Si të vishemi në kohë festash

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit

Kur afrohet periudha e festave të gjithë ne dëshirojmë të vishemi sa më bukur dhe të dukemi sa më festivë. Por ajo që është e rëndësishme është që të bëhet dallimi ndërmjet festave familjare dhe atyre me miqtë.

Kur flasim për festimet me familjen është e këshillueshme që të mos ekzagjërohemi me veshjen tonë, ndërsa për festimet me miqtë duhet që ta lëmë fantazinë e lirë për veshje dhe aksesorë.

Edhe pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, ndër të cilat më me rëndësi është ajo e Krishtlindjes. Mendimi se çfarë të veshim jo vetëm për këtë festë por gjatë gjithë kësaj periudhe na shoqëron, kjo, për tu dukur sa më tërheqës dhe festivë.

Aksesorët këshillohen gjatë kësaj periudhe pasi janë tepër festive dhe plot shkëlqim.
Këtë dimër janë rikthyer në modë çorapet dhe getat, ku mund të luani me ngjyrat e tyre ndërsa materiali kashmir është më “In”.

Nëse nuk dini çfarë të vishni , një fustan i thjeshtë dhe i ngushtë do jetë mjaft i përshtatshëm.

Përsa i përket aksesorëve të flokëve këtë vit janë shumë në modë fashat prej pëlhure.




/Oranews


Ju si mendoni te vishini per festa ?
 

Dreamer

Under the Dome
Po u veshet si kto siper ne foto nje "Bronkopolmonite" e keni te garantuar ne kte kohe dhjetori.
 
Top