Zhgarravinat e mija

TheLaw

Primus registratum
Zhgarravinat e mija

sHTOME dASHURI

SHTOME DASHURI DASHURI SHTOME TI
O ME EMBLA KRIZE E TIMES CMENDURI
SHTOMA MBYTJEN ZONJA IME
VERTET DETI ME THERRET
SHTOME VDEKJE PERMBI VDEKJE
ME RINGJALL NESE ME VRET

O ME EMBLA VAJZE MES VAJZAVE TE UNIVERSIT
ME DASHURO
O TI
QE PER TY DASHURINE DOGJA
MES KRAHEVE ME SHTRENGO

NESE STREHIM PREJ MEJE KERKON TI
DO TE TE STREHOJ NE DRITEN E SYVE TE MI

DASHURIA JOTE PER MUA ESHTE HARTE
HARTE ESHTE PER MUA DASHURIA JOTE
ASNJE KUPTIM ME NUK KA HARTA E KESAJ BOTE

JAM KRUEQYTETI ME I VJETER I DESHPERIMIT
JAM GJURMA E PLAGES SE FARAONIT
JAM PLUHUR PLUHUR QE SHTRIHET
SI I PELLUMBIT FLUTURIM
PREJ TIRANE DERI N'PRISHTINE

O HARABEL I ZEMRES TIME
O PRILL I SHPIRTIT TIM
O RERE E DETIT
O SHPIRT I SHPIRTIT
O PYLLI ME ULLINJ
O SHIJE BORE
O SHIJE ZJARRI
O AROME DYSHIMI E NJEKOHESISHT BESIMI..

KAM FRIKE
KAM FRIKE NGA ERRESIRA TE LUTEM ME NDRICO
KAM FRIKE
KAM FRIKE NGA E PANJOIHURA TE LUTEM ME MBRO
KAM FTOHTE
KAM FTOHTE, KAM FTOHTE ME MBULO
RRI PRANE MEJE KENDO
SE QE KUR LINDA, QE KUR LINDA
VATAN KU TE MBESHTES KOKEN S'PO GJEJ
NJE DASHURI MIKEJE KERKOJ
QE TE ME MARRE E PRAPA DIELLIT TE ME HEDHE.

O NDRICUESJA E JETES TIME
TI ME FRESKON
JE KANDIL PER BLETEN TIME
RRUGEN JA TREGON

ATJE KU ERE LIMONI KUNDRMON ME CO
MEKREHER FILDISHI KRIHI FLOKET
ME LEDHATO....

PER TY SPIRANCEN NGRITA
SHTEPINE DHE TE AFERMIT I LASHE
DAMARET I PREVA
LETERNJOFTIMIN GRISA
K'TE BOTE E BRAKTISA

SHTOME DASHURI DASHURI SHTOME TI
O ME EMBLA KRIZE E TIMES CMENDURI.
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Jo Ema nuk jam Sokoli.... me qe ra fjala kush eshte Sokoli ?
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Proze Pa Titull
Gishtat me se fundi vendosen te prekin tastieren. Jashte qetesine e nates e prish rrebeshi I shiut qe ka kohe qe ka filluar. Jam krejtsisht vetem. Pa ty pa eren tende pa ledhatimet e tua. Me mban gjalle imazhi yt. Tani je larg shume larg por mendimet e mia fluturojne me shpejt se aeroplani yt. Ato mberrijne me shpejt se ty ne stacionet ku ti do kalosh. Ato nuk kane nevoje per pasaporte apo per vize. Cfare po shkruaj keshtu? Gishtat levizin te shperqendruar mbi tastiere. Nje here e nje kohe shkruanin hareshem, gati kercenin kurse sotnte mezi me binden. Kam ftohte. Jam krejtesisht vetem.
Pse valle jam I dashuruar akoma me njeriun qe me urren me se shumti? Pse valle ndjej mungesen e asaj qe me ktheu shpinen? Pse zemra nuk me bindet me? Jam rob I te kaluares se gezuar dhe I te tashmes se hidhur. Dallget e oqeanit degjohen deri pas xhamave te lagur te baneses ku dikur jetoje dhe ti. Cdo gje ketu eshte ashtu si ti e le. Vetem ti s’je ketu……Nje shkreptime e zbardhi per nje cast naten e zeze te kesaj vjeshte. Cakmaku ndezi cigaren qe po tymos ne gojen time dhe ra nga dora e cila nxitoi te shkruaje. Prit pak. Cakmaku ndezi dicka dhe ra. O Zot. Dikur edhe une te ndizja ty. Ti digjeshe ne caste fantastike dhe me,luteshe qe mos ndalesha. Sa e sa net I kaluam ne bregun e arte te ishullit tone duke pritur lindjen e Diellit qe zjarronte vetem per ne te dy. Sa e sa net I kaluam prane zjarrit qe jo rralle me gjuhet e tij te kuqe ngjallte deshirat dhe pasionet vetem per ne te dy. Kalimtaret e rrugeve qe kemi shkelur, myshterite e kafeve ku jemi ulur sportelistat e kinemave ku kemi hyre ishin mesuar te na shihnin bashke. Une dhe ti. Ti ike. Nuk je me. Jam krejtesisht vetem. Shiu vazhdon te bie dhe cigarja digjet ne gojen time.
E nesermja ime do agoje pa ty. E nesermja jote….. nuk e di kam frike ta shkruaj. Per nje gje jam I sigurte kur ta lexosh kete email do kesh mbrritur ne stacionin e fundit.
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

LEXUESJA E FILXHANIT

NE ANKTH, I ULUR, VETULL NGRYSUR
SHPRESOJA TE FILXHANI I PERMBYSUR
FALLXHORJA THA:
BIRI IM MOS U DESHPERO
ESHTE VULOSUR PER TY... DASHURO!
KAM PARE SHUME E SHUME FILXHANE
DHE YJET I KAM KUPTUAR
PO SI FILXHANI YT
KURRE S’PASKAM LEXUAR
KAM PARE SHUME E SHUME FILXHANE
PO KURRE NUK PASKAM PARE
MERZI SI E JOTJA
TE KETE NDONJEHERE TE NGJARE.
FATI YT...
TE MBETESH PERJETESISHT
NE TE DASHURISE OQEAN PA PORT, PA LIMAN
DHE JETA JOTE PERJETESISHT TE JETE
NJE LIBER LOTESH
FATI YT KA PER TE QENE...
MIDIS UJIT DHE ZJARRIT DILEME

PA MARRE PARASYSH DJEGIEN E ZJARRIT
PA MARRE PARASYSH DALLGET E OQEANIT
PA MARRE PARASYSH ZEMERIMIN
QE TE NE BANON NATEN E DITE
PA MARRE PARASYSH EREN
KOHEN ME SHI DHE SHTRENGATE
DASHURIA MBETET ME I EMBLI FAT

.................................................

PASKA BUZE MISHTORE PLOT EPSH
TRUPIN TA RENQETH KUR BUZEQESH
FLOKE TE DENDUR DHE TE GJATE
ME TE ZINJ SE E ZEZA NATE
SY TE KALTER SI QIELL BEHARI
TRUP TE HAJTHEM SI ZANE MALI
POR....
QIELLI QE TE AJO TE CON
ESHTE I ERRET...
KERCET... GJEMON...
SYTE, QE RRALLE ME GENJEJNE
RRUGEN PER ATJE DOT S’PO E GJEJNE.
PA PRIT PAK CFARE ESHTE KESHTU?
BRENDA NJE KESHTJELLE E PASKAN NGUJU
KUSH NE DHOMEN E SAJ DESH TE HYJE
KUSH DOREN DESH T’JA KERKOJE
KUSH MURET DESH T’I KALOJE
MES KRAHEVE TA SHTRENDGOJE...
FILXHANI ME THOTE
I HUMBUR BIRI IM
I HUMBUR, PA SHPETIM...

KUDO...NE CDO VEND
TE DASHUREN DO E KERKOSH
VALET E DETIT DO I PYESESH
EREN DHE DALLENDYSHET DO T’I LUTESH
TA GJEJNE... TA PREKIN... KUR NE GJUME TE BIE
EMBEL TA PERKEDHELIN.... QE TY TE ENDERROJE
DHE CFARE TI DI TE FALESH
NE ENDERR TA IMAGJINOJE

OHHHHH BIRI IM
DETET, OQEANET SA HERE DO I KALOSH
SA VARGJE DO SHKRUASH
SA KALENDARE DO NDERROSH
ME LOT... LIQENE DO FORMOSH
ATE DUKE KERKUAR
ATE DUKE ENDERRUAR
NE GJUME DUKE E PEQAFUAR
EMBEL.... EGER....
NJE E NGA NJE FSHEHTESITE DUKE IA ZBULUAR....

POR.... OHHH MORE BIR
NJE DITE DO KTHEHESH I THINJUR...
I KERRUSUR.... I LODHUR
DHE PAS NJE JETE NE SHTEGETIM ME SHPRESE
DO E KUPTOSH SE DASHNORJA E ZEMRES TENDE
NUK KISH AS TOKE, AS VATAN, AS ADRESE
KETE NE FILXHAN E KE TE SHKRUAR
MOS E HARRO.....
DIKUR KE PER TE ME KUJTUAR
 

Prometheu

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Shume te bukura, po na verbove me ato shkronja te medha /pf/images/graemlins/smile.gif

P.S. Titulli vertete i ngjan nje teme tjeter te Sokolit, Ema... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

ju paska bo menia Sokol mer jahu. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

nE sHKOLLEN e dASHURISE

MA MESOI DASHURIA JOTE DESHPERIMIN
E UNE PREJ SHEKUJSH KISHA NEVOJE QE
NJE MIKE TE ME DESHPERONTE
E MBI KRAHET E SAJ SI FEMIJ TE VAJTOJ
PER NJE MIKE QE
SI COPAT E XHAMIT TE THYER
PJESET TE MI BASHKOJE.

DASHURIA JOTE ME TE KEQEN VUAJTJE ME MESOI
ME BERI MIJRA HERE BRENDA NATAS FILXHANIN TA SHIKOJ
DYERVE TE FALLXHOREVE TE TROKAS
TE GJITHE MJEKET T'I TAKOJ
DUKE KREHUR RRUGEVE TROTUARET
NE DRITAT E MAKINAVE IMAZHIN TEND T'TKERKOJ

PO
PO, PO
DASHURIA JOTE BOTEN TIME KREJTSISHT E HUTOI
TE SILLEM SI TEENAGER ME DETYROI
FYTYREN TENDE ME SHKUMES MUREVE TA VIZATOJ
OHHHHHH.....
TI QE HISTORINE TIME PERMBYSE
PUTHJA IME NE CDO PJESE TENDEN QENDRON
DASHURIA JOTE ME MESOI SE SI
DASHURIA HISTORINE E BOTES NDRYSHON...

LEXOVA DHE PERRALLAT E FEMIJVE
HYRA NE PALLATET E MBRETIT DEMON
E PER NJE CAST MENDOVA SE
E BIJA E MBRETIT PO ME MARTON

AJO
PO, PO AJO
ME SYTE ME TE KULLUAR SE VESA
QE SHKELQIMIN E BUZEVE NUK JA KAP HARRESA
BUZE NDJELLESE SA SHEGA PJESHKA APO DREDHEZA

E ENDORROJA SIKUR E NGRIJA MBI KALIN TIM
E I DHUROJA CDO XHEVAHIR, PERLE, RUBIN POR.....

DASHURIA JOTE MIKE ME MESOI
SE PARA FATIT I VOGEL JAM
SE JETA SHKON PA KUJTUAR DHE
BUZEDREDHEZEN S'E KISHA MARTUAR

DASHURIA JOTE NE QYTETET E DESHPERIMIT ME FUTI
KURRE ME PARE ATJE S'KISHA QENE
KURRE S'E MENDOJA NJERIUN SI LOTI
TE DESHPEROHEJ AQ
SA NJERIUN TA URREJE.
 

DriniS

Ecejak
Re: Zhgarravinat e mija

Nese deshiron qe te tjeret te mos postojne ne temen tende, ndonje moderator ose administrator mund t'ju ndihmoje. Gjynah te mbyllet tema pasi krijimet jane vertet te bukura.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Zhgarravinat e mija

The law--->Une sinqerisht nuk e kuptoj nga buron kerkesa jote, mund te ma shpjegosh me ndonje PM???? :confused:
 

Guest
Re: Zhgarravinat e mija

The law me pelqyen aq shumeee saqe dua te shkruash dhe nje per mua ...
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Me fal e dashur.

ME VJEN KEQ E DASHUR
QE KOHE ME NUK KA
DASHURIA IME DHE E JOTJA
VEC KUJTIME LA
MBROME PREJ SYRIT TEND
I YTI S’MUND TE JEM ME
SHTEG NUK MUND TE LESHOJ
ME SHOKUN TIM TI JE TASHME
SYRIN TA NJOH MIRE
E DI SE SI ME SHEH
TE LUTEM HARRO
MJAFT ME ME VUAJTJE.
NE U NDAME, DASHURIA SHKOI
HUMBI, NE FUND TE PUSIT RA
LITAR MOS ME KERKO
JO JO LITAR ME NUK KA
AS ME SY E AS ME VEPRA
NUK MUNDEM TE TRADHTOJ
SHOQERIA ESHTE E SHENJTE
BESNIK DO T’I QENDROJ
ME SHOKUN TIM TI JE TASHME
SHTEG NUK MUNDEM TE LESHOJ
AS UNE NUK TE KAM HARRUAR
POR CDO GJE ESHTE E KOTE
PASHA LOTIN E SYRIT TEND
DO TE ZHDUKEM NGA KJO BOTE
MES NESH KUJTIMET NOTOJNE
FJALA “SIKUR” ME S’KA KUPTIM
AS ME SY NUK MUND TE TRADHTOJ
JE E DASHURA E SHOKUT TIM

ME VJEN KEQ E DASHUR.
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Kush eshte ky Sokoli vertet se na bete kurioz.
/pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Top