Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga budallaqe, 16 May 2004.

  1. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

    O zog, eshte rrenja yll, por eshte edhe "di", dhe ne fakt, dielli eshte nje yll qe djeg (dieg). Besoj se u sqaruam, eshte fare e thjeshte. :book:
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Anëtar

    Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

    Meqë jemi tek emrat dhe prejardhja e tyre, edhe pse kam përshtypjen që ka qenë hapur një temë tjetër e ngjashme para se të hapej kjo, ja një listë e disa (101) emrave që përdoren sot në Shqipëri dhe në viset shqipfolëse, si dhe prejardhja (origjina) e tyre (Një sqarim - shumë prej nesh mund të mos jenë dakord me prejardhjen e disa emrave të caktuar të cilët i mbajmë për të huaj,. por çdo emër të mëposhtëm unë e qauj emër të mirëfillët shqiptar dhe mund të pranoj rastësitë(koinçidencat) që kanë me ato që disa prej nesh mund t’i quajnë emra të huaj. Pra, nuk ma ndjen fare nëse dikush mendon se fjala “nimfë” ka aksh prejardhje! Këtu unë e kam përdorur si emër të krijuar nga gjuha shqipe, pavarësisht se kush dhe kur e krijoi):

    1. Erlehta (+Erleht) ► erë e lehtë, fllad, freski
    2. Erjona (+Erjon) ► era jonë, aroma jonë
    3. Sidita ► si dita, porsi dita, e bardhë, e kthjellët
    4. Kaltrina ► e ngjyrës së kaltër, blu (me përkëdheli)
    5. Dorarta (+Dorart) ► duararta, me duar të arta, punëtore, e shkathët
    6. Gojarta (+Gojart) ► gojëartë, gojëëmbël, i sjellshëm, i urtë
    7. Lindita ► lind dita, kur lind dita, në ag
    8. Bardha (+Bardhi, Bardhosh) ► e bardhë, e çelur
    9. Blerta ► e ngjyrës së blertë, e lulëzuar, pjellore
    10. Bjeshka ► e bjeshkëve të maleve, malësore
    11. Diellza ► e diellit, si dielli (me përkëdheli)
    12. Evesta ► me vesë, e freskët, e njomë
    13. Valdete (+Valdet) ► si valë deti, e lëkundshme, e brishtë
    14. Valona (+Valon) ► që valon, si valë, lëkundës
    15. Marjeta ► me jetë të mbarë, e lumtur, me fat
    16. Miranda (+Mirand) ► që ia ka ënda (anda, geg.), me ëndë të mirë, e dëshirueshme
    17. Mirvjena ► e mirëseardhur, e mirëpritur
    18. Ebelta ► me bel, e hijshme, belhollë
    19. Ermira (+Ermir) ► me erë të mirë, aromëmirë
    20. Symira (+Symir) ► me sy të mirë, sybukur
    21. Saemira (+Saimir) ► që është e mirë, habitshëm e mirë
    22. Ditmara (+Ditmar) ► ditëmbarë, me ditë të mbarë, me fat
    23. Blerina (+Blerim) ► që bleron, që lulëzon (me përkëdheli)
    24. Jetarta (+Jetart) ► me jetë të artë, me jetë të kënaqshme
    25. Fatbardha (+Fatbardh) ► me fat të bardhë, me fat të mirë, e lumtur
    26. Fatmira (+Fatmir) ► me fat të mirë, e lumtur
    27. Besmira (+Besmir) ► me besë të mirë, e besës
    28. Besjana ► e besës (me përkëdheli)
    29. Dëshira ► që do, dëshiron (me rrënjë nga folja “dua”)
    30. Fatjona (+Fatjon) ► fati ynë, e ardhmja jonë
    31. Zamira (+Zamir) ► me zë të mirë, zëmirë, zëbukur
    32. Majlinda (+Majlind) ► e lindur në muajin Maj
    33. Hirushe ► e përhirtë, punëtore, e qetë
    34. Arjeta SHIH “JETARTA”
    35. Ardita (+Ardit) ► ditëartë, me ditë të mbarë
    36. Marlinda (+Marlind) ► e lindur mbarë, me mbarësi
    37. Eranda ► që pëlqen erën, që ia ka ënda për erën, freskinë
    38. Rezarta (+Rezart, Rezear) ► me rreze të artë, i shkëlqyeshëm, i kthjellët
    39. Sidrita ► porsi drita, i bardhë, i ndritur
    40. Shpresa ► që ka shpresë, me të ardhme (me rrënjë nga folja “pres”)
    41. Çiljeta ► që çel jetë, pjellore, jetëdashëse
    42. Zana ► me zë, që ka zë të bukur
    43. Nimfa ► që ndihmon, ndih (nifmon, nih – dial. geg.), jetëdhënëse, e dashur
    44. Rea ► si re, e resë, hyjnore, qiellore
    45. Sirena ► syrënë, sybukur, që po i bien sytë nga bukuria
    46. Qëndresa ► që qëndron, e fortë, trime, e pathyeshme
    47. Lule (+Lulëzime, Lulëzim) ► e natyrshme, si lule, pjellore
    48. Lëndina (+Ledina) ► e fushës, lëndinore, pjellore
    49. Yllka (+Ylli) ► e hijshme, rrezëlluese si yll, e bukur
    50. Afërdita ► si Ylli i Mëngjesit, si agimi, e ndritshme
    51. Edlira (+Idlir) ► e dëlirë, e lirë, e hapur, e kthjellët
    52. Dashamira (+Dashamir) ► që na do të mirën, mirëdashës, i respektueshëm
    53. Erkënda (+Erkand) SHIH “ERANDA”
    54. Edona ► që e duam (e dona, geg.), e dashur
    55. Ejona ► jona, që na përket
    56. Anembana ► e kudondodhur, e të gjithëve, që ndodhet anembanë
    57. Lumturi ► e lumtur, e qeshur
    58. Mirvete ► që shkon (vete) mirë, e shëndetshme
    59. Durime (+Durim) ► që zgjat, jetëgjatë, e fortë
    60. Shpëtime (+Shpëtim) ► që shpëton, jetëdhënëse, trime
    61. Arlinda (+Arlind) ► që ka lindur si ar, e shtrenjtë, e shndritshme
    62. Sibora ► si dëborë, e bardhë, e pastër
    63. Borana ► e rrethuar nga të gjitha anët me borë, e pastër si dëbora
    64. Hana (+Hëna) ► si hëna, vezulluese
    65. Bukuri (+Bukurosh) ► e bukur, që ka bukë (brumë), e shëndetshme, e mirëformuar
    66. Ilira (+Ilir) ► e prejardhur nga fiset ilire, shqiptare e vjetër
    67. Zgjim ► që zgjohet, syçelur
    68. Dritan ► i rrethuar nga dritë, që ka dritë aneqark, që lëshon dritë
    69. Besar ► i besës, besnik
    70. Besart (+Besfort) ► me besë të fortë, besnik
    71. Trim ► i fortë, i guximshëm
    72. Kreshnik ► i fortë, krenar, kryelartë (nga emri “krye, kre”)
    73. Burim ► që buron, që lind, pjellor
    74. Mirush (+Mirash, Mirosh) ► i mirë, i ëmbël (me përkëdheli)
    75. Urim ► që uron, i dëshirueshëm
    76. Krijim ► që krijon, që lind, pjellor
    77. Fllad ► me erë të lehtë, i freskët, i ri
    78. Bamir ► që bën mirë, bamirës, ndihmues, i dashur
    79. Jeton ► që rron, jetëgjatë, me jetë
    80. Bardhyl ► si yll i bardhë, i çelur, i ndritshëm
    81. Endrit (+Indrit) ► që fal dritë, i zotë, i aftë
    82. Afrim ► që afron, që bashkon, që lidh
    83. Agim ► si agu, i bardhë, i çelët
    84. Ermal ► me erë mali, i freskët, i pastër
    85. Detar ► i detit, i lindur anës detit
    86. Ditor ► i ditës, i bardhë
    87. Dashnor ► që do, që dashuroni, i afrueshëm
    88. Fisnik ► i fismë, vazhdues tradite, i sjellshëm
    89. Besnik ► i besës, besëtar
    90. Kujtim ► që kujton, që sjell ndërmend
    91. Ndriçim ► që ndrit, i pastër
    92. Shkëlqim ► që shkëlqen, vezullues
    93. Jamarb (+Jamarbër, Arbër) ► që është arbër, shqiptar i vjetër (nga “i bardhë”, shqipe e lashtë – “arg”)
    94. Leutrim ► që ka lindur (lerë, dial.tosk.) trim, i fortë
    95. Krenar SHIH “KRESHNIK”
    96. Armend ► mendartë, me mendje të kthjellët, të artë
    97. Artan ► i artë, i rrethuar me ar nga të gjitha anët, i tëri në ar
    98. Visarjon ► visari ynë, thesari ynë, i shtrenjtë, i vyer
    99. Përparim ► që ecën para, i shkathët
    100. Silis ► si lis, i lartë, shtatlartë
    101. Mandrit ► që mban dritë, rrezatues, i pastër

    Cili emër ju pëlqen më shumë? Mua më pëlqejnë emrat Sidita, Dorarta, Besar dhe Evesta. Mund ta shtoni, njëkohësisht, listën, ku emrit tuaj t’i jepni shpjegimin nëpërmjet shqipes. /pf/images/graemlins/smile.gif
  3. Financieri

    Financieri Fillestar

    Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

    Lym - Ka disa kuptime:
    1. Lum nona per ty.
    2. Njeri i trashe.

    Perdorimi: Shyqyr qe t'erdhi Lymi gjall o lum plaka.
  4. Rambla

    Rambla Fillestar

    Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

    :lol: me ke kujtu nje gje per te qesh :lol:
  5. Guest

    Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

    ADRIAN/A vjen nga deti adritatik
    ARTUR arusha e madhe
    KRISTINA emer krishter
    TEODOR/A nga greqishtja, dhurate e zotit
    LUAN i fuqishem
    NIKOLIN emer i krishtere nikolaus
    BEATA e lumtura
    IRENA paqesorja
    JULIA ndricuesja
    KATJA e pafajshmja
    SELMA mbrojtesja
    SOFIA e ditura nga greqishtja
  6. balforum

    balforum Fillestar

    Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

    O fantazia_g ,c'fare do me thene Kristodhulo dhe Karaxhaferi se i ditke mire prejardhjet e emrave greqisht /pf/images/graemlins/wink.gif
  7. silvia

    silvia Fillestar

    Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

    teme interesante po te kisha cfare te shkruaja:)
    just kiding:)
    ok le te themi

    wendy emer anglosakson
    do te thote maid ose shqip sherbyese
    kaq emer i bukur dhe cfare kuptimi /pf/images/graemlins/smile.gif
  8. ilsadin

    ilsadin Guest

  9. Shkelqim

    Shkelqim Guest

  10. Desa

    Desa Guest

  11. esilda

    esilda Guest

  12. seiri

    seiri Guest

  13. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    A mundesh mem tregu emri Albina nga vjen a ??:)
  14. INIT

    INIT Anëtar aktiv

    Albinos vjen nga latinishtja qe do te thote i bardhe, keshtu qe i bije ne femerore Albina te jete e bardhe !!! ( Perdoret dhe ne italishten e sotme per te treguar njerz me tipare te bardha, si floke dhe lekure .... ) ;)
    mirdita and StillMandi like this.
  15. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    A ban mem tregu edhe per dy emra njani esht Elda e tjetri Mirsi qfar d.m.th kan a nese mundesh mem tregu :)
  16. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Faleminderit shum shum :)
  17. INIT

    INIT Anëtar aktiv

    Elda eshte nje komune ne spanje, ndersa Mirisi, vjen nga gjuha sllave qe do te thote arome, ere .... ( Si pershembull ere manushaqje, ose arome manushaqje !!! ) :)
    Ska nevoje per falenderime MIRDITA eshte kenaqesi !;)
    mirdita likes this.
  18. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Faleminderit shum Init te kokshe gjeni :)
  19. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Teuta,agron,genti,taulant perdoren edhe ne ditet e sotme kane qene emra iliresh.

Share This Page