67 e perdoruesve te Facebook pranojne spam

  • Thread starter http://shqiperia.com/feed
  • Data e fillimit
H

http://shqiperia.com/feed

Guest
Ekzistonte dikur një kohë kur spam i dërguar më email paraqiste shqetësimin më të madh për ne. Por Sophos thotë se kjo kohë ka kaluar sepse sipas raportit të saj vjetor në lidhje me kërcënimet e sigurisë 67 e atyre që përdorin rrjete sociale si Facebook dhe Twitter kanë pranuar së paku një herë spam në vitin 2010. E për t’i bërë gjërat edhe më keq në raport 40 për qind e përdoruesve të rrjeteve sociale kanë pranuar së paku një herë malware gjatë vitit 2010 që është gati dyfish më shumë sesa që ishte në vitin 2009.Sulmet e vjedhjes së informatave personale ishin gjithashtu në rritje ku më shumë se 43 për qind e përdoruesve kanë qenë të përballur me email apo komunikime false që ishin të dirigjuara prej hakerëve për të vjedhur informatat e llogarive të tyre. Sophos ka marr në pyetje 1200 përdorues të rrjeteve sociale për të gjetur këto të dhëna dhe 82 për qind prej tyre kanë thënë se kërcënimet e paraqitura në Facebook janë kërcënimet më të mëdha të sigurisë që po i hasim sot.“Numri i cyber-sulmeve në rrjete sociale gjithashtu ka pësuar rritje gjatë dy viteve të fundit” tha Graham Clulley një këshillues i lartë teknologjik pranë Sophos. “Spamerët janë kthyer drejt rrjeteve sociale pasi që muret e tyre të sigurisë nuk janë as për së afërmi të larta sikurse tek shërbimet për postë elektronike.Përveç kësaj cyber-kriminelët kanë sukses më zëmadh në rrjet sociale sepse njerëzit besojnë në spam më shumë kur ai vije nga një “mik” dhe si rezultat i kësaj ata përdorues përfundojnë duke klikuar linka dhe duke shpenzuar më shumë të holla sesa që do të duhej kur pranojnë spam me email”. Në nëntor të vitit 2010 Digital Society studioi top ueb faqet dhe gjeti se edhe Facebook e edhe Twitter kanë dështuar në testet bazë të sigurisë siç është SSL. Rreth një vit më parë rrjeti social bëri partneritet me McAfee për të tentuar të përmirësojë veçoritë e saja të sigurisë.

Lexoni me tej
 
Top