Vellim me poezi/L coka

lutficoka1

Primus registratum
Vëllim me poezi/L.coka

“Parapolitika”

Del i fundit

E hyp në krye,

Hyn i varfër

Del i pasur.


Hyn mjeran

E del rrufian,

Me shkatrruar

Ketë vatan.



Në darkë fukara

U gëdhi si pasha.

Ku i more o i zi

Mbrenda natës

Këtë pasuri?!


Politikan nuk ishe

Pak tru kishe,

Si të erdhi pasuria

Tek dera ,tek shtëpia.



Të urrej servilizëm!

Ka ardhur kohë e keqe

Me i vu qenit mustaqe,

Për hir të padronit

Me ba varka prej betonit.


Gjunjëzuar përdhe

Lepe-lepe ,ngrihu ҫohu,

Prej padronit

Mos u zemrohu.



Me i’u duk

Se jam i mirë,

Jam besnik

Jam xhevahir.


Servilosur nekatosur

Lajkat nuk kanë të sosur,

Shkelqe fëtyra e eprorit

Xhepi jonë në grykë të vorrit.




Kjo është strategji

E sofistikuar mirë,

Të shpërlajnë trurin

E njerëzve të mirë.


Pa shkollë

Pa dituri,

Si e bëre këtë llogari

Dhjetë për vete një për ty!




Hajdutria po shkëlqen

Në këte kohë me enigma,…

Po luftojnë

E keqja dhe e mira….


Pse kështu Atdheu im!?

Sa bukur o vendi im

Kaҫakët janë pasuruar

Nuk e dinë pasurinë

Kanë harruar dhe njerëzinë.



Po notojnë në det me lek

Po nojnë në det me euro,

Po notojnë në det me lira

Nuke dinë nga vjene mira.


Politikanët e ri

Politikanët e ri

Ngjiten shkalëve të pasurisë,

Të vjetrit shumë të majmur

Ndreҫin punët e tradhëtisë.




Mendojnë ditë dhe natë

Ku të shiten si bandit,

Një këmbë në histori

Tjetrën në tradhëti.


Parapolitikë njerëzore

Me shpatën në dorë

Kanë harruar betimin

Shqipes po i bejnë masakrimin.




Ҫ’doni ju me pasurinë?

Ҫ’doni ju me luftën?

Pse ja hiqni lavdinë

Maskarenjë pa idin!


Për ju politikanë!


Politikan është ai

Me pak dituri

Punët i shkojnë vaj

Se si, as vetë se di!?



Kur hypën në tribunë

Pakohë i harlisur,

Sa e bukur ajo karrike

I duket si relike.


Sapo ulet në karrike

Merr shumë forcë e shumë hile.

I vedos vetes detyrë

Veҫ me shefi sa më mirë.



Mendon tërë ditën

Shkruan terë natën,

Shefit tim t’i jap uratën.


Këtu ka vështërsi,

Me plotësuar kursin e zi,

Me reklamë e hipokrizi

Po deshe pasuri.





Kjo është rruga e fitimit

Kjo është rruga e mashtrimit,

Kjo ështe rruga e servilizmit

Një metodë drejt pasurimit.


Rrena rrena, plot mashtrime

Kjo është politika ime

Një herë shpresa lart ngrihet

Pastaj në det hidhet.




Shefi është perendia

Shefi është pasuria

Shefi është dituria

Shefi është gjithësia.


Duhet sevilë i mirë

Shefit me i plotësuar ҫdo dëshirë

Këtu buron pasuria

Këtu të jepet dhe lavdia.




Duhet punë ,shumë angazhim

Me marrë gradën servil,

Me dhënë provat e hajdutërisë

Me ja vjedh shpresën njerëzisë.


Kjo rrugë e hipokrizisë

Kjo rugë e hajdutërisë

Është symbol i poshtersisë

Me kënaq zemrën e borgjezizsë.




Urime politikanë të ri

Për vete të punoni,

Me hajdut të sofistikuar

Popullin me mjeruar.!


Por dijeni mirë

Populli iu gjykon

Do ju sulet vetiut

S’do ju marrë vrima e miut.





Hajdutria po hedh valle!


Kjo kohë plot enigma

Po lufton e liga e mira.

Po varroset ndershmëria

Po buzëqesh hipokrizia.


Ajo që është e keqja

Ka marrë flamurin në dorë,

Të mirën e fundos në det

Me dredhi e marifet.


Sa bukuri,sa ironi

Kur të keqen lart e ngri

E mira fort ҫuditet

Në hije të turpit ajo zhytet.


Po lulëzon padituria

Ngrihet në lartësi

Që nga rrënjët e varfërisë

Deri n’dyert e ministrisë.


Hipokrizia plagë e madhe!?

Hipokrizia e kohës sime

Shquhet për dy fëtyra.

Në njërën e vërteta

Në tjetrën gënjeshtra.


Gërshetimin midis tyre

Hijenat e gërshetojnë

Në dritë puthin të vërtetën

Natën puthin gënjeshtën.


Kjo është strategji

E shpikur shumë mirë

Me shpërla trurin

E njerëzve të mirë.


Është epokë e sajuar

Hajdutëria është zotësi,

Me mjeshtër e zbusin

Derisa të marr statusin.



S’kamë bukuri

Kur hajdutit I thonë njeri

S’kamë marrëzi

Kur i ndershmi bën ҫudi!?


Në garë janë hajdutët

Kush del i pari,

I ndershmi del i fundit

E quhet i marri!?


Shqipëria ime !?

Shqipëri e dashur

Ku e ke lavdinë?

Horat e kombit

Me blozë e nxinë.


Ju heronjë e dëshmorë

Mos bëni ҫudi!

Ҫohuni nga varri

Hijenat me i gri.


Ҫohuni nga varri

heronjtë e lirisë,

Ne të gjallët kemi vdekur

Në pluhurin e marrëzisë.


Ju heronjë e dëshmorë

Po ju thonë viktima,

Ҫohuni dhe një hërë

Të mos e dijnë ku është vrima.



S’ka më as ps-e

Është varros së gjalli

Nga i varfëri antar

Deri te imadhi kryetar.


Ҫohuni përsëri

Heronjët e lirisë,

Ne të gjallët kemi vdekur

Në supet e tradhëtisë.




Parti socialiste

Emrin e ke social,

Keni vënë në krye

Një pardon ,një federal!


Federal me shumë pasuri

Mendjemadh pakufi

Ju, ju mbylli gojën

Ne na dha varfëri.



Mallkuar qofshi ju

Antarë të Ps-es

Ne ju japim votën

ju na vrisni shpresën…




Pse kështu!?
Nuk është habi

Por është trishtim,

Nuk është faj

Por është krim.



Të gjithë të turren

O populli im,

Historinë me përdhunuar

Që me gjak e ke shkruar.


Ngrihet plot sherbes

Një palo fashist.

Me ngrit vlerat

E babas ballist.



U doli gjumi

Bijëve të mbretit,

Kërkojnë lavdinë

Prej sikletit.


Shumë të shitur

Shumë të paguar,

Këtë vend të lashtë

Me errësuar.



Janë bashkuar

Hijenat e politikës,

Me nxjerrë vendin

Jashtë etikës.


Janë të vdekur

Për së gjalli,

Për pushtet

I ka marr malli.


Kjo akademi

E paguar për dituri,

Lufton lavdinë e kombit

Luftën e madhe per liri.


Paradokës në vendin tim

Të gjithë me tërbim,

Të shitur e paguar

Shqipërinë me errësuar…





Po në kulmin e ҫudisë

Shteti i vendit tim,

I paguan u jep trimëri

Me zhduk komb e histori…


Moj Shqipëria ime

Ku të kanë katandis,

Historinë e lavdishme

Po t’a bëjnë pis.





Deri kur kështu

Do të shkoj tradhëtija,

Deri kur kështu

Do vdes Shqiperia.


Deri kur kështu!?


Ҫ’është kjo xhorulldi

Për ti o Shqipëri.!

Bijtë e tu për habi

Po të nxjerrin të dy sy.


Trimërinë që e kishe në zemër

Po i vendosin tjetër emër.

Po ta zbusin urtë e butë

Moho veten ,vlerëso të huajtë.


Trimerinë e Shqiptarit

Amanetin e të parit,

Bijtë e tuaj për habi

Po e quajnë plot marrëzi.

Për Betimin me shumë vlerë

Jepje jetën si me lerë,

Kaҫakët e politikës

Po e nxjerrin jashtë etikës.


Plot betime në tribuna

U shëndrit balli dhe hunda,

Janë betime me hipokrizi

Në thelb kanë vetëm tradhëti.


Në udhëtimet shekullore

Ke mbrojt vendin me armë në dorë,

Ke luftuar me vetëmohim

Për atdhe e për ҫlirim.




Pseu-idelogët e kohës sonë

Me djallëzinë që kanë në zemër,

Mohojnë luftën e popullit tonë

T’u e djallosur me trjetër emër.


Në këtë botë a ka vend

Bijtë e vet t’a denigrojnë,

Me servilizëm e tradhëti

Me njëllos komb e lavdi





S’kanë lënë gjë pa shkatërruar

Tani luftës janë drejtuar,

Duan njëllosin historinë

Të ulin kombin

Të lartësojnë tradhëtinë..


Po ky gjaku kuq e zi

I derdhur në pafundësi,

Do bëhet ortek stralli

Do ju djeg për së gjalli.



A soset durimi!?

Moj Shqipëri vend i bekuar

Në histori forte qëndruar,

N’luftë u linde,n’luftë u rrite

Vlerat e kombit lart i ngrite.


Deshe vehten të jesh e lirë

Pa pa pranga e zinxhirë,

Me shpatë në dorë barrikadë

Ke luftuar e ҫarë bllokadë.



Gjën më të shtrejtë kishe lirinë

Ke pas besën e burrërinë,

Ke pas flamurin kuq e zi

Që të nderonte nënë shqipëri.


Shumë luftra pakufi

Kanë shkruar histori,

Për mbrojtjen e vendit tim

Po kurrë agresive për pushtim.





Po tani ku je ti ?

O atdhe shpirtit tim,

Bijtë e t’u në ditë të sot

Po të gjuajnë me pushkë e top.


Të shkatërruan ekonominë

Të vodhën pasurinë.

Kanë ngrtit pallate e vila

Ne në vujtje, ju në të mira.





Betimi i shqiptarit plot vlerë

Po e përdhosin herë –pas herë,

Në vendin e betimit

U fut neni i mashtrimit.


Patriot tani kush është

Ai që ikën prej sikletit,

Ai që i këthen atdheut shpinën

Në kurbet me shiju të mirën.





Për kulturë e për arsim

Është ҫudi në vendin tim,

Shteti im plot sherbes

E ka shëndrru në biznes.



Është bisnes për fukara

Që s’ka bukë e para,

S’ka shkollë ku s’është leku

Të luan mendja e tepeleku.
 
Top