Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Ema

Goddes
Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

NDJENJE E DASHURUAR

Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj
ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj
Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re,
te krahasojne
si harqe ylberesh hutuar
rreth flokeve te tu duan te qendrojne

Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne
dhe tingujt nga pas po i ndjekin
une per nje cast ndaloj
te gjithe me shikojne dhe nisin e presin
u them po shkoj, hej ta takoj

Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte
mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj
Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte
njeherazi thone
ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe
qe po ju kerkon

Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash
ne dete te arte buzeqeshjesh
ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira
ku vetem nje ze eshte degjuar,
heeej, heeeej jam dashuruar.....
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Afrohu

Dua t'i harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet
Le të flasë dora që dridhet
këtu mbi kitarën time

Se kur herët bie nata
një dritë ndizet brenda meje
Njerëzit, fytyrat fiken
asgjë tjetër s'ndjej veç teje

Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetëm unë kam ndyshuar

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Të shoh me qartë kur ti je larg,
afrohu te te dua
Edhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen te luaj

Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lule
Një petal që m'solli vjeshta
nëpër flokë vjen e më ulet

E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
Jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë

Dua ti harroj sot fjalët
kuptoji ti vështrimet
Nata dridhet mbi rrugica
dhe ti mbi dorën time
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina

Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.

Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.

E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une

Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Parku i dhimbjeve

Ka një park ku vetëm rri shikon
Edhe në darkë dhimbje dha të shtogve
dridhje shpirti parkun e kënaq
Trotuarët tingujt vuajtjet vallëzojnë mbi park
E pas me hap një tren harresash
mundohet të më kapë

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj

Më kane thënë se e kanë parë
Mbi një lot duke qarë
Dua sytë ti shoh prapë
Ti flas fjalë si i marrë

Në errësirë flokët mi prek
Goten time kanë lënduar
Arome e vajzës po më pret
Nuk më le as për tu larguar

Para meje buzëqesh nga pas liqenit gri
Unë lundroj mbi valët e ndjenjës time
që nesër do të më ikë
Mërmëritet që vrapojnë pa mua nëpër shi
Ndezin vonë në park një dritë kujtimesh
dhe i shuajnë përsëri

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj
 

Isabell

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

ku ervini ca vargje i ka edhe te lezecme, po pastaj behet teper mistik dhe surealist dhe me thene te drejten mua nuk me duket dhe aq gjeni, shpesh vargjet e tij jane pak konfuze dhe te pakuptimta(sigurisht jo per te). Kur njeriu perpiqet t'i fryje teper gjerat ndodh qe e ekzagjeron. Nje 6 + per ervinin poet.
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

/pf/images/graemlins/smile.gif
Ai eshte kaq i pakrahesueshem ne syte e mi...
lara,
Love is blind /pf/images/graemlins/smile.gif !
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Ervin Hatibin e kam njohur ne Tirane, dhe e konsideroj privilegj.
Kur dikush arrin qe me vargje te beje te tjeret te kuptojne ndjenjat e tyre, eshte nje mrekulli.
Lexon Ervin Hatibin dhe ia ben me vete:"Uh po, edhe une jam ndjere keshtu".
Per sa i perket poezise personale Ervini eshte 1-shi per brezin e vet.
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Pas ikjes tende,
mbeta syperlotur
si nje makine me xhama te thyer
pas nje atentati

Ora eshte 09.43
Mungesat e tua mbushin hapsiren,rruget perqafojne shiun e ftohte dhe mjegulla bredh neper mendimet e mia.
Sot kam fjetur keq.
Asgje s'me mbante ne krevat,as ajri i ngrohte,as ideja per ty,as deshira per te te enderruar.

Gjithmone sa vjen mengjesi ti iken...
Sa mire do ish te ikje me Perendimin.
Une pres naten per te te dashur...
Gerric nervat e mia dhe shtrihem mbi dashurine tende...sikur...

Ora mbetet aty,
ne 09.43...

Une cohem,laj fytyren,shpelaj mendimet...dhe ti s'je me...
Kohet ngaterrohen me njera-tjetren...

Ne 09.43.

Mungesa e dashurise tende,sa nje planet,sa tere detrat bashke...
Edhe nje...
cast,
enderr... !
 

anis

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

AUTO
FLENE NE XHEPA
LETRAT E PADERGUARA
I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE
ZARFAT TEK DRIDHEN
FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN
TE MA SHQISIN NGA MISHI

JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA
POR VETES IA DERGOVA
NE ADRESA TE LARGETA
THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ
ME ARSYET E TE TJEREVE
PER PAMUNDESITE E MIA

ME FLENE NEN LEKURE
LETRA
NJE TUFE E TERE
LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN
NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE
QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR
GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA
QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE
SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Ervini eshte ashtu si e ka mbiemrin HATIB ... nuk eshte vetem poet i madh por eshte edhe mik dhe shok i vyer.
 

anis

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

KRONIKE NGA KETO DITE

I IKI VETES ME DITE TE TERA
ME JAVE

DY QENIE QE RROJNE SI UA DO QEJFI
PO TI NJESOSH DEL NJE JETE QENI...
 

anis

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

KRONIKE NGA KETO DITE

I IKI VETES ME DITE TE TERA
ME JAVE

DY QENIE QE RROJNE SI UA DO QEJFI
PO TI NJESOSH DEL NJE JETE QENI...
 

anis

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

KRONIKE NGA KETO DITE

I IKI VETES ME DITE TE TERA
ME JAVE

DY QENIE QE RROJNE SI UA DO QEJFI
PO TI NJESOSH DEL NJE JETE QENI...
 

Isabell

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

Ema

Shahadah
Anetar/e # 94

Shkruajtur më 04 Nëntor 2002 16:40
--------------------------------------------------------------------------------
Ti po i jep note E:Hatibit...


------------------------------
sigurisht qe po i jap,po i jap note si individ jo si kritike arti. une lexoj poezi, nuk eshte hera e pare qe ndesh ne to, dhe mund te them qe ervini ka poezi te lezecme, mbase vertete me mire se shume te tjere qe botojne edhe pse nuk kane talent. PO te jesh me i mire i te keqinjve nuk domethene qe je i mrekullueshem.
Ervinin si njeri nuk e njoh kshuqe gjykimi bazohet ne ato qe kam lexuar.
Ti Ema mos e merr kaq personale, te gjithe artistet kane admiruesit e tyre kane edhe nga ata qe i kritikojne...
Pershendetje....
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

/pf/images/graemlins/smile.gif
Jo isa jo se s'e marr personale...
/pf/images/graemlins/smile.gif
Notturno wb,je e madhe!
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

NETE SHKURTI

Të shtëna

Nata shpohet e pikon

U mbush qyteti me ujë prej macesh

Të shtëna, të shtëna

Rrëzohet gjumi përmbi nënat

Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit

Valiumi

Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta

Të shtëna të shtëna

Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda

Me këmbë të mitura ushtarësh brenda
 

Ema

Goddes
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

ATDHEU TURIST

Kamarda ishte këtu

Pantallonat e shkurtra

Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar

Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve

Plakë prej shëndeti dhe qershori

Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin

Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore

Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës

Cfarë drithërash Kamarda, plot

Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës

Nuk e lëshon aparatin, emri i markës

Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë

Të pisët lypin çamçakiza e qindarka

Të pisët, të shprishur gjaku

Plaka shtrëngon

Qemerin e kishës, që sapo doli

Ata shkruajnë se ishin aty

Të dy çift pleqsh

Kamarda kthehu në katund.

Aparati fotografik, aparati fotografik

Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur

Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë

Kisha ku u martua Kastrioti

Ishe aty Kamarda

Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin

Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur

Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar
 

anis

Primus registratum
Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...

POEZIA E HUMBJES

TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU

DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME

BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.

TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU

POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT
 
Top