C'eshte pasqyra?

makuciko

Forumium praecox
Re: C'eshte pasqyra?

I PANJOHURI

Më hodhi sytë, vështroi shtrëmbër.
Fytyrë të rreshkur kish, të shëmtuar.
Nën vetulla nxinin dy sy të vëngër,
Përreth një mjekërr, kohë pa rruar.

Ftohtë më pa dhe me përçmim,
Qeshi përbuzës përplot ngërdheshje.
„Ç'je ti!?“, pyeti me neveri,
Pa nxjerrë zë. Mes nesh veç heshtje.

Të tillë njerëz kur të zënë udhën,
Gjithmonë është mirë të qet' t'i lesh.
Por kësaj here, veç mblodha grushtet,
Gati t'ia bëja turinjtë përshesh.

Veç, diku thellë, diçka më ndali
Që mos e zhdëpia atë kok'trashë.
M'u duk i njohur ai farë gërdalli.
Pa ia ndarë sytë, me vete thashë:

"Përse nuk më kujtohet vallë,
Ku e kam parë këtë fytyrë!?
...
Ah! Si s'më ra ndërmend më parë!?..."
(Përballë kisha një pasqyrë!)
 

gangsterja

Primus registratum
Pasqyra eshte ai objekt qe na paraqet sic jemi ne te vertete dhe asnjehere nuk na genjen.Pasqyra eshte armikja e realitetit.
 

mirdita

Papirus rex
Pasqura esht nje gje qe ne zakonisht e perdorim me se shumti per tu shikuar.Pasqyra na tregon si si dukemi se si jemi etj
 

ALVAN

Primus registratum
GIJOM APOLINERI KA SHKRUAJTUR NJE POEZI ME EFEKTE GRAFIKE. NE KETE PASQYRE I MBYLLUR JAM I GJALLE DHE I VERTETE SIC IMAGJINOJNE ENGJEJT DHE JO SIC JANE REFLEKSET
 

Hank

Valoris scriptorum
GIJOM APOLINERI KA SHKRUAJTUR NJE POEZI ME EFEKTE GRAFIKE. NE KETE PASQYRE I MBYLLUR JAM I GJALLE DHE I VERTETE SIC IMAGJINOJNE ENGJEJT DHE JO SIC JANE REFLEKSET
Shume e bukur si pjesez, (por pse e ke shkruar me shkronja te medha xhanem)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
GIJOM APOLINERI KA SHKRUAJTUR NJE POEZI ME EFEKTE GRAFIKE. NE KETE PASQYRE I MBYLLUR JAM I GJALLE DHE I VERTETE SIC IMAGJINOJNE ENGJEJT DHE JO SIC JANE REFLEKSET

Po bie dakort me Hank-un! Shume bukur shprehur. Por e paqarte.

Imagjinoni nje njeri i cili nuk MUND te njihet ose nuk DO te njihet. Ai e rrethon veten me kater pasqyra ose me mire te themi me gjashte per te krijuar nje kub prej pasqyre. Ju nuk mund te shihni cfare ka brenda. E vetmja gje qe shihni eshte vetvetja. Nepermjet saj ju vini cilesite tuaja mbi personin e rrethuar me pasqyra. Ndaj edhe Apolineri thote se brenda kesaj pasqyre ai eshte i gjalle dhe i vertete.

Nuk do ndonje filozofi te madhe te kuptosh cfare eshte reale dhe cfare eshte e vertete.

Ne nje perpjekje fatale per te zbuluar MISTERIN qe fshihet brenda pasqyres e vetmja gje qe ju do te arrini te beni eshte te thyeni vetveten. Ne aq sa copeza pasqyre refleksi juaj ndahet po ne aq copeza shpirti juaj do te ndahet. Dhe mos kerkoni ndihmen e ZOT-it ne ate dite.

Cdo tentative per te me thyer mua eshte e kote. Ju po thyeni per kenaqesine time me te madhe veten tuaj.


Adea
 
Top