Lady Gaga fanse në koncertin e Britney Spears

  • Thread starter Flavja
  • Data e fillimit
F

Flavja

Guest
Kush ka thënë që mes yjeve të muzikës nuk ka miqësi? Lady Gaga e Britney Spears janë prova e gjallë se ekziston miqësi edhe mes rivalëve në muzikë. Miss Germanotta, me një paruke bionde, është shfaqur në koncertin e mikeshës së saj në Las Vegas në versionin fanse.

Më pas ka postuar një foto në Twitter, duke komentuar: “Ishte kaq bukur, spektakli ishte kaq argëtues dhe babai i saj si gjithmonë bëri barbekynë më të mirë. Ishte një #MonsterParty!”.

Tani fansat e saj presin një duet, që sipas burimeve të mirëinformuara nuk do të vonojë.

4 shkurt 2014 (gazeta-Shqip.com) Entela Resuli
 
Top