Zhgarravinat e mija

Narkomane

Valoris scriptorum
Per inatin tim ...

Për inatin tim
po bëhesh më i bukur,
Me ata sy jeshilë
si thellësia e deteve!
Për inatin tim
vjeshtës i dhe urdhër,
Të ndalojë përkohësisht
bjondimin e pemëve ...!

Për inatin tim
vazhdon të më duash,
Që të më largosh
nga krahët e erërave!
Ti po bën atë
që bëri Odiseu,
Për të mos dëgjuar
këngën e sirenave ...!

Për inatin tim
po bëhesh më i vogël,
Madje vetëm me ndryshimin
e formës së flokëve!
Për inatin tim
seç ke një të qeshur,
(Niagara do kish zili
po ta dëgjonte!)

Për inatin tim
vazhdon të më puthësh,
Duke larguar prej meje
gjithë dimrat!
Për inatin tim
vazhdon të më mundësh,
Duke bërë atë që bëjnë
vetëm tigrat! ...
 

Pinky

Forumium maestatis
E mban mend kur te premtova se nuk do te te lija kurre ?

Une se bera asnjehere, vrapova shume pas teje edhe ne kohen qe ti me hodhe ne te harruar.
Kendova kenget qe te dy i pelqenim aq shume, per shume kohe me pas.
Eca neper shi, ashtu sic ty te pelqente.
Shetita per nje nate te tere, neper reren e lagur, ashtu sic e kishim planifikuar ne te dy.
Pashe yjet per nje nate te tere, e vetme ne ane te detit, duke te menduar.

E mban mend, kur te premova se nuk do te te harroja ?

E pra, une nuk e bera, i mbajta premtimet e mia, madje edhe tani mund te kujtoj cdo detaj qe na lidhi, cdo moment qe jetuam, cdo enderr qe enderronim, cdo buzeqeshje, cdo puthje, cdo prekje...
Edhe tani mund ti mbaj mend te gjitha gjerat qe kalova me ty, gjithcka... Sepse ishe Ti...
E mban mend qe te premtova se nuk do te te fshija kurre nga zemra ime ?
Je ende aty, ne qender te saj....Edhe sot... edhe tani!
 

Pinky

Forumium maestatis
Monolog përtej ëndrrës!

Para se t`i mbyllte sytë, Fëmijëria ia kishte vërshuar kujtesën; gjegjësisht pjesa me e lumtur e kësaj drame që po vazhdon, e quajtur jetë. Në castet kur po i mbyllte irealisht, ajo i hapi edhe njëherë për t`a parë rrugëtimin kur "shuhej" Ylli i largët në Qiellin e pafund dhe, psherëtoi, Joh! Shikimin e saj e përcolla me vëmendje, ishte një ikje e përkohshme përtej ëndrrës.

Jashtëzakonisht më la përshtypje fuqia e brendshme e saj, shikimi i saj dinjitoz drejt syve që po e përcillnin në cdo të qintën e sekondës. Ishte e vendosur t`a realizonte qëllimin e synuar, prandaj më shtërngoi dorën per t`a vazhduar udhëtimin drejt Fitores. Ajo flente thellë në ëndrrën e trishtë, ama për këto orë ajo vërtetë kishte luftuar.

Kishte ëndrruar Tokën e Dlirë Arbërore, Drejtësinë e munguar, Dashurinë e pastërt si loti, kishte ëndrruar dikur kohën e humbur, ëndrronte ajo, ëndrronte.

Thellësia e vetëdijes së saj kalonte cdo normë standarde, e dinte ajo se përgjatë gjumit të saj më kishte pranë, dorë më dorë kishim ikur...


Zgjimi u manifestua diku largë, përtej Ylberit të rrugëve të Qumshtit, atje ku ndriqimi të përqafon para se t`a kaplonte sistemin tonë Diellor, botën e njelmtë, trupin tënd që figurativisht e kishte tjetër kush në dorë, mbase tok kishim ikur diku larg përtej shpëjtësisë së dritës, dy në një shpirtë.

Tashmë, fillon dhe jeton Pika Zero! Shpërthimin e këtij qarku e kishte mundësuar Ushta S drejt mbarësimit të Shtizës S. As ajo s`e besonte se pikërisht tash po fillonte Kalimi pas Fortune. Cfarë koinçidence? Je ti e vetëdijshme se rastësi nuk kishte kurrë e as nesër? Pra, Kafeteria e moqme dhe e vetme e qytetit të lashtë nën rrënojat e kohës priste qiftin e radhës.

Të gjithë, me padurim prisnin zbritjen e Zonjës madhështore në kalldërëmet e vejtra pranë Kafeterisë së qytetit të lashtë. Ca nga fëmijët e oborrit të Pallatit Mbretëror hidhnin Lule para hapave tonë, ca prej qiftave të rinjë që akoma nuk kishin arritur t`a lexonin këtë ëndërr të paimagjinuar nuk arrinin t`i ndanin sytë nga ky qift, nuk arrinin t`a përfundonin as përshendetjen në buzëqeshjen e tyre admiruese,,.!

Për cudi, as ne nuk arrinim t`a kuptonim pse e gjithë kjo dashuri ndaj nesh anise dikur ishim ndëshkuar padrejtësisht. Në ishte Faji i vetmi fajtor jetim, se di. Kështu, moti dikur më kishte këshilluar mësuesi jetë i thoja dhe, ajo nuk shtonte asgjë tjetër përvecse më një shtërngim dore.

Kush di të falë ai doemos duhet të ketë shpirtë të madh. Eja të ikim sërish si gjithnje drejt Pranverës, drejt rinisë së humbur rrugëve të barishtave kozmetikë.

Eja t`a zëmë kohën, të vrapojmë zbathur dorë më dorë Lëndinave të lagta të Stinës së ngrohtë, të blertë, drejt njëri tjetrit në përqafim, drejt takimit me buzëqeshje Lotësh gëzimi e dhimbjeje.
 

Pinky

Forumium maestatis
Ruaje lotin

Qehrerënda ime
violinë e shkrehur në vajë
shpirtëvrara trup drandofile
zonjë e rëndë pa hile e faj!

Ç`të duhem prej n`kafaz
nata m`rritet, dita m`nxihet
zogu zë, nuk qet në mraz
ruaje lotin për gëzim e maraz.

Buzëkafshuar shkruaj
plagë e mbyllur dje
prej frike hapur sot
nesër jo, unë nuk vdes!
Pa t`ra n`tel, në zë e qu peshë.

Jam unë faji ?
Ja, po shuaj!
 
Top