Zvicër, Taulant Xhaka Pezullohet Me 4 Ndeshje

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Agjenti_007, 20 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1455898411tal-xhak.jpg

    Federata Zvicerane e Futbollit ka pezulluar me katër ndeshje mesfushorin e Baselit dhe Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

    Ky dënim i ashpër nga Komisioni i Disiplinës erdhi pas episodit në ndeshjen Basel- Grasshopers që përfundoi 4-0.

    Në minutën e 31 të kësaj sfide, gjyqtari kryesor i takimit ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin e Baselit, Janko, për një ndërhyrje të ashpër.

    Ndërkohë që të gjithë futbollistët vendas po protestonin ndaj veprimit të gjyqtarit, Xhaka iu afrua futbollistit kundërshtar Moritz Bauer duke e kapur për flokësh.

    Ky episod nuk u pa nga gjyqtarët dhe Xhaka luajti 90 minuta në këtë sfidë, mirëpo Komisioni i Disiplinës mori pamjet filmike si provë duke e pezulluar shqiptarin me 4 ndeshje.

    Xhaka pritet të mungojë në sfidën ndaj Vaduzit, Thunit, Luganos dhe St. Gallenit.
     

Shpërndajeni këtë faqe