A është kjo fotoja më frymëzuese që keni parë?

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit


Në këtë foto frymëzuese besohet të jetë Daniel Cabrera, i cili vazhdon mësimin në klasën e tretë të një shkolle filloreje në Mandaue. Ai ëndërron që të bëhet doktor.

Ai ka vetëm një stilolaps, pasi tjetrin ia ka marrë njëri prej shokëve të klases. Daniel jeton me të ëmen dhe vëllain më të vogël poshtë një tezge në pazar, pasi shtëpia e tij është djegur, ndërsa i ati i ka vdekur në burg.

Foto është bërë nga një studente e mjekësisë, Joyce Torrefranca e cila kishte vënë re djalin, gjatë darkës kur po kthehej në shtëpi. Joyce e kishte shpërndarë menjëherë foton në rrjete sociale, duke e quajtur një “foto frymëzuese”.

Duke qenë se foto pati një reagim të madh, atëherë është hapur edhe një tjetër faqe në Facebook që shërben për të mbledhur të ardhura për 9-vjeçarin. Deri më tani, janë grumbulluar rreth 350 paund.

Burimi i informacionit , Top Channel.
 

Al-Punk

Still here
Mandaue, officially the City of Mandaue and often referred to as Mandaue City, is a city in the province of Cebu Province in the Philippines

Sigurisht ka shume ndienja ne te, por mendoj ka me shume ndienja te tjera se frymezim.
 

odeon

Forumium maestatis
Nese te gjithe do te kuptonim sa pak vlen pasuria, atehere po, edhe UTOPIA mund te realizohej!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Utopia një koncept absurd , nuk e di përse , por nuk do ta dëshiroja në këtë bote.
 

joetisti_

Locus omnem
Vertet, kur shikon perpjekje te skajshme te vjen frymezim dhe guxim.
Kur ndihemi keq themi sa mire qe ishim. Dhe kur shikojme dike qe ia del pavaresisht veshtiresive, na motivon.
 
Top