DHEMBJA E ATDHEUT

EvEr8

Primus registratum
DHEMBJA E ATDHEUT

Dhembja e atdheut
e ftohte si vdekja
e ngrohte si liria

a zgjohen kurre eshtrat nga gjumi shekullor
zgjimi i eshtrave eshte ngjallje e pavdekshme

kur zgjohen eshtrat ata thone diçka
fjalet e tyre jane trete thepave e grykave te botes
fjalet e atyre eshtrave thepana -
medet per ate qe nuk i din o i ka harruar
mallkimet nuk prajne kurre - e
nuk mbeten vetem Bjeshket e Nemuna!

Kur zgjohen eshtrat -
ata e dijne mire çka do te thot te rrijsh ne gjume
aty ku ashti nuk e thithe gjakun e huaj1

Eshtrat e dijne ma se miri çka thot:
grugullima e burimeve te atdheut
flladi i kendshem i lirise kur te bie n'balle
ushtima e lojes se femijve ne gjuhen e gjysherve
zhurma e turmave kur e perthekon gunen e moçme kapuç me mange
marrshi i hapave te pathyeshem -
ku marshon vigan kah ardhmeria!

Eshtrat e dine ma se miri çka do te thot te vdesesh
ata kishin vdekje te tmerrshme qe perseriten perdite
u linden ne kembe e vdiqen ne kembe

pakkush vdiq ne gjume e shumekush vdes i zgjuar!

Ne Kosove kur dikush vdes - thone
ai moti ka shkuar per Amerike!

Atdheu eshte dhembje e gjate papushim dhembje qe nuk prane -
si femia qe kurre s'pushon se dnesuri
dhembja te perciell kudo prajte e te shkrine n'veti
ashtu si digjet ne veti druri ne prush mbuluar me hii

atdheu eshte dhebje e gjate e prajte
as nukta merr shpirtin
- as nuk ta fal jeten

te therre e s'din ç'te therre
te thithe e s'din ç'te thithe
as ta merr shpirtin
as ta jep frymen -

jeta te humbe para syve
si nje top i larem bote

eshtrat e dijne ma se miri -
çka do te thot te kthehesh ne atdhe
amaneti - mos te vuajne matutje

edhe eshtrat...

(Janar, 1995)
 
Top