Habia Filozofike!!!

Stake

Primus registratum
Re: Habia Filozofike!!!

Armira-in e habitka tani shume perplasja e utesise njerzore me ate gore-animale.

O arapi zi ku je futur!? :rockband:

Per budallenjte filozofia ka pas vdek kur linden budallenjt vete. :rockband:
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Habia Filozofike!!!

Qe ne agimet e shoqerise njerzore njeriu eshte 'habitur' me boten qe e rrethon si dhe me veten e tij.
Ka qene kjo habi qe e ka bere ate te mendoje thelle apo dhe siperfaqerisht mbi boten, jeten apo cdo gje tjeter qe e mundonte ate, qe kjo habi qe e beri ate filozofoje.

PO ne sot sa habitemi, sa jemi ne gjendje te filozofojme dhe a ka ende gjera qe ne mund te habitemi apo a eshte e mundur te habitemi dhe me habine e te tjereve, me filozofine dhe sistemet e filozofeve te se kaluares dhe te sotmes apo thjesht me mendimet e njeri-tjetrit?!!!
Ishte vere. Vellai mund te kete qene 4 apo 5 vjec. Ishte koha e pushimeve verore dhe une, motra dhe vellai ishim te ftuar tek halla ne Patos te Fierit. Nje karroce akulloreje ne hyrje te rruges se shtepise se halles me siguroi se ajo nuk ishte shume larg per te lene vellane e vogel te shkonte dhe te blinte nje kaush. Kaluan minuta, kaloi rreth nje ore dhe ai nuk po kthehej ne shtepi. U vume ne levizje te gjithe. Pas shume oresh kerkimi e gjejme te ulur ne trotuar ne nje rruge e cila ishte teper larg shtepise se halles. Ai ishte i ndotur dhe dukej i lodhur. Megjithate ishte teper i qete. Kur une i bertita duke i thene se kishim ore qe e kerkonim ai m'u kthye teper i qete: Nuk eshte e vertete qe kisha humbur. Une ketu isha gjithe kohen. Nuk humba kurre. Ajo qe humbi ishte shtepia e halles.

Duke llogaritur moshen e vellait, une isha adoleshente dhe ne gjendje te kuptoja dhe meditoja mbi ceshtje "filozofike".
Kisha qene rreth 5-6 vjece vete kur kundra urdherave te babit isha futur nen divan dhe pergjoja gjithe vellezrit dhe motrat e babit bashke me bashkshortet e tyre te cilet ishin mbledhur per nje ceshtje shume te rendesishme familjare. Gjithmone ceshtjet tona i zgjdhnim brenda familjes. Kur ne nje moment te caktuar u ngriten zera dhe filluan sharje dhe ankime dhe qarje, une nuk u permbajta dot dhe dola nga divani dhe u thashe "mendimin tim". Mami m'a futi me nje dacke ne faqe ndersa gjithe te tjeret kishin ngrire. Duke perfshire edhe babin.

Dola nga guzhina duke qare dhe rreth 5 minuta me vone e gjithe familja u shpernda. Babi dhe mami dukeshin te kenaqur dhe babi pasi me qortoi per " mos zbatim urdhri" me puthi ne balle dhe me tha se kisha dhene nje mendim shume te mire qe nuk stononte me interesin e asnjerit. Ishte nje ceshtje pasurie.

Qe t'i kthehem historise se vellait, ajo qe ai tha me vuri ne gjendje meditimi. I dhashe te drejte.

Nga perspektiva e vellait eshte e vertete qe ai nuk kishte humbur. Nga perspektiva jone po ashtu. Po nga perspektiva e shtepise?

Si perfundim i thashe vellait se nje gje qe nuk leviz nuk mund te humbase kurre. Ata qe humbasin jane vetem njerezit te cilet jane ne gjendje levizshmerie.

Sipas se ciles ne qofte se trupi eshte shtepia ime dhe une jam me trup ketu, trupi im nuk humbet por mendja dhe shpirti im ne qofte se del jashte nje perimetri te caktuar mund te "humbase" dhe ne rastet me ekstreme mund te shkeputet nga filli qe e mban te lidhur me vetveten dhe te shkaktoje vdekjen e te dyjave.

Ne qofte se hena eshte per token ajo qe toka eshte per TOKEN e vertete atehere ne jemi ne levizshmeri dhe si te tille te humbur nga vetvetja jone binjake.


El_Alfa
 
Top