Gabriel Garcia Marquez

Alba Shehi

Primus registratum
Gabriel Garcia Marquez

E hap serisht temen per gjigandin e letersise hispano-amerikane.E vjetra nisi mire por mori pak kot me vone. /pf/images/graemlins/wink.gif Le te mbetemi tek krijimet e tija te mrekullueshme dhe te flasim per realizmin magjik qe pershkon veprat e tij.
Ju mirepres ne bashkebisedim!
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Gabriel Garcia Marquez

ALbushe ... kesaj jave del ne Itali VIVERE PER RACCONTARLA ... autobiografia e Gabos ... eshte shume i bukur , une e kam lexuar pjes pjes ne spanjisht ... po pate mundesi .... hidhi nje sy
 

Guest
Re: Gabriel Garcia Marquez

3 shoket /pf/images/graemlins/smile.gif
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Gabriel Garcia Marquez

3 shoket ... me sa maj men une, kur e kam pas lexu , te kopertina kishte te shkrujtme REMARK ... jo GABO ... apo e kam gabim? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Fillimisht postuar nga Wallsingham:
[qb]3 shoket ... me sa maj men une, kur e kam pas lexu , te kopertina kishte te shkrujtme REMARK ... jo GABO ... apo e kam gabim? /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
---------------
3 Shoket eshte e Remarkut.
 

Alba Shehi

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Mos u beni merak se me c'kam pare, Proto ka qejf te beje konfuzion neper tema te ndryshme. /pf/images/graemlins/wink.gif
Une per vete mezi po pres kete librin e ri te Marquezit. NUk dua ta lexoj ne gjuhe tjeter,po pres ta perkthejne shqip.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Ky libri i ri "Vivir para Contarla" ne Amerike nuk del deri ne Dhjetor 2003. Nuk e kuptoj pse duhet te presim nje vit? :mad: Shpresoj qe Aurel Plasari apo Mira Meksi ti perveshin menget te na e sjellin sa me shpejt ne Shqip. Ky eshte vetem vellimi i pare i autobiografise se Marquez. Pas tij priten edhe dy libra te tjere nga gjigandi qe po lufton kancerin limfatik. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Gabriel Garcia Marquez

Blendi ne Itali del sot ... une e kam lexuar ne spanjisht ... ( une sdi as i llaf spanjisht po ma ka perkthy pjes pjes i shoqe ) ... autobiografia , dmth vellimi pare eshte deri kur Gabo ka qene 24 vjec ... i dyti do jete mbi takimet qe ka bere me njerezit e shquar ... i treti duhet te jete ai i tere jetes
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Gabriel Garcia Marquez

Sapo mbarova Dashuri ne koherat e koleres.Ne fakt libri ishte italisht dhe mbase nuk e ndejva sic duhej megjithate Markez ngelet i madh dhe do i hyj urgjentisht edhe versionit shqip /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Nese Marquez eshte i pavdekshem kjo eshte ne saje te librit te tij "100 vjet vetmi".E kam lexuar si nje perralle por kam mbetur e shokuar ne fund.Ajo qe me pelqen tek Marquez eshte fakti qe ai shkon teper larg,sfidon natyren njerezore,shkon deri atje sa te flase per incestin me pasion te cmendur.Nga njera ane tmerrohem me vertetesine e fjaleve te tij dhe nga ana tjeter terhiqem pas historive te tij te shthurura por tej mase te thella.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Ne se per nje minut Zoti do te harroj
qe une jam nje kukull lecke
e me dhuron, nje cop jete
ma do mendja se s'do te thoja gjithcka qe mendoj
por gjithsesi do mendoja gjithcka cfare them.

Do jepja vleren gjerave
jo per ate qe vlejne
por per ate qe tregojne.

Do filja me pak, do enderroja me shume.
Do ecja atehere kur te tjeret do ndaleshin
Do rrija zgjuar kur te tjeret flejne
Do degjoja kur te tjeret flasin
E si do shijoja ate akullore cokollate te embel!!!

Ne se Zoti do me dhuronte nje cop jete
Do shtrihesha per te marr diell
duke len hapur jashte jo vetem trupin
por edhe shpirtin tim.

O zot i im,
ne se une do kisha nje zemer
do shkruaja tere urrejtjen mbi akull
e do prisja qe djelli ta shkrinte.

Do perkulja me lotet e mija trendafilat
qe te ndjenin dhimbjen e thumbave
e mishin e puthur te petaleve te tyre.

Oh! Zot!
Ne se une do kisha nje cop jete
nuk do lejoja te kalonte nje dite
pa ju thene njerezve qe dashuroj, sa i dua.
Do ja u mbushja mendjen djemve dhe vajzave qe jane te preferuarit e mi
e do jetoja i dashuruar ne dashuri.

Disa djemve do ju provoja sa gabojne
duke menduar qe pushojne se dashuari kur vjeterohen
pa ditur se vjeterohen, kur pushojne se dashuruari.

Nje femije do i jepja krahet
por do e lija te mesonte te fluturoj vete.

Te vjeterve do ju mesoja qe vdekja nuk vjen nga vjeterimi
por me harresen.

Shume gjera kam mesuar nga ju njerez.
Kam mesuar qe kur nje foshnje shtrengon grushtin e tij te vogel
per here te pare,
gishti i te jatit e shtrengon fort per tere jete.
Kam mesuar qe dikush ka te drejte te shoh dike tjeter,
nga poshte lart vetem kur ka nevoje te ngrihet lart.
Jane shume gjerat qe kam mesuar nga ju
por ne realitet nuk me duhen shume
sepse kur do te me vendosin brenda kesaj valixheje
jo i lumtur!

Do kem vdekur.


pS: Nje pjese te vogel e kam hequr, se s'me pelqeu perkthimi /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

v

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Letersia e Amerikes Latine eshte ajo cfare une po studoj tani, dhe sa me shume lexoj libra nga shkrimtare te medhenj, si Gabriel Garcia Marquez (qe i dedikohet kjo faqe), Octavio Paz, Jose Marti, Carlos Fuentes etj etj, me shume me terheq.

M.q.s kam lexuar disa libra nga ai, "12 tregime ne shtegtime", "dashuri ne kohen e koleres", "100 vjet ne vetmi", qe i dha cmimin Nobel, por tani autobiografia e tij, eshte tjeter liber qe te mahnit me menyren e tij te rrefimit. E shkruajti kete liber i nxitur nga e shoqja, pasi eshte shume i semure me kancer. Nejse, do t'ju keshilloja dhe nje liber tjeter qe mund t'ju terheq shume. Eshte pak a shume i njejti stil, dhe ndonjehere e kane kritikuar per afersine e saj me ate te Garcia Marquez. Libri quhet "La casa de los espiritus", "Shtepia e shpirtrave" nga Isabel Allende. Lexojeni dhe besoj do t'ju pelqej shume.
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Fillimisht postuar nga valbi:
. Nejse, do t'ju keshilloja dhe nje liber tjeter qe mund t'ju terheq shume. Eshte pak a shume i njejti stil, dhe ndonjehere e kane kritikuar per afersine e saj me ate te Garcia Marquez. Libri quhet "La casa de los espiritus", "Shtepia e shpirtrave" nga Isabel Allende. Lexojeni dhe besoj do t'ju pelqej shume. [/QB]
Eshte me te vertete shume i bukur ky liber i Allende Valbi.Une them se ajo nuk eshte teresisht origjinale sepse eshte ndikuar goxha nga stili i Markezit por mbetet nje shkrimtare e madhe dhe jo mediokre kopjace:pPPP Per me teper ne librat e saj vendin kryesor e kane femrat dhe jeta qe rrotullohet rreth tyre.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Une sapo mbarova se lexuari 'Ora e lige'. E vetmja gje qe di te them eshte se eshte perkthyer shume dobet, nuk krahasohet kurre me perkthimin e Mira Meksit tek '100 vjet vetmi'. E ka perkthyer Doriana Ndoi qe nuk e kam degjuar ndonjehere, me vjen mire per inisjativen po do e pergezoja me shume per ndonje liber tjeter :rolleyes: . Nuk ua rekomandoj atyre qe nuk kane lexuar '100 vjet vetmi' sepse mund te heqin dore nga Markezi shume lehte, kjo edhe sepse nuk mund te kuptohet pa njohur Makondon :wub: . Tek parathenja ia vlen te lexohen vetem ato pjese qe jane cituar nga intervista e Markezit me Plinio Mendozen tek 'Ere guajabe' (nuk e di a eshte e perkthyer ne shqip kjo?):

Duke mohuar qe '100 vjet vetmi' quhej ajo lloj alegorie e historise se njerezimit qe ia kishin vene ne dukje shume kritike, Garsia Markezi kundershton: 'Jo, une vetem sa kam dashur te rikthej ne menyre poetike boten e femijerise sime, te cilen, sic e the dhe ti, e kam kaluar ne nje shtepi te madhe, shume te trishte, me nje moter qe hante dheun dhe me nje gjyshe qe lexonte te ardhmen si dhe me nje mori te afermish me emra te njejete, qe nuk e benin dot mire dallimin midis lumturise dhe cmendurise'.
Duke dhene pastaj sqarime per motivin e ironise se tij ndaj kritikeve: 'Sepse, ne pergjithesi, ata shesin mend, pa e kuptuar fare se romanit '100 vjet vetmi' i mungon kryekeput serioziteti dhe se eshte i mbushur plot me mesazhe drejtuar miqve me intime, te cilat mund ti zbulojne dhe te marrin persiper pergjegjesine e deshifrimit te te gjitha enigmave te romanit, duke rrezikuar per te nxjerre nga goje edhe gafa te trasha, vetem ata.'
 

voodoo

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

citim:

Eshte me te vertete shume i bukur ky liber i Allende Valbi.Une them se ajo nuk eshte teresisht origjinale sepse eshte ndikuar goxha nga stili i Markezit por mbetet nje shkrimtare e madhe dhe jo mediokre kopjace:pPPP Per me teper ne librat e saj vendin kryesor e kane femrat dhe jeta qe rrotullohet rreth tyre.

---------------------------
Faktikisht kjo teme s'eshte lidhur me Isabele Allende por mbi Marquez por meqe u permend... Sipas meje ajo ka filluar te humbe shume origjinalitetin dhe ka filluar te kopjoje nga librat e vet. Tre librat e fundit por jo vetem ato kane shume shume te perbashketa ne shtjellimin e rrefimit dhe mbi temen; biles tema eshte po e njejta po thjesht ndryshon ambienti sepse emrat ngelen te njejtet. "Bija e Fatit", "Portret ne Sepje" nuk kane asnje ndryshim jane pothuajse i njejti liber qe jane vazhdimi i menyres se rrefimit te "Eva Luna". Ndersa muhabeti ndryshon kur behet fjale per "PAULA" qe eshte rrefim krejt tjeter dhe qe as nuk po e permend ne kete rast vecantine e "Shtepia e shpirtrave"
 

gjekec

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Ky libri i ri "Vivir para Contarla" ne Amerike nuk del deri ne Dhjetor 2003. Nuk e kuptoj pse duhet te presim nje vit? :mad: Shpresoj qe Aurel Plasari apo Mira Meksi ti perveshin menget te na e sjellin sa me shpejt ne Shqip. Ky eshte vetem vellimi i pare i autobiografise se Marquez. Pas tij priten edhe dy libra te tjere nga gjigandi qe po lufton kancerin limfatik. /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Kam lajm te mire. Dhjetori i 2003 arriti, dhe Volumi i pare i autobiografise doli nga shtypi. Edhe kete here Marquezin e ka marre mbi supe perkthyesja fantastike Edith Grossman. (Me besoni, kjo grua di te perktheje nga Spanjishtja)

"LIVING TO TELL THE TALE"
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Gabriel Garcia Marquez

Markesi :thumbsup: , unik dhe i paperseritshem, ndiej nevojen ti kthehem se paku dy here veprave te tij, dhe heren e dyte verej mesazhe dhe detaje qe truri im nuk i ka perceptuar ndjeshem heren e pare apo personazhe qe me duket se i perkasin nje bote krejt te panjohur per mua qe me ben te veten.
:angel: Me kapi inati me veten , qe kohet e fundit jam bere paksa indiferente dhe sgjej kohe per tiu kushtuar librave.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

LETRA E LAMTUMIRES


Miqte e mi Lamtumire!

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje

dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje

cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po

mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po

them.

Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por

per domethenien e tyre.

Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute

qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite.

Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha

kur te tjeret do flinin.

Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e

shijoja nje akullore me cokollate!!!

Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha

thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te

pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time

mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.

Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do

recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te

Sheratit...Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.

Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja

dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe

nga fletet e tyre.

Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete ...nuk do

lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve

qe dashuroja se i dashuroja.

Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit

qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit

do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne

se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur

ndalojne te dashurojne.

Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te

mesonte vete sesi te fluturoje.

Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria

por "harresa".

Mesova kaq gjera nga ju njerezit...

Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e

malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se

si zbret "faqen e pjerret".

Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi

pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe

zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone .

Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga

lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.

Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te

vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne

te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem

i vdekur.

Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone

ate qe mendon.

Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te

te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort

dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit

tend.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te

te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe

do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja

perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do

degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden

qe te mund te te degjoja perseri, perseri.

Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe

do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do

supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.

Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe

mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por

n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja, do doja

te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te

harroj.

E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i

vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon

njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e

nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per

diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje

perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per

te realizuar nje deshire te tyre.

Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke

mermeritur se sa shume ke nevoje per ta,

dashuroi, sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me

vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te

gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te

mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.

Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t`i

shprehesh.Tregoju te tjereve domethenien e tyre.

Fillo te besh realitet endrrat e tua.

Tani eshte momenti!!!!!

:wub:


P.S. E mora nga Forumi shqiptar!
 

Test

Primus registratum
Re: Gabriel Garcia Marquez

e bukur kjo..


(..nisja kete leter 10 personave brenda 1 ore,
nese nuk e ben do te te gjeje belaja.)
 
Top