Zhdukja e dinosaurëve, një fatkeqësi galaktike

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Solaris, 22 Sep 2016.

  1. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Screen-Shot-2016-09-22-at-16.51.16-300x159.jpg

    Nëse asteroidi, që shkaktoi shfarosjen e dinosaurëve, do të kishte rënë pak milionë vite më parë apo pak më vonë, zvarranikët e mëdhenj sot do të popullonin tokën. A ka fatkeqësi më të madhe se të goditesh nga një asteroid kur lloji yt po jeton çastin më të keq të historisë? Kjo është fatkeqësi absolute, – shprehet Steve Brusate, nga Universiteti i Edinburgut. Sipas tij dinozaurët mund të kishin mbijetuar nëse objekti i rënë të kishtë mbërritur milionë vite më parë apo edhe më pas. Dinozaurët u ndodhën në mesin e një stuhie ngjarjesh, pikërisht kur ishin në momentin më delikat të evolucionit të tyre. Sipas studimit egzistojnë prova që disa lloje dinozaurësh po pësonin vdekje massive individësh pak para se asteroidi gjigand të godiste tokën. Niveli i detit po ngrihej shpejt dhe shpërthimet vullkanike po modifikonin klimën në nivel global. Po nëse asteroidi nuk do të godiste a do të zhdukeshin? Ekspertët thonë që jo. Nëse kjo dukuri do të ndodhte më herët apo më vonë në terma gjeologjikë, kriza e evolucionit për zvarranikët e mëdhenj nuk do të kishte qenë kaq vdekjeprurëse. “5 milonë vite më parë se të mbërrinte asteroidi ekosistemet në të cilin jetonin dinozaurët ishin më të stabilizuar, më të shumëllojshëm, baza e zinxhirit ushqimor ishte më e fortë dhe do të ishte e vështirë të zhdukeshin këto lloj speciesh”, pohon Brusate. – Nëse asteroidi do të kishte rënë miliona vite më vonë do të ishte rifituar kohë dhe dinozaurët do të kishin mundësi të mëdha mbijetese. Gjatë jetës së tyre zvarranikët kanë pasur ulje dhe ngritje, por gjithmonë ia kanë dalë”. Po nëse dinozaurët nuk do të ishin zhdukur? Ka të ngjarë, sipas Brusates, ne nuk do të ishim këtu. Zhdukja e zvarranikëve i hapi rrugë gjitarëve për tu rritur dhe zhvilluar. Vështirë për të bërë hipoteza, por përse ta përjashtojmë mundësinë se mund të ishin bërë më inteligjentë dhe ta dominonin planetin? Kjo është vetëm fantazi, por e sigurt është se pak lloje kanë qenë “fatkeqë planetarë” si dinozaurët.

    Burimi i informacionit ; Bota.al
     
    gurax likes this.

Shpërndajeni këtë faqe