Zhvillimi ekonomik i Kines!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga komino, 12 Jun 2004.

  1. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: interesat e kines ne shqiperi

    Kongresistët amerikanë kërcënojnë BE-në me sanksione nëse i heq sanksionet Kinës


    (Washington/Bruksel, 03/03/05)-Amerika dhe Evropa ka gjasa të përplasen pasi që kongresmeni amerikan përcolli porosinë e ashpër Bashkimit Evropian për shkak të planeve të BE-së që t’ia heqë Kinës sanksionet në armë të cilat ishin të vendosura para 6 vitesh rresht. E përditshmja britanike The Guardian, shkruan në numrin e sotëm se Richard Lugar, republikani i cili është në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, është kërcënuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërprejnë shitjen e teknologjisë ushtarake në Evropë”, në rast të heqjes së sanksioneve Kinës. ... etj etj

    www.ddt-net.com
  2. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: interesat e kines ne shqiperi

    Bota dhe Rajoni

    Biznesi - 17/03/2005

    Hajdaraga mbështet Kinën për ligjin anti-Tajvan

    Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë deklaroi dje në një takim me ambasadorin kinez në Tiranë se nuk ka dilema mbi problemin e ishullit rebel


    Shqipëria konfirmoi edhe një herë së fundi se njeh dhe respekton sovranitetin e Pekinit ndaj ishullit autonom të Tajvanit, i cili kërkon aktualisht pavarësi. Agjencia kineze e lajmeve HSINHUA dhe një numër i madh agjencish të tjera lajmesh në të gjithë botën, njoftuan dje se zëvendësministri i Jashtëm shqiptar, Luan Hajdaraga, ka deklaruar para ambasadorit të Kinës në Tiranë Tian Changchun se mbështet ligjin e fundit anti-shkëputje të miratuar nga parlamenti kinez. Kina miratoi një javë më parë një ligj që i jep automatikisht të drejtë ushtrisë të sulmojë ishullin e Tajvanit nëse ky i fundit shpall pavarësinë.
    Vetë tajvanezët po kërkojnë ndërkohë përkrahje në të gjithë botën për kauzën e tyre, përfshirë edhe Shqipërinë, një vend i njohur për mbështetjen e çështjeve të popujve që kërkojnë pavarësi që prej disa dekadash.
    “Qeveria shqiptare njeh një Kinë dhe kjo është Republika Popullore e Kinës”, - citohet Hajdaraga nga agjencia kineze e lajmeve. “Ky pozicion është në interes të dy popujve dhe në përputhje me miqësinë tonë tradicionale”, - tha Hajdaraga.
    Qeveria shqiptare është e njohur për shkak të mbështetjeve që i ka dhënë kauzave të ndryshme për liri, përfshirë faktin se ishte shteti i parë që njohu Organizatën për Çlirimin e Palestinës si përfaqësuese të shtetit palestinez dhe ishte gjithashtu e para që njohu Republikën e Maqedonisë si shtet i pavarur, pa përmendur këtu Kosovën. Përveç njohjes së disa çështjeve të drejta, nuk kanë munguar as ekzagjerimet. Kështu, Shqipëria njohu në kohën e komunizmit ekzistencën e një shteti të quajtur “Saharaja Perëndimore”, e cila realisht nuk ekzistonte. Pavarësisht nga kjo, Shqipëria e vendosi këtë shtet deri në hartat shkollore.
    Por gjatë muajve të fundit, duket se ka bërë hapa prapa. Në dhjetor të vitit të kaluar, Shqipëria u tërhoq nga njohja e Saharasë Perëndimore, ndërsa duket e vendosur të mos hyjë në aventurën e lojës mes Kinës dhe Tajvanit. Çështja shkaktoi një incident diplomatik dy vite më parë, kur disa deputetë socialistë vizituan Tajvanin në një mision të deklaruar si turizëm.
  3. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: interesat e kines ne shqiperi

    Tirana, binjakezim me Pekinin
    E Diele, 20 Mars 2005
    Ministri i Puneve te Jashtme, Kastriot Islami dhe homologu i tij kinez, Li Xhao Shing shprehen vullnetin e tyre te perbashket per te nxitur realizimin e binjakezimit te kryeqytetit shqiptar, Tiranes dhe atij kinez, Pekinit. Ne kete menyre, te dyja vendet synojne qe te arrijne hapjen e rrugeve te zhvillimit ekonomik e kulturor mes dy qyteteve kryesore. Ky vullnet u vu ne dukje gjate takimit te djeshem, mes dy ministrave te jashtem te Shqiperise dhe Kines, ne ambjentet e Ministrise se Jashtme shqiptare. Te dy ministrat i kushtuan vemendje te vecante marredhenieve ekonomike dhe shprehen nevojen per rritjen e nivelit te bashkepunimit nepermjet shtimit te kontakteve mes biznesmeneve, rolit me aktiv te Dhomave te Tregtise dhe Industrise, etj. Nderkohe, ne takimin e zhvilluar mes diplomatit kinez dhe Kryeministrit Fatos Nano, ky i fundit shprehu qendrimin e palekundur te Shqiperise, duke theksuar se, qeveria shqiptare nuk ka patur dhe nuk do te kete marredhenie zyrtare me Tajvanin, te cilin e konsideron pjese te pandare te territorit kinez. "Ne shprehim mirekuptimin tone per te gjitha perpjekjet qe ben Kina per bashkimin paqesor te vendit", nenvizoi gjate takimit, kreu i qeverise shqiptare. Gjithashtu, Ministri i Puneve te Jashtme te Kines, Li Xhao Shing, theksoi se qeveria kineze do nxise kompanite e saj te njohura per investime ne Shqiperi. "Ne vleresojme marredheniet me Shqiperine, te cilat i konsiderojme shume te rendesishme. Nen drejtimin tuaj, Kina konstaton se vendi juaj ka hedhur hapa te dukshem perpara ne te gjitha fushat e zhvillimit", ka perfunduar kryediplomati kinez.

    nga "korrieri"
  4. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: interesat e kines ne shqiperi

    Yiwu, China--Increasingly around the world, Christmas is "Made in China."

    Proof of this trend can be found in a section of the gargantuan Futian Market, home to dozens of shops unimaginable in China 20 years ago. They are stuffed with Christmas lights, artificial trees, ornaments, tinsel, plastic angels, plastic wreaths, plastic bells, Santa suits, inflatable Santas, cardboard-cutout Santas, Santas on a stick and just about any other yuletide paraphernalia anyone could want.China is ruled by the officially atheist Communist Party. But the country exported $939 million in Christmas-related goods in the first 10 months of this year, more than half of it going to the United States, according to China's customs office. That doesn't include the $6 billion worth of toys it exports annually.China is the leading source of artificial Christmas trees, ornaments and Christmas lights for the United States. A growing proportion of those items are made in Yiwu, a small city near China's east coast that boasts the country's largest small-commodities wholesale market.
    "The Christmas market in Yiwu has been growing rapidly every year," said Li Genjun,deputy manager of Yiwu Spaceflight Craftwork Co., one of the city's largest makers of Christmas articles. "We barely have time to fill all the sales orders."His company's revenue topped $1.2 million last year and will more than double this year, he said.

    While Washington regularly condemns Beijing for its human rights record and lack of religious freedom, economic ties between the two powers dominate the relationship.That pragmatism is on display in Yiwu's markets, where merchants do not let ideological constraints get in the way of commerce. Framed pictures of Jesus and Bible scenes hang next to Islamic emblems. Even the Dalai Lama, banned in Tibet, is for sale.

    A portrait of Tibetan Buddhism's highest leader was displayed in one shop alongside a picture of a Hindu god and Santa Claus.Yiwu's Futian Market is a primary source of the world's knickknacks.
    The four-story, 3.7-million-square-foot mall ?a a tad smaller than the 4.2-million-square-foot Mall of America in Minnesota, America's largest retail shopping place ?a has an entire floor devoted to hair ornaments and costume jewelry.

    Another floor offers only toys, and the rest has "arts and crafts," including picture frames, candles, glassware, chirping bird cages and lava lamps.However, Futian Market is not a mall for ordinary shoppers. It sells only to merchants and middlemen, who often buy by the containerload. While the Mall of America has fewer than 600 stores, the Futian Market has more than 9,000 vendors occupying 7,000 shops.
    Each shop is really just a booth of about 100 square feet for product samples.
    The Futian Market was built because the city's original wholesale market, which sellsjust about every household item imaginable, was bursting out of its walls. Yiwu, a city of 360,000 has no obvious advantages for becoming the leading center of light industry. Situated about 160 miles southwest of Shanghai, it has no port or river. The highway to Hangzhou, the nearest big city, 60 miles to the north, is just being completed this month.Yet 3,000 foreign merchants, half of them from the Middle East, live in Yiwu year-round. Thousands more travel here every year on buying trips.
    Like many places in China, it has abundant cheap labor. Two-thirds of the 316,000farmers in the surrounding countryside have left the land to become part of Yiwu's exportmachine. An additional 400,000 migrant workers have come from other provinces.

    To be sure, the scale of operations in Yiwu is still small compared with factories in Guangdong province, just north of Hong Kong. Many consumer items, including Christmas products, still come from southern China.Yet Yiwu has seen a big increase in the number of companies specializing in Christmas items. Many have their own Web sites, and some are starting to branch out into other holidays,such as Halloween. Competition at the wholesale market is stiff. A 6-foot-high tree is priced at less than $4. A package of six sparkling ornaments costs about 25 cents to make and sells for 36 cents.
    On a recent visit to the factory of Shuitou Co., another large maker of Christmasdecorations in Yiwu, work was at a near standstill. The Christmas rush comes during the summer months, and by this time of year most factory workers have left for other jobs. A few women were seated at machines that spun thread around balls to make ornaments, their hands flying as they popped one ball off and pushed another one on.
    The vast majority of Yiwu's yuletide products are shipped overseas. But more and more,
    Christmas products are not just for export. Each year, holiday decorations in China's big cities seem to spread. Beijing looks like it has been decorated by a kindergarten teacher. Colorful strings of lights adorn trees throughout the city, adding to the year-round Christmas lights of many restaurants. Holiday placards have gone up over doorways. Shops have painted Christmas trees and Santas on their windows.

    ---------

    durresi le te "binjakezohet" me kete qytetin me lart dhe le te filloje te hartoje projektin e magazinave te tranzitit
  5. Arben Mucollari

    Arben Mucollari Fillestar

    Re: interesat e kines ne shqiperi

    Industria tekstile ne Itali eshte ne krize,Gjermania eshte perqendruar ne industrine e rende, dhe ne rinovimin e pershpejtuar te teknologjise ne menyre qe te ruaje avantazhin ne nivelin e zhvillimit ekonomik, Franca mundohet te lidhe sa me shume raporte ekonomike, politike, tregetare me Kinen,Europa e sheh si nje aleance e ardhshme kunder Amerikes.
    Perse Shqiperia nuk duhet te kete mardhenie ekonomike e politike, me mire te privilegjuara, me Kinen? Kane kaluar 15 vjet qe ka ndryshuar sistemi politik ne Shqiperi dhe ne jemi akoma "tek thana" me gjendjen ekonomike.
  6. komino

    komino Anëtar aktiv

  7. Santiago

    Santiago Fillestar

    Re: interesat e kines ne shqiperi

    Ca bohet kshu n'ket teme
    E paskan mush me shkrime gazetash
    A ka interes njeri per te debatuar :smash:
    ....sepse ky muhabeti i Kines eshte me shume interes /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. antares

    antares Fillestar

    Re: interesat e kines ne shqiperi

    Kinezet nuk duhet te besojne shume rrjepacaket shqiptare se ata e dredhin qe pa u thare boja mbi deklaraten per ceshtjen e Tajvanit.
    Kete e provoi Gjermania te ciles i ishte dhene premtimi per voten Shqiptare ne OKB per vend Permanent ne Keshill Sigurimi.
    Rezultati? Palacoja Nano flirton me bashkehajdutin Berluskoni dhe Gjermanet sylesha e marrin lajmin e dyfyturesise arnaute nga.....gazetat Italiane.
  9. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Zhvillimi ekonomik i Kines!

    Per mos hapur teme te re, mendova te modifikoja titullin e nje teme ekzistuese.
    Me poshte eshte nje artikull i marre nga Shqip i cili hedh nje veshtrim mbi ekonomine kineze, faktoret qe kane ndikuar ne zhvillimin e saj, arritjet dhe pritshmeria ne te ardhmen. Shkrimi eshte paksa i gjate, por eshte intersant.

    <font color="red">Në krye të marshimit të madh kinez, veç veshjeve, edhe produktet elektronike </font>

    Kina, shitësja numër 1 në botë

    Vitin e ardhshëm superfuqia aziatike pritet të shënojë rekordin maksimal

    Kina, sipas të gjitha prognozave të specialistëve të ekonomisë botërore, rezulton se në përfundim të vitit 2008 do të jetë në gjendje ta zhvendosë Gjermaninë nga vendi i parë në volumin e eksporteve në botë. Qysh gjatë këtij viti, Republika Popullore e Kinës vlerësohet se do të kalojë dhe vendin e dytë eksportues në botë, SHBA-në, e do të "hahet kokë më kokë" me Gjermaninë, tha drejtori i Agjencisë Federale për Tregtinë me Jashtë (BFAI), Gerd Herks.
    Me eksporte që vlerësohen se kapin shifrën e 1,4 triliardë dollarëve amerikanë (ose 1 triliard eurove), Kina do të lërë pas vetes në përfundim të 2008-ës edhe Gjermaninë, megjithëse eksportet gjermane do të shënojnë gjithsesi rritje.
    Në 2007-ën, Gjermania sipas BFAI, do të gëzojë me një diferencë jo shumë të madhe akoma vendin e nderit (të parin) në eksportet botërore - dhe kështu, për të pestën herë radhazi do të shpallet "kampion".
    Në të njëjtën kohë, sipas prognozave në fjalë, shkëmbimet ndërkombëtare do të shënojnë rritje. Pasi, sipas analistëve të ekonomisë botërore, bashkë me rritjen vjetore prej rreth katër përqindësh, ata vlerësojnë se rritja mesatare vjetore në volumin e eksporteve do të kapë shifrën e 15 përqindjeve për 2006-ën, ndërsa për 2007-ën dhe 2008-ën, me dhjetë për qind.
    Shumë domethënëse për të përcaktuar hovin kinez në kapjen e titullit botëror ndër shtetet eksportuese, është sigurisht lidershipi i tyre në prodhimin e tregtimin e mallrave elektronike, tekstileve, si dhe elektroteknikës, ku renditen së pari pajisjet elektroshtëpiake.
    Sipas "vlerësimeve më konservatore", eksportet e Kinës në 2008-ën do të shkojnë më shumë se 1,1 triliard euro.
    Gjermania, gjatë vitit të shkuar, sipas vlerësimeve të Dhomës së Tregtisë e Industrisë Federale, ka eksportuar mallra në vlerën e 888 miliardë eurove, duke mbrojtur kësisoj edhe titullin e kampionit, le të themi, në eksportet botërore.
    Eksperti Herks tha, ndër të tjera, se Kina brenda pak kohëve, siÄ" dihet nga shumëkush, ka ngjitur shumë shkallë në renditjen botërore në këtë aspekt. Kështu, për shembull, Pekini gjatë vitit 2006 ka eksportuar mallra që kapin vlerën e më shumë se 230 miliardë eurove drejt SHBA-së ose trefishin e atyre gjermane.
    Në lëmin e eksporteve të mallrave elektronike, Kina dominon, sipas të dhënave, qysh sot me një vlerë që kap shifrën e rreth 230 miliardë eurove, duke kryesuar në tregjet botërore.
    Me distancë pastaj vjen në vend të dytë gjatë 2006-ës, SHBA-ja me eksportet e saj elektronike, që kapin vlerën e rreth 105 miliardë eurove, pastaj renditet Gjermania në vend të tretë, me rreth 55 miliardë euro e më pas Koreja e Jugut mbyll "rrethin e të mëdhenjve" në vendin e gjashtë.
    Ndërsa vendin e dytë në ekonominë kineze për eksportet jashtë vendit e zë fusha e prodhimit të tekstileve dhe veshmbathjeve me një volum eksportesh prej rreth 110 miliardë eurosh - ndërkohë që Kina përfaqëson thuajse një të katërtën e eksporteve botërore në këtë segment të ekonomisë globale.
    Në sektorin e ndërtimit të makinave, Kina gjatë vitit 2006, sidoqoftë, shënoi një rritje prej 40 përqindësh të eksporteve të saj dhe me 46 miliardë eurot e shënuara arriti të linte prapa edhe shtete klasike, lider në këtë fushë, si Britania e Madhe apo dhe Franca.
    Në rang botëror, kinezët në këtë segment, megjithatë akoma ndodhen në vend të pestë. "Gjithsesi, distanca me vendin e parë në botë këtu është akoma e madhe", thotë eksperti i zyrës federale të ekonomisë, Herks.
    Si arsye për përparimin e madh të shënuar në fushën e eksporteve nga Republika Popullore e Kinës drejt niveleve të para botërore, Herks ka renditur, ndër të tjera, edhe nivelin prej 700 miliardësh që kapën investimet e huaja direkte në vend, të cilat Kina i ka joshur vazhdimisht qëkurse nisi një periudhë hapjeje në epokën e Ten Hsiao Pinit.
    E këtu, sigurisht që në radhë të parë bëhej fjalë për linja prodhimi të instaluara nga shtete me potenciale të mëdha ekonomike e industriale. Në të njëjtën kohë, "tendenca për të vjedhur e kopjuar dhe ajo e piraterisë në Kinë, me gjithë masat, vazhdon pa ndërprerje".
    Ajo është dëshmuar ndërkohë, padyshim, në rolin e një "dopingu" të vërtetë për eksportet kineze, pasi valuta kineze nuk është e konvertueshme lirisht në tregjet botërore.

    Stafeta, nga Gjermania te Kina
    Me eksporte që vlerësohen se kapin shifrën e 1,4 triliardë dollarëve amerikanë (ose 1 triliard eurove), Kina do të lërë pas vetes në përfundim të 2008-ës edhe Gjermaninë, megjithëse eksportet gjermane do të shënojnë gjithsesi rritje. Në 2007-ën, Gjermania do të gëzojë me një diferencë jo shumë të madhe akoma vendin e nderit (të parin) në eksportet botërore

    Automobilat: Prapa gjigantët
    Në sektorin e ndërtimit të makinave, Kina gjatë vitit 2006 shënoi një rritje prej 40 përqindësh të eksporteve të saj dhe me 46 miliardë eurot e shënuara arriti të linte prapa edhe shtete klasike, lider në këtë fushë, si Britania e Madhe apo dhe Franca. Në rang botëror, kinezët në këtë segment, megjithatë akoma ndodhen në vend të pestë

    Gjeneza: Politika e hapjes
    Si arsye për përparimin e madh të shënuar në fushën e eksporteve nga Kina drejt niveleve të para botërore, renditen ndër të tjera edhe niveli prej 700 miliardë eurosh që kapën investimet e huaja direkte në vend, të cilat Kina i ka joshur qëkurse nisi një politikë hapjeje në epokën e Ten Hsiao Pinit

    Pirateria, "dopingu" i ekonomisë
    Në të njëjtën kohë, "tendenca për të vjedhur e kopjuar dhe ajo e piraterisë në Kinë, me gjithë masat vazhdon pa ndërprerje". Ajo është dëshmuar ndërkohë, në rolin e një "dopingu" të vërtetë për eksportet kineze, pasi valuta kineze nuk është e konvertueshme lirisht në tregjet botërore
  10. random

    random Fillestar

    Re: Zhvillimi ekonomik i Kines!

    Tek kina kuptohen efektet e kapitalizmit te planifikuar, ose te komunizmit te limituar.

    Femijet tane Mandarinen do e kene gjuhe te kerkuar.
  11. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Re: Zhvillimi ekonomik i Kines!

    FAktikisht, nese te qellon te lexosh nje gazete financiare te huaj, gjithmone ka nje artikull per nje 'tjeter' bum ekonomik te Kines. Kina ne Etiopi, Kina ne Afrike, Produktet kinez falimentojne nje X firme suedeze e me rradhe.

    Ne fillim te ketij shekulli, te gjithe investitoret europiane filluan te prodhonin ne Amerike, pasi krahu i punes ishte me i lire atje se ketu. Si rrjedhim, Amerika u forcua shume shpejt dhe krijoi nje ekonomi (ndoshta dhe per shkak te luftes se pare dhe te dyte boterore) me te forte se Europa.

    Aktualisht te gjitha firmat po investojne ne Azi per prodhim. A do te thote kjo qe pas ca kohesh Kina do te jete ekonomikisht me e forte se Amerika dhe Europa?

    Problemet e Kines jane 3 per mendimin tim.
    1. Perplasja me Ameriken dhe sterkembeshat e vazhdueshem te Amerikes.
    2. Cilesia e produkteve
    3. Numri i madh i popullsise qe ka.

    Per piken e pare eshte e qarte qe rritja ekonomike nuk mund te vije pa resourcet ekonomike. Kina jo se nuk ka, po shpeshhere eshte e limituar ne keto resource nga nje konkurrence e padrejte nderkombetare. Pikerisht per kete qellim, buxheti i Kines per Ushtrine eshte rritur vitet e fundit (Cfare do thote kjo?)

    Persa i perket cilesise se produkteve jane skandal. Kuptohet ama kur tentojne ne nje kosto te lire, gjithcka eshte teper e dobet ne cilesi. Kam nje djale nga Kina ne klase qe nje dite po shikonte ne i mbante Canta e Kurrizit Laptopin dhe gjerat qe kishte, apo mund te grisej. I afrohem dhe pasi shoh tegelat i them qe besoj do mbaje. Po - tha - Shpresoj vetem te mos jete Made In China.

    Sa per numrin e Popullsise ai eshte faktor kyc ne mireqenie. Mbahen dy miliarde njerez me buke? Shoqeria njerezore nuk krijon dot nje mireqenie ekonomike per nje numer kaq te madh njerezish. Ky eshte problem qe do zgjidhet natyrshem... shume shpejt!
  12. Qerratai

    Qerratai Fillestar

    Re: Zhvillimi ekonomik i Kines!

    Kina nuk ka 2 miliarde banore. Sdq eshte fakt qe ne Kine nuk ka vdekur njeri nga uria, sepse shtrirja gjeografike e Kines lejon prodhimin e "bukes". Per me teper, 80% e popullsise eshte fshatare, pra autonome persa i perket mbijeteses. Nqs Kina do te ishte nje shtet i vertete kapitalist, atehere NDOSHTA do te ekzistonte problemi i "ushqimit te popullit". Kina per me tej, ka disa dekada qe investon fuqishem ne fushen sociale : Shteti jep asistence vetem per 1 femije. Propagandon kunder lindjeve te shumta ne nje berthame familjare etj etj.

    Sipas Marxit, "ndryshimi sasior DETYRIMISHT shkakton nje ndryshim cilesor", them kete per te sqaruar qe vertete mallrat kineze nuk kane cilesine e atyre perendimore, apo japoneze, apo koreano-jugore, por kjo vlen vetem ne pergjithesi. Te marra nje e nga nje, ne prodhimtarine kineze me siguri do te gjenim po aq produkte ( ne vlera numerike ) cilesore sac gjejme ne prodhimtarine e pjeses tjeter te botes. Diferenca ? Shume e thjeshte: Kostot e prodhimit dhe kostoja reale e mallrave ne treg.

    Kina eshte flamurtarja e nje spostimi te bariqendrave ekonomike ne bote dhe si ne cdo "termet", ka oshilacione me vale te cilat diku shkaktojne ngritje e diku ulje, por pastaj cdo gje asestohet, sheshohet, normalizohet. Kjo pra eshte perspektiva ekonomike e botes ne dekadat e ardhshme : Kina qe ka rolin e padronit dhe te superfuqise. Une jam i mendimit qe kjo e ardhme, pervec uljes se kostove qe i ka si karakteristika, do i imponoje Kines ( ne shkalle shume me te reduktuar ne krahasim me perendimin ) qe te investoje fuqishem ne rritjen e cilesise se mallrave te veta, por jo ne uljen e sasise se tyre.


    Persa i perket kopjimit te mallrave, s'me duket ndonje problem i madh. Sot po kopjohen vererat, ushqimet, bimet, jo me makinerite apo elektroshtepiaket. Bota ne te njejtat shkenca bazohet, ndaj nuk shoh asnje te keqe tek ky fakt. ( Patentat e produkteve nuk ndihmojne konsumatorin, por prodhuesin. )


    Te mos harrojme sdq, faktin qe Kina nuk eshte TITANI i vetem potencial: Brazili ka karakteristika te shkelqyera per te qene superfuqi boterore. Ka popullsi te bollshme, territor te gjere e te pasur me cdo mineral te mundshem, eshte toke e pasur biologjikisht, eshte vend me faune dhe flore fantastike, ideale per turizem.

Shpërndajeni këtë faqe