Kuriozitete Shkencore

Aki

Paint It Black
ummm, fotoni eshte grimca elementare e rrezeve te drites dhe rrezeve elektromagnetike, dmth ska si 'vdes' , qarkullojne ne hapesire vazhdimisht :)
 

Ameliè

Forumium maestatis
Une nuk eshte se jam shume e interesuar per kete anen shkencore
por do kerkoj ndonje material dhe do e sjell ne ditet ne vazhdim.
 

kodrapasbregut

Primus registratum
Une nuk eshte se jam shume e interesuar per kete anen shkencore
por do kerkoj ndonje material dhe do e sjell ne ditet ne vazhdim.
Aki, desha te pyes per nje informacion shkencor qe sjell ti nje faqe me lart (4gusht) ne lidhje me peshen e njeriut ne mes te tokes; nga e ke marre kete te dhene, si dhe ate kur thua se ai mund te peshoje pak me shume nga ana jugore, pasi korja e tokes eshte ne hemisferen jugore me e trashe. Do te isha kurioz per burimin e kesaj te dhene.
 

Aki

Paint It Black
Jane dy faqe qe i frekuentoj sjam e sigurt nga cila e mora por shiko ose Science Explorer ose From quarks to quasars
 

kodrapasbregut

Primus registratum
Aki, flm per infon e shkurter, por nese do kesh kohe neser, pasneser e me tej, te lutem ma shiko pak me sakte artikullin, mundesisht vetem ate pjesen ku flitet se ky njeri ne mes te tokes mund te peshoje pak me shume nga ana jugore, sepse korja ne kete ane eshte me e trashe.
Cudi, a jep artikulli nje shpjegim perse korja ne kete ane eshte me e trashe!? Dhe nese e gjen kete pjese, te lutem edhe nr., faqen dhe vitin e kesaj reviste ku gjindet ky artikull. Do me beje nder, se me duhet per referim.
 

Aki

Paint It Black
Ok do mundohem ta gjej, arsyeja eshte perberja e Tokes qe eshte poshte me e trashe asgje me shume, por sa per referim do tentoj ta gjej artikullin e sakte
 

gurax

Pan ignoramus
Ne qender te Tokes, cdo objekt do te ishte ne gjendjen e mungeses se peshes.
Ajo per cfare mund te kete ndonje lloj rafinimi te nocioneve ne lidhje me koren e tokes me te trashe ne hemisferen jugore, do te duhet te jemi te vetedijshem ne kete rast qe qendra gjeometrike objektit Toke, nuk eshte ne te njejtin vend me qendren gravitacionale te objektit Toke, sic do te ishte nese korja e Tokes do te ishte kudo njesoj. Do te duhet te theksonim se per mungesen e peshes flitet per qendren e gravitetit.
 

kodrapasbregut

Primus registratum
Po shume llogjik ky shpjegim i gurax-it! Vetem se tani pyetja eshte: pse eshte korja e tokes ne hemisferen jugore me e trashe, (gje qe e permendi Aki nje faqe me lart). Dhe ajo qe mua me intereson me shume eshte referimi i saj, pra nga kush burim e ka marre kete te dhene shkencore, mundesisht me emer dhe date, cfare shkruhet konkretisht, qe ta verifikoj dhe vete, sepse me duhet per dicka tjeter.
 

gurax

Pan ignoramus
Now now... pa as edhe nje "te lutem" apo "faleminderit" apo "nese eshte e mundur" te vetme, duket sikur ka ndonje lloj detyrimi ne permbushjen e ketyre kerkesave.
Ti vete nderkohe, kodrapasbregut, gjate ketyre 2 diteve te fundit, nuk arrite te gjesh fare kohe per google-fu ku hipoteza se korja e Tokes eshte me e trashe ne hemisferen jugore sesa veriore, te sherbeje si ide orientuese?

http://earthquake.usgs.gov/data/crust/
http://education.nationalgeographic.com/encyclopedia/crust/
http://www.setterfield.org/NHCS/earth_crust/Earth_crust.html
 

kodrapasbregut

Primus registratum
Ah, nuk i kisha pare keto linket nga guraxi, apo si quhen keto qe hapen. Ishin mjaft informacion-dhenese. Flm. Nderkohe une kisha kerkuar ne internet, por keto te gjuhes angleze ishin me me shume informacion. Ndoshta ndonje informacion i ri nga Aki del i tepert, por s.d.q. flm dhe nga ajo.
 

gurax

Pan ignoramus
"The abstract concept of death is less dense than maple syrup but more dense than milk."

Kjo eshte per t'u bere meme! Vertetesia e kesaj garantohet me eksperiment, si me lart. Madheshtore. :)
 

Aki

Paint It Black
Te paltosh nje flete 8 here, kaq eshte mundesia maksimale thote legjenda :p, ne fakt nje flete mund te paltohet 12 here me se shumti, por..... nese do mundeshim te mendojme ne menyre eksponenciale do imagjinonim dot nje flete qe mund te paltohet aq here sa te arrije Henen, po sa here do duhej te paltohet ajo fleta? 42 here. Po per te arritur gjeresine e Universit? 103 here (kjo eshte e pamundur normal :D ), ja nje video ku shpjegohen keto.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=154&v=AAwabyyqWK0
 

Aki

Paint It Black
Gjej qendren e gravitetit e pastaj manipulo me te e bej mrekullira, si ky artisti ne video per shembull :)

 

joetisti_

Locus omnem
Une pashe nje video para ca ditesh kur pas nje gote me uje po te vije nje leter me te shkruar psh. 108, pasqyrimi e kthente mbapsh "801". E bera disa here... asgje me mua, sic ishte mbetej :)
 

gurax

Pan ignoramus
Kripa merr flake? Duhet ta provoj dhe t'a shoh vertet ate flaken e verdhe! Por per cfare temperaturash behet fjale? Mos do me duhet ta provoj me ndonje nga ato pajisjet e saldimit me oksigjen...
 
Top