Zhgarravinat e mija

Pinky

Forumium maestatis
Më vret ndërgjegjja!

Kush tha se në këtë natë të kthjellët acari në shpirtë duhet t`i rikujtoj ca nga grimcat e kujtimit, ca nga copëzat e letrave të shkruara dikur; kush tha se duhet vënë mbi këtë pëlhurë dhe, atë bile me shkrim dore?

Nuk është e thënë se patjetër duhet t`ia shijosh buzët për t`a ndjerë rrahjen në gjoks dhe ligështimin e gjunjëve; eh, sa do doja sante të binte nje shi. Një shi si atëherë kur as streha nuk kryente punë më.Të kujtohet? Kur lotët e syve nga malli për takim na i mernin me vete pikat e shiut,..! Ama vërtetë se di, si nuk bie sante një shi i madh rrebeshi vërshues e të më merte si një drithmë thupre në këtë Lum të pakthim drejt fundit diku; diku largë ku ska njeri.

Eh po, po de po, vec t`a dish sa do e doja këtë shi, flisja në vete me gjysmën time.

Ajo tashmë vajti përtej Dielli, derisa unë shkarravisja në këtë pëlhurë të parëndomtë. Frymëmarja e saj e lehtë mi shtangonte duart, shkronjat, se di pse. Kishte ikur diku thellë ëndrrave të pafajshme flokëndara me shnollë mëngjeseve të Stinës rinore, ndonëse isha mjaft i kujdesshëm madje edhe në frymëmarjet e mia derisa po e hidhja këtë Vrerë këtu.

Unë e dija se senzibiliteti i saj kalonte cdo norme ndjesie, në momentin kur shkruaja me shkrim dore. Kisha kujdes ngaqë po të rridhte ndonjë nga vargjet e shkruara me rrëmbim ajo do zgjoheshte me brengën se kisha një hall. Aq e ndieshme ishte Qenja e saj, po edhe aq e përsorur.

Më vret ndërgjegjja ngaqë nuk kisha arritur t`i ofroja kujdesin që meritonte. Sa afër të kam, sa afër të ndjej, sa nga afër të shikoj, me gërshetin tënd në duar mendoj; mbase thellë, shumë thellë më godiste modestia, njerëzia, madhështia e saj.
 

Pinky

Forumium maestatis
E dashura Pranverë,

…, dhe, e dinte, e ndjente.., e krejt tjetër gjë ishte se ai nuk ia thonte. Ajo në kontinuitet vazhdonte blerjen e mendimit të tij me sy. Ai, si gjithëherë ishte i zënë o në peshkim a pikturë, o në shkrime dore a duke qarë drurë; e si do e kishte ajo atë mundësi t`ia blente ndonjë mendim, hë?!

Si në të shkarë ia kishte përkujtuar përgjatë shetisë e takimeve meso-vjeshte te Bulevardi se, është një Specie e vecantë ndër njerëz që provohen në jetë me ekstra supergoditje. Ajo Specie shpeshherë nuk ishte e vetëdijshme se c`rezistencë nukleare kundërgoditëse posedonte në brendinë e saj, gjegjësisht në shpirtë, përderisa ai nuk ia kishte përkujtuar Pusinë që po ia pregadiste Dimri.

Dhe, pikërisht para se të lëshonte rrënjë përjetimi ogurzi i acarit të Janarit, para tij (parakohshëm) kishte zbritur Rrezja e zhdërvjelltë, e shkathtë, pra ajo e besimit nga Zona e Diellit. Ajo Rreze ishte e fuqishme, e shpejtë, dhe e rrufeshme. Asnjë të vetmen herë nuk mund t`a hetoje se nga c`drejtim ajo po arrinte të depërtonte përtej palce, mbi qati, ndër flokë, mbi duar, parasyve, ndër damarë qelizor flente ajo prore e zgjuar, madje edhe kur ti-ikje në gjumë ajo po shndriste në gjendje mobile mbi tënden kokë,..!

Anise herët, kësaj Rrezeje kishte filluar t`i besonte edhe Pranvera, tashmë e tretur por e cytur në zgjim me ngazëllim. Përderisa po shënoja këto rreshta ndër mend më shkonin ca nga cmenduritë e zakonta njerzore. Thoja, sa budalla është kjo botë e rëndomtë, si u beson kalendarëve gjeneaologjik, viteve, shekujve të numruar në gishta; duke harruar fare se c`kishte n`gjarë në periudhat e milionëshit të kaluar. Thoja sa e cekët është kjo botë, c`mizerie zihen në të,.. mëkat!

Kështu dikur moti gjurmëve të jetës i ishte kthyer miku i saj i moqëm tashmë kandidat serioz për t`ia recituar Poemën e përjetuar në mërgim. Pikërisht kështu ishte atakuar në ballë, në sfond, në dhimbje, me dhimbje në rrenjet e veta i vetmuar, pa aske afër, me supergoditjet e jetës, padrejtësive, anomalive diskrepante të botës së "civilizuar", coroditjeve blasfemike, anemisë së heshtur në njerëz..!

Përgjigjja e saj ishte e prerë! Tashmë ajo e dinte se Rrezja ishte bërë pjesë e pandashme e udhëtimit të saj. Kështu kishte arritur t`a shpartallonte Pusinë e dimrit, t`a mbillte këtë farë shprese e besimi mu në dimër (për cudi), t`a priste Pranverën buzëqeshur; e dinte ai se kthim prapa nuk kishte, por e dinte edhe ajo se për c`synim po e prisnin ardhjen e Pranverës.

Ajo akoma nuk po arrinte t`a kuptonte në tërësi dimensionin e ndikimit të tij të vendosur, sic ishte i jashtëzakonshëm sipas saj, i pamëshirshëm në momente, i pandëgjueshëm, rrebel.., por edhe i dashur! Këto veti e bënin të qeshej edhe atëherë kur besonte se duhej qarë. Pra, këso

Specie në vete, zakonisht takohen dhe bashkëjetojnë përgjatë jetës. Aq u bënte se c`kishte ngjarë dikur, rëndësi për ta kishte përqafimi i të ardhmes, në Vecanti pritja e Pranverave. Ai ishte vërtetë fare i `cmendur`, lëre që nuk do e lente të vënitej as në Dimër, madje ai donte t`a markiste e t`a merte me vete. I tillë ishte ai, po si t`a lente duftin e Mimozës pa e nuhatur në Pranverë thellë, pa e futur në Vazon unazore? Ceshtja ishte kjo! Pra, bëhu gadi!

Ku ta gjej sante nje mik e ti rrëfehem? Se c`ndjej, se c`këngë do i këndoj, se c`dhuratë do i ofroj përvecse kësaj Pende e këtij gjethi të gëdhendur në lëgurë të argjendtë?

Pranverë? Eja me Pranverën! Të pres në gjiun tim Verë, përherë!
 
Top