Kushtuar Heroit te Kosoves Halit Coka

lutficoka1

Primus registratum
NDRIÇUES I QIELLIT TË ERRËSUAR TË Kosovёs


Shkruar: Lutfi Coka



Emri dhe mbiemri: Halit Coka


Ditëlindja: Njëra nga ditët e kalendarit të pavdekësisë.


Vendlindja:

Aty ku dhembja dhe trimëria janë rroba trupi,
Aty ku shtegtimi i një populli ka hemorragji,
Aty ku edhe qielli i ëndërruar mbushet korba të zinj,
Aty ku dielli i dashurisë nuk perëndon kurrë.



Shkollimi: Dashuria pёr atdhe mbi tё gjitha dashuriutё,


Shkolla e mesme e të menduarit esëll,


Fakulteti i flijimit në altarin e lirisë..


Pamja fizike: Sytë si lumenjtë e kthjelltë të Dukagjinit,


Balli - si shkëmb i rrahur stuhishё vrastare,


Flokët - si bari i blertë i Dardanisë,


Goja - si bibliotekë librash të shkruar në pentagrame...


Profesioni- Ndriçues i qiellit të errësuar të Kosovёs...

Ideali i tija- Kosova e lirё dhe e pavarur.

Ёndёrra e tij-Bashkimi i kombit nё njё gjuhё,njё histori.



















 
Top