Zgjedhjet Në FIFA, FSHF-Ja Do Të Mbështesë Infantinon

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Agjenti_007, 15 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1455462220infantino.jpg
    Federata Shqiptare e Futbollit do të mbështesë kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet për postin e presidentit të FIFA-s.

    Presidenti Armand Duka së bashku me 12 krerë të federatave të tjera evropiane kanë vendosur në Beograd të votojnë kandidaturët e Infantinos në zgjedhjet e 26 shkurtit.

    Në deklaratën e Federatës Serbe të Futbollit, e cila ishte dhe organizatorja e këtij takimi, thuhet se për këto 13 federata Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s është kandidati më i mirë për të udhëhequr qeverinë botërore të futbollit.

    Në këtë takim, përveç presidentëve të federatave të rajonit morën pjesë edhe Qipro, Rusia, Rumania dhe Turqia.

    Përveç Evropës, Infantino ka marrë mbështetje edhe nga federatat e Amerikës së Jugut dhe pritet të jetë kandidatura më e fortë në zgjedhjet e 26 shkurtit.
     
    AL3XI likes this.

Shpërndajeni këtë faqe