Aplikime për Moderatorë!

Universal

AnonymouS
Jeni te ftuar te shkruani ne kete teme nese deshironi te beheni pjese e stafit te Albforumit dhe te jepni kontributin tuaj ne kete komunitet virtual si Moderator.


Kriteriumi per Moderatoret:

  • Te jeni i/e moshes +18 vjec
  • Te jeni frekuentues te rregullt te forumit per nje periudhe +6 muajsh.
  • Te frekuentoni rregullisht nenforumin qe kerkoni te moderoni duke kontrubuar me artiktuj, shembuj, e opinionet tuaja
  • Te keni njohuri mbi lemine qe permbeledh nenforumi
  • Te jeni familjarizuar me http://forumi.shqiperia.com/threads/rregullorja-e-albforumit.34451/
  • Te jeni serioze dhe respektoni ato rregulla
  • Te keni fituar respektin e anetareve tjere
  • Te jeni te afte te komunikoni me anetaret e thjeshte dhe te zgjidhni probleme potencjale
  • Te jeni kreativ, entuziast dhe te afte te punoni ne grup me anetaret tjere te stafit


Te gjitha aplikimet do te vezhgohen nga SMO dhe Administratoret, do te zgjidhen ato qe me se mirti plotesojne kriteriumet e siperpermendura. Per arsye subjektive procesimi i tyre mund te zgjase deri ne 2 jave, nuk eshte e nevojshme qe te aplikoni me shume se nje here. Ne momentin qe stafi ka marre nje vendin, do t’ju kontaktojme ne privat.


Cfare eshte puna e nje moderatori?

Me pak fjale obligimet e moderatorit jane:

-Gjallerimi i nenforumit qe u eshte ngarkuar. Kjo behet duke u perfshire neper diskutime, duke u pergjigjur postimeve(vecanerisht atyre qe askush nuk u pergjigjet), dhe duke ofruar ndihme.
-Monitorimi i nenforumit qe u eshte ngarkuar. Fshirja, levizja ose editimi i postimeve/temave abuzive, ofenduese, reklamuese, propaganduese, dhe atyre te vena ne vend te gabuar.
-Arbitrim te paanshem te nenforumit dhe miresjellje ndaj te gjithe anetareve.
-Kontakte private me anetaret.


Nuk kam ekperience si Moderator. Cfare ndihme ofroni?

Mese 90% e Moderatoreve te Albforumit hapat e para i kane bere pa ndonje eksperience paraprake. Stafi i forumit ka nje seksjon privat ku Moderatoret e rinj familjarizjohen me funksjonet e moderimit, gjithashtu atyre u jepet akses ne nje nenforum te vecante privat per eksperimentime. Vetem pasi Moderatoret kane kaluar disa jave ne keto faza, atyre u jepet akses Moderimi ne nenforumin perkates.


Cfare te shkruaj ne aplikim?

-Cilin nenforum keni deshire te moderoni.
-Me pak fjale na pershkruani pse ju pelqen te moderoni nenforumin ne fjale dhe cili eshte vizioni juaj per te.
-Mund te shkruani edhe informacjone shtese si ato personale


Ku ta bej aplikimin?

Aktualisht nuk kemi ne dispozicjon ndonje formular te vecante aplikimi. Mund te shkruani aplikimin ne kete teme ose te kontaktoni njerin nga Super Moderatoret me mesazh privat.


Cilat nenforume kane nevoje per Moderatore?

Zakonisht cdo nenforum moderohet nga dy ose tre Moderatore. Te gjitha ato nenforume qe ne kolonen e emrit te Moderatoreve kane nje ose asnje emer, jane te hapur per Moderatore te rinj. Me poshte po rradhis nenforumet qe aktualisht kane nevoje per Moderatore:

Tema Shoqerore:
Hapesire filozofike
Sociologjia
Dashuria
Psikologjia
Teologjia

Aktualitet:
Temat e dites (vendet shqipfolese)
Temat e dites,nderkombetare
Politika shqiptare (ne te gjitha trojet)
Ekonomia&Biznesi shqiptar
Legjistacioni Shqiptar
Blogosfera Shqiptare

Arti,kultura kombetare & boterore:
Gjuhesia
Letersia
Historia
Muzika
Ngjarja kulturore
Fotografia dhe piktura - Artet Figurative
Kinemaja dhe Teatri

Shkenca dhe Jeta:

Shkenca
Astronomi,Kozmologji,Astrofizike
Trupi dhe Shendeti
Mistere,Konspirime,Kuriozitete
Planeti im,Jeta rreth nesh

Tema te tjera:

Personazhet e artit dhe skenave Shqiptare
Moda
Kendi i femijeve
Vipat me fame boterore,Klubi fansave
Diapazon

Shqiptaret neper bote:

Rrjeti i studenteve Shqiptare ne bote
Shkoderlocja jone
Probleme te Emigranteve ne Diapazon
Shqiptare ne Gjermani
Shqiptare ne Angli

Sporti:

Zona e tifozerive
Formula 1 & Moto Racing
Kampionatet
Sporti Shqiptar
Parashikime Sportive
Makina e motorra

Teknologjia e Informatika:

Te jeta dhe njoftime teknologjike
Si mund te bej?
Webmastera Faqe Domaining Hosting
Linux Server
Faqe interesante & Web & Programe Web
Shkembim banerash,domaine,hostim etj.
Programe e Programuesit
Lojra te ndryshme
Shqiperia.Com
Nen Toke

Njoftime:

Njoftime realiste
Njoftime pune
Njoftime ngjarje kulturore
Njoftime te ndryshme
Njofto faqen tende

Zona e argetimit :

Humor,video e foto per te qeshur
Chit chat me catistat e tjere
Thashetheme etj.
Koktej diskutimesh
Eros



Si e vleresoni ju si staf seriozitetin e nje anetari ne forum?

Nese jeni nje antar qe e vizitoni dite per dite forumin, jepni mendime ne forume te ndryshme duke respektuar bashkebiseduesit dhe etiken e te shprehurit me kulture, nuk merrni pjese ne forume qe nuk moderohen (si ai i padoganes apo ideali i partise), sillni materiale me vlera edukuese ne forum nga burime te ndryshme, hapni tema me interes dhe ne forumin e duhur, nuk keni patur asnjehere kontradikta me stafin apo shkelje rregullash forumi.

Domethene, une qe shkruaj tek forumi i padoganes nuk mund te behem moderator?

Per aq kohe sa merrni pjese tek forumet qe nuk moderohen, forume jo-serioze ku marrin pjese anetare problematike, ju nuk mund te beheni moderatore ne forum. Mos e merrni mundimin qe te aplikoni per tu bere moderator.

Ama, nese i respektoni rregullat me siperm dhe nuk deshironi qe te merrni me pjese me ne ato forume jo-serioze, ju mund te aplikoni per moderatore. Qe nga momenti qe beheni moderatore, ju nuk duhet te merrni me pjese ne ato forume jo-serioze. Nese e shkelni kete rregull, do te humbni statusin e moderatorit dhe te drejten per te qene moderator ne te ardhmen.


Cfare do te ndryshoje ne pranine time ne forum kur behem moderator?

Do te thote se do te kesh me shume pergjegjesi dhe do te duhet te harxhosh me shume kohe me problemet e forumeve qe ti moderon. Do te thote se do te duhet qe te perforcosh rregullat e forumit ne forumet qe moderon sa here qe ato shkelen, do te thote se duhet te mirembash ato forume qe moderon duke hapur tema me interes dhe duke sjelle materiale te shumellojshme, do te thote se duhet te behesh ti shembull me sjelljen dhe mendimin tend ne nje teme se si anetaret e tjere duhet te sillen. Do te thote te komunikosh ne menyre te vazhdueshme me koleget e tjere te stafit te forumit, Mod, Smod, Admin sa here qe ke pyetje, paqartesi apo nevoje per ndihme.


Cfare do fitoj duke u bere moderator?

Nuk do te fitosh as para dhe as emer te mire se u bere moderator. Do fitosh vetem respektin e qindra antareve te respektuar te ketij forumi qe do tu jene mirenjohes per punen dhe perkushtimin tuaj. Ata do te gjejne sa here qe vizitojne forumet qe ju moderoni dicka te re per te lexuar e mesuar, dhe do te kene mundesi qe te shprehin mendimin e tyre per tu lexuar nga te tjeret.

Ju nuk do te jeni thjeshte nje anetar i thjeshte i ketij forumi, ju do te jeni nje prej atyre qe e bejne te mundur ekzistencen e komunitetit me te madh te shqiptareve nga gjithe bota ne Internet.


Kam deshire por nuk jam i afte nga ana teknike?

Shumica e antareve te stafit te forumit nuk kane qene te afte per te qene moderatore teknikisht, por kane mundur qe te fitojne shume eksperience ne kete drejtim shume shpejt dhe shume kollaj. Ne ju ofrojme te gjithe kandidateve tane per moderatore trajnim dhe ndihme konkrete per cdo pyetje apo paqartesi. Keshtu qe mos ngurroni te aplikoni per aq kohe sa te pakten merrni pjese ne forum dhe plotesoni kriteret e tjera te tij.
 
Last edited:

Universal

AnonymouS
Te interesuarit mund te lene mesazh ne kete teme. Stafi i forumit do ti kontaktoje ne privat ata qe ne mendojme se i plotesojne kushtet dhe jane te pershtatshem per forumet qe kane nevoje per moderim. Pra nuk varet vetem deshira per te qene moderator ne nje forum, por edhe nevojat e vete forumit per moderator.

Mjafton nje mesazh ne teme, nuk keni perse lini shume mesazhe. Te gjitha kerkesat tuaja lexohen me vemendje nga stafi, pavaresisht se jo te gjithe do te marrin pergjigje ne privat. Nuk duhet te ndiheni keq per kete, pasi jo te gjithe i plotesojne kriteret e te qenit moderator.

Te interesuarit mund te vazhdojne te lene mesazh ne kete teme.
 

Mirabel

Locus omnem
Po paga sa eshte? Se me aplikim e objektiva ...kpi personalisht vetem interviste pune kam bere.
 

Balahk

Locus omnem
Une e pata seriozisht ne fakt,me lejohet mua te aplikoj?
Apo e kam te ndaluar nga qe jam ne fije te "perit"?
 

Al-Punk

Still here
Per askend nuk eshte e ndaluar. Forumi eshte ne nje fare menyre i atyre qe shkruajne dhe e mirembajne. Sdq Balahk, per moderatore *konsiderohet* dhe kontributi ne zhvillimin e forumit qe ka nevoje per debate, diskutime dhe dialog konstruktiv dhe me pak shkrime nje-fjalishe, devijime apo shkrime te thjeshta. Nese mendon se ka nje "teme" te caktuar tek e cila mund te kontribuosh vazhdimisht, mund te nisesh te shkruash per te. Pas nje fare kohe mund dhe ta moderosh.
 

Balahk

Locus omnem
Per askend nuk eshte e ndaluar. Forumi eshte ne nje fare menyre i atyre qe shkruajne dhe e mirembajne. Sdq Balahk, per moderatore *konsiderohet* dhe kontributi ne zhvillimin e forumit qe ka nevoje per debate, diskutime dhe dialog konstruktiv dhe me pak shkrime nje-fjalishe, devijime apo shkrime te thjeshta. Nese mendon se ka nje "teme" te caktuar tek e cila mund te kontribuosh vazhdimisht, mund te nisesh te shkruash per te. Pas nje fare kohe mund dhe ta moderosh.
Jo mendova ne fakt se isha i "ndaluar"

Edhe shkrimet nje fjalishe tek temat futen.
edhe ato moderohen.
por gjithsesi ajo qe do te doja te moderoja eshte seksioni fotografive.

klm
 

Moonlight85

Forumium maestatis
Te interesuarit mund te lene mesazh ne kete teme. Stafi i forumit do ti kontaktoje ne privat ata qe ne mendojme se i plotesojne kushtet dhe jane te pershtatshem per forumet qe kane nevoje per moderim. Pra nuk varet vetem deshira per te qene moderator ne nje forum, por edhe nevojat e vete forumit per moderator.

Mjafton nje mesazh ne teme, nuk keni perse lini shume mesazhe. Te gjitha kerkesat tuaja lexohen me vemendje nga stafi, pavaresisht se jo te gjithe do te marrin pergjigje ne privat. Nuk duhet te ndiheni keq per kete, pasi jo te gjithe i plotesojne kriteret e te qenit moderator.

Te interesuarit mund te vazhdojne te lene mesazh ne kete teme.

ouuuuu ja....e nisa CV!!


shpresoj tme realizohet Endrra
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Dhe dicka qe nuk eshte shtuar ne fjaline e @Al-Punk : Mos u perpiqni te beheni moderator me rryshfete se nuk pranojne "para" Shqipetare ndoshta euro do bente pune :p
 
Top