Universi: Perceptimet qe definojne realitetin

gurax

Pan ignoramus
... Bukuria e diskutimit qendron ne kendveshtrimet personale qe sjellim ne argument. Te vertetat universale kane ardhur nga njerez si ty e si une. Mos ia moho vetes kete. Sa pale sy ka, aq edhe kendveshtrime ka, une ofroj thjesht timin. Bruto.
Nqs une jam ne gjendje te shikoj perspektiven e te gjitheve me kualifikon te hedh hijen e dyshimit mbi dicka te skualifikuar apo denigruar apriori si rezultat i nje paragjykimi te padrejte. Mund te jap rrethana lehtesuese dhe te percaktoj nje rend te drejte duke perdorur kritere te paperdorura ndonjehere...
Une e mendoj universin si qenie fizike dhe si i tille ai ka ligjet e veta te qeverisjes…fizikisht. Te vertetat qe ti permende me siper jane te verteta absolute vetem per ate sistem qe ti shikon, sistemit tone diellor keshtu do te ishte nje pretendim i madh te thuaje UNIVERSALE.
Keto te dyja, jane disi kontradiktore me njera tjetren. E para shpreh se ka nje diference midis dy te vertetave te permendura. E dyta nderkohe, flet per ekuvalencen e tyre.
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Gurax,

Mua personalisht me interesojne ato te VERTETA qe jane te verteta konstante dhe te perjeteshme.
Meqenese per mua personalisht ekzistenca dhe mbrojtja e vazhdimesise se jetes eshte e SHENJTE, nevoja qe ky univers te udhehiqet, qeveriset dhe mbrohet nga QENIE MIREBERESE dhe te DREJTA , sprovimi i tyre eshte i pari dhe me i rendesishmi aspekt qe duhet ti paraprije zhvillimit dhe evoluimit te metejshem te njerezimit. Manipulimi (luajtja) i cdo gjeje te SHENJTE si psh ligjet e natyres (Don’t f…k with Mother Nature…aka MATERA ), gjenetika, udhetimi ne kohe, perdorimi i energjive te reja etj etj jane disa nga ato gjera qe nuk duhet tu lejohet njerezve pa u siguruar se pari qe keta te fundit nuk do ti perdornin ne interes te vendosjes se dominimit ose perfitimeve monetare. Perndryshe do te vinte nje kohe qe ajri do te na shitej me pilula, ose nje pasanik pa karakter te udhetonte ne kohe dhe te ndryshonte gjithe rrjedhen e historise, ose nje i cmendur ti fuste nje bombe universit e ta conte me fal per shprehjen ne t’ emen e s’emes …
 
Aki

Paint It Black
Hmmm... jam kurioz atehere per dy gjera.
E para ndonje lloj ilustrimi se cila eshte nje e vertete absolute dhe cila eshte nje e vertete universale. Si dhe ku mund t'i dallojme njeren nga tjetra.
E dyta, ne cfare menyre ndonjera prej ketyre ka ndonje ndikim ne linjen thelbesore te pyetjes "Ne pune me bashkeshorten/in?" dhe per te cilen ka kerkuar opinione @niky ne shkrimin e pare hapes te ketyre diskutimeve.
Dale tashi te te kundershtoj une ty pak :p

Sa per pjesen e fundit, mendoj se duhet ta kemi parasysh qe Eleonore eshte anetare e re dhe duhet te jemi me tolerant ne diapazonin e komenteve qe ajo perfshin ne nje teme me koncept me konkret, po ti psh si almighty qe je keta qe skane te bejne me temen mund ti zhvendosesh ne nje teme filozofike e ti diskutoni gjere e gjate duke qene brenda ne teme:....to be or not to be....universal or absolute :p
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Gurax,

Qe te futemi prape ne teme: Une tani ndihem e frymezuar dhe po i vi rrotull tavolines ashtu si Toka dhe planetet i vine rrotull Diellit. Ne se bashkeshortja jote te vjen rrotull Ti je Dielli i Saj dhe ne se ti i vin rrotull Ajo eshte Dielli YT. Nqs nuk do qe ta kesh ne te njejten pune mbase nuk do qe ta ndash me te tjere, mbase…
 
gurax

Pan ignoramus
Eléonoré, nese do te vazhdoja ate lloj filozofie ne formen e nje rrethi ciklik dhe si lojra fjalesh, mund te thosha shume thjesht se "Kudo qe te jesh ne Univers, Toka rrotullohet rreth Diellit, pra ky pohim eshte nje e vertete Universale". Por une ne menyre specifike nuk po e them kete gje. Thjesht po i dal perpara qe tani te njejtes gje qe te mos ndodhe, drejt se ciles dukesh sikur po shkon. Ketu paska qene problemi, tek zevendesimi i 'Toke' me 'planet' dhe 'Diell' me 'yll'?
Megjithate, edhe une edhe ne te gjithe jemi materie, jemi "Mother Nature". Ne jete te jeteve gjate ekzistences se vet, materia ka luajtur me veten ne triliarda te panumerta menyrash. Ne qe luajme me veten tone, eshte perseri nje pjese materie qe interakton me nje pjese tjeter materie. Eshte vete materia ne levizje, "in motion". Nuk arrij te shoh ku qendron problemi. Cenimi i ndonje shenjterie? A nuk eshte disi qesharak sot ky koncept? Sepse eshte disi hipokrite te thuash qe cenimi i shenjterise se shen Bartolomeut eshte me pak i rendesishem sesa cenimi i shenjterise se ligjeve te natyres. A je kaq po njesoj e shqetesuar nese ofendojne shen Andrean po aq sa dukesh se je shqetesuar nga ofendimi i shen ligjit te dyte te Njutonit?
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Universi eshte i padukshem Gurax. Ti po flet vetem per ate qe ne shikojme, Sistemin tone diellor. Une personalisht e shikoj tonin si nje pjese e dickaje me te madhe, psh trupi yne ka sisteme te ndryshme, ate eshteror, muskulor, te riprodhimit, te qarkullimit te gjakut, te tretjes...ato funksionojne te pandara me trupin tone dhe jane te pavarura gjithashtu...secili ka rregullat e veta ose ligjet e veta
 
gurax

Pan ignoramus
Dale tashi te te kundershtoj une ty pak :p

Sa per pjesen e fundit, mendoj se duhet ta kemi parasysh qe Eleonore eshte anetare e re dhe duhet te jemi me tolerant ne diapazonin e komenteve qe ajo perfshin ne nje teme me koncept me konkret, po ti psh si almighty qe je keta qe skane te bejne me temen mund ti zhvendosesh ne nje teme filozofike e ti diskutoni gjere e gjate duke qene brenda ne teme:....to be or not to be....universal or absolute :p
Ide e mire ne fakt. Sugjerojme per nje emer dhe te tera keto i zhvendosim ne nje teme me vete.
Filozofi. Mah.. ok.
 
gurax

Pan ignoramus
Universi eshte i padukshem Gurax. Ti po flet vetem per ate qe ne shikojme, Sistemin tone diellor. Une personalisht e shikoj tonin si nje pjese e dickaje me te madhe, psh trupi yne ka sisteme te ndryshme, ate eshteror, muskulor, te riprodhimit, te qarkullimit te gjakut, te tretjes...ato funksionojne te pandara me trupin tone dhe jane te pavarura gjithashtu...secili ka rregullat e veta ose ligjet e veta
Jo, Universi nuk eshte i padukshem. I padukshem do ishte sikur te mos i shihnim as edhe nje therrime te vetme. Por nese une shoh cfare me rrethon, kjo tregon se Universi eshte i dukshem. Mund te mos e shohim dot te plote akoma, por kur thua i padukshem, atehere nuk e sheh. Fare. Nuk ka rruge te mesme. O e sheh, o nuk e sheh. Dhe ketu ne fakt ka nje problem per padukshmerine vete, sepse nje dicka qe eshte komplet e padukshme, fare, eshte po njesoj sikur te mos ekzistonte fare dhe te ishte komplet nje fantazi. (Ref: Occam's Razor). Por kjo ka disa implikime, qe jo per te gjithe mund te quhen te pelqyeshme.
:p
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Gurax,

Materja dhe ligjet qe e qeverisin
Ndergjegja-dhe ligjet qe e qeverisin

Atehere ti mendon se je trupi yt dhe asgje me teper.
 
gurax

Pan ignoramus
Gurax,

Materja dhe ligjet qe e qeverisin
Ndergjegja-dhe ligjet qe e qeverisin

Atehere ti mendon se je trupi yt dhe asgje me teper.
Ndergjegja eshte rezultat i nderveprimit te materies brenda trupit. Me sakte, brenda sistemit nervor, ne masen rreth 99% ne ate pjese te sistemit nervor qe njihet si korteksi cerebral, shtresa me e jashtme mbeshtjellese e trurit.

Nese nuk konsiderojme rikonstruktin e imazhit tim ne hapesire dhe kohe (si dukem dhe cfare aktivitetesh kam bere) ne mendjet e te tjereve apo ne 'medium' te tjere materiale sic eshte edhe ky forum, po, mendoj se une jam trupi im dhe asgje me teper.
Une gjithashtu mendoj, po kuptoj perhere e me ne menyre te plote nga ky bashkebisedim, edhe se perceptimi qe ti ke per trupin njerezor dhe si funksionon ai - incidentalisht perseri ka te beje 99% me trurin dhe rolin e tij ne organizem - eshte shume, shume me i thjeshtuar sesa nga sa ai eshte ne te vertete.
 
Universal

AnonymouS
@Balahk re si arrin te jesh aktiv ne te dy forumet e prap ti veresh gjitha bobobo, une se pash ku Uni paska bere reklame, hajde une nga Uni e mora vesh ekzistencen e fv-se po i bente antireklame jo reklame :p

Ne nderkohe do sodis kete bashkeveprimin 'dialogues' :p mes gurax e Eleonore

p.s. @gurax kush ta ka dhene ate dezinformate qe Toka rrotullohet rreth Diellit e jo rreth meje?

Pershendetje,flori.
Ishte nje ndihme ne lidhje me anetaren, jo se kam konflikt interesi ndaj atij forumi. :)
Gezohem qe po te rishoh ketu, kalofsh mire. :)
 
Top