Jorgo Bllaci

Komita2006

Primus registratum
Jorgo Bllaci

Dëshirë

Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.

Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.

Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.

Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!

Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***

Petalet bien; era mengadale
I hedh mbi gjurmat, qe le mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.


E c`mund t`i them? Degjon te kthehet valle
Serishmi zogu, qe mergimin nis,
Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
Per cerdhen a per strehen qe braktis?


Papritur, te rrembyera rrekera
Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi!
Petalet bien… heshtas shket pranvera,

Roniten te perkoheshmet stoli…
Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo dashuri !
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Dy hapa larg, e vite per t`arritur
Atje, ku per cdo cast na vete malli,
Atje, ku bujarisht fal jeten diell` i ndritur,
Atje, ku po na qajne per se gjalli.


Dy hapa larg, vella, dy hapa larg, matane
Pas mureve te lagesht e te erret,
Po na vajton liria, qe prej saj na ndane,
Sepse me fort e deshem nga te tjeret.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Sa pisk e kam, sa dhembje ndjej, sa dua
Te me perpije brenda dheu i zi !
Oh , zgjate doren sonte edhe mbi mua ,
te ngrohten dore , o mema Shqiperi !


Jam i semure , buza po me dridhet ,
Ketu ne gjoks dicka me cpon , si gjemb ,
Nje lemsh , nj`e forte xhung ne fyt me mblidhet ,
S`marr fryme dot , cdo pejz ne trup me dhemb .


Nje cast me merr ne gjirin tend te shenjte
Te mbeshtes kryet e te qaj , te qaj ,
Ashtu siq mund te qajne , o meme e shtrenjte ,
vec foshnjat dhe fajtoret e pa faj !
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Kenge , jete , drite , hapsesire ,
Brohori jehonash plot kumbim !
Enderrat e shpirtrave te delire
Kalterojne qiellin pa mbarim !


Eja mike , flakja zemres velin
Qe te ka mbuluar me merzi :
Gonxhet po shperthejne , shih , po celin
Mijera lule , mijera dashuri !


Mjaft me drojtjen tende dhe ngurrimin !
Sot pranvera zgjon kudo gezimin –
Jepju e tera vrulleve te tua ,

Eja te te puth , te te pushtoj !
Njerez , qe te gjitheve ju dua , -
Lermeni , si mik , t`ju perqafoj !
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Mban mend ? Kesaj rruge dolem
Naten e lamtumires.
Fjalet , qe dot nuk i folem ,
Shiu ia tha erresires.


S`di sonte kendej si kalova ,
Kohet si lash menjane ;
Befas m`u duk se degjova
Dy zera , si zerat tane :


Njeri dic foli per mallin ,
Tjetri sikur psheretiu …
E dashur , ne ishim valle ,
Apo erresira dhe shiu ?
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Une e di qe ti tani per mua ,
Prane stufes rri edhe mendon :
“Jorgo , Jorgo !- ti me vete thua , -
Kete nate ku po e kalon ?


Valle , mos ndonje vejushe e mbetur
Te ka marre sonte ne shtepi
Dhe te puth e te pushton e etur ,
Gjithe epsh e gjithe egersi ? …


S`ke se c`ben , e dashur , rruge e shkrete
Ne te huaj shtreter te perplas !
S`kane faj vejushat mendjelehta
Qe ne brengen time gjejne gaz !


Ti serishmi mendjen vret per mua ,
Prane stufes , brengen duke fshehur :
„ Jorgo , Jorgo ! – prap me vete thua
Mos po endesh rrugeve i dehur ? “



Jo , e dashur , sonte fli e qete :
Ne nje park te heshtur , fill i vetem
Po qendroj , porsi nje zog pa flete ;
Permbi stol i krrusur , qaj e mekem
Dhe pse qaj nuk e kuptoj as vete …
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Ra nata mbi fushen pa ane ,
Zefiri shelgjishtat perkund .
Po shkasin karrocat me sane
Ne pluhur te rruges pa fund .


Kojrillat merguan ne juge
Dhe pylli se thelli rrenkon .
Dikush , ne te heshturen rruge ,
Nji kenge te dhembshur kendon .


Dhe ikin karrocat me sane ,
E zera nuk ndihen gjekund .
Mendimet pas tyre c`me vane ,
Ne mjegull te fushes pa fund…
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***

Kur padashur humbas nder kujtime ,
Mos me shih me trishtim e merzi ;
Mos m`u ngrys , moj e bukura ime , -
Koha shkon e me s`kthen perseri .


Por nga mjegull` e kohes se ikur ,
Ndodhe qe shpesh ndonje ze na jehon
Mallengjenjes , i larget , i mbytur , -
Dhe padashur ne shpirt na trishton …
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Ti kedo mbi dhe do ta cuditje,
Mike moj, qe s`vure mend nje here;
Kur me sheh me vajza ne shetitje,
Pse serishmi behesh pike e vrer?


Foshnje ishe, foshnje, mike, mbete,
Ndonese per dike tani je grua;
C`dreqin ke,c`tu shkrep pas kaqe vjetesh,
Qe xheloze behesh prap per mua?


Une kurre ty s`ta kam rrefyer
Brengen, qe ne shpirt mezi permbaj;
Dashurija,dashuri` e fyer,
Gur me ben e nuk me le te qaj.


Ja keshtu, moj mike,qenka jeta:
Ndodh qe nga nje here, per cudi,
Lodhet prej mesimeve te veta
Edhe behet foshnje, porsi ti.


Ne s`e qeshim tekanjozen jete,
Po kur ne gabojme , ajo harron :
Ndonese marrezira ben dhe vete,
Rende ne na tall e na ndeshkon.


Mike , qe me bere te trishtuar,
Te te qesh, as qe me shkon ndermend,-
Esht` i gjere shpirt` i perveluar,
Ka nje vend dhe per gabimin tend !
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Kur buzqesh plot gaz e shend,
Ti ndrin gjithe enderrat e mia;
Nga thellesire e syrit tend
Veshtron e cilter dashuria.


Hutohem, mendjen krejt humbas,
Magjepsem pas atij veshtrimi;
Me grish padashur n`at cast
Nje vis i larget enderrimi,


Kur vetetin ne qiellin blu
Gezimi, jeta, lumteria,
Ashtu siq ndrin ne syte e tu,
Ne syte e qeshur dashuria!
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Ta le shendene , o shok , o mik , qe thelle
Per mua pate ndjere dhembshuri !
Nuk dua helm kjo vjershe te te sjelle ,
Kur vete po e shkruaj ne qetsi.


Perse po ngre sot dore kunder vetes ?
Nuk di ne c`hon i shpreses yll me ra.
Kam mbetur n`udhekryq e shtegu i jetes
S`kuptoj nga cila ane nis , or vlla.


Mistere te panumerta ne koke
M`u mblodhen e s`po di se nga t`ia mbaj ;
S`me mbetet vecse me te ftohten toke
Morine e te fshehtave ta ndaj.


Ti mos kerko t`i dish keto mistere
Te lutem vec , me duf, me shpirt , me zjarr ,
Te me kujtosh per mire edhe ahere ,
Kur te me kalbet kryqi … mbi varr !
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime,
Po sot nje hon i thell po na ndan;
Ne fund te tij, si foshnjeze jetime,
Me dhembje dashuria jone qan.


Pa ditur se perse, pa lot, pa fjale,
Pa puthje, ne u ndame neper terr.
Pasionet u roniten mengadale
Dhe humben ne nje mjegull plot mister.


Dhe sot, qe me pendim, me mall a vojtje,
Te shkuaren sikush ne shpirt permban,
Ne heshtim kryeulur e me drojtje,
Si vjollca, anes honit qe na ndan.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Gjithe fusha humbi neper mjegull.
E brengosur hena e plote ndrin.
C`po me thua, moj fatlumja pjergull,
Qe mbi gjoks te plepit shushurin ?


Ti , perbri cdo druri te te mbillnin ,
Do ta dridhje shtatin plot harbim ,
S`do te ndieje brenga te te ndrydhnin ,
Se ti s`njeh as mall , as pikllim .


Por , e shtrenjta ime larg , moj pjergull,
Bri nje tjetri, brengen s`permban dot ,
Tret veshtrimn` e dhembshur neper
mjegull
Edhe , mbase , fshehtas qan me lot .
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Brengen e madhe mbyta ne nje gote;
Si qenkam dehur sonte s`e kuptoj!
Per gjerat me te bukura ne bote
Sa me pelqen te rri e t`enderroj.


Sa me pelqen gazmor t`i bie lires ,
Po ku te le mendimi te defresh ?
Demon , demon i madh i hapsires ,
Akoma ti kerkon te me genjesh ?


Ti po ma nxine me brenga djalerine ,
Ti po m`i shqyen brinjet , po me c`mend,-
Ose me kthe serishmi qetesine ,
Ose me sill ketu terbimin tend !


Se do t`i qepem qiellit kesaj nate ,
Per flokesh ta kap henen e me te
Te sillem hapsires se pamate
E te mos zbres mbi toke kurre me !
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

BALADE


S`di nga me vjen kjo kenge e mbytur shpendi ,
Qe pa pushim ne zemer me buqet :
“ Ne nje kafaz te bukur prej argjendi
Dikur me mbylli mizorisht nje mbret .


Me roberine time zbukuroja
Stolite e tij te ngurta ne saraj ;
Me kengen time brenges i tregoja
Sa me zhuriste shpirtin zjarri i saj .


Po nje mengjes , dericken e kafazit
Sekush e hapi … Une u bera plumb !
Ne xhamat e dritares u perplasa ,
I theva e cava qiellit pa fund ,


Dhe si pushtova duke fluturuar ,
Me krahet gjak , te thellat kaltersi ,
E prita vdekjen pa u deshperuar ,
Sepse e ngopa shpirtin me liri ! „
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

BULKTHI

Gjeni i cuditshem i nates dimerore!
Kur mjegull` e zymte djerrinat i mbulon,
Diku te nje strehez, nen shtresen e debores,
Me kenge te thjeshta, pareshtur ti gjemon.


Ne veren e ngrohte, gjinkallat kur zhuzhonin
Ne kore gazmore, nder druret plot blerim,
Ne kenget e tua perse nuk i degjonim?
Mos valle ke heshtur me brenge e permallim?


Po vera s`la gjurme mbi degzat e ngrira.
U zhduken gjinkallat, gjithcka perreth u zhvesh,
Si miku qe s`iken ne castet e veshtira,
O shpirt ligjeronjes, ti mbete midis nesh!


Dhe ndonse thellimi i nates dimerore,
Atje ndene strehez, te rreh me ftohtesi,
Ne gjoksin e vogel ti gjen zjarre madheshtore
Per kenget e thjeshta plot ndjenje e dliresi!
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

VRESHTI I POEZISE

L.Poradecit

„Naimi preu shkurret,shkuli ferrat,
Pastaj qilizme truallin punoi ;
Fidanet mbollen me durim te tjeret
Dhe vreshti i bukur shpatin gjelberoi.
Kur vajta une atje,- me tha Lazgushi,
Nje mbremje buze gjolit tek shetisnim,-
Hardhite kishin lidhur vile rrushi,
Por kemi etje ! dukej sikur flisnin.
Ahere c`bera ? Neper shkemb te malit,
Nje brazde hapa deri te burimet
Dhe me se fundi, ujrat si kristali
U derdhen neper te me mermerime“

Si tha keto, mbeshteti te dy duart
Permbi bastun, dhe shtoi si neper lote :
„ E keni radhen ju per te punuar
Kete te bukur vresht, pa shok ne bote.
Ta rritni te shendetshem , ta selitni ,
Ta doni si thesarin me me vlere ;
Dhe neve , qe aty e lame shpirtin ,
Na sillni neper mend ngandonjehere!...”
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

***
Ne nji rreth miqsh me pyeten nje dite:
“Pse, kur ne vjersha titulli mungon,
Shenohen shpesh tre yje?Kjo tradite
Ka mbetur kot, apo dicka tregon?”

„Ka yj te ndezur, ka dhe yj te shuar ,
Qe drita , - u thash, - vazhdon u vje mbi
dhe,

Po ka me larg dhe yj te pazbuluar,
Se rrezja s`u ka mbrritur gjer te ne.


Dhe poezia , porsi galaktikat,
Keshtu tre llojesh yjte e vet i ka;
Prandaj , kur s`vihen titujt mbi lirika,
Shenohen shpesh tre yje… dhe nder ta,

I pari shpreh te bukuren q`e shohim ,
I dyti , ate qe ne kujtim rron,
Kurse i treti, ate qe ne s`e njohim ,
Po vete poezia e zbulon.”
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Jorgo Bllaci

TUFANI


Nentogeri gjithnje me pat thene :
“Shok ushtar , duhet bindje n`ushtri!”
Porse une atehere kam qene
Kokekrisur , sic jam dhe tani .


………………………………..


Cmendurisht une e dua tufanin , -
Sidomos atehere n`ushtri ,
Ku kish dreqer ne vend te me mbanin ,
Kur degjoja gjemimet e tij !


Nje te diel pushimi dhjetori ,
Tek shetisja me shoket plot shend ,
Permbi krahe tufani me mori
Dhe me beri te bridhja pa mend .


Me perplasej ne gjoks ere e forte
Dhe me mbushte me gaz e me dehte…
Po me zuri nje shi , more shoke ,
Nje rrebesh qe me solli ne vete !


Erdha mardha e ngriva aq shume ,
Sa u bera si dreqi pishman.
I thash vetes : perse bre , pa pune ,
Te baresesh keshtu ne tufan ?


Po rrebeshi gjithe fushen e nxiu.
Ku te gjeja nje strehe? Per fat ,
Pash diku nje kasolle bariu ,
Qe m`u duk n`at cast si pallat !


Neper shqoten e rrepte e rrebele ,
Nisa vrapin drejt saj menjehere.
Do me bente baloshi fertele,
Po mos dilte nje vashez ne dere.


„C`lumturi!“- peshperise i cuditur
Edhe shtangem prej gazit ne vend !
Kjo kasolle, kjo vajze , papritur
Robert Bernsin me sollen ndermend.


Ne nje vjershez ai kishte shkruar,
Se nje vajze e shpetoi ne tufan.
„Dic do jem,- thash dhe une i gezuar,-
Qe papritur keshtu po me ngjan!”


Vetetimthi leshverdha fshatare,
Si sorkadhez e trembur me pa.
Dhe pastaj, me nje ndrojtje mitare,
„Urdhero ne kasolle…“- me tha.


Ula kryet e pragun kalova,
Me nje drithme te thelle ne gji…
Por m`u shemb gjithcka qe mendova,
Se te zjarri qe plaku bari!


Kur ai me veshtrim drejt meje,
Mermeriti : „ Ku shkon neper shqote?“
Une ndjeva papritur nder deje
Nje rrenqethje te ftoht`e te forte.


Mblodha veten e vajta te zjarri,
Zura vend dhe i thash menjihere :
“Epo, xhaxho, detyr` e ushtarit
As qe pyet per shqote e per ere…”

………………………………

Ne kujtese edhe sot me ka mbetur
Cdo veshtrim i leshverdhes, cdo gjest.
At nate, kur rash per te fjetur
(Vetekuptohet se ku : ne arrest),


Papushuar ne shpirt me kumbonte
Embelsisht zeri i saj vasheror.
Gjithe ankth, prisja diten t`agonte
Dhe takimin gazmor dashuror.


Por agoi, u ngrys, prap agoi…
Une s`pashe as fushe,as rruge.
Komandanti pastaj me dergoi
Me sherbim, diku tutje ne jug.


Kur u ktheva kish ardhur pranvera,
Kishte nisur te zgjohej prap jeta,
Po ne fushe, mes lulesh tjera,
Me te bukuren lule s`e gjeta.


Ne repart, disa shoke me thane,
Se nji vajze me kishte kerkuar,
Po pastaj, s`di ne c`mal, me babane ,
Tok me grigjen ajo kishte shkuar…


Ato vite, s`di c`shpresa me mbanin
Qe ta shihja ndokur…
Dhe prandaj
Cmendurisht une e dua tufanin,
Se me shfaq fytyren e saj…
 
Top