Muzika klasike

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Muzika klasike

Më duket, që mbase padashur po përpiqesh të devijosh nga objekti i debatit tek pjesmarrsit.
Më duket budallallëk të të gjykoj: Shijet e tua janë të tuat, të mijat janë të mijat. Edhe këtu mbaron debati rreth shijeve. Më thellë, debate të tilla i vazhdojnë parazitët e Parisit.
Të të pëlqejë Bach, apo Beethoven, dhe të shkruash rreth tyre, nuk nënkupton asnjë lloj statusi sipëror ndaj injorantësh të hamendësuar.
Për më tepër, në postimin tim nuk ja vesh vetes konsideratat. Referencat janë të qarta dhe dhënë haptazi.
Urdhëro të tjera, mbase më domethënëse se anketat në Britani. (Le të kujtojmë, që Britania është vendi ku muzika klasike çmohet më gjerë dhe më shumë se mbase kudo gjetkë)

Wagner: "The most stupendous miracle in all music"

One scientist asked by Carl Sagan, about what visiting card should be rocketed to potential alien civilisations: "The complete works of Bach"

Sir John Eliot Gardiner: "...there is something about his music that, more than that of any other great composer, remains evergreen and continues to nurture our spirits."

Më fal po megalomani është të pretendosh rreth vetes më tepër se sa të vlen lëkura. Dhe unë nuk fola për lëkurën time po për atë të Bach-ut.

Sidoqoftë, nuk ka arsye që prej këtyre që shkëmbyem, ti largohesh edhe më tepër Bach-ut.

P.S. Nëse postoj edhe në të ardhmen, synoj që dikujt ti hapet oreksi për pak Bach, sepse ka qenë thuajse i panjohur në Shqipëri, si dhe të shkëmbej përshtypje me të tjerë admirues të tij, dhe jo të të sikletos ty.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Une jam nje tifoz tjeter i Bahut... /pf/images/graemlins/smile.gif
Ndonje here asgje nuk ka efektin qe ka "Ajri" i Bahut ne kitare.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Muzika klasike

Blend, kur te vish tek une here tjeter me kujto qe ta ve Bahun /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Re: Muzika klasike

Shostakovich, (dhe shume te tjere ruse ose jo te fillim shekullit te 20) per te cilet s'kam degjuar te behet nje pip ne kete teme. Magjepes zemrash, i mbyllur ne vete, i depresionuar, i embel, misterioz, te gjitha keto te fshehura pas ritmit revolucionar qe kerkonte partia me insistim nese doje te te mos fluturonte koka. Po pati ndonje fan tjeter, duku se do beja nje dore muhabet me shume kenaqesi. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Muzika klasike

Nuk arrij te kuptoj pse diskutimi duhet te kaloje ne kanale te tille si kush eshte me i madh Beethoven apo Bach?!? Cfare rendesie ka ne fund te fundit?!? Te dy jane kompozitore te shkelqyer dhe si te tille kane lene emrin e tyre ne perjetesi dhe kane per te mallengjyer njerezit me shekuj me rradhe.

Une mbaj mend kur kam degjuar "Egmont Ouverture" live dhe e mbaj mend sesi syte filluan te me lotoheshin. Por po ashtu mbaj mend dhe nuk do e harroj kurre qetesine qe gjeta kur degjova koncertet e Brandenbourg te Bach. Kete te fundit e mbaj mend si te ishte dje, sepse kisha pasur nje jave te cmendur dhe koncerti ishte te enjten. Qe ne 5 minutat e para pasi muzika filloi, une isha ne nje bote tjeter.

C'nevoje ka te diskutojme kush eshte me i madh? Ja e zeme qe nxorrem qe Beethoven eshte me i madhi i muzikes. E cfare pastaj? Kujt po i plas? Mendon me te vertete qe njerezit do e pelqejne me shume a me pak Bach, etj, sepse Beethoveni u shpall me i madhi?!? A e kupton sesa injorance tregon nje deshire per te krahasuar kompozitoret ne kete menyre?!?
 

oktapodi

Primus registratum
Re: Muzika klasike

tek muzika kalsike,
njerezit kane shume preferenca te tyre ne lidhje me kompozitoret,
te gjithe jane gjini dhe te paarritshem,
sejcili ka stilin e tij te vecante,

ne pergjithesi njerezit pelqejne,
vetem ate muzike te bukur te ashtuquajtur nga cdo moshe,
te tjerat(muzike-melodi,ose sinfoni) thojne se eshte e merzitshme,
por nuk e dine se cfare ka brenda asaj,te bukuren,harmonine,etc,etc.

nje njeri qe eshte rritur me kete gjee vlereson te gjitha rrumat e kesaj muzike.

Per mua te gjithe jane kryevepra,
dhe te paarritshem deri me sot.

Ju pershendes.
 

Goca

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Me 28 shkurt, Misha Maisky ( violoncel) do jape koncert ne Siena ( IT ).

Te interesuarit e muzikes klasike , qe ndodhen ketej afer kane mundesi ta ndjekin, ne oren 21:00.
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Kush i ka pare ose degjuar Bond ky grup kick @$$ per muzike modern classics



Bond Live at the
Royal Albert Hall
DVD me fantastike e tyre me muzike classics
 

Mimoza N

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Sinfonia e 9 Bethoven
Nuk ka te krahasuar,dhe te vdekurit i ngren nga varri.....
 

RediRock

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Te arrish ne konkluzione se muzika Rap rrjedh e bazohet tek muzika klasike, eshte pak me shume se nje lapsus. Te shfrytezosh pjese nga ndonje opera apo uverture, apo sinfoni etj, nuk do te thote se ajo muzike ka lindur prej tjetres. Ne rastin e nje kenge rap qe brenda saj ka motive apo gjithe Per Elizen mua me duket se kemi nje spekullim muzikor i bere nga ata qe nuk u intereson aq shume muzika, arti, se sa tregu. Prejardhja e muzikes Rap dihet. Mjafton te besh nje lidhje logjike te muzikes se shekullit te kaluar(20) per te arritur deri ketu...
[/qb]
more po ku e pate ju qe thashe une se muzika rep origjinoi nga klasikja. i lexoni keto postimet juve apo vetem i hudhni nga nje sy dhe varja... ska problem nese do ti hedhesh nje sy dhe varja por mos veni fjale ne gojen e tjetrit dhe pastaj i komentoni mor vlla. sa per origjinen e muzikes rap, nuk ka lidhje fare me shekullin e 20 sepse shkon deri mbrapa ne histori tek fiset e para banuese te afrikes. prej andej kane origjinuar ritmet dhe menyra recitative qe perdoret ne rrepin e sotem. por kjo ska rendesi, vetem na beni nje nder dhe kur komenton nje shkrim, lexojeni ate shkrim me perpara dhe lexojeni mire. te gjesh frymezim nuk do te thote te origjinosh zoti atman... pershendetje
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Per mua jane Pucini dhe Verdi, por jam e cmendur pas muzikes klasike ne pergjithesi, dhe kam pasur fat te shkoj ne shume koncerte e opera qe jane bere ne Londer. E fundit qe pashe ishte Toska dhe me te vertete kam shijuar cdo moment te saj edhe pse kish pak vite qe nuk e rishihja.
 

Odea

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Une qe kur kam qene e vogel me pelqente shume Vivaldi me kater stinet e tij dhe sidomos vjeshta. Mgjth, tani qe u rrita ne listen e favoriteve jane shtuar disa te tjere si:
Bahu me minuetet e tij te prek ne zemer(Blendi, jam plotesisht e te njejtit mendim si ty lal /pf/images/graemlins/smile.gif )
Shtrausi me valsin Blue Danube- Une mendoj qe kjo muzike sikur te co neper re....sikur po kercen atje siper...lol
Beethoven- Moonlight Sonata
Chopin- Fantaisie Impromptu dhe The Romantic Guitar
Verdi- Chorus of the hebrew slaves pjese nga traviata...
dhe me se fundi Ravel Bolero qe te vendos ne levizje me marshin e tij /pf/images/graemlins/smile.gif

Me pelqen shume edhe Cajkovski por nuk e krahasoj dot me keta te mesipermit. /pf/images/graemlins/tongue.gif

Odea
 

Melhiades

Primus registratum
Re: Muzika klasike

Interesante se si ne cdo teme, te gjithe mundohen te tregohen me te "zgjuar" se te tjeret. Persa i perket muzikes klasike nuk mendoj se ka kritere per te krahasuar Beethoven me Bach, ose Mozart me Chopin. Ose me mire te them se mund te krahasohen por jo te thuhet se cili eshte me i "mire". Te thuash se njeri eshte i madherishem e tjetri jo, eshte gjykim jo shume i pjekur. Kam njohur njerez qe nuk durojne dot ritmin minuet te Mozart, te tjere qe i duket Bach i merzitshem, ose Beethoven teper jo harmonik. Mendoj se te gjitha keto gjykime jane te drejta sepse jane te bazuara ne ndijime personale qe kane lidhje me keto pjese. Nese mua do me duhej te beja nje renditje, nuk do vija shume kompozitore (Mozart, Hydn, Shubert, Chopin). Kjo nuk do te thote se une i nenvleresoj, ka te beje thjesht me faktin qe une nuk i shijoj ato. Dhe arsyet per kete empati jane ne shumicen e rasteve subjektive.
Une (pa dashur te influencoj njeri) do vija ne vend te pare Bach, Matheuspassion, Koncert per Cembalo ne F minor, Golgberg Variationen, Koncerti Italian. Koncerti per Piano 9. Pastaj Eric Satie me Gymnopedie, Rahmaninov me Konzertin e dyte dhe te trete per piano. Shostakowitchme Koncertin e dyte per Piano, Prokofiev me Romeo e Juliete.....
Shpeh ka te beje edhe se si e degjon nje pjese; psh une kam degjuar Sviatoslav Richter duke luajtur Rahmaninov dhe ka qene Rahmaninov-i me i qarte qe kam degjuar ndonjehere, kam degjuar perseri Richter duke luajtur Bach dhe ka qene nje zhgenjim i vertete.
 

Guest
Re: Muzika klasike

Kur kam qenen ne shqiperria une kam pas degjuar radio tiranen deri nvone ne darke te kenaqej shpirti me muzike klasike dhe operistike
sidomos muzike operistike te frikshme kam qef shume
sec ka qen nje melodia e kermillit e nje kompozitori qe fillonte me nje ritem te shpjete e te frikshem vertete fantastike
eh cfare koherash :tipsy:
 

Boby

Primus registratum
Re: Muzika klasike

AHHHHHHHHHHHHHHHHHHHH.Po degjoj tani Danubin Blu te Straussit.C'mbrekulli.Sikur po me bie gjithe shpirti ne qetesi.U lodha duke degjuar Blues,Jazz dhe Rock sot dhe thashe ta mbyll diten me qetesine klasike.naten :sleep:
 

aljon

Primus registratum
Re: Muzika klasike

tani fole mire!!! tani po!!! ka dhe muzika klasike bukurine e saj!!! e di c'them une? pse nuk shkon te shkruash ne ndonje teme tjter se boll prockulla kemi lexuar ketu brenda! ee vlla, si thua? shendet /pf/images/graemlins/smile.gif
 

aljon

Primus registratum
Re: Muzika klasike

scriabin piano concerto eshte dicka aq e bukur sa dhe e panjohur! ndalohet rreptesisht degjimi nga jo romantike! /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top