Fotot më të mira nga fronti i luftës

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit











Fotot më të mira ushtarake, të bëra nga profesionistë dhe amatorë përgjatë vitit të kaluar, u zgjodhën këtë të enjte në Army Photographic Awards, eveniment i mbajtur në akademinë ushtarake të Andoverit në Britaninë e Madhe.

Gara ishte e hapur për të gjithë personelin ushtarak dhe në të u paraqitën foto të ushtarëve gjatë aksioneve në misione të ndryshme në mbarë botën.

Çmimin për foton më të mirë profesionale e mori rreshteri Paul Morrison nga Trupa Mbretërore Logjistike, i cili në vitin 2012 kishte kryer një mision 6-mujor në Afganistan.

Juria vlerësoi albumin e tij me 6 foto, që tregonin ushtarët në krye të detyrës në frontin e luftës. Megjithatë, fotoja e preferuar e tij ishte ajo me diçiturën “Fillestarët”, që tregonte një ushtar të ri gjatë një parade ushtarake.

Fotoja me sfondin më të mirë, e zgjedhur përmes rrjeteve sociale, ishte ajo e tetarit Jamie Peters, e quajtur “Fluturimi i topave të zjarrtë”, që tregon një helikopter tip “Apache” në fluturim pas një shpërthimi të madh.

Çmimin për portretin më të mirë e mori rreshteri Russ Nolan, ndërsa tetari Dean Docwra mori atë për foton më të mirë amatore. / Top Channel
 
Top