Benzema tejkalon shpejtësinë

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Sulmuesi i Realit, Benzema është rrezikon një gjobë të majme dhe heqjen e lejes së drejtimit të automjetit, për tejkalim të kufirit të shpejtësisë në rrugët e Madridit.

Benzema është kapur duke udhëtuar me 216 kilometra në orë me Audin e tij në një rrugë ku limiti ishte 100 kilometra. Kamerat e sigurisë kanë kapur në krah të Audit të sulmuesit francez edhe një makinë tip Porsche që ecën me 260 kilometra në orë.

Dyshohet se edhe Porsche i përket një futbollistit të Realit të Madridit. Ngjarja daton më 3 shkurt të këtij viti, pak pas humbjes që Reali i Madridit pësoi me Granadan në një ndeshje të La Ligas. Madrilenët e Mourinho-s humbën 1-0 falë një autogoli të Cristiano Ronaldo.

Benzema rrezikon heqjen e lejes së drejtimit të automjetit nga një deri në katër vjet, si dhe gjobë ditore nga 5 deri në 400 euro për gjashtë muaj radhazi. Ndërkohë, klubi madrilen ka mohuar të gjitha zërat se bëhet fjalë për dy futbollistë të tij të përfshirë në një garë të rrezikshme adrenaline në një zonë të banuar të Madridit.
 
Top