe i ka refuzuar ajo... Nuk i pelqen macoket balerin ajo!
     
    Dreamer, Airbourne and katsune like this.
  12. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Kureshtari eshte inteligjent nga NATYRA......
     
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    vota ime shkon... per... [me duhet me shume kohe. U gjenda i papergatitur. Me doli kjo teme perpara... Keshtu, me vjen te votoj per veten, por s'lejohet. Po votoj per ndonje vajze sa te me vije emri i ndonje djali ndonje dite tjeter]

    per... hermetica !!
     
  14. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Per Universal.
     
    Oketa likes this.
  15. Aki

    Aki Paint It Black

    e une qe klikova e bindur se do kesh zgjedhur gurax :p
     
    Eléonoré likes this.
  16. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Pse nga te lindi ajo ide?
     
    Last edited: 1 Oct 2016
  17. Aki

    Aki Paint It Black

    nga interaksioni i mrekullueshem qe keni dhe vemendja qe i perkushtoni njeri tjetrit :D
     
  18. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Gurax per mendimin tim ka nevoje te ndihet i stimuluar, dhe une mbase jam duke ia ofruar ate. Me pelqen komunikimi me te, eshte e vertete.
     
  19. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Dullie doja te shtoja se me ve gjithmone buzeqeshje ne buze. Une nuk te njoh por dhe niku me krijon pershtypjen se jeni mashkull apo gabohem?
     
  20. Oketa

    Oketa Primus registratum

    Eh, ka pas shume cuna tamom ky forum , "Na ishte njehere Amerika"

     

Shpërndajeni këtë faqe