Copëza shkrimesh.

joetisti_

Locus omnem
Nga sa lexova në temë, në disa postime nuk kuptohet mirë se cilët janë janë autorët.
E mira është që nëse shkrimet janë të tjetërkujt, të vendoset edhe emri i autorit, ose burimi nga janë marrë.
Nejse , këto janë punë të stafit, por mua si lexues i thjeshtë më duket gabim që të hedhim në temë shkrimet e të tjerëve, duke i paraqitur si shkrimet tona.
asnjehere asnjeri/a ketu nuk ka deshire te beje te vetin shkrimin e tjetrit. Ato here qe ndodh qe nuk vihet, eshte sepse ose harrojne, ose pertojne, ose s'eshte mundesia.
Por, e drejte. Duhet vene. Edhe atehere kur nuk e ka nje autor (rastet kur dicka e gjen, pa, ne internet), le te vihet ne thonjeza. Por, perderisa keta ketu te stafit, nuk na pengojne... :)
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Iu bë sikur kishte futur qëllimisht dorën në Folenë e Madhe të Grerëzave të Jetës. E kishte futur dorën në një ulluk të kalbur në kulmin e verës dhe dora bashkë me krahun ishin djegur nga flaka e shenjtë e drejtësisë që ia kishte shkatërruar mendimet e vetëdijshme, duke e vjetruar dhe nxjerrë jashtë mode konceptin e sjelljes civile. A mund të presësh që dikush të sillet si një qenie e arsyeshme njerëzore kur dorën ia shpojnë dhjetëra gjilpëra të nxehta, të mallkuara?

Rrezatimi
Stephen King
 

joetisti_

Locus omnem
"midis qetesise dhe bordures se pemeve
midis celtines dhe vetmise
krenaria ime ecen e frikesuar
duke ma marre shpirtin per dore.
Qe tani eshte vone, dhe shpejt eshte akoma"
 

Jamie

Forumium maestatis
- Dhe si më sheh ti ?
- Si një mister
- Është një kompliment i çuditshëm. Më i çuditshmi që mund të kem marr ndonjëherë.
- Nuk është një kompliment. Është një kërcënim.
- Ç'do të thotë?
- Misteret zbulohen.
- Mund të të zhgënjej.
- Ose ndoshta të më befasosh.

[ Carlos Ruiz Zafòn : Hija e erës ]
 

Hope

dans ton coeur
Love, in the eyes of the world, is either a carnal appetite or a vague fancy, which possession extinguishes or absence destroys. That is why it is commonly said, with a strange abuse of words, that passion does not endure.
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
"U gjenda rishtas ne qytetin varrimor,i lenduar nga pamja e njerzeve qe shpejtonin rrugeve te rrembejne ca te holla nga njeri-tjetri,ti gllaberojne gjellet e veta famekeqija,ti gelltisin birrat e veta te molepsura,ti enderrojne endrrat e veta te parendesishme dhe marroce. Ata i cenonin mendimet e mia. Ishin vjedhesa,dhe,per mua,njohuria e tyre jetesore ishte nje shtiresi qe zemeronte,meqe isha i bindur se ata kurrsesi nuk i dinin ato qe i dija. Qendrimi i tyre,qe ishte thjesht qendrim i individeve te rendomte te cilet e kryejne punen e vet me bindjen per nje siguri te plote, me fyente si krekosjet peshteruese te cmendurise perpara nje rreziku qe nuk kuptohet dot.Spata ndonje deshire te posacme tua hapja syte,por mezi permbahesha te mos u qeshem per fytyrat plot e perplot rendesi te marre"

-Xhozef Konrad "Zemra e erresires"
 

Chrono_Crusade

Valoris scriptorum
…buzëqesh!. Në çdo rrethanë buzëqesh. Jo sepse jeta nuk ka vështirësi dhe probleme; Jo sepse jeta shkon vaj dhe nuk është mizore; Jo sepse errësira shpesh nuk sundon shpirtrat tanë, por sepse pavarësisht të gjithave është bukur të ekzistosh; është magji të jetosh dhe dashurosh pavarësisht fatit të keq dhe përvojave. Buzëqesh sepse ti ke zgjedhur të luftosh për të qenë i lumtur; sepse ke kurajo të jesh mirënjohës; mirënjohës për gjërat e mira që ke; mirënjohës që tej problemeve të tua, jeta të ka kursyer disa probleme të tjera, që nuk i ke, por mund t’i kishe; buzëqesh, që fytyra jote e lumtur, duke ndjekur zemrën e gëzuar, të duket si dritë; dritë e bardhë mes errësirës..
 

ditari anonim

Primus registratum
Sytë më lotojnë dhe drita është shuar,
Dua që të vdes, por zemra më rri zgjuar,
Ku do e gjej forcën të duroj kaq shume,
Pse kjo jetë po m’kthehet në vuajte pa fund.

Më verboi dashuria, dhe asgjë më s’shoh
Në vatrën e brengës, veten dot më se ngroh,
Më jane prerë forcat, asgjë më s’besoj,.
Kjo vetmi e shkretë shpirtin ma robëroj.

Dua të iki larg, në hapësirë,
Dua veç 1-her të marr frymë i lirë,
Dua të largohem, të shkoj në një bot të qetë,
Ku të mos ket intriga, po ëngjëj me fletë.

Nuk dua tu flas , vetëm ti shikoj,
Dua tjetër botë, kësaj më si besoj,
Dua të iki larg, atje ku mund ta shpreh dashurinë,
Këtu u zhgënjeva, mbase atje do të jetë më mirë.

Vec dicka o zemra e zemrës sime,.
Ti ishe dhe do mbetesh shënimi i jetës sime,
 
Top