Zonjat e vërteta s'lëpijnë akullore

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga Artin, 9 Jun 2019.

  1. Artin

    Artin Papirus rex

    [​IMG]

    Një minibashki e qytetit të Stambollit ka nisur një fushatë edukimi 2-mujore, duke afishuar reklama me anën e të cilave vajzat e reja këshillohen që të mos lëpijnë akullore në publik, pasi kjo nuk është etike.

    Fushata ka sjellë reagime pro dhe kundër.

    Disa postime sarkastike nëpër faqet sociale kanë qenë:

    "Si do të shiten akulloret, nëse ato nuk lëpihen në publik?"
    "Po ta futësh të gjithë akulloren në gojë, a lejohet?"
    "Po bananet si mund të hahen, me thikë e pirun?"

    http://www.hurriyetdailynews.com/ic...omen-in-etiquette-course-140608&utm_term=post
     
    Nela0 likes this.
  2. Nela0

    Nela0 Primus registratum

    As bananet sduhet te lepihen ...madje asnje gje tjeter!
     
    Artin and Hope like this.
  3. Hope

    Hope dans ton coeur

    As ice cream
     
    Nela0 likes this.
  4. Nela0

    Nela0 Primus registratum

    :D
     
    Hope likes this.
  5. Adela_sun

    Adela_sun Primus registratum

    Këta persona që i kanë dhënë zanafillën kësaj fushate mos valle mendojnë që një veprim i tillë është i denjë për burra të vërtetë? Nëse po atëherë jam dakord që akulloret të lepihen në publik vetëm nga meshkujt me një kusht që gratë e verteta mos pranonin të bënin një veprim të tillë as në ambiente shtepiake.
     
    Al-Punk and Daja like this.
  6. Artin

    Artin Papirus rex

    Për t'u kuptuar këto fushata, duhet njohur edhe mendësia e këtyre vendeve, si Turqia.
    Ç'është e vërteta, burrat me mustaqe të këtyre vendeve nuk lëpijnë akullore, këto i lëpijnë vetëm kalamajtë.
    Një mendësi e tillë ekziston edhe në Shqipëri, të paktën tek brezi i vjetër.
     
  7. Adela_sun

    Adela_sun Primus registratum

    Pikërisht duke u nisur nga mendesia e këtyre vendeve më erdhi edhe ajo përgjigje. Mesa duket probleme të tilla janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e shoqërisë maskiliste. Çdo gjë duhet të jetë në rendin e duhur ndryshe rrezikohet kontaminimi nga shoqëritë perëndimore.
     
  8. Artin

    Artin Papirus rex

    Nuk duhet të mendojmë se çdo gjë qe vjen nga perendimi ose ndodh ne perendim, eshte e mire. Dhe te mos harrojme qe shume gjera kane ndryshuar keto 70 vitet e fundit.

    Ne praktike, nuk mund te jete çdo gje e mire, do te kete edhe te keqija. Në një të ardhme, per shume gjera qe ndodhin tani ne perendim, mund te themi se sa gabim ka qene e te kritikohet kjo periudhe.
     
    Last edited: 19 Sep 2019
  9. Adela_sun

    Adela_sun Primus registratum

    Patjetër që po. Ndërkohë mund të them që ne të tashmen kjo gjë më duket shumë pa dobi dhe e kotë.
    Kush përcakton moralin? Kush arrin të bëjë një ndarje të ekuilibruar midis asaj që është e drejtë dhe asaj që është e gabuar?
    Duhet se sben të ketë një utilitet çdo norme që aplikohet apo propozohet. Në këtë rast cila kategori po mbrohet? Po mbrohet nga çfarë? Nga rrjedh kjo nevojë për të nisur një fushatë të tillë? Unë personalisht nuk gjej një përgjigje që ta justifikojë. Për të patur nje arsyetim duhet se sben ta lidh me mentalitete shekullore që për fat të mirë në botën perëndimore janë zhdukur. Normalisht ka shumë të tjera të gabuara, këtë nuk e diskutoj po nëse I referohemi këtij artikulli, fushata është një shfaqje mese e qartë e mbylljes shoqërore që karakterizon këtë grup njerëzish.
     
  10. Artin

    Artin Papirus rex

    Kuptohet se çeshtja nuk qendron vetem tek akullorja, por lidhet me shume gjera te tjera. Sjellja dhe etika kane te bejne me kulturen e nje vendi, e kjo lidhet me sistemin dhe shtetin. Jane keto te fundit ato qe percaktojne se ç'eshte e mire dhe e keqe, e qe ruajnë, ose përmbysin dhe ndryshojne sjelljet dhe kulturen e nje vendi.

    Per mendimin tim, duhet te kete nje ekuiliber mes lirive e te drejtave të individit dhe te mires se pergjithshme. Te drejtat individuale duhet t'i sherbejne të mires së pergjithshme, te ardhmes së nje vendi, duke parë me largpamësi se ku te çojne ato rruge.

    Se kush ka te drejte ne kete mes, ne mund ta kuptojme dhe përcaktojmë shumë lehtë. Vendet qe ne i quajme te mbyllura e te pazhvilluara shoqerisht, po vijne duke u shtuar, kurse perendimoret po vijne duke u pakesuar.

    Sipas ligjit dhe rregullit te evolucionit, kanë të drejtë të parët.
     

Shpërndajeni këtë faqe