Zanafilla e komunizmit në Shqipëri

Diskutime tek 'Legjislacioni Shqiptar' filluar nga Universal, 12 Jun 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Zanafilla e komunizmit në Shqipëri



    Dëgjojmë shfajësuesit e asaj që historia tregoi si organizata më e madhe kriminale në Shqipëri, të thonë «ata nuk e dinin», «ata u gënjyen, por qëllimet ishin të mira» dhe të tjera pohime të ngjashme që asnjë logjikë e shëndoshë nuk mundet t’i pranojë pa anuluar vetveten.
    E vërteta është se “dinin”! Që prej afrimit të bolshevizmit kufijve tanë dhe deri me kurorëzimin e Tradhtisë së Madhe, në nëntor të vitit 1944, për asnjë çast shtypi shqiptar nuk rreshti duke shënuar se si komunizmi ishte arma e re e qëllimeve të vjetra sllave. Qëllime të cilat ende sot vuajmë në të gjithë truallin kombëtar.

    Artikulli i mëposhtëm, botuar në vitin 1931 në Tiranë, hedh dritë mbi zanafillat e bolshevizmit në Shqipëri.




    Komunistat në shërbim të diplomatis Jugosllave

    Një kurs stëvitjeje në Mitrovicë

    Vjenë – «Qysh Qeverija e Belgradit shërbehet prej komunizmit për qëllimet e veta politike»
    Me këtë titull fletorja hungareze Nemzeti Ujsag boton një korespondencë të marrun nga Zagrebi, mbas të cilës Qeverija e Belgradit, nga një anë përpiqet faqësisht t’a pastrojë vendin nga elementet komunistë, dhe nga tjetër shërbehet me këto elemente për qëllimet e saja politike.

    Komunizëm në favor të Jugosllavisë

    Komunistat e Jugosllavis arrestohen dhe dënohen prej gjykatoreve tue u dërgue ndër burgjet e Mitrovicës. Po këtu, në vend që të psojnë vuejtje dhe tortura, siç ngjau me të gjithë të burgosunit e tjerë politike, mbahen mirë dhe me një jetë luksoze prej Qeveris Jugoslave e cila, me anën e personelit të përshtatshëm, u jep një kurs stërvitje mbi aktivitetin dhe propagandën që do të zhvillojnë jashtë kundër Qeverive të ndryshme antikomuniste. Kështu ata bahen emisarë të vërtetë dhe të rregullshëm të diplomatis jugoslave tue shvillue një aktivitet komunist kudo.
    Këtyne komunistve të diplomatis jugoslave së Belgradit u akordohen pasaporta dhe dokumenta në bazë të cilave çdo Legatë jugoslave jashtë âsht e detrueme t’a përkrahi lëvizjen e veprimin e tyne. Dhe përpara botës së jashtme ata fytyrojnë si t’aratisun apo t’ekspulsuem nga Jugoslavija.

    Dërgimi i tyne në Shqipni, Bulgari dhe Itali

    Qeverija, mbassi të mbarojë kursi ndër burgjet e Mitrovicës, i përndan këto agjenta të saj sidomos në Hungari, Shqipni, Itali dhe Bulgari.
    Një përfundim i parë i këtij aktiviteti të propagandistave komunistë jugoslavë âsht për t’u vërejtë në situatën e tanishme në Bulgari. Kur zgjedhjet u zhvilluen n’atë shtet propagandistat bolsheviko-jugoslavë e kishin sigurue pozitën në krejt Sofin. Dhe lajme që vinë nga Sofije nuk bajnë tjetër veçse t’a konfirmojnë një gjendje të tillë. Qeverija e re, e formueme prej blokut t’opozitës përpiqet me të kotë t’a qetësojë opinionin publik, po lajmet mbi planin e një diktature eventuale dhe për një grusht shteti, nuk pushojnë.


    Besa, 1931.


    -

    [Marrë nga 8mvsk.wordpress.com]
     

Shpërndajeni këtë faqe