Zhgarravinat e mija

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Ema nuk jam Sokoli.. do me duhet te ta shkruaj ne leter dhe te ta ngjis te frigoriferi qe te mos e harrosh
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Elbason i bukur Elbason.
Gocat si sorkadhe gjysmat jon tapalle
Elbason i bukur Elbason.

E shef me Qazimo? E shof mi pra e shof. /pf/images/graemlins/laugh.gif :eek: :smash: :sleep: :rockband: :rockband: :rockband:
 

Guest
Re: Zhgarravinat e mija

Fillimisht postuar nga TheLaw:
[qb] Me fal e dashur.

ME VJEN KEQ E DASHUR
QE KOHE ME NUK KA
DASHURIA IME DHE E JOTJA
VEC KUJTIME LA
MBROME PREJ SYRIT TEND
I YTI S’MUND TE JEM ME
SHTEG NUK MUND TE LESHOJ
ME SHOKUN TIM TI JE TASHME
SYRIN TA NJOH MIRE
E DI SE SI ME SHEH
TE LUTEM HARRO
MJAFT ME ME VUAJTJE.
NE U NDAME, DASHURIA SHKOI
HUMBI, NE FUND TE PUSIT RA
LITAR MOS ME KERKO
JO JO LITAR ME NUK KA
AS ME SY E AS ME VEPRA
NUK MUNDEM TE TRADHTOJ
SHOQERIA ESHTE E SHENJTE
BESNIK DO T’I QENDROJ
ME SHOKUN TIM TI JE TASHME
SHTEG NUK MUNDEM TE LESHOJ
AS UNE NUK TE KAM HARRUAR
POR CDO GJE ESHTE E KOTE
PASHA LOTIN E SYRIT TEND
DO TE ZHDUKEM NGA KJO BOTE
MES NESH KUJTIMET NOTOJNE
FJALA “SIKUR” ME S’KA KUPTIM
AS ME SY NUK MUND TE TRADHTOJ
JE E DASHURA E SHOKUT TIM

ME VJEN KEQ E DASHUR. [/qb]
wow :eek:
 

Ema

Goddes
Re: Zhgarravinat e mija

Fillimisht postuar nga TheLaw:
[qb] Elbason i bukur Elbason.
Gocat si sorkadhe gjysmat jon tapalle
Elbason i bukur Elbason.

E shef me Qazimo? E shof mi pra e shof. /pf/images/graemlins/laugh.gif :eek: :smash: :sleep: :rockband: :rockband: :rockband: [/qb]
Kshu thone kur s'ta varin me pm-s e?
 

TheLaw

Primus registratum
Re: Zhgarravinat e mija

Nate...
te gjitha i lashe
sonte
kerkova te te shoh
sonte
nuk te gjeta askund
sonte
vetem nata me ben shoqeri.....
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Zhgarravinat e mija

Fortune e madhe..
Ere e forte...
Shi ... bore......Eshte dimer i ftohte....
Qaj vetem...
askush s'me shikon...
askush s'me degjon...
askush s'me shtrengon...
Askush qe vjen...
askush qe ledhaton...
askush qe te perqafon..
Askush qe keshillon
shpirtin qe vajton...

Nje muzike e trishtuar me provokon
nje dridhje te lehte...
Nuk je me....
nuk je me ti...
Eshte gjithcka e ftohte..e kote...
Por fundi i dickaje nuk eshte kurre e lumtur...

Bora ledhaton malet...
por eshte sikur...
po ledhaton zemren time
qe pas teje ..me ka len ende vetem...!
Jam teper e madhe per te qare akoma....
e prap....lotet me mbulojne faqet....
pa me kerkuar leje....

pS: Dicka e castit..se s'i ma dha :shrug:
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Sot po qesh me veten time
Nuk ka asnjë dëshirë të mbetur në këtë zemër
Apo ndoshta nuk ka mbetur asgjë nga zemra
E lirë nga çdo dëshirë
ulem në heshtje si Toka
Klithma e heshtjes sime ushëton si bubullimë
përgjatë gjithë Universit
Nuk shqetësohem për të
E di që nuk dëgjohet nga askush
Përveç meje....
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Kur te vdes,
Kur qefini im te dale ne porte
mos mendoni se kam ikur
nga kjo bote..
Kur te shihni
trupin tim te ngurosur
mos vajtoni ikjen time
nuk po iki,
por,po mberrij ne dashurine e pasosur..
Kur t'me lini
brenda ne varr
mos me thoni lamtumire
mbani mend se varri eshte
per parajsen aty prane
veç nje kurtine...
Kjo duket fund,
Si Dielli qe shuhet.
Ne te vertete eshte agim.
Kur varri mbyllet
e brenda tij te jeni ju
pikerisht atehere shpirti çlirohet..
Keni pare ndonjeher
faren ne toke te bjere
jeta e re me te a nuk mbin?
Nese kjo fare quhet njeri
çfare mendoni se do linde?
Keni pare ndonjeher
nje kove ne pus te bjere
e plot serish te ngjtet lart?
PSe te qajme per shpirtin
kur si Josifi del pre pusi
ai do shfaqet prape.
Kur per here te fundit
do mbyllesh gojen o njeri
fjala jote bashke me shpirtin
i takojne asaj bote me hapsire pakufi.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Sonte që me natë, do marr në sy udhët
Qetas pa u ndjerë, do i hy hënës në gji
Ngrykë do marr mallin, sqetullash do mbaj kujtimet
Diku në natën vonë, do të mbërrijë tek Ti...

Aty, do ndeshen afshet n'pëshpëritje fjalësh
Nata hënën e plotë do e mbaj qiri
Castet do pijnë ujë, kupave ndjenjash mbushur
Mbledhur në gjoksin tënd, dhe prap kam mall për Ty...

############

Ooo ti gje e vogel
qe sdi si te te quaj..!
Mendon s'te kujtoj,
por jo un ne zemer te ruaj...
Dhe
o ti shpiti'imi
mendon se je i vetmuar...
mendon se cdohere
duhet kerkuar..?!...
Kthej koken, them:
"Askush s'me kupton,
askush s'me vrojton..
...mundet un s'flas
aq sa duhet...
..mundet une duhet
me shume t'theras...."
Pak pak,
perseri kthej koken dhe them:
"Aq e tejdukshme jam
a vetem nje perde t'holle
para vetes kam..?"
Ooo ti gje e vogel,
qe s'di si te te theras..!
Ti,qe je dalldisur
pas atyre valeve t'detit...
Ti,qe prap me kujton...
Tani,me kerko c'te duash
prej sot jam ketu per ty...
Me kerko kur te jete ftohte
e do te bie bore...
Me kerko dhe kur te bie shi
e ti do kesh frike...
Me kerko dhe atehere
kur s'do m'gjesh...
Un,do te degjoj e do vi...
Para vetes do t'me kesh...
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Asgjë,
madje as vetë Asgjë-ja
nuk është aq e pagjurmë sa ne

Kurrë,
madje as Kurrë- ja
nuk është aq e vonuar
Sepse as deri atëherë
ne të dy, nuk do të bëhemi: Ne

Për këtë unë zbres nga pragu
i jo-kohës dhe iku me nguti
drejt shkretëtirës së përjetësisë:
Oooh …
sa pjerrtë teposhtëzes së fytit femror
iku unë nga dhëmbët e fshehtë
të trurit tënd

Pashë shtratin e errët të diellit
mos më lag më nga retë e pendimit
të syve të tu pas perëndimit

##############################

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?

Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet' e habitur.

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.

E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.

Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.

Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.

Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.

Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.

Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.

Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s'ti dërgova.
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.

E kam fshehur në fund fare
Po s'e zbulove, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.

Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im !
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Ajo- Syte mos ti pafsha!
Ai- Ne fund te botes shkofsh!

Ajo- As ne mendje mos te vafsha!
Ai- Per mua kurre mos enderrofsh!

Ajo- Merri te gjitha me vete…
Ai- Dhe netet pa gjume…

Ajo i tha: “Zemer”
Ai: “Te dua shume!”

Nuk kishte me fal,
e as ceremony.
Ajo e dashuronte
çmendej per te dhe ai.

|Gerhard Pregapuca|
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Dilema te hershme

E jotja dashuri.!Cfare dashuri.
Nje grumbull fjalesh retorike.
Nje grumbull puthjesh shplare ne shi..
Dhe cdo moment,nje pike cuditese..!

Eshte malli qe rrudhet,ashtu nen lekure?
A heshtja qe rritet e rritet gjithnji?
Ti munde qe zemren ta ktheje ne gur..
Une mallin nuk munda ta ktheja ne hi....!

Eshte faji i dimrit qe erdhi pa ngjyre?
A ngjyrat u zhduken ne vjeshten me shi.!
Ti munde cdo casti ti jepje fytyre.!
Une s’munda te gjeja se kush ishe ti.!
#################################

Ndjenjë

Ç’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!

Janë flokët e tu përzier me dritë
A rreze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad'i lehtë ti shpurpuris.

Kjo ndjenjë pa gjumë sot po më lë,
Nga thellësia e shpirtit si zjarr më doli,
Mu bë sikur dëgjova zë!
Fole ti, a era foli?

Më duket, i paskam harruar
Sytë e tu me qeshje drite,
Kam pak kohë që jam larguar
Si të ken kaluar vite!
 
Top