Zonja Bovari !!!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Smoky_Angel, 31 Oct 2005.

  1. Smoky_Angel

    Smoky_Angel Fillestar

    Zonja Bovari !!!

    G. Flober dhe vepra e tij "Zonja Bovari", arsyeja pse e hapa këtë është, që ky libër më ka lënë një përshtypje të veçantë. Bota e jashtme dhe e brendshme e një gruaje, mënyra si ajo vepron, mendon, si flet... ka një veçanti t'llojit t'vet, dhe kjo është mjaftë mirë e shkruar nga Flober. Nuk arrij dot të kuptoj mënyrën e jetesës së saj, dhe mos të qenurit e kënaqur asnjëherë...
    Nëse ndokush nga ju e keni lexuar, ç'mund të thoni për këtë vepër
  2. Kacurrelsja

    Kacurrelsja Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    Urime per temen...me thene te drejten kam kohe qe e kam lexuar si liber edhe me ka pelqyer shume...ndoshta qe nga ajo dite qe kam perfunduar librin kam ndryshuar edhe vete si person...ndoshta pak si ne menyre negative por qe edhe befasohesha dita dites...libri ve ne dukje natyren e gruas qe nuk eshte asnjehere e kenaqur me gjithe te mirat qe ka akoma do me shume...eshte e pangopur...do thoni ju si c'do njeri...jo s'eshte e vertet...te jesh femer do te thote qe je njeri qe s'ngopesh kurre...sado qe ti kesh gjithe te mirat prap vazhdon e kerkon me shume...megjithate libri tregon qe jemi edhe me seder...te guximshme por frikacake...i kuptojm gabimet qe bejm perpara se ti bejm...por prap vazhdojme e i bejm duke menduar se nje jete kemi edhe pse jo mos ta shijojm...ndoshta shume femra do me kundershtojne sepse asnjeri se ka qef te verteten se te vret...por nganjehere po s'dite te verteten s'din si ta rregullosh ate /pf/images/graemlins/smile.gif
  3. bebi

    bebi Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    Ja kisha harru emnin...!
    Asht i periudhes se ndryshimeve, e si i tille nuk mund te ishte ndryshe.
    Perfundimi asht i imagjinueshem qysh n'fillim t'librit, siç asht edhe tek Ana Karenina.
  4. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Zonja Bovari !!!

    Femra eshte manjake e pasqyres.Ajo e njeh mjaft mire veten ,e di si ndryshon dita dites,e perseri shihet ne pasqyre si te ishte dita e fundit e jetes se saj.Ky liber nuk kerkon te theksoje anen negative te nje femre,por kerkon te nxjerre kush ne te vertete eshte ndjenja femerore.Kush jane idilet e saj,deshirat e verteta e te pacunguara,emocionet e lira,e cdo gje tjeter qe se ka provuar me pare nga frika e mbipushtetit shpirteror nga mashkulli.Ne qe shkruajme jemi femra,shpesh skemi frike,skemi guxim,por smund te thuash qe jemi te pangopura.Kush qenie ne bote ndihet i ngopur??Kur ke pamjaftueshmeri ske per te qene kurre i ngopur femer a mashkull qofsh.Kjo sdo te thote qe spo perballemi me te verteten,kjo tregon qe Ky liber edhe pse shkruar shume vite me pare ku mentaliteti eshte tjeter lloj,eshte munduar te tregoj natyren e vertete te nje femre.Kush ka arritur ta kuptoje si liber,di te perceptoje pse femra realisht reagon ashtu.Nuk ka vend per tu share,as per te mos pranuar realitetin,eshte e gjitha ne zgjedhjen qe cdo femer ben per te jetuar jeten e saj.Dhe Flober ka shkruar kete liber me shume kujdes dhe e tregon vete koha,por ama ne fund te fundit dhe vete Flober ngelet Mashkull.Cna ngelet te themi,vetem te shkruajme ne Femrat nje Zonja Bovari te vertete.
  5. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Zonja Bovari !!!

    Une e kam lexuar librin dy here, ne dy faza te ndryshme te moshes. Ne fazen e pare me mungonte syri kritik keshtu qe perceptoja ne menyre "skandaloze" asgje me shume se nje grua te epshur. Ne fazen e dyte u skandalizova ne nje forme te re dhe e mbylla kapakun e tij duke thene : Eshte nje prototip femre, duhej shkruar nje liber per te perderisa fenomeni i saj trondit ende historine. Ndoshta kjo eshte aryeja qe libri ende gjallon.
  6. karamel

    karamel Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    Anna Karenin eshte Emma Bovary rus, vetem se ajo eshte pa diskutim nje aristokrate dhe nje grua teper e rafinuar. Te perbashket kane ambicien dhe egoizmin te marrin ate qe kane fiksuar, dhe gjendjen histerike te shkaktuar nga passionet intensive, perndryshe personazhi i Mme Bovary me duket antipatik, dhe stili i Flaubert fare terheqes.
  7. Smoky_Angel

    Smoky_Angel Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    Pajtohem nga ajo që thotë Kordelja... Ajo është një karakter tipik i një femre, që as vetë nuk e din ç'kërkon nga jeta. Ky tip karakteri prej femre ekziston edhe në realitet, s'ka t'bëj aspak me kohën në t'cilën jemi. Vepra e Floberit është e fundit t'shekullit XIX, por edhe tani kur moderniteti ka prekur majat e çdo gjëje, vazhdon të ketë karaktere t'tilla, është çështje lakmie, apo... Flober ka shkruar me një mjeshtri t'rrallë karakter t'tillë të një të pakënaqure, megjithatë, kjo nuk do t'thotë që nuk ekziston. Ka pangopshmëri t'llojeve t'ndryshme dhe nuk e ka secila femër... Kjo është vetëm një lloj femre, siç tha edhe Kordelja prototip... Përshëndetje vajza, e çmoj mendimin tuaj, dhe flm për shkrimet!!!
  8. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Zonja Bovari !!!

    E megjithate une shoh shume pak ngjashmeri mes Ana Karenines dhe Madame Bovarise, jane te ndryshme. Mbi te gjitha ndryshimet eshte fakti qe Ana Karenina s'ishte karakter aq i "lehte" sa Madame Bovari dhe ngjashmerine e "paster" qe te dyja jane te destinuara per funde tragjike si pasoje e pasionit absurd.

    Ema Bovari eshte nje qe s'di se c'don, mund ta quash edhe hormon qe ecen me dy kembe,(me anashkaloni paragjykimin ju lutem) gjithashtu, ajo s'di c'eshte dashuria, nese mund ta thonim te kunderten per Ana Kareninen.

    Bovari ngordh, Karenina vdes...po ku mi gjen keto personazhe sot! Jane kamufluar me modernizmen dhe jane bere te "zakonshem".
  9. bebi

    bebi Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    ...dhe ajo q1 deshta me thane une s'ishte ngjashmeria midis personazheve, as vetvrasja e tyne, por q1 ndihet qysh ne fillim te librit se ça do t'ndodhin me keto dy personazhe...

    Ana Karenina ne ndryshim me Ema Bovarine te jep pershtypjen qysh ne fillim te librit se ka me kene disi viktime e pasionit te saj, ndersa Ema viktime e vrapimit te saj, mungeses se kohes per te mendu.

    Me kete nenvizova, se, ajo q1 kam dashte me thane ne postimin preçedent asht se per disa personazhe (pozitive apo 'negative') bahet shum' evident perfundimi.

    Si ne rastin e Martin Eden (psh), q1 s'ka asnji lidhje me kto personazhet ma siper, sikurse ato ndermjet tyne.
  10. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Emma, mikja ime!

    - Emma, mikja ime!
    Fjalët zvarriten jashtë si një pëshpërimë, ndërsa brenda meje i ndjeja si një klithmë dëshpërimi, thuajse një dëshirë e amullt që duhej ta shikoja të realizuar, jo aq për të shpëlarë veten nga ndjesia e fajësisë që kur zgjohej, dilte nga hapësira e kujtimeve dhe më ndiqte pas si një hije, se sa për t’i dhënë fund një gjykimi të padrejtë. Eshtë rasti…është dita… (*) Mbështillem rreth vetes me sytë gjysëm të mbyllur, në një ambient dhome të zhytur në gjysëm errësirë si për të krijuar qoftë edhe larg idenë e atmosferës së përgjysmuar ku shpirti i saj i trazuar gjen pak prehje.
    E dija se qe femër me një botë të gjerë, e detyruar të jetojë në një hapësirë të ngushtë...Jetojë? - pyes veten i pasigurt. Ngurroj dhe kjo është shenjë se diçka nuk shkon tek unë; nuk provoj pasojën e një fjale të shqiptuar sëkoti, është tjetër gjë... Përtypem si për shijuar një mbresë të ndryshme nga një renditje fjalësh, varen sipër kokës si zogj shtegëtarë që ndjekin në rregullsi njëri tjetrin dhe kjo të xhvesh nga çdo mundësi për të bërë ndryshime. Pëlqej një tufë korbash, madje të çoroditur. Vërtet vërdallosen për një kohë të gjatë mbi kokë, e ndoshta zhurmshëm, por njollat e zeza i lenë në vështrim dhe jo në qiell. Dhe qiellin e dua gjithmonë të pastër. Sot është gjendje. Vjen si një erë nate, kalon tërthorazi, me shpengimin e një vajze të dashuruar, vishet me një tis të hollë mjegulle që ia dhurojnë malet, parfumoset nga lulet e lëndinave dhe shkon të përqafojë detin. E dehur nga fryma e tij, ngre shkulme valësh, i përplas mbi shkëmbinj, prek ëmbëlsisht bregun, e ledhaton, por asnjë nga trillet e saj nuk tërheq vëmendjen e tij, deti rri gjithmonë shtrirë, ndërsa ajo përherë më këmbë. Ikën si erë dite, e zhgënjyer nga një dashuri e papaguar... rrëmben retë dhe loton sëbashku me to përtej. Askush nuk e ndjek...askush nuk mund ta ndjekë, - korrigjoj shpejt. Sot nuk është erë, por lëvizje ajri, fëshfërimë ngjethëse që përcillet si jehonë. E ndjej diku rreth meje, duke më vështruar në heshtje, ndërkohë përpiqem të imagjinoj se si mund të jetë fytyra e një të vdekure, pas shumë vitesh. Si mund të jetë një trup që e detyroi vdekjen të përdorë dhunë dhe në fund, në ç’mënyrë do t’i drejtohesha. Nuk kishte varr, ishte diku midis librave që kishte lexuar, në sallonet e Parisit që kishte ëndëruar, herë e shikoja tek lotët e Luçias së Lamermurit dhe kur mendoja se e gjeja në faqet e librit, humbiste midis petaleve të luleve...ndërsa Emma mendonte për buqetën e saj të futur në një kuti dhe pyeste duke ëndëruar, ç’fund do të kishte, nëse rastësisht do të vdiste... Nuk e kisha vënë re që trupi më dridhej, nuk është i ftohtë, por fryma gjumndjellëse që çliron vdekja. I trembur kërcej përpjetë dhe shikoj me turp sikur të kërkoj ndjesë...Ti duhej të jetoje, - përsërit të njëjtën ide por këtë rradhë si një kusht. - Janë krijuar një pafundësi thashethemesh për ty. Jam i bindur se kur shqiptoj fjalën jetë, për dikë nuk është e spikatur...duhej të vegjetoje! Uf!...“I dukej sikur vetëm në disa vende të tokës mund të rritej lumturia, si një bimë që mbin në një mjedis të veçantë dhe jeton keq në çdo vend tjetër...” - E shikon?! - them. Qëndroj një çast në heshtje dhe kërkoj me vështrim të humbur përreth, pa ditur çfarë. Sëfundi heq dorë thuajse me kënaqësi, sepse zakonisht gjërat që më shpëtojnë i quaj budallallëqe, jo pse janë të tilla, por sepse i shmangen vëmendjes time. Eshtë njëlloj hakmarrjeje që më afron shumë me Emmën, por nuk e pohoj kurrë edhe pse jam i sigurt se do të ndjehej e lumtur. Njeriu i jeton ëndrat edhe kur nuk i dëshiron, por kur i mungojnë, i krijon dhe ky është fatalitet, sepse një ëndër e sajuar nuk është më e tillë, është një realitet i dëshiruar, që nuk shndrohet kurrë në vetvete sepse tharmohet në mjegullën e fantazisë...Realitet i dështuar, - them me vete. E dija që do ta vriste, por kurrë nuk pata rastin t’ia thosha. Ndoshta ishte më mirë brenda botës që kishte krijuar, në atë turbullirë të përherëshme, ku i ngryste ditënetët e saj në një përzierje gri që shkrinte çdo kufi kohor. Unë e dija që... Emma para se të martohej kishte menduar të provonte dashurinë; por lumturia që duhej të ishte pasojë e kësaj dashuria nuk mbrrinte. Pra, duhej të qe gabuar... Dhe mundohej të kuptonte përmbajtjen e saktë të fjalëve lumturi, pasion, dalldi, që i ishin dukur kaq të bukura nëpër libra... kështuqë, nuk është e vërtetë kur pohoj se nuk pata mundësi. Ishte një tërheqje, jo kaq e thjeshtë sa m’u duk në fillim, sepse nuk më është ndarë edhe pas kaq kohe, dëshiroja të shikoja nga jashtë dhe lart, si në një lojë shahu. Cinizëm që e mbulova duke e quajtur paftësi, diçka e tillë kushton sepse zbulon një dobësi të vetes, por tashmë ajo nuk është më, ose është, por tek unë shfaqet si një mall, gjë që i pëlqen sepse dëshiron nga thellësia e shpirtit të dashurohet...
    -Eh!, nuk e dini ndoshta që ka shpirtra të shqetësuar? Kanë nevojë herëpashere për ëndra dhe veprim, për pasione të virgjëra, për kënaqësi nga më të pamenduarat dhe kështu lëshohen në prehrin e çdo fantazie, të çdo marrëzie.
    - Të shkretat ne gra, na mungojnë qoftë edhe shpërkujdesje të tilla.
    - Shkujdesje të trishtuara, që nuk dhurojnë lumturi.
    - A mund të kapet lumturia? – pyeti ajo.
    - Po, ndoshta një ditë e takon!
    Unë nuk ëndëroja kaq thellë. Rrija në ujra të cekëta edhe pse ajo më akuzoi, e quajti braktisje. Pranoja heshtur dobësitë e mia si e vetmja mënyrë për të kapur fijen e hollë të pamundësisë, pas të cilës ndërtoja një botë të tërë, vetëm për vete, diku në një qoshe çfardo, të errët dhe larg zhurmërimës. Dalngadalë diçka e tillë u bë zakon, natyrisht, e kisha të qartë, se çdo gjë e zakonëshme është edhe e mërzitëshme dhe se për këtë shkak, një ditë mund ta humbasja përfundimisht, por unë i trembesha më shumë një emocioni të sheshtë (si edhe Emma) boshllëkut që krijon, se sa tërbimit gllabërues. Pikërisht, për të shmangur gjithë këtë, e për ta bërë më të pranueshme, e ngjyrosa, e shndrova në argëtim... - Nuk të kanë kuptuar, - pëshpërit dhe mbyll sytë, pastaj hedh një vështrim të mjegulluar diku në hapësirë i bindur se sytë e saj blu janë shkrirë në qiell prej kohësh. Mbyllja e syve është marifeti im (ajo nuk e di), krijoj errësirë brenda vetes, sepse kështu i bëj yjet të dukshëm edhe në mes të ditës, pastaj i zbres posht. Midis tyre gjej sytë e saj...Ja pse e dua qiellin të pastër, - përsërit me gëzimin e njeriut që sëfundi risjell në kohë diçka të vonuar.
    - Hapi sytë, jam këtu, - zëri i saj bie mbi mua me butësinë dhe ftohtësinë e flokëve të dëborës. Nuk dëshiroja t’i hapja, thjesht sepse nuk dëshiroja të ikte, por fëshfërima që ndjeva në fytyrë ishte thuajse një lloj qortimi. Kishte ardhur për mua.
    - E di që të kanë krahasuar me Ana Kareninën, - them.
    - Po...po ti?
    Zihem ngushtë nga pyetja.
    - Unë çfarë?
    - Nuk ke thënë gjë?
    - Akoma jo.
    - E çfarë do thuash?
    - Nuk kam vendosur akoma, - ia kthej.
    - E, nëse...? Nuk mërzitem, dua të di mendimin tënd, - ngulmon, - sidoqoftë... - fjala e fundit lëkundet për pak sekonda në ajër, kohë e mjaftueshme për të kuptuar se ishte një goditje e tërthortë, duke më kujtuar gjithmonë natyrën time.
    - Dakort, - pranoj heshturazi... - për Ana Kareninën martesa ishte një vazhdim i jetës, në një formë tjetër, kështuqë vdekja është e pranueshme, thuajse normale, si vazhdim i mëtejshëm i jetës. U hodh në shinat e trenit dhe binarët, treni, janë simbol i jetës... ndërsa... - e këput fjalën befas dhe shikoj atë pjesë të hapësirës ku errësira është e ngjeshur dhe e shformuar. Nuk kisha asnjë dëshirë ta shtyja fjalën më tej.
    - Ndërsa?...
    - Vdekja tënde është e plotë, sepse ti ike sëbashku me ëndrat e tua. Pra nuk vdiq vetëm pjesa që i përkiste realitetit, mediokriteti nga i cili dole, por edhe dëshirat, fantazia, sepse ti guxove ta kundërshtosh dhe kjo të ndëshkoi... kaq! - i jap fund me padurim asaj fraze që po më merrte frymën. Ndjehem i lodhur e ndoshta për këtë jam gati të ulem qoftë edhe në pragun e pendesës... - megjithatë dikush tha se ti ngordhe, - shtoj pas pak.
    - Oh, sikur ta dish, - thotë ajo dhe sytë e bukur, ku mbytet një pikë loti, i ngre lart - gjithë sa kisha ëndëruar!
    Për një çast pata përshtypjen se nuk më kishte dëgjuar, por kur pasoi një fërgëllimë e lehtë e kuptova se diçka tjetër desh të shtonte dhe se mallëngjimi tashmë i përkiste një bote të harruar, tepër e largët dhe e huaj për të.
    E di, - thotë, - është e pashmangëshme. Të gjitha femrat gjejnë tek unë diçka nga vetja dhe mendojnë se shpëtojnë duke e urryer... – pason një heshtje e menjëherëshme, zgjatet sëtepërmi, aq sa shqetësohem dhe hap sytë.
    - Dhe...? Emma! Emmaaaaa!
    Ndoshta do t’i kishte pëlqyer që t’ia tregonte të gjitha këto dikujt. Po si mund të tregosh një të keqe të pakapëshme, që ndryshon pamje si retë dhe sillet rrotull si era? Nuk gjente fjalët, i mungonte rasti dhe guximi”
    - Emma mikja ime... - mërmërit.

    * * *

    * - Sipas traditave të herëshme, data 2 Nëntor është e vetmja ditë e vitit kur shpirti i të vdekurit kthehet sërish dhe me këtë rast viziton shtëpinë e tij, të afërm, miq e gjithçka që për të ka qënë e dashur një kohë.
  11. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Emma, mikja ime!

    I quajtur roman i forcës së fantazisë.
    Flober pas botimit të romanit i shkruante një miku të tij: “Jeta është e gëlltitëshme vetëm me një kusht, që të mos jesh”. Jo rrallë ndodh që autori vetë duhet të shpjegojë natyrën e krijimit të tij, sepse jo rrallë ndodh që publiku ta keqinterpretojë, ose më e pakta të mos jetë në gjendje ta kuptojë. Flober për këtë roman u desh të përballonte një proces të tërë gjyqësor, i akuzuar për fëlliqje të moralit dhe të fesë, ky skandal gjyqësor u mbyll në favor të autorit, e mbi të gjitha nuk e pengoi suksesin e jashtëzakonshëm.
    Më la përshtypje paralelizmi që është bërë midis Madam Bovarisë dhe Ana Kareninës, jo vetëm që është i pavend, por mbi të gjitha në këtë krahasim Ana shndrohet në një qënie mikroskopike përballë Emma Bovari. Ana ishte një femër e thjeshtë, ndërsa Bovari një fantazi e gjallë, dëshirë në vlim, një shpirt e zemër që shpërthen në çdo rrahje. Bovari ishte një femër kaq e ndërlikuar sa më pas u shndrua në prototip dhe në gjuhën e letërsisë dhe të psikologjisë, bovarizmi nënkupton një gjendje të caktuar.
    Ironia me të cilën përshkruan autori momentet e vdekjes së Emmës nuk janë kritikë ose goditje drejtuar personazhit, u drejtohet të gjithë atyre që janë të pandjeshëm ndaj realitetit, sepse janë njerëz që zvarriten mbi dhè pa kuptuar kurrë magjinë e ëndërimit, të fantazisë. Natyrisht njerëz të tillë e ngrysin jetën e tyre brenda një qetësie që ua rrëmben pikë pikë atë(jetën), ashtu siç është vetë ajo, ndërsa kush fantazon ndoshta vdes parakohe, por ka shijuar fryte që janë të rralla në jetë.
    Përsa i përket stilit, ajo që e bën të veçantë Flober është indiferenca e tij në të shkruajtur, nënkuptuar si mosndërhyrje me komente. Mendimet e personazhit vijnë të imponuara nga një përshkrim imtësor i objekteve, sendeve, natyrës që rrethon në atë moment, ndërsa vetë autori rri në heshtje, stil që e shkrin lexuesin me personazhin e për këtë arsye ndodh shpesh që urrejmë e duam, njësoj si personazhi. Hapi shtegun e natyralizmit, por ai që do ta përsoste do të qe Emil Zolà.
    Flober ishte një personalitet i paqetë, shqetësim që do të ndikonte rrënjësisht veprat e tij, por në fund të fundit, turbullira është e vetmja mundësi për të hapur dyert e anormalitetit.
  12. ladouce2005

    ladouce2005 Fillestar

    Re: Emma, mikja ime!

    Une e kam lexuar kur isha 16-17 vjec. Me ka shokuar, sepse isha akoma nje adoleshente pak naive ne disa gjera. (lexoja akoma Gjigandin e Madh te Mire /pf/images/graemlins/laugh.gif)
    Por, e kam pelqyer Mme.Bovari dhe do e rilexoja me deshire.
  13. Le_Routard

    Le_Routard Anëtar aktiv

    Re: Emma, mikja ime!

    Pa pa pa, sa i zgjuar dhe kritik i thelle eshte ky Atmani more. Eshte aq i zgjuar saqe nuk arrin dot as te kuptoj veten e tij.
  14. RecurrentDream

    RecurrentDream Anëtar

    Re: Zonja Bovari !!!

    Ema eshte simboli i gruas qe nuk pajtohet me mediokritetin.

    Nuk kam asgje kunder ketyre grave per kohet kur eshte shkruar Madamme Bovari e ca me pak ne kohet e sotme.

    Blue, e shpjegon shume bukur "vrapin" e Emes: s'kishte kohe as te mendonte, e pse duhej?

    Vetem nese provon te "vraposh" si ajo e ndjen sesa e gjalle ne fakt ishte Ema - edhe kur e lodhur - vendosi t'i jape fund.
  15. KoDoShi

    KoDoShi Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    Mund te themi se Ema eshte viktime e shoqerise frnceze e asaj kohe .Me vdekjen e saj Ema ka dashur te tregoj jo vetem katastrofen dhe fundin tregjik por ajo ka dashur te denoj shoqerine e asaj kohe duke shpresuar per nji ringjallje te saj shpirterore dhe morale
    Krahasojm Ana Karanina dhe Eman, mund te themi se dy heroinat jane 2 figura tragjike dhe te 2-ja kerkojne dashurine e verete /pf/images/graemlins/wub.gif dhe me vdekjen e tyre duket sikur denojn shoqerine e asaj kohe..
    Floberi gjithmone sipas mendimit tim personal dhe unik /pf/images/graemlins/laugh.gif
    ka dashur te na jape vetem etjen e Emes per lumturi personale dhe ne kete rast figura e saj del me e plot me e dashur per ne lexuesit.
  16. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Zonja Bovari !!!

    <font color="brown"> Ky eshte mirefilli nje opinion i yti, apo ndonje shpjegim i lexuar ne librin e letersise. Nuk kam per qellim te te ofendoj aspak, po te pyes sepse vertet do te ishte interesante ta dija. </font>
  17. KoDoShi

    KoDoShi Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    ehh nuk di si ta marr por nejse nj pergjigje e kam
    ai eshte mendimi im s'ka si te jete nje shpjegim libri pastaj besoj se shpjegimet nuk jane kaq te shkurtra zemer.
    Une sta mora aspak per ofendim mos e ki problem por qe te ishe kaq kurioze nuk te dija per thuthuqe po /pf/images/graemlins/smile.gif
  18. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Zonja Bovari !!!

    <font color="brown"> /pf/images/graemlins/lol.gif Eeeee ne fakt s'ke faj se fola pa "th" tani. Nuk eshte e nderlikuar ne lidhje me si duhet ta marresh. Te pyeta sepse me erdhen nder mend arsyetimet qe benin mesueset e letersises se shkolles se mesme dhe gjeta ngjashmeri, prandaj. Ne fakt, nga kjo ane une kam qene pak "jashte orbite", ne kuptimin qe i degjoja arsyet qe jepeshin ne klase, mund t'i riprodhoja me lehtesine me te madhe (s'donin shume zgjuarsi), por nuk me mbushnin.

    Nuk jam kureshtare per mendimet e tua personalisht me shume sesa per nje menyre perceptimi te disa veprave qe mendoj se jane lexuar ne nje moshe kur ende nuk kishim aftesi te mjaftueshme analize e perceptimi. Ne fakt, kam ide te miat ne lidhje me moshen kur duhet te lexohen disa libra, por kjo eshte ceshtje tjeter.

    Te dy veprat qe jane permendur, vecanerisht Zonja Bovari, meqe eshte edhe tema per te jane te jashtezakonshme (te pakten per mendimin tim). Megjithate, persa i perket analizes per to, kam filluar t'i mendoj me thjeshte. Ndoshta, Ema Bovari nuk kishte per qellim te denonte shoqerine. Ajo jetonte sipas disa prirjeve te saj, rebelohej sic bejme te gjithe, por guxoi me shume ne nje menyre me te pazakonte per kohen. Madje, ndoshta as rebelim nuk ishte; ndoshta ishte kerkim per ate qe e mbushte. Eshte kaq komplekse si situate. Nejse, nuk dua t'i hyj analizes, por me duhet te them qe eshte liber i shkruar shume bukur.</font>
  19. virginia

    virginia Fillestar

    Re: Zonja Bovari !!!

    Emma Bovary?

    Mund ta urejme e ta duam ne te njejten kohen, ta perbuzim e te ndiejme admirim per kete personazh.Eshte nje vajze e vogel qe enderron akoma qe mund te gjeje princin e kalter dhe nje grua qe uren mediokritetin. Shiheni burrin e saj. Nje mjek i rendomte, medioker, i shemtuar fizikisht( me teper si reflekt i personazhit qe eshte) etj etj. Emma zbulon nje moment qe princi i kalter nuk ekziston dhe ben nje depresion nervoz.eshte ky depresion qe nuk do e lere ate ti pershtatet mediokritetit te ambjentit dhe do kerkoje ne cdo moment ta ndryshoje. Emma nuk eshte e dashurur me asnje nga meshkujt qe ajo ka lidje, por eshte e dashuruar me endrrat, me boten romantike dhe gjithe avataret e saj. Prandaj Flaubert do e pershkruaj ne menyre aq te hollesishme dhe nje ambient e saj aq trist, te shemtuar, medioker. Pikerisht per te dhene kontrastin e nje "reverie" enderre e nje realiteti.

    Nuk jam dakort qe emma eshte personifikimi i femres, emma eshte personifikimi i cdokujt nga ne. Fjalimet femrat jane te pakenaqura dhe nuk kenaqen asnjehere jane seksiste dhe ofenduese.

    Flaubert donte qe femra kembengulese e atij realiteti te jete e cmendur dhe e urryeshme, donte qe burrireel te jete idiot. Kontrastet midis nje endrre dhe nje raliteti. Emma ka gjithone justifikime mbi veprimet e saj "merzitej, realitet i rendomte, i rrafshet"Kishte zgjidhje te vdiste midis keqardhjeve ose merzitjes. Zgjodhi me te dhimbshmen. Por aspak nuk eshte nje heroine dashurie...
  20. Valeria

    Valeria Guest

Shpërndajeni këtë faqe