A është kjo gruaja më xheloze në botë? (FOTO)

MeKaNiKu

Forumium maestatis
Një grua e detyron të fejuarin e saj ti nënshtrohet aparaturës të së vërtetës sa herë që del nga shtëpia.

Britanikja Debbi Wood, 42 vjeç është diagnostikuar me një problem të rrallë që i shkakton asaj xhelozi.



Ajo është aq e fiksuar pas partnerit të saj, Steve Wood, 30 vjeç, sa i kontrollon rregullisht telefonin, emailin, llogarinë bankare, etj.



Këtë gjë e bënë çdo ditë. Ajo madje i ndalon atij që të shoh foto të femrave në revista. Në rast se atij i pëlqen ndonjë femër në TV, ajo e ndalon që ta shoh TV.



Pas diagnostikimit me këtë sindromë, ajo thotë se ndjehet e çliruar, pasi tani e di nga i vjen ky problem. Çifti shpreson që të martohet së shpejti, pasi Wood i propozoi asaj në fillim të vitit. Ajo ka marrë që tani mbiemrin e tij, për ti paraprirë martesës.
 
Top