Italia, ikën Conte vjen De Biasi?

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit


Zërat që e shohin De Biasin larg kombëtares shqiptare pas europianit francez, që luhet këtë verë, sa vijnë e përforcohen.

Në mediat italiane është hedhur sërish në qarkullim lajmi se trajneri i “kuqezinjve” do të marrë timonin e Italisë pas largimit të Antonio Contes, largim i konfirmuar tashmë prej ish-trajnerit të Juventusit që ka zyrtarizuar marrjen e drejtimit të Chelsea-t fill pas europianit.

Sportmediaset shkruan në versionin e vet online këtë të martë se Fabio Capello është i preferuari i kryesor presidentit të federatës, Tavecchio. Por vetë ish-trajneri i Rusisë nuk është bindur ende për të marrë drejtimin e kombëtares “axurre”.

Në të tilla kushte dhe me mëdyshjen e dy autokandidaturave, Lippi dhe Mancini, Gianni De Biasi është në krye të listës për të pasuar Conten. Ai që këmbëngul më shumë për këtë zgjedhje është presidenti i Lega Pro, Pasquale Gravina, por edhe presidenti i Lacios, Claudio Lotito.

Sportmediaset thotë se edhe vetë Tavecchio mendon se De Biasi është zgjedhja e duhur, duke parë edhe rezultatet e tij me Shqipërinë në eliminatoret e Europianit, ku kuqezinjtë u kualifikuan për herë të parë.

Deri këtu gjithçka mbetet në kuadër të zërave mediatike, që Sportmediaset i përforcon duke deklaruar se që prej 7 marsit, kur De Biasi dhe Tavecchio janë takuar, mes tyre ka patur një sërë telefonatash.

Ky nuk është lajmi i parë që flet për një rikthim të De Biasit në vendlindjen e tij. Më herët është raportuar mundësia që ai të marrë drejtimin e Lacios pas përfundimit të europianit me Shqipërinë.
 
Top